Pėllumb Gorica: Mirėnjohje pėr mėsuesin
Njė kontribut 100 – vjeēar i mėsuesėve elbasanas nė krahinėn e Sulovės

Ndodh qė njerėzit tė ēfarėdo kategorie qofshin kėta, tė impenjuar pėr tė ecur me ritmin e kohės, e kthejnė kokėn herė pas here prapa pėr tė nderuar e kujtuar me respekt, ata qė kanė treguar pėrkushtim. Sidomos ata qė kanė derdhur mund dhe dashuri me profesionin e tyre. Vitet ikin, por nė kujtesė mbetet respekti pėr mėsuesit qė mbollėn dijen. Ėshtė njė profesion ku mirėnjohja e kontributi pėr shoqėrinė dhe edukatėn ėshtė e pakrahasueshme. Banorėt e fshatrave tė Sulovės sė Elbasanit kujtojnė me mirėnjohje tė thellė mėsuesit qė punuan aty nė shkollat nga qyteti i Elbasanit. Ėshtė njė kontribut 100 – vjeēar.
20160313-pellumb.jpg
Pėllumb Gorica
Nė fillim tė shekullit tė kaluar, si nė mbarė Shqipėrinė e pushtuar dhe tė mbushur me varfėri, mjerim e padituri, ishte e madhe dėshira pėr dije e arsimim. Pėr kėtė shumė herėt edhe nė krahinėn e Sulovės u hap shkolla shqipe. Pėr hapjen e shkollės sė parė kontribuan patriotėt e Elbasanit, sidomos Aqif Pashė Elbasani, Lef Nosi, Ahmet Dakli e Emin Matraxhiu. Shkolla u hap nė Mollas nė vitin 1916. Si mėsues i parė ishte Dhimitėr Deliana (Konomi) nga lagjia Kala e Elbasanit. Mėsimin e zhvilloi nė xhaminė e Mollasit me kushte tė vėshtira. Nxėnės tė ulur nė dysheme, por me dashuri pėr dije. Ishin 24 nxėnės nga disa fshatra tė Sulovės. Nga kujtimet e familjes Deliana nė Elbasan ruhet njė dokument thuhet se Dhimitėr (Taq) Deliana dha mėsim nė shkollėn e parė tė Mollasit gjatė Luftės sė Parė Botėrore, ku shėrbeu pėr njė vit. Kėtė e vėrteton njė dokument i pėrpiluar nga pleqėsia e fshatit Mollas nė kėtė periudhė, e firmosur dhe e vulosur me pulla takes, ku thuhej se tė ardhurat i shkonin Kryqit tė Kuq. Nė librin e Ilir Kaninės “Arsimi nė Shqipėri nė vitet e Luftės I Botėrore“, faqe 58 ėshtė shkruar: “Mė pas nė shkollėn e Mollasit nė vitin 1918 erdhi mėsuesi nga Elbasani Qamil Xhani, i cili punoi deri nė vitin 1920’’.

Me historikun e shkollės sė Mollasit lidhet pazgjidhshmėrisht emri, pėrkushtimi dhe veprimtaria e gjatė e mėsuesit nga Elbasani Musa Kongoli. Ai punoi si mėsues nė Mollas nė vitet 1920-1924. Historitė gojore kanė arritur tek brezi i ri nga ish nxėnėsit e tij, qė nė tregimet e tyre e kanė dhėnė shumė bukur madhėshtinė e kėtij njeriu. “Ishte i ri kur erdhi nė Mollas, njė djalė i burrėruar para kohe nga hallet.” E kujtojnė me respekt pėr disiplinėn, taktin pedagogjik dhe dėshirėn e zjarrtė pėr t’u mėsuar fėmijėve sulovarė shkrim e kėndim. Ai nuk ishte vetėm njė mėsues i mirė, por edhe njė patriot i vendosur, qė luftoi deri nė fund tė jetės, pėr pėrparimin e vendit.

Nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, historia e arsimit nė Shqipėri ka ecje e ngecje, vėshtirėsi. Shkolla e Mollasit, si e vetmja nė Sulovėn e Poshtme, kishte probleme me ambientet, kushtet, largėsinė e mėsuesve, por edhe tė nxėnėsve. Kėto i dėshmojnė tėrthorazi tė dhėnat arkivore kujtimet e mėsuesve elbasanas qė punuan kėtu. Kjo i detyronte herė pas here autoritetet e kohės qė ta mbyllnin. Sipas dokumenteve, nė vitin 1924 numri i shkollave nė gjithė vendin erdhi duke u pakėsuar ashtu si mėsuesit qė jepnin mėsim. Nė vitin 1925 regjimi i Zogut e mbylli shkollėn nė Mollas me mėsues Musa Kongolin. Kur askush nuk interesohej pėr shkollėn dhe as pėr mėsues patriotėt sulovarė protestuan. Ata e ndjenin nevojėn e arsimimit tė fėmijėve dhe nuk mund tė linin ata pa dituri, prandaj kėrkuan me ēdo kusht vazhdimėsinė. “Historiku i zonės sė Mollasit” shkruan:“ Njė grup patriotėt sulovarė shkoi te prefekti i Elbasanit dhe kundėrshtuan kėtė vendim tė qeverisė, duke kėrkuan me insistim rihapjen e shkollės. Qeveria nga presioni u detyrua qė tė rihapė atė”. Pėr shkak tė vėshtirėsive qė dolėn nga kriza ekonomike nė vitin 1931, shkolla e Mollasit u mbyll pėrsėri dhe nxėnėsit mbetėn pa mėsim disa muaj. Qeveria e Zogut kėrkoi, qė mėsuesit t’i paguajnė vetė populli siē paguan hoxhėn e fshatit, sepse nuk ėshtė parashikuar nė buxhet. Pėr shkak tė kushteve tė vėshtira, por edhe tė largėsisė, mėsuesit ndėrroheshin herė pas here, duke punuar nė periudha tė shkurta. Pėrmendet puna e palodhur e mėsuesit Hysen Pajenga. Ai edukoi breza nxėnėsish sulovarė, midis tė cilėve edhe mėsuesin e parė sulovar, Riza Cėrrikun i cili nuk do tė harronte gjithė jetėn: “E kam ende tė freskėt nė kujtesė mėsuesin e klasės sė parė. Ishte njeri i mirė, qė pėrpiqej pėr tė na mėsuar, megjithėse ishte i rreptė ’’. Mėsues tė tjerė elbasanas qė nė kėto vite ushtruan profesionin nė Mollas ishin “Llaz Topalli, Spiro Gjirazi, Maliq Mullaholli, Musa Shehu etj”.(“Historiku i zonės sė Mollasit”) Sipas mundėsive punuan pa u kursyer dhe e deshėn profesionin e mėsuesit, i deshėn fėmijėt, banorėt e natyrėn e krahinės. Ata shpesh u pėrplasėn me opinione negative pėr arsimin e fėmijėve prej banorėve, se nuk u duhet shkolla, kush do t’i ndihmojnė tė ruajnė bagėtitė. Shumica e mėsuesve ishin diplomuar nė Normalen e Elbasanit, e cila ishte nė atė kohė institucioni mė i lartė dhe mė i kualififikuar arsimor i vendit, ku jepnin mėsim njė plejadė e tėrė pedagogėsh tė spikatur e patriotė tė flaktė. Ėshtė periudha kur familjet elbasanase do tė sakrifikonin pėr arsimin dhe kulturėn dhe pavarėsisht mundėsive tė pakta ekonomike, vepronte njė frymė e pėrbashkėt nė Elbasan pėr arsimimin, qė vinte si rezultat i njė tradite tė hershme. Njė kohė tepėr e vėshtirė kur Shqipėria sė pari vuante nga varfėria e tejskajshme dhe arsimit aspak i kushtohej vėmėndje. Ndoshta sot nuk e besojnė, por ja qė kjo ėshtė e vėrteta e jetės sė kėtyre mėsuesve pėr tė shpėrndarė dijen e mėsuar fėmijėt edhe nė Sulovė. Mėsuesi nderohej nga tė gjithė nė Sulovė. Shumė prej tyre nė kėto vite e mė vonė banonin nė familjet e sulovare. Midis tyre kishte edhe nga ata qė vepronin me metoda antipetagogjike, ndėshkime fizike ndaj nxėnėsve. Shkolla e Mollasit prej mėsuesve elbasanas qė nė fillimet e saj ishte njė fidanishte e patriotizmit dhe e formimit kulturor pėr brezat e ardhshėm nė Sulovė.

