Ndėrroi jetė pionerja e arsimit kombėtar nė Anė tė Malit
Nga Frank Shkreli

Me keqardhje tė madhe lexova lajmin sot nė portalet vendore tė lajmeve tė rrethit tė Ulqinit, ulqinionline dhe lajmengaulqini, se tė ėnjtėn nė mengjes ndėrroi jetė mėsuesja e parė e atyre anėve, Rrukije Lika Shaba nė moshėn 73-vjeēare, njė ditė pas Ditės Ndėrkombėtare tė Grave. Ky lajm pėr vdekjen e parakohshme tė mėsueses Rrukije mė tronditi shumė siē besoj se ka tronditur edhe shumė tė afėrm tė saj, dashamirė, kolegė dhe ish-nxėnės tė saj siē jam edhe unė, megjithse ishte pėr njė njė kohė shumė tė shkurtėr, nė verėn e vitit 1964, por qė mė ka mbetur pėrgjithmonė nė kujtim.

20170309-lirie.jpg
Mėsuese Rrukije Lika Shaba
Portali ulqinionline shėnon nga biografia e saj se Mėsuese Rrukija kishte lindur nė vitin 1943 nė fshatin Brajshė tė Anės sė Malit. U rrit nė njė familje ku ishin 6 fėmijė dhe si shumė familje tė atėhershme tė asja ane, edhe prindėrit e Rrukijės u ballafaquan me shumė vėshtirėsi ekonomike. Mirėpo, sfida mė e madhe e kohės ishte shkollimi i vajzave, pėr shkak tė mentalitetit patriarkal tė asaj kohe. Megjthatė, edhe pėrkundėr kėsaj atmosfere, Rrukija do ta kryej shkollėn fillore 8¬vjeēare nė vitin 1958/59, falė dėshirės sė saj pėr t’u arsimuar. Rrukija u diplomua nė Normalen nė Prishtinė dhe nė vitin 1964, duke u bėrė kėshtu gruaja e parė mėsuese nga Ana e Malit, shkruan portal ulqinionline. Thuhet mė tej se Rrukije Lika Shabaj punoi 35 vite me radhė si mėsim-dhėnėse dhe me njė pėrgjegjėsi dhe dedikim tė veēantė dha kontributin e saj nė arsimimin dhe edukimin e disa gjeneratave tė nxėnėsve tė Anės sė Malit. Rrukija, si mėsuesja e parė e kėsaj treve, jo vetėm qė theu barrierat e shkollimit femėror, por njėkohėsisht ajo ishte njė shembull i rrallė i guximit dhe i frymėzimit tė gjeneratave tė tjera tė vajzave shqiptare qė pasuan dhe ndoqėn arsimimin.
Ndėrsa Rexhep Lleshi nė njė shkrim, nė portalin lajmetngaulqini, kushtuar Mėsueses Rrukije, e kujton atė duke thėnė se, “Me mundim e sakrificė, angazhim e sukses, “Ajo vajzė” arrijti t’i pėrballoi tė gjitha furtunat e kohės dhe e para tė thente akullin e shumėfishtė e tė fortė, tė hapi rrugėn e arsimimit tė vajzave shqiptare. Me atė vetėguxim e arritje tė mirėfillėta, Rrukija fiton simpatinė dhe bėhet e adhuruara e vajzave tė kėti vendi”, shprehet ai. Z. Lleshi shėnon gjithashtu se “Rrukija ishte prijėse reale, ecte ballhapur, kėshillonte, ndihmonte, inkurajonte dhe u jepte optimizėm njerzėve nė tė mirėn e tyre dhe pėrparimit tė vendit. Ishte e vendosur pėr ēfardo qė ēonte nė tė miren e kėtij nėnqelli”.

