Frank Shkreli: Mesazhi i Luigj Gurakuqit nė pėrvjetorin e vrasjes

Ja edhe njė pėrvjetor i njė atdhetari tė madh dhe njėrit prej figurave mė tė shquara tė historisė sė kombit shqiptar – Luigj Gurakuqit (19 Shkurt 1879 -02 Mars 1925) -- “vjen e shkon”, siē duket ashtu si nė tė kaluarėn, pa e pėrmend kush dhe pa u kujtuar nga askush, madje as nė pėrvjetorin e vrasjes tė tij.

20170303-luigj_gur.jpg
Luigj Gurakuqi
Kujtuar ose jo, pėrmendur ose jo -- zyrtarisht ose jo zyrtarisht, doni a s’doni -- Luigj Gurakuqi prapseprap flet, nepėrmjet veprave historike dhe me rolin qė ai luajti nė sigurimin e pavarsisė sė Shqipėrisė, si bashkpuntori mė i ngusht i Ismail Qemalit dhe pėrmes shkrimeve qė ka lėnė trashėgimi nė historinė e kombit. Por, ai flet edhe nepėrmjet shėnimeve tė historianėve si, ndėr tė tjerė, Stefanaq Pollo dhe tė kujtimeve tė bashk-kohasve tė tij tė cilėt e kanė njohur dhe qė kanė bashkpunuar me ‘tė sa ishte gjallė, personalitete tė kombit, si Fan Noli dhe Ernest Koliqi, Mihal Grameno, Pandeli Cale, e tė tjerė.