Pėrpjekja pėr zhdukjen e analfabetizmit pas Luftės sė Dytė Botėrore ishte e madhe. Kudo kishte skamje, por dėshira pėr tė pėrhapur dije mė e madhe. Janė fakte qė bėjnė tė njohur kontributin e tė tjerė mėsues elbasanas. Ėshtė me interes tė tregonim se kujtimet pėr kėto vite, vlerėsojnė sakrificat e mėsuesve, seriozitetin e dėshirėn pėr punė tė mira, dashurinė pėr profesionin fisnik. Vitet kalojnė, por nuk do tė harrohet durimi, kėmbėngulja, vėshtirėsitė me shqetėsimin e vazhdueshėm pėr ambiente tė pėrshtatshme, mungesat e mjeteve, frekuentimin i nxėnėsve e mbarvajtjen e mėsimeve. Ishte koha kur nevojat pėr arsimtarė ishte e madhe me hapjen e shkollave nė ēdo fshat. Mjaftonte tė kishin arsimin e mesėm. Jo pak prej tyre patėn nė fillim vėshtirėsi tė pėrballonin jetėn e fshatit. Njė sėrė pyetjesh zinin vend nė mėndjen e tyre, se si do tė ishte vendbanimi, si do tė ishin njerėzit e mbi tė gjitha si do tė pėrballonin kohėn aty. Ishin vite qė mungonin shumė gjėra. Mungonte komunikacioni. Nga Elbasani nė Sulovė nė ato vite tė para tė pas ēlirimit tė vendit vinin mė shumė nė kėmbė se sa me makinė. Deri nė Gostimė mund tė gjeje mjet, qė edhe kur kalonte ndonjė kamion shpresa mbetej vetėm te zemra e shoferit, qė duhej tė paguaje pėrndryshe duhej tė ecje, por mandej nė fshatrat e Sulovės ecnin nė kėmbė, mes rrugės sė shkretė, tė ftohtit, baltės nė dimėr, me vėshtirėsi kalonin lumin Devoll e pėrrenjtė dhe nė verė nuk i shpėtonin vapės pėrvėluese e pluhurit. Mėsuesi Astrit Bishqemi kujton: “Nga Dumreja, vitin tjetėr arsimor mė hodhėn nė krahinėn e Sulovės, tre vjet nė Selvijas dhe njė vit nė Mollas. Luftė me padijen, me baltrat, me ujėt e lumit Devoll.” Nė fshatrat e Sulovės u emėruan dhjetra mėsues. Kujtohen me nderim: Mehmet Dardha, Itarik Peshtani, Mithat Leka, Nazif Baholli, Mustafa Shupaku, Galetana Ēaushi, Astrit Bishqemi, Loni Duda, Faik Pleshti, Xhaferr Guriēi, Nuri Dushku, Sami Domni, Dilaver Shkodra, Zeliha Shkodra, Ethem Mullajonuzi, Rruzhdi Belegu, Mustafa Pajenga, Albert Stoja, Hysen Pobrati, Sabaudin Pobrati, Liri Arapi, Ismail Kafexhiu, Sami Paralloi, Bexhet Belegu, Nafie Ēaushi, Ollga Zhupa, Esat Gjevori, Hysen Saraēi, e sa a sa tė tjerė qė punuan pak vite. Pėrshkrimi i punės sė ēdo njėrit prej tyre tregon se ishte i vėshtirė. Sulovarė tė ndryshėm e midis tyre edhe Xhevit Ēela, Ramiz Nasufi, Hekur Braushi, Alush Xheria flasin me respekt pėr mėsuesit e kėsaj periudhe. Mosha ka bėrė tė vetėn, flokėt u janė zbardhur e diku u kanė rėnė, por nuk harrohet Astrit Bishqemi, aftėsia e tij profesionale dhe zelli pėr punė, tė cilin ai e tregoi edhe ndėrmjet kolegėve me paraqitjen, ngrohtėsinė shpirtėrore dhe pasionin studiues. Kujtohet Sami Domni, si njė ndėr mėsuesit qė punonte shumė nė organizimin e orės sė mėsimit dhe me pasionin e tij ngjallte tek nxėnėsit pėr ta bėrė shkollėn mė tė dashur. Tė shkruash pėr Dilaver Shkodrėn, do tė thotė tė shkruash pėr njė intelektual, njė njeri tė kompletuar dhe, mbi tė gjitha, qė e donte profesionin, dijen, zhvillimin. Bashkė me shumė kolegė tė tjerė, pėr ēdo ditė ai ndėrtonte njė vizion tė qartė tė arsimimit tė sulovarėve.

