Frank Shkreli: Senatori amerikan Xhon Mekejn dhe shqiptarėt

Senatori i Partisė Republikane nė Shtetet e Bashkuara, Xhon Mėkejn po zhvillon njė turne nė vendet e Ballkanit Perėndimor, pėrfshirė Shqipėrinė dhe Kosovėn. Senatori Mėkejn, hero i luftės sė Vjetnamit, ka filluar karierėn e tij politike nė vitin 1982 kur u zgjodh pėr dy mandate nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve tė Shteteve tė Bashkuara dhe nė vitin 1986 u zgjodh Senator i Partisė Republikane nė Senatin amerikan nga shteti Arizona, ku shėrben edhe sot. Xhon Mėkejn kishte ambicje tė bėhej president i Shteteve tė Bashkuara, por fatkeqėsisht nuk ia doli. Senatori Mėkejn bėri fushatė si kandidat pėr president nė zgjedhjet paraprake tė Partisė Republikane nė vitin 2000, por humbi nė garėn kundėr Xhorxh W. Bush-it. Ndėrsa nė vitin 2004, me gjithė se siguroi emėrimin pėr president nga Partia Republikane, ai u mund nė garėn e zgjedhjeve tė pėrgjithshme nga kandidati i Partisė Demokrate, Barak Obama. Gjatė administratės Obama, Senatori Mėkejn mbajti qėndrime konservatore, ndėrkohė qė kundėrshtoi politikat e administratės Obama, sidomos politikat e presidentit demokrat nė fushėn ushtarake dhe tė politikės

Frank Shkreli
sė jashtme tė Shteteve tė Bashkuara. Ai ka njė pėrvojė nė punėt e sigurimit kombėtar prej mė shumė se pesė dekada. Si kryetar i Komisionit tė Senatit qė merret me Forcat e Armatosura tė Shteteve tė Bashkuara, ėshtė pikėrisht ky interesim i senatorit republikan nga Arizona nė zhvillimet aktuale ndėrkombėtare politike dhe ushtarake, qė e shtyri tė zhvillojė turneun e tanishėm nė Slloveni, Kroaci, Serbi, Mal tė Zi, Kosovė dhe Shqipėri. Njė arsye tjetėr e kėtij turneu nė atė rajon tė Evropės, ėshtė edhe shqetėsimi i thelllė qė Senatori Mėkejn ka shprehur vazhdimisht nė Kongres dhe nė median amerikane nė lidhje me influencėn politike dhe ushtarake tė Rusisė nė vendet e Ballkanit Perėndimor. Senatori Mėkejn u shpreh se nė takimet e deritanishme me zyrtarėt mė tė lartė tė kėtyre vendeve, ai u ka shfaqur bashkbiseduesve, “Shqetėsimin e tij tė thellė mbi sjelljet destabilizuese tė Rusisė nė Evropė, sidomos nė lidhje me dhunimin flagrant tė sovranitetit tė Ukrainės dhe aneksimit tė Krimesė nga Rusia”.

Njė objektiv tjetėr i vizitės sė Senatorit Republikan nė vendet e Evropės Jug-lindore -- si mbėshtetės i vendosur i Aleancės sė Atlantikut Verior NATO – ėshtė pėr tė siguruar Shqipėrinė dhe Kosovėn, ashtu siē bėri gjatė vizitave tė tij nė Kroaci dhe nė Slloveni, se “Angazhimi i Shteteve tė Bashkuara ndaj NATO-s dhe ndaj vizionit pėr njė Evropė tė tėrė, tė lirė dhe nė paqė – ėshtė i pa lėkundshėm” dhe se aleanca NATO nuk do tė tėrhiqet nga angazhimi saj, pėr tė mbrojtur sigurinė dhe vlerat e pėrbashkėta tė vendeve anėtare.

Vizita e Senatorit Mėkejn nė vendet e Ballkanit Perėndimor po bėhet nė kapacitetin e tij si Kryetar i Komisionit tė Senatit qė merret me Forcat e Armatosura, por edhe si njėri prej politikanėve mė tė lartė amerikanė, i mirė informuar mbi politikat e jashtme dhe ushtarake si dhe mbi problemet dhe sfidat ndėrkombėtare nė pėrgjithsi, por edhe si mbrojtės i vendosur i interesave gjeopolitike tė Shteteve tė Bashkuara nė veēanti, pėrfshirė Ballkanin perėndimor.