Stefanaq Pollo ka vlerėsuar figurėn, veprimtarinė dhe rolin kombėtar qė ka luajtur Gurakqui nė lėvizjet politike tė asaj kohe duke theksuar se, ''Nuk ka ngjarje tė madhe politike, shoqėrore e kulturore nė kėtė ēerek-shekulli ku tė mos ketė qenė prania e tij, ku tė mos jetė ndier fjala, urtėsia e vullneti i tij, ku tė mos ketė spikatur patriotizmi e demokratizmi i tij.'' Figura e Luigj Gurakuqit, sipas tij, bėhet edhe mė e madhe dhe mė madhėshtore, ''Po tė kemi parasyshė armiqtė e shumtė qė duheshin pėrballuar, vėshtirsitė e mėdha qė duheshin kapėrcyer, komplotet dhe intrigat e kobshme qė thureshin kundėr atdheut, rreziqet e panumėrta qė i kanoseshin jetės sė tij nė ēdo hap.''
Fan Noli -- jeta dhe veprimtaria e tė cilit shėndrit gjithashtu nė historinė e kombit shqiptar -- dhe Luigj Gurakuqin ishin shokė e bashkpuntorė tė ngushtė. Nė tė vėrtetė, ishin aq tė afėrm me njėri tjetrin sa qė Noli, nė elegjinė kushtuar Gurakuqit pas vrasjes sė tij, e quan atė “Vėlla”, dhe “Gojė mjaltė dhe zemėr hekur”. “Sa mė mirė e kam njohur”, do tė thoshte Noli pėr Gurakuqin, “aq mė tepėr kam qenė i shtėrnguar ta respektoj.” Noli do i jepte Gurakuqit dikasterin e Ministrisė sė Financave nė qeverinė e tij dhe si kėshilltarė tė ngushtė qė ishin e mori Gurakuqin me vete nė delegacionin shqiptar, nė mbledhjen e Lidhjes sė Kombeve nė Gjenevė, nė shtator tė vitit 1924.
Ndėrsa Ernest Koliqi qė e kishte njohur Gurakuqin pėr sė afėrmi si sekretar i tij nė vitin 1924 thotė se ai kishte veti qė sot u mungojnė shumė politikanėve dhe personave publikė. Ajo qė e dallonte Luigj Gurakuqin nga tė tjerėt, ka shkruar Koliqi, “Ishte ajo qė me bashkue e me miqasue ndėr vedi gjindėn me mendesi, prirje, nė kundėrshtim. Pėrhapej nga zemra e Tij nji fuqi vėllaznuese e tillė sa me tubue rreth vetes burra me idena mesjetare, doktora te rij plot hov modernizues, anėtarė kleresh tė ndryshme, bashkatdhetarė visesh tė ndryshme, tė rijė, rrymash tė ndryshme. Mbretėnonte harmonia aty ku Ai qėndronte.'' Koliqi shkruante duke theksuar mėtej personalitetin frymėzues dhe tėrheqės tė Gurakuqit qė ai nuk kishte njohur as parė ndėr shqiptarė, “Njė tjetėr qė tė kishte lidhje miqėsore e politike aqė tė shumta e tė ndryshme sa Gurakuqi. Gegė e Toskė, qytetarė, katundarė, malėsorė, priftėn, popa e hoxhallarė, analfabeta dhe eksponenta tė intelektualizmit, arbėreshė, tė huej qė interesoheshin pėr Shqipėni, qinda e qinda vetėsh, i drejtoheshin atij me njė frymė tė ēuditshme besimi.... besojshin nė pėrpjekjet e tij tė ēdo lloji....'', pėrfundon vlerėsimin e tij pėr Gurakuqin, Ernest Koliqi.
Vlerėsimet e bashkohasve tė tij pa tjetėr qė sjellin dritė pėr personin dhe pėr punėn e Luigj Gurakuqit, por janė fjalėt e tija tė drejtė pėr drejta, ato qė mbartin mesazhe me rėndėsi madje edhe pėr gjėndjen aktuale politike e shoqėrore nė Shqipėri, Kosovė e kudo ku ka shqiptarė. Ato janė mesazhe pėr mbarė klasėn e sotėme politike shqiptare kudo, por sidomos pėr pėrfaqsuesit e popullit nė dy parlamentet shqiptare dhe mė gjėrė. Dihet se nė kohėn e Gurakuqit, parlamenti shqiptar kishte nė radhėt e veta personalitete tė dalluara, ndėr tė tjerė, si Fan Noli, Ali Klisura, Stavro Vinjau e Bahri Omari, me kryetar tė opozitės si Luigj Gurakuqi. Ishin kėta individė, pėrfaqsues tė kombit shqiptar, tė cilėt nuk kishin tė sharė tė ishin atėherė, ose sot, pjestarė tė cilit do qoftė parlament tė Evropės ose tė Kongresit amerikan.
Ata e merrnin seriozisht detyrėn e deputetit. Jo si njė post pėr t’u shpėrdorur dhe pėr t’u pėrdorur pėr interesa personale e partiake, por si njė privilegj qė u kishte akorduar populli, me pėrgjegjėsi dhe rėndėsi kombėtare. Nė krahasim me debatet e sotėme nė dy parlamentet shqiptare, Luigj Gurakuqi, nė debatet e tija dallohej pėr maturinė nė argumentimet e tija dhe gjithmonė, “Pėrpiqej tė jepte shembullin e nji kritike tė fortė, por jo fyese, ndėrtuese dhe jo rrėnuese”, siaps Ernest Koliqit. Ai e bėnte detyrėn e tij patriotike, ashtu si i thonte ndėrgjegjia, sipas njė letre dėrguar Gurakuqit nga Pandeli Cale, e nė tė cilėn ai shprehte besimin e tij tė plotė nė veprimtarinė patriotike tė Gurakuqit.
20170303-rruga_lu_g.jpg
Pllaka pėrkujtimore nė vendin ku u vra Luigj Gurakuqi
nė Bari tė Italisė, 2 Mars, 1925
Ėshtė interesant fakti se si Luigj Gurakuqi e shikonte rolin e njė anėtari tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Nė mbledhjen e parė tė parlamentit shqiptar me 21 Janar 1924 -- jo shumė ndryshe nga problemet me tė cilat pėrballet edhe sot Shqipėrisė – por i frymėzuar nga nevoja e madhe pėr ndryshime politike, shoqėrore dhe ekonomike, Gurakuqi iu drejtua anėtarve tė kuvendit tė asaj kohe me mesazhin aktual edhe pėr sot,duke u shprehur se si pėrfaqsues tė popullit, “Populli na ka tregue edhe udhėn qė do tė ndjekim. Populli na thotė: Ky jam, kėto nevoja kam, pra mbas dėshirės sime, mbas nevojave tė mia, mbas zakoneve qė kam, bani ligjet themelore qė tė mund tė rroj i lirė dhe i lumtur si shqiptar.”
Kush mund tė thotė se ky mesazh i Gurakuqit i vitit 1924 nuk tingėllon aktual edhe sot? Mesazhi i tij sot dhe gjithmonė, pėr klasėn politike dhe pėr mbarė shooėrinė shqiptare kudo, ėshtė edhe mesazhi i Gurakuqit, njė vit pas pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė 1913: “Ta dijmė mirė se ēarjet, zihjet, anmiqėsitė tona na turpėrojnė pėrpara Evropės, e cila vitin qė shkoi nxitoi duke njohun me njė herė mvehtėsiėn tonė; u shtojnė rreziqet vėllėzėnvet tanė tė mjerė, qė ditė mė tjatrė po presin tė lirohen nga zgjedha greke e tė bashkohen me ne; e ma tepėr u thyejnė zemrėn atyne fatzesve, qė patėn rrezikun e math tė mbeten jashtė Shqipėnisė sė lirė.'' (Marrė tekstualisht nga Luigj Gurakuqi: ''Mvehtėsia e Shqipėniės'', 1913)