Nė fund tė viteve ‘60 edhe nė fshatrat e Sulovės u kalua nė arsimin 8-vjeēar dhe nė fillim tė viteve ‘70 u hap shkolla e mesme bujqėsore me dhe pa shkėputje nga puna nė Mollas. Hapja e kėtyre kategorive tė shkollave dhe shtrirjes kėrkonte edhe mėsues mė shumė, por dhe tė kualifikuar. U emėruan mėsues tė tjerė nga Elbasani si: Vilson Karanxha, Rifat Xhina, Marjeta Osmani, Kujtim Spahiu, Arben Haxhiymeri, Eva Kajanaku, Abedin Stringa, Flora Vyshka, Ardjan Papajani, Fitnet Struga, Natasha Ballta, Mimoza Gremi, Agim Tarba, Avni Isai, Vladimir Ganjolli, Spiro Kallajxhiu, Shefki Ruda, etj, tė cilėt janė vetėm disa nga shumė e shumė emra, qė nuk kanė qenė vetėm mėsimdhėnės, por, duke u pėrfshirė nė jetėn e fshatrave, u shquan si aktivistė shoqėror, pjesėmarrės e drejtues nė veprimtaritė kulturore -sportive. Ishte koha e njė masivizimi tė madh tė aktiviteteve kulturore-sportive. Me kulturėn e tyre nė kuptimin e vėrtetė tė kėsaj fjale e ndėrtuan hapėsirėn e punės, miqėsisė nė interes tė kėtij zhvillimi shoqėror tė fshatrave dhe pas shumė vitesh u kthyen nė Elbasan, falė vlerave qė shfaqėn si mėsues me perspektivė. Pėrhapėn nė Sulovė kulturėn e qytetit dhe po shumė morėn nga traditat e Sulovės. Meritojnė mirėnjohje pėr kontributin qė kanė dhėnė nė formimin cilėsor tė brezave tė tjerė. Nuk harrohen lidhjet e tyre me sulovarėt dhe fėmijėt e tyre, dashurinė e ndėrsjelltė qė ekzistonte, njė dashuri e pastėr si vetė jeta, e cila mposhte varfėrinė e brengat. Mjafton tė shtojmė se ashpėrsia e kėsaj kohe, krijoi edhe ndaj mėsuesve dėnime dhe persekutime. Pushtetarė tė pazotė qė me prirjet e tyre tė paaftėsisė e fodullėkut e si tė padenjė pėr pozita tė tilla, luftonin me intriga vlerat, kontributet. Mėsuesit, nė sajė tė kapacitetit mendor e kulturės qė i karakterizonte, por edhe tė mbėshtetjes, dashurisė nga mjedisi i ngrohtė e mikpritės i sulovarėve, i anashkalonin kėto me punė pėrkushtuese me nxėnėsit. Thuajse shumica e mėsuesėve nė kėto vite ishin tė rinj. Me pėrkushtim pėr zhvillimin e arsimit dhe kulturės, rininė e kaluan fshatrave tė Sulovės, nė Selitė, Linas, Mollas, Dragot, Selvijas, Floq. Kjo ishte edhe koha mė e bukur e jetės sė tyre. Ishte praktikė e sistemit tė kaluar qeverisės, qė tė emėroheshin nėpėr fshatra mėsues, mjekė, ekonomistė tė sapodiplomuar. Kjo periudhė e rėndėsishme do tė linte gjurmė nė formimin e karakterit tė tyre. Profesioni i mėsuesit u jepte gėzim dhe vrulli i moshės i bėnte tė kapėrcenin vėshtirėsitė. Ndaj shumica nuk ranė nė limonti, veēse lexonin shumė, studionin gjuhė tė huaja. Bėhen pėrpjekje pėr pėrgatitjen e mėsuesve nga Sulova, pėr tė cilėt kishte nevoje ajo. Emri i mirė dhe puna qė bėnė kujtohet edhe sot, se asnjėherė nuk ka munguar kujdesi, zemėrgjėrėsia, mikpritja e respekti. Duke u kthyer nė retrospektivėn e asaj kohe ata ndjejnė nostalgji pėr kėtė respekt vlerėsues. Pėrmendim