Ismet Azizi: Historia e shqiptarėve qė mbrojtėn Sanxhakun nga ēetnikėt

Lufta pėr mbrojtjen e Pazarit ėshtė shprehje e cila ka hyrė nė histori si shprehje treguese pėr zhvillimet luftarake nė Sanxhakun e quajtur Sanxhaku i Novi Pazarit, i cili deri nė vitin 1912, kur u okupua nga Serbia, ishte pjesė pėrbėrėse e Vilajetit tė Kosovės. Nė kėto luftime, pėr qėllim tė mbrojtjes sė popullatės sė rrezikuar nga shfarosja, janė ballafaquar trupat e armatosura shqiptare me ato sllave.

Nė Sanxhak nė vitin 1941, jetonin rreth 254 mijė banorė. Nga ky numėr 57 pėr qind e popullsisė kanė qenė tė besimit ortodoksė dhe 43 pėr qind myslimane ( shqiptarė e boshnjak). Analfabetizmi i popullsisė sė pėrgjithshme ishte nė shkallė prej 76 pėr qind. Nė vitin 1931, Sanxhaku kishte nė dispozicion shtatė mjekė dhe 171 shtretėr nė spitale. Prandaj, vdekshmėria foshnjave ishte 142 nė 1000 foshnje tė lindura.
Parė nga pikėpamja ekonomike, Sanxhaku ishte pjesa mė e pazhvilluar e tėrė shtetit tė atėhershėm, pa asnjė objekt tė veēantė industrial, me bujqėsi krejtėsisht ekstensive. Gjatė dimrit tė 1941-1942 mbizotėroi uria e cila ka shkaktuar rritjen e vdekshmėrisė sė popullsisė. Pėrveē tjerash, popullsia joserbe e kėsaj treve ishte e keqtrajtuar e pa tė drejta elementare njerėzore; e urryer dhe duke iu hakmarrė nė ēdo aspekt ne emėr tė sundimit osman, e po ashtu duke u trajtuar nga Serbia si element i rrezikshėm dhe i urryer.