Nė njė artikull qė Gurakuqi kishte shkruar nė Paris nė prag tė 28 Nėntorit 1919, e nė tė cilin duket se i drejtohet pikėspari vetvetes por dhe tė tjerėve qė tė reflektojnė. Kjo ėshtė edhe njė thirrje e sinqertė vėllazėrore, nga ana e tij, qė fatet e Atdheut tė jenė mbi tė gjitha, njė thirrje qė ēuditėrisht ėshtė gjithnjė aktuale. Ai shkruante ndėr tė tjera: ''E kremtja e 28 Nandorit duhet tė jetė pėr ne tė gjithė, jo vetėm njė ditė gėzimi e dėfrimi, por edhe njė ditė pendimi nė tė cilėn tė mbledhim mendjen e tė bajmė shqyrtimin e vetdijes sonė. Nė kėtė ditė, duhet tė vemė tė gjithė dorėn nė zemėr e tė pyesim veten tonė nėse e kemi bamun gjithkund e gjithmonė detyrėn qė kishim pėrpara Atdheut. T'i tregojmė pa turp e t'i njohim fajet tona, tė harrojmė hidhnimet e anmiqėsitė qė na ndajnė, t'i japim vėllaznisht dorėn njani-tjetėrit e tė betohemi mbi besėn e gjyshave tanė se sot e mbrapa do tė pėrpiqemi me tė vėrtetė pėr tė mirėn e Atdheut, pėr lulėzimin e kombit, pėr nderin e flamurit tonė'', ėshtė shprehur Gurakuqi.
Sot mė shumė se asnjėherė mė parė, kombi shqiptar ka nevojė pėr shembuj atdhedashurie dhe sakrificash personale, tė cilėt kanė punuar e punojnė pėr tė mirėn e pėrbashkėt tė shqiptarėve, siē ishte Luigj Gurakuqi. Nėqoftse doni shembuj, janė kujtimin e Luigj Gurakquit, gjeni shembullin e burrėnisė, tė nderit, e tė atdhedashurisė, tė pajtimit e tė harmonisė shqiptare, por edhe pėrfaqsues i kulturės perėndimore, i cili gjithė jetėn e tij – megjith rrethanat e vėshtira politike dhe ekonomike nėn tė cilat jetoi – ai u mundua gjithmonė tė sjellė ujin nė mulli tė atdheut tė vet dhe tė interesave tė tij.

Pa shembuj atdhedashurie dhe sakrificash personale qė pėrfaqsoheshin nga Luigj Gurakuqi, historia e kombit shqiptar do tė mbetej e zbrazėt dhe e varfėr. Kujtimi i tij kombėtar dhe mesazhet e tija gjithnjė aktuale, po tė dėgjohen, shėrbejnė drejtė njė harmonie dhe bashkpunimi edhe sot, nė dobi tė interesave tė mbrendshme dhe tė jashtme tė shqiptarėve. Pėr ndryshe, pa kujtimin e tij tė denjė, pa urtėsinė dhe fjalėt e matura dhe pa vlerat, nė bazė tė cilave ai jetoi dhe veproi dhe pa tė “Njėmendtėn ushqyese, intelektuale dhe shpirtėrore”, qė ai pėrfaqėsonte dhe pėr tė cilat dallohej Luigj Gurakuqi, kam drojė se “I vdiq Ora Shqipėnisė.”



03/03/2017 - 16:09:09 | Komente: 0 | Shikuar: 1010 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it