Po cili ka qenė dhe cili ėshtė interesimi i Senatorit Mėkejn pėr Shqipėrinė dhe pėr Kosovėn dhe pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi? Pas vizitės sė tij nė Beograd, ai u shpreh pėr median se nė kuadėr tė kėsaj vizite, ai do tė shkonte gjithashtu pėr vizitė edhe nė Shqipėri, nė Kosovė dhe nė Mal tė Zi pėr bisedime me udhėheqsit mė tė lartė tė kėtyre vendeve, sipas tij, pėr tė “Ritheksuar angazhimin e tė dy partive politike nė Kongresin amerikan, ndaj aleatėve dhe partnerve tė Shteteve tė Bashkuara dhe pėr tė biseduar mbi ēėshtje tė rėndėsishme pėr rajonin.” Duhet theksuar se interesimi i Senatorit Mėkejn pėr lirinė dhe demokracinė nė Shqipėri, pėr shqiptarėt nė pėrgjithsi, si dhe pėr ēlirimin dhe pėr pavarsinė e Kosovės nuk ėshtė i kohėve tė fundit, por ėshtė shprehur shumė vite mė parė nė rastin e Kosovės, me mbėshtetjen e tij tė fortė pėr sulmet e NATO-s kundėr Serbisė pėr ēlirimin e Kosovės dhe mė vonė ishte njė zė i fortė nė Kongesin amerikan pėr pavarėsinė e Republikės sė Kosovės. Senatori Mėkejn ka qenė gjithashtu njė mbėshtetės i fortė i antarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO dhe vazhdon tė jetė mbėshtetės i vendosur i pjesėmarrjes sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės nė organizmat politiko-ushtarake perėndimore. Por fatkeqsisht, mbėshtetja e Senatorit Mėkejn dhe e Shteteve tė Bashkuara, nė vetvete, nuk mund tė garantojė integrimin e plotė tė dy shteteve shqiptare nė organizmat euro-atlantike. Pėr njė integrim tė tillė, janė “detyrat e shtėpisė” qė duhen kryer nga Tirana dhe Prishtina zyrtare.

Njoftohet se nė kuadėr tė vizitės nė Shqipėri dhe nė Kosovė, Senatori Mėkejn ka nė plan tė takohet me udhėheqsit mė tė lartė tė dy shteteve shqiptare, ndėrsa nė Prishtinė do tė mbajė edhe njė fjalim para antarėve tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės. Bashkbiseduesit me Senatorin Mėkejn -- nė Tiranė dhe nė Prishtinė-- duhet tė jenė tė vetdijshėm se do tė bisedojnė me njėrin prej politikanėve mė tė ndėrshėm, qė ėshtė njė veti e rrallė ndėr politikanėt kudo dhe me njėrin ndėr senatorėt mė tė mirė-informuar tė politikės amerikane nė fushėn e sigurisė, tė mbrojtjes dhe tė interesave kombėtare tė Amerikės e si rrjedhim edhe si mbėshtetės i fortė i aleatėve dhe partnerėve ndėrkombėtarė, siē janė shqiptarėt me tė cilėt Shtetet e Bashkuara marrin me mendė se ndajnė vlerat e pėrbashkėta dhe miqėsinė e gjatė historike, tė pakėn nga pikėpamja e Washingtonit.