njė fakt kuptimplot, qė banorėt i respektonin dhe ishin bujarė me ta, i ftonin nė gėzime. Ky nderim njė vlerėsim i punės sė tyre, pėr thjeshtėsinė, sjelljen e kulturuar,pėr t’u hapur sytė fėmijėve. Interesante ėshtė qė pėr vite me radhė jo pak mėsues jetuan dhe punuan familjarisht. Nuk mund tė harrohen ēiftet e mėsuesve: Sulejman e Dafina Haxhihasani, Eqerem e Vjollca Isai, Pandi e Marica Strati, Albert e Myzejen Palloi, Pėllumb e Marjana Dedja, duke lėnė gjurėm pėrjetsisht tė pashlyera nė mėndjen e sulovarėve. Jo pak prej tyre ruajnė momente tė bukura, por edhe vėshtirėsi si jehona kujtimesh nė thellėsi tė shpirtit, tė cilat, i kanė shoqėruar gjatė gjithė viteve tė jetės. Dikush ishte me cene nė biografi dhe ai shtet nė themel tė tij kishte ndėshkimin. Nė secilin prej tyre shikoje tė materializuar pėrkushtimin dhe dashurinė pėr profesionin e mjaft cilėsi tė humanizmit, mirėsisė, qė sot kujtohen me njė lloj respekti tė veēantė nga banorėt. Pa harruar tė shkruajmė se edhe pėr shkak tė karakterit tė tyre tė ftohtė apo edhe disnivelit kulturor tė banorėve, njė pjesė qėndruan larg miqėsisė dhe virtyteve. Ndoshta, edhe tė demoralizuar nga qė nuk e kishin pritur mirė emėrimin nė Sulovė, por e pėrgjithshmja ėshtė se shumica e tyre e ndjenin veten tė lidhur me shkollėn, nxėnėsit, banorėt. Nuk harrohen vėshtirėsitė dhe ajo punė kolosale qė u bė. Natyrisht ka qenė vitaliteti me impulse tė shumta, i cili ishte i domosdoshėm pėr tė pėrballuar mundin e vėshtirėsitė e krijuara nė vitet mė tė mira tė jetės sė tyre. Nė shkollėn e mesme tė Mollasit punuan vite me radhė njė grup profesionistėsh tė zotė, qė mė vonė u bėnė petagogė nė Institutin e Lartė “Aleksandėr Xhuvani”, sot Universiteti i Elbasanit, si Arben Haxhiymeri,Ardjan Papajani, Abedin Stringa, por edhe profesionistė tė tjerė nė gazetari e institucione shtetėrore si Sulejman Haxhihasani, Pėllumb Dedja. Niveli i lartė teorik dhe pedagogjik ishte i lavdėrueshėm nė pėrgatitjen e brezave. Nxėnėsit tė zellshėm edhe pse tė veshur e mbathur keq, nuk mungonin, duke ardhur nė mėsim tė lagur e tė mardhur nė dimėr, pasi bėnin pėrditė 3-5 kilometra rrugė. Mėsuesit elbasanas ishin krenarė kur nxėnėsit e tyre tė cilėt vijonin formimin intelektual nė shkollat e larta brenda e jashtė vendit me rezultate tė shkėlqyera.

Sot nė shkollat 9-vjeēare tė Linasit, Selitės, Selvijasit, Floqit dhe tė mesmen e Mollasit vazhdojnė tė tjerė mėsues elbasanas, tė cilėt ecin nė gjurmėt e traditės sė mirė si misionarė tė dijes nė Sulovė. Pėrherė pėr kėtė kontribut mbetet diēka pa u thėnė e pa u shkruar. Puna shpesh anonime e mėsuesve e bėn tė vėshtirė atė kronikė jetėsore tė kėsaj armate. Nė njė ditė tė shėnuar si 7 Marsi ata formojnė lulen mė tė freskėt tė mirėnjohjes sė kėsaj zone.



06/03/2017 - 20:21:41 | Komente: 0 | Shikuar: 420 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it