Megjithse e njohta pėr njė kohė tepėr tė shkurtė nė verėn e vitit 1964, kėshtu e mbajė mend edhe unė, si nxėnės i klasės sė VIII, Mėsuesėn e re Rrukijen, nė orėt e para tė saj si mėsuese.
Lidhja ime me mėsuesen Rrukije ishte tepėr e shkurtėr, por pėr mua kur mendoj pėr zhvillimet e asaj vere tė vitit 1964, por qė i vlerėsoj si vendimtare pėr jetėn dhe karierėn time tė mėvonshme. Ishte mbarimi i vitit shkollor dhe tė gjithė ne nxėnsit e klasės sė VIII fillore ėndėrronim pėr tė vazhduar mėsimet nė ndonjė shkollė tė mesme. Shumė prej nesh e dinim se nuk i kishim mundėsitė ekonomike pėr tė shkuar nė Prishtinė ose ndonjė qytet tjetėr tė Kosovės pėr shkollim tė mėtejshėm, por shokėt tanė qė kishin mundėsitė, flisnin haptas se ku do tė shkonin pėr tė vazhduar mėsimet. Shumica nė Kosovė, por tė tjerėt edhe nė vende tė tjera tė ish-Jugosllavisė. Kėshtuqė edhe unė “pėr tė mos mbetur jashtė loje”, me shokėt e mi dhe me mėsuesit, flisja pėr mundėsinė e vetme pėr vazhdimin e shkollės pas 8-vjeēares – pasi prindėrit nuk kishin mundėsitė ekonomiko-financiare pėr shkollimin tim tė mėtejshėm -- e qė ishte opcioni i vetėm, regjistrimi nė njė seminar katolik nė Kroaci. Por duket se ky njoftim imi nuk i kishte pėlqyer njėrit prej mėsuesve tė mi nė shkollėn fillore Bedri Elezaga nė Katėrkollė, i cili siē mė kishte njoftuar njė mėsues tjetėr, nė pėrpjekje pėr tė mė penguar qė tė regjistrohesha nė seminarin katolik nė Kroaci, mėsuesi nė fjalė mė kishte dhėnė notė jo kaluese nė matematikė me qėllim pėr tė penguar ose tė pakėn pėr tė vonuar regjistrimin tim nė seminarin e Kroacisė. Pėr t’i ra shkurt, mėsuese Rrukija e posa diplomuar nė Prishtinė ishte pranuar qė tė jepte mėsim nė shkollėn Bedri Elezaga dhe si mėsuese e re qė posa kishte filluar, mė jep njė kurs matematike atė verė, pėr tė parė nėse isha “material” pėr shkollė tė mesme. E vėrteta ėshtė se matematika ishte lėnda mė e vėshtirė pėr mua, por jo aq i keq sa “tė mė lente nė klasė” siē e provoi edhe mėsuese Rrukija pas mbarimit tė kursit tė cilin, falenderės asaj, e kalova me plot sukses. Madje, ajo pat shprehur habinė se pse mėsuesi i matematikės nuk mė kishte dhėnė note kaluese nė atė lėndė! Unė kėtė pėrvojė timen dhe ndihmėn e Mėsueses Rrukije e konsideroj si vendimtare nė jetėn dhe karierėn time, falė mirėkputimit dhe ndihmesės sė mėsueses sė parė femėr nė ato troje shqiptare, pasi nė mungesė tė ndihmės sė saj atė verė tė vitit 1964, nuk e di se ēfarė drejtimi do tė kishte marrė jeta ime.
E pasqyroj kėtė situatė jo pėr tė dėnuar ish-mėsuesin e matematikės, pasi ka kaluar njė kohė aq e gjatė tani, por pėr tė venė nė dukje, nė shenjė falėnderimi e respekti tė thellė rolin e mėsueses Rrukije nė jetėn time, rol pėr tė cilin ndoshta as ajo vetė nuk kishte dijeni, pasi jam i sigurt se gjatė karierės sė saj si mėsuese, duhet tė ketė ndihmuar me qindra dhe ndoshta me mijėra nxėnės shqiptarė tė Anės sė Malit, ashtu siē pata fatin tė mė ndihmonte edhe mua.
Lajmi i vdekjes sė Mėsueses Rrukije tronditi tė gjithė ata qė e kishin njohur, madje edhe pėr njė kohė tė shkrutėr si ē’ėshtė rasti im, dhe ka mjeruar familjen dhe tė gjithė dasahmirsit e arsimit dhe tė kulturės shqiptare nė trojet tona nėn Mal tė Zi, veēanėrisht nė Anė tė Malit. Ana e Malit humbi njė mbėshtetse tė papritueshme pėr tė gjithė, por edhe bota shqiptare humbi njė frymėzuese dhe shembull i pashoqt nismash, si mėsuese e parė femėr nė ato anė, qė kontriboi aq shumė pėr lartėsimin e visarit tonė mė tė shėnjtė – arsimimin e vajzave dhe djemėve tė trojeve shqiptare. Mėsuese Rrukija le pas gjurmė tė pashlyeshme kujtimesh nė farefis, nė tė afėrm, miqė e dashamirė dhe ndėr tė gjithė ata qė e njohėn, me tė cilėt bashkohem edhe unė. Familjes e farefisit u paraqes me ndiesi tė nxhetė miqėsore pėrdhimtimet dhe ngushėllimet e mia mė tė thella.



09/03/2017 - 22:20:41 | Komente: 0 | Shikuar: 483 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it