Mund tė jetė shumė e vėshtirė qė udhėheqsit mė tė lartė shqiptarė nė Shqipėri dhe nė Kosovė, e sidomos ata nė Tiranė, tė bisedojnė me Senatorin Mėkejn pėr vlerat e pėrbashkėta, nė kulmin e krizės politike qė mbretėron nė radhėt e “partizanėve” tė partive politike nė tė dy anėt e kufirit, pėr njė kohė mjaft tė gjatė tani, dhe pa asnjė pėrspektivė pėr daljen e saj nga ky qorrsokak qė ka mbėrthyer politikėn dhe si rrjedhim edhe shoqėrinė shqiptare. Bashkpunimi politik besoj se do jetė njėri prej mesazheve tė Senatorit Mėkejn pėr klasėn politike shqiptare. Udhėheqsit shqiptarė duhet tė jenė gjithashtu tė vetdijshėm se vizita e Senatorit Mėkejn nė Tiranė dhe nė Prishtinė ėshtė jashtzakonisht e rėndėsishme, jo vetėm pėr fuqizimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve miqėsore midis dy popujve, por edhe pėr faktin se, si njohės i mirė i politikave nė Ballkan dhe si mik i vjetėr i shqiptarėve – pas vizitės, Senatori Mėkejn do t’i raportojė Kongresit, popullit amerikan dhe Shtėpisė sė Bardhė pėr ato qė ka parė e dėgjuar nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Reporter mė tė besueshėm se Senatorin Mėkejn nuk mund ta gjeshė. Ai do raportojė ashtu siē i sheh gjėrat, pa dorėza, i thotė troē gjėrat. I tillė ėshtė ai edhe nė marrėdhėniet me kolegėt e tij demokratė e republikanė e madje edhe me kryetarin e partisė sė tij, Presidentin Donald Trump. Duke marrė parasyshė krizėn e tanishme politike atje e kam tė vėshtirė tė marr me mendė se raporti i Senatorit Mėkejn mbi bisedimet e zhvilluara me udhėheqsit mė tė lartė nė Shqipėri dhe nė Kosovė tė jetė shumė pozitiv mbi gjėndjen e mbrendshme tė shqiptarėve, e cila fatkeqsisht, nėqoftse pėrkeqsohet edhe mė tepėr -- eventualisht -- mund tė ndikojė negativisht edhe nė marrėdhėniet midis Shteteve tė Bashkuara me Shqipėrinė dhe me Kosovėn. Mjafton qė -- pėr arsye tė krizave politike tė njė pas njėshme dhe tė pashpjegueshme nė zhvillimet politike tė shqiptarėve -- tė shėnohet, jo njė armiqėsi, sepse nuk besoj se mund tė ndodhė njė gjė e tillė nėn rrethanat e sotėme botėrore. Por njė ftohje e marrėdhėnieve shqiptaro-amerikane ėshtė e mundshme. Armikja mė e madhe e kėtyre marrėdhėnieve, pėr ndryshe deri tani tė shkėlqyera – do tė ishte indiferenca e zyrtarėve tė lartė dhe e mbėshtetsve amerikanė, siē ėshtė Senatori Mėkejn, ndaj interesave afat shkurtėra dhe afat gjata tė kombit shqiptar. Ndoshta Senatori Mėkejn, si mik i shqiptarėve qė ėshtė, mund tė luaj njė rol pozitiv midis palėve pėr zgjidhjen e ngėrēit aktual politik nė Tiranė, por unė pėr veten nuk kam shumė shpresė.
Fatkeqsisht, qė tani e lexoj skriptin e deklaratave qė do lėshohen pas takimeve nga udhėheqsit shqiptarė me Senatorin Mėkejn: “Senatori Mėkejn shprehu mbėshtetjen e tij pėr fuqizimin e marrėdhėnieve midis dy popujve. Mbėshteti integrimin e plotė tė shqiptarėve nė organizmat euro-atlantike. Mbėshteti zgjedhjet e drejta dhe tė lira. Mbėshteti reformėn nė drejtėsi dhe luftėn kundėr korrupcionit”, e kėshtu me radhė. Senatori Mėkejn dhe Shtetet e Bashkuara, nė fakt, i kanė mbėshtetur tė gjitha kėto kushte tė njė shoqėrie demokratike, ē’prej shėmbjes sė komunizmit. Pyetja ėshtė nėse vet klasa politike shqiptare ėshtė serioze e t’i mbėshtetė kėto kėrkesa. Historia tregon ndryshe!

Oh, harrova edhe njė gjė pėr bashkbiseduesit me Senatorin Mėkejn. Nėqoftse dėshironi tė leni njė pėrshtypje tė mirė pėr veten dhe pėr vendin qė pėrfaqsoni, ju lutem, nė takimet veēas me Senatorin amerikan, mos flisni keq pėr njėri tjetrin si kundėrshtarė politikė, sepse ai e urrenė njė gjė tė tillė. Sepse Senatori Mėkejn njihet si patriot i vėrtetė i vendit tė tij, njėri prej ligjėvensėve amerikanė i cili bashkpunon me tė gjithė nė Kongres, pa marrė parasyshė qėndrimet e tyre politike dhe interesat partiake. Besoj se si mik i shqiptarėve qė e konsideron veten, mesazhi kryesor i Senatorit Mėkejn pėr udhėheqsit shqiptarė, nė tė dy anėt e kufirit shqiptaro-shqiptar, do tė jetė: bashkpunoni me njėri tjetrin pėr tė mirėn e Shqipėrisė, tė Kosovės dhe tė kombit shqiptar nė pėrgjithėsi, por njėkohsisht edhe pėr hir tė marrėdhėnieve shqiptaro-amerikane, nėqoftse ato janė tė rėndėsishme pėr ju. A do tė merret parsyshė ky mesazh i njė miku tė vjetėr? Shpresoj, kundėr shpresės, qė Senatori Mėkejn tė mos largohet nga trojet shqiptare i zhgėnjyer.



17/04/2017 - 21:00:14 | Komente: 0 | Shikuar: 646 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it