20170316-cetnike.jpg

Nė tė njėjtėn ditė kur kishte kapitulluar Mbretėria Jugosllave, mė 17 prill 1941, Ushtria gjermane hyri nė Pazarin e Ri. Banorėt e Pazarit nuk fshihnin kėnaqėsinė me rastin e ardhjes sė gjermanėve, sepse shpresonin se nė kuadėr tė qeverisjes sė re do tė “frymojnė” mė lirisht.
Aqif Blyta, me urtėsinė qė e karakterizonte, e njofton komandėn e lartė gjermane me historinė jo vetėm tė Pazarit, por krejt viseve shqiptare, tė ndarė padrejtėsisht nga shteti amė mė vitin 1913. Pas kėsaj, trimi i Pazarit do tė shihet edhe nė tubimet e popullit nė Pejė e Mitrovicė ku me fjalėn e urtė u tregon pėr qėllimet e komandės sė lartė gjermane, duke i siguruar ata se trupat nuk mund tė konsiderohen pushtuese.
E vėrteta ėshtė (pavarėsisht se ē’mund tė kenė qėllimet strategjike tė Gjermanisė) se me vendosjen e forcave gjermane nė territoret e Mitrovicės, Pejės, Pazarit e Rozhajės, masakrat serbe pushuan.
Nė malet rreth Pazarit tė Ri, kah mesi i vitit 1941 u formuan njėsitė tė pėrbėra nga serbėt e rrethit tė Dezhevės dhe Moravicės. Malet e Kopaonikut, Rogoznės, Golisė, Javorit, si dhe luginat e lumit Ibėr nė drejtim te Rashkės dhe Kralevės, vlonin nga kriminelėt ēetnikė me nė krye me Dragoljub Mihaloviqin -Drazhėn..
Komanda gjermane, duke respektuar tė drejtėn pėr autonomi, u lejoi dhe u mundėsoi krerėve tė Sanxhakut tė rikthejnė qeverisjen e cila iu ishte marrė pas Luftės Parė Ballkanike. Nė takimin qė u mbajt nė Mitrovicė, tė cilin e kishte organizuar Krajs komanda mė 19 prill 1941.,qeverisja politike dhe udhėheqja iu dorėzua myslimanėve tė Sanxhakut. Nė kėtė kėshillim morėn pjesė Aqif Blyta dhe Ahmet Daci. Vendet kyēe udhėheqėse nė kryeqytetin e Sanxhakut – Pazarin, i morėn Aqif-efendia, Ahmet Daci dhe Bahri Abdurrahmani (Abdurahmanoviq).
Tė gjithė pozitat kryesore tė cilat mė herėt i mbanin serbėt, i morėn sanxhaklinjtė, ndėrsa nga xhandarmėria u larguan tė gjithė serbėt dhe malazezėt, sepse Aqifi nuk kishte besim nė ta. Largpamėsia e tij u tregua mė vonė shumė e qėlluar nė ngjarjet tė cilat u zhvilluan mė vonė, si hap me vend nė shpėtimin e Pazarit dhe me kėtė edhe tėrė Sanxhakun – sepse ēelėsi i mbrojtjes ishte nė kėtė qytet. Pėr komandant tė xhandarmėrisė u emėrua Azem Haxhoviq.
Nė radhė tė qytetarėve mė tė respektuar tė asaj kohe, pos Aqif Blytės ishin edhe krerėt, si: Ahmet Daci, kryeshef i rrethit dhe kryetar komune nė Pazarit; Ejup-agė Lajqi; Hafiz Ibrahim Rigjanoviq, gjykatės i sheriatit; Murat – efendia Sukiq, myfti;- Xhemajl agė Bosnja; Mahmut agė Elfiqi.
Egėrsirat ēetnike pa ndėrpre pėrgatiteshin se si ta thyejnė “zemrėn e Sanxhakut” – Pazarin e Ri. Atėherė nė krye tė Kėshillit pėr mbrojtjen e Pazarit tė Ri u vu Aqif Blyta. Kėshilla tė ngjashėm u formuan nė shumicėn e qyteteve tė Sanxhakut. Aqifi nė tėrėsi kontrollonte situatėn nė qytet dhe rrethinė. Menjėherė e mobilizoi tėrė popullatėn e aftė pėr luftė dhe shpėrndau armėt dhe nė tė njėjtėn kohė dėrgoi tri delegacione qė tė thėrret nė ndihmė vėllezėrit shqiptarė nga Kosova dhe Peshteri, si dhe nga rrethet tjera.
Delegacionin i cili u nis pėr nė Kosovė, e pėrbėnin qytetarėt e Pazarit tė cilėt ishin me namė: Hanefi Lajqi, Rasim agė Nishliu, Hazir agė Kėrleshi dhe Fehim agė Hoqa. Fehim agė Hoqa ishte i lindur nė Pazar, por babanė e kishte nga Kosova dhe kishte lidhje tė shkėlqyeshme me udhėheqėsit shqiptarė tė cilėt mbanin pothuajse tėrė qeverisjen nė Kosovė. Duke iu falėnderuar ndikimit tė tij u arrit ndikimi te udhėheqėsit shqiptarė, si te Xhafer Deva, Pajazit Boletini, Adem Voca dhe tė tjerė. Aqif Blyta me kohė armatosi popullatėn. Pas marrjes sė ftesės pėr ndihmė, 3200 shqiptar tė Kosovės arritėn me shpejtėsi tė pamenduar nėpėr malet e Rogoznės, nė Pazarin e Ri.
Forca tė mėdha ēetnike me vetėbesim kishin filluar tė futen nėpėr fshatra. Me shpejtėsi marramendėse arritėn vullnetarėt nga Kosova nėn udhėheqjen e Shaban Polluzhės. Nė tė njėjtėn kohė, nga drejtimi i Dohoviqit dhe nga Ribariqi arrinin luftėtarė nga Peshteri, Bisheva dhe luftėtarėt e Xhemajl Koniqaninit. Ēetnikėt nė panik iknin nė drejtim tė Rashkės, nga edhe kishin ardhur. Por, nė tėrheqje ua kishin zėnė priten afėr Banjės sė Pazarit, shqiptarėt qė kishin ardhur nga Kosova e qė nė tėrėsi i shkatėrruan. Tek kriminelėt e vrarė nė jangjikėt (ēantat) e tyre u gjetėn gozhda tė mėdha tė cilat i kishin marrė me vete qė kur ta marrin nė dorė qytetin, myslimanėt t’i kryqėzojnė dhe t’i gozhdojnė. Luftėtarėt e Peshterit, tė cilėt kishin arritur, i detyruan ēetnikėt qė tė tėrhiqen nė drejtim tė Rashkės.
