Kremtimi i njėqind vjetorit tė zbulimit tė naftės shqiptare
Nga Prof. Dr. Alfred Frashėri, Inxhinier & Gjeofizikant Ahmet Ēollaku

Njėqind vjetori i zbulimit tė parė tė naftės nė Shqipėri, i gjakut tė ekonomisė sė vendit, i lėndės jetėsore pėr zhvillimin dhe mbrojtjen e Atdheut, po troket tek pragu.
Pusi i parė pėr kėrkimin e naftės nė Shqipėri u shpua nė Drashovicė tė Vlorės nė vitin 1918, i projektuar nga gjeologu italian profesori Leo Madalena dhe inxhinieri i naftės Moreti, mbi bazėn e studimeve gjeologjikje qė kryen nė vitin 1917 nė zonėn midis lumit Vjosa dhe Gjiut tė Vlorės. Pusi kishte thellėsi afro 200 m. Me shpimin e tij, nė thellėsitė 71,6 m; 84,6 m; 101,6 m; 119-121 m; 168 m dhe 179 m u konstatua prania e shfaqjes sė naftės. Nga thellėsia 101,6 m u nxorrėn 3.500 litra/dite [Z. Hamiti, 1966. Historiku i vajgurit nė Shqipėri]. Nė Drashovicė u ngrit dhe kantieri i parė I naftės nė Shqipėri. Kėto litra nafte, si dallėndyshja e parė, njoftuan pėr pasurinė e madhe qė natyra i ka falur Tokės Shqiptare, Atdheut tonė. Nė vitin 1928 u shpua pusi i parė nė Kuēovė, i cili dha 750 ton naftė. Mė pas, u zbulua vendburimi i Patosit.
Duke e vlerėsuar rėndėsinė e naftės e gazit si pėr bukėn, shteti shqiptar pas ēlirimit tė vendit e ngriti dhe e zhvilloi industrinė e naftės nė nivelet e kohės, nė tė cilėn punonin 25 mijė punonjės, midis tyre 2.800 inxhinierė dhe teknikė. Dy institute shkencore dhe dy ndėrmarrje gjeofizike, realizuan projektet pėr kėrkimin e naftės dhe tė gazit nė nivel shkencor dhe teknik bashkėkohor, duke projektuar mbi 80,000 metra linear/vit shpime tė thella kėrkimi, etj. U ngritėn Ndėrmarja e Shpimit dhe ajo e Nxjerrjes nė Patos, ofiēinat mekanike, u ndėrtuan rafineritė. U krijua Teknikumi i Naftės nė Kuēovė dhe u hap dega e inxhinierėve tė naftės pranė Fakultetit tė Gjeologjisė dhe Minierave nė Universitetin e Tiranės. Pasi u vunė nė punė dhe u zgjeruan vendburimet e Kuēovės dhe Patosit, filloi njė punė kėrkimore intensive. Nga vitet pesėdhjetė deri nė vitet tetėdhjetė u zbuluan 10 vendburime tė rinj nafte nė ranorė dhe gėlqerorė: Marinza, Visoka, Ballshi, Gorisht-Koculi, Cakrani, Kolonjė-Bubullimė, Finiq-Krane, Amonicė, Hekal, Delvinė, si edhe vendburime gazi, Divkaja, Kryevidhi, Ballaj, Povelēa, Currilat nė detin Adriatik, etj. Ky zhvillim dhe puna me dinjitet, pėrkushtim dhe sakrifica e armatės sė naftėtarėve solli qė tė shpoheshin qindra puse tė thellaė, duke arritur edhe nė thellėsi deri 6700 m, si edhe tė nxirreshin nga nėntoka dhe tė pėrpunoheshin 2.250.000 ton nafte nė vitin 1974 si edhe 940 milion m3 gaz nė vitin 1982.
Fatkeqėsisht, ashtu si edhe e gjithė industria shqiptare, nė vitet e tranzicionit u rrėnua edhe industria e naftės dhe e gazit. Nuk ka mė institucione shkencore shqiptare tė kėrkimit tė naftės dhe gazit, nuk ka mė ndėrmarrje tė shpim kėrkimit, tė gjeofizikė etj. Kompania shtetėrore ALBPETROL nė vitin 2914 nxorri vetem 45.384 ton nafte, kuse kompanite e huaja 1.322.000 ton nga vendburimet ekzistuese. Nėse gjatė njė ēerek shekulli naftėtarėt shqiptarė zbuluan 15 vendburime tė rinj nafte dhe gazi, nė 25 vite tė tranzicionit, kompanitė konēesionare nuk kanė zbuluar asnjė. Nuk kanė konkretizuar as edhe zbulimin e disa viteve mė parė tė njė vendburimi nė zonėn e Shpiragut, paēka qė edhe kėtė zonė e kishin vlerėsuar gjeologėt shqiptarė qė nė vitet tetėdhjetė. Por ajo ēka ėshtė mė e dhėmshme ėshtė flakja e specialitėve tė naftės, nga punėtorėt e pontit tė manovrės nė puse, deri tek teknikėt, inxhinierėt dhe shkencėtrėt. Mė tė fortėt, mė tė diturit, mė tė pėrgatiturit u deturuan tė braktisin vendin dhe sot punojnė nė profesionet e tyre nė vende tė ndryshme tė botės. Ata u pėrgatitėn gjatė dhjetra viteve, shteti shqiptar investoi shumė pėr formimi e tyre professional. Ata ishin vlera tė ēmuara tė ekonomisė dhe kulturės sė atdheut, qė u detyruan tė emigrojnė dhe nuk i kemi sot mė. As kjo armatė e madhe naftėtarėsh, as edhe institucionet shkencre, qė u ngritėn gjatė dhjetėvjeēarėve, me mund dhe shpenzime tė mėdha, nuk ngrihen nė njė ditė dhe me njė urdhėr a vendim.
Kjo gjendje solli rrėnien e prodhimit tė naftės, aq sa nė vitin 2005 u nxorrėn vetėm 448,000 tonė naftė. Pas kėtