Nebi Dragoti: Pėr poetėt aktiv nė facebook

Poeti nuk ėshtė kalemxhi qė shkruan cekt bejte pa pikė objektiviteti, qė nuk e mbars krijimin me mesazhe me gamė tė gjėrė sociale qė tė reflektojnė, qė tė gėlojnė nė gjirin e shoqėrisė qė kjo tė bėjė lėvizje, kur kėrkohet si e nevojshme, pėr tė ecur pėrpara nė mėnyrė progresive. E parė nė kėtė prizėm, e gjykuar nė kėtė sens, e brumosėn krijimtarinė suksesshėm pėr Rilindje rilindėsit tanė. Kjo krijimtari qe zjarr frymėzimi, emancipimi pėr drejtkuptim tė ēėshtjes kombėtare dhe rezuttatet i dha me shpalljen e Pavarėsisė mė 1912. Por jo tė gjithė kontribuan nė kėtė pikė vlimi ndienjash. Dhe jo tė gjithė krijuesit janė tė pozicionuar thekshėm dhe kanė shpirtin e madh tė atdhedashurisė. Ka edhe krijues tė dobėt, dhe shumė tė dobėt, qė, veē rrisin numrin me botime librash nėn nivelin mesatar e tejet mediokre. Pra, ka prodhime tė kota letrare. Ka pak kohė qė jam vetėangazhuar, duke mbėshtetur nė facebook krijime tė shėndetshme me komentet qė u kam bėrė poetėve: Hyda Ismaili, Namik Selmani, Ymer Nurkja, Agim Bajrami, Perparim Hysi, Hilmi Hajro, Sali S. Bytyēi, Ferit Rama e ndonje tjetėr. Lexoj poezi edhe nė organe tė tjera, por krijimtaria e kėtyre, sa sipėr, mė ka ngjitur, sepse poezia qė shkruajnė ka impulse bashkėkohore politiko-sociale. Shėrbimi i kėtyre krijuesėve nė elekrizimin e shoqėrisė sjell risi tė re pėr njė Rilindje tė dytė, arsyet e sė cilės tashmė dihen, sa i ndien mė sė miri edhe populli. Vitalitet krijimtarie ka Hyda Ismaili ku shprehet nė vjershėn “Rilindėsit”: “S’ ishin as tė majtė e as tė djathtė,/ishin patriot e luftetarė zemėrartė./ Pėr Atdhe sakrifikuan jetė e pasuri…”. “Sa hyri mes nesh kjo kurva e bukur demokraci,/ I pėrēau keq shqiptarėt nė blu e nė rozė”. Dhe tek “Atdheu nė rrezik” : “Lehin majtas, lehin djathtas, /luftė qenesh pėr karrike e pushtet./Atdheu dridhet. Duket haptas,/ thika po i ngulet nga bijtė e vet”. Ėshtė meritė e penės qė merr frymėzimin nga realiteti dhe e hedh nė artin e poezisė. Kjo do aftėsi dhe Hydai e ka kėtė aftėsi. Ka edhe guximin qė e vė nė shėrbim tė idealit popullor. Ndėrsa Ymer Nurkja shprehet: “Demokraci tė rėntė rrufeja,/ qenė tė vjetėr , lehje tė reja…” Sigurisht, frumėzimi merret nga realiteti bashkėkohor politik:” Me pazare, me ryshvete/ tė kthyen valutė nė xhepe”. Ymeri kultivon me sukses edhe lirikėn duke u mbėshtetur nė tabanin e folklorit tonė. Ai e thur kėtė tematikė pa rėnė nė konformizmin folklorik. Edhe Agim Bajrami, nuk i ndahet stilit narrativ e pėrshkrues, kap ngjarje politike qė e shqetėsojnė dhe ngre revoltėn e tij kundėr qėllimeve ogurzeza serbe: “Ata, kur shtiren dhe tė ngordhur,/ bėjnė gati helme pėr tė vrarė…”. Po, A. Bajrami, nė gamėn e tij, ka pėrqėndim tė theksuar nė temėn e lirikės erotike dhe shoqėrore. Njė zė i fuqishėm nė poezinė shqipe ėshtė edhe Sali Bytyēi me idetė atdhetare, tendencė e cila reflekton nė vargjet e tij: “…njė do tė ngjallja./dhe po tė isha zot, do t’i falja pavdekėsinė. Avni Rustemi dhe njė leje pėr nagantin/ sa