Shqiptarėt trima i udhėhiqte legjendari Shaban Polluzha, i cili me tė arritur nė Duga Polanė, fshati mė verior i banuar me popullsi myslimane – shqiptare – njėsive, gjegjėsisht forcave ushtarake dhe banorėve, me njė fjalim tė shkurtėr po me njė autoritet tė pakontestueshėm, iu thotė: “Tė nderuar vėllezėr, kemi ardhur kėtu pėr tė kryer njė mision tė shenjtė; jemi kėtu pėr t’i mbrojtur familjet e rrezikuara nga ēetnikėt e tėrbuar. Ju, siē jeni nė dijeni, kriminelėt serbė kanė vrarė e masakruar popullatėn e pafajshme tė kėsaj ane. Ne, kur kemi pasur mundėsi, gjithnjė kemi ndihmuar popujt e rrezikuar. Prandaj, nė kėtė kontekst, duhet kuptuar kėtė mision i cili nė planė tė parė ka karakter humanitar e njerėzor. Por, me kėtė mbrojmė edhe njė pjesė tė shqiptarėve qė jetojnė nė kėto anė. Uroj qė lufta tė na shkoj mbarė dhe besoj se kemi forcė dhe moral qė t’i dėbojmė hordhitė ēetnike nga Sanxhaku i pėrgjakur”.
Ne kujtimet e Brahim Spahiut thuhet se luftėtarėve nė Duga Polanė iu drejtua edhe Mulla Ilaz Brojės, i cili nė kontekst tė ritit fetar ka theksuar se “misioni juaj ėshtė njerėzor dhe se dikush mund tė bjerė edhe nė vijėn e frontit, prandaj pėrshėndetuni me njėri-tjetrin. Te Zoti jeni tė drejtė. U priftė e mbara”.
20170316-sanxhak.jpg
Shaban Polluzha
Pėr fat tė keq, nė Sanxhak e edhe nė Kosovė dihet pak pėr kontributin e Shaban Polluzhės dhe bashkėluftėtarėt e tij, duke mos llogaritur qytetarėt e vjetėr tė Pazarit tė cilėt me respekt tė madh flasin pėr ato kohėra.
Nė Luftėn pėr mbrojtjen e Pazarit kanė dhėnė jetėn 144 luftėtar shqiptarė nga Kosova, varret e tė cilėve ndodhėn nė varrezat mė tė Mėdha tė Pazarit nė Gazillar. Nga Peshteri dhe krahina e Rozhajės kishin arritur rreth 2000 ushtarė tė udhėhequr nga Mulla Jakup Kombi (Kardoviq). Ēetnikėt gjatė kėtyre 65 ditėve (nga 2 tetori deri mė 7 dhjetor 1941), organizuan tri sulme drejt Pazarit tė Ri, ndėrsa policia e Pazarit, nėn udhėheqjen e Haqif Blytės, kishte kryer njė kundėrsulm tė fortė nė drejtim tė Rashkės.
Nė kėtė luftė pranė Rashkės u dallua “ trimi nė kalė tė bardhė”, Xhemajl Koniqanini, cili udhėhoqi luftėtarėt e rrethinės sė Tutinit. Ejup Mushoviq, nė veprėn e tij “Novi Pazari dhe rrethina” thotė: “Sulmi i parė ndaj Pazarit tė Ri ėshtė kryer me 4 nėntor 1941. Qėllimi i sulmit ishte marrja e qytetit nėn kontroll dhe shfarosja i popullsisė myslimane. Sulmi ka zgjatur nga ora 4:00 deri nė ora 10:00. Ky sulm i ēetnikėve ishte i pasuksesshėm. Pas kėtij sulmi, Aqifi nė qytet solli forca tė reja dhe nė shenjė hakmarrje organizoi sulmin ndaj Rashkės. Ky sulm filloi mė 16 nėntor nė ora 10:00 dhe u krye mė 17 nėntor rreth orės 16:00. Nė kėtė sulm morėn pjesė 2600 shqiptarė dhe boshnjak tė armatosur mė mirė”.
Pas sulmit tė parė tė ēetnikėve, Aqif Blyta organizoi njė kundėrsulm me qėllim qė t’ju shkaktoj dėme tė mėdha. Me kėtė rast ishte i ndihmuar nga komandanti i milicisė sė Tutinit, Xhemajl Koniqaninit, dhe nga vėllezėrit Dreshaj. Kishin pasur mundėsi ta marrin Rashkėn nėn kontroll, por ishin ndalur nga gjermanėt qė mos tė bėnin njė gjė tė tillė.
Sulmi tjetėr i ēetnikėve nė Pazarin e Ri ėshtė kryer mė 21 nėntor me forca mė tė mėdha sesa herėn e kaluar. Ky sulm zgjati vetėm njė ditė. Gjatė kėtij sulmi, ēetnikėt i djegėn tė gjitha fshatrat myslimane. Kėsaj here Pazari i Ri me sukses ėshtė mbrojtur. Sulmi i tretė i Pazarit tė Ri ka qenė mė specifik. Nė kėtė sulm kanė marrė pjesė edhe gjermanėt, tė cilėt ēetnikėt i kishin mashtruar sepse iu kishin thėnė se qytetin e kanė nėn kontroll komunistėt. Posa filloi sulmi, rreth orės 4:00 mė 4 dhjetor, gjermanėt kishin zbuluar mashtrimin dhe ishin kthyer nė Rashkė bashkė me ēetnikėt.
Lufta pėr mbrojtjen e Pazarit, gjegjėsisht popullsisė nga shfarosja, ishte jo vetėm veprim i duhur dhe i domosdoshėm, por edhe mė tepėr human. Kjo luftė ėshtė ndėr luftėrat e rralla nė tė cilėn u tregua jo vetėm ndihma vėllazėrore por edhe organizimi brilant i udhėheqjes sė trupave mbrojtėse.



16/03/2017 - 21:55:29 | Komente: 0 | Shikuar: 281 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it