herė tė ishte nevoja, tė vriste tradhėtinė”. Dhe, nė njė poezi tjetėr:” Gojėn plot shtet e kemi/ e kazmėn vetė ia vemė nė themele/ shtetit”. Kėtu kemi vargje akuzė drejtuar politikės, se ėshtė politika qė e ēon vendin nė rrugė pa krye, ėshtė politika dhe vetėm politika qė nuk e lė atdheun tė ngrejė kokėn e tė eci pėrpara. Vargjet, fjalėt e vargjeve, te ky autor, kanė peshėn dhe forcėn goditėse mbi politikėn aktuale tė Shqipėrisė matan Drinit dhe kėtej Drinit. Poezia e Namik Selmanit rrok hapsira tė gjėra temash dhe, duhet theksuar, derdh art tė bukur, ka bagazh dijesh, ka formim tė shėndosh pėr tė thurur poezinė. Ka zhdėrvjelltėsi dhe pjekuri ideore pėr tė ngritur vargje lapidare me motive tė historisė sė hidhur ēame. Rrok motive nė kompleksitetin e ēėshtjeve shqiptare. Kultivon me sukses edhe gjininė e prozės me njė gjuhė tė rrjedhshme plot figuracione e dinamikė tė tė shprehuri. PO, ndryshe , na paraqitet edhe krijuesi Hilmi Hajro ku grish me vargjet e tij prej qytetari temėn aktuale politiko-sociale. Janė si grishje migjeniane tė drejtpėrdrejta pėr drejtėsi tė idealeve tė kombit : “Tani ndarjen e vuajmė…/ e thyerjes/ a do t’i bėjmė bqallė?” Ose… “Gjymtimi i Kosovės…/ Turp, mė i zi se nata?!” Hilmiu nė gjykimin e tij, kryesisht, e merr frymėzimin nga aktualiteti, nga i cili ngacmohet shpirtėrisht. Edhe prozėn (opinionin e shkurtėr) e ka me karakter politik. Poeti Perparim Hysi rrok tema tė ditės dhe, natyrshėm, ne ato tė politikes derdh mllefin e tij, sepse kjo nuk ėshtė nė shėrbim tė vendit dhe nuk ėshtė aspak e emancipuar nė tolerim dhe dialog nė tryeza ballafaqimesh. “ Tė shesin partitė dushkun pėr gogėl/ ndėrsa tė betohen pėr Atdhe e pėr flamur”. Ndersa njė nėnė shqiptare pyet tė birin nė Amerikė:- Or biri jem, a jeni tuj hanger bukė atje nė Amerikė…” sarkazmė e forte, teksa nė Shqipėri ka shqiptar qė vuajnė pėr bukėn e gojės(…). Madje , madje shqiptari po popullon duke emigruar shtetet e botes…Tjetėr poet aktiv nė facebook eshtė edhe Ferit Rama: “ E di: tallaz e frikė ke nė shpirt e zemėr/ pėr gjithė sa krahu yt rrėmbeu sa mundi,/ veē gajle hiē mos ki, e le vėrtet njė emėr/ paēka se tė stėrpikur me stėrkala m…” Sigurisht, edhe kjo temė eshtė vjelur nga realiteti i politikės korruptive. E, pėr kėtė politikanėt kėrkojnė ta mbulojnė m… me sh… E, komplet, ky realitet siē dikton zėri i kėtyre poetėve, duhet tė fshihet dhe duhet tė funksionojė njėherė e mė parė Demokracia e pastėr, e shėdosh pėr popull dhe pėr Atdhe. Kėto frymėzime tė kėtyre autorėve (tė flaktė i quaj) nuk janė ngacmime ėndrrash, por janė tė bazuar nė realitetin e hidhur, ku shpirti fisnik dhe mendja e kėtyre talenteve ėshtė i shqetėsuar. E ndiejnė si detyrė tė vetėn , se kjo gjendje nė gjirin e shoqėrisė kėrkon, kryekėput, ndryshim, kėrkon revolucion pėr njė Rilindje tė dytė mbarė shqiptare nė gjithė sferat e jetės, duke konsoliduar pėrjetėsisht shtetin ligjor.

Prill, 2017




21/04/2017 - 21:02:30 | Komente: 0 | Shikuar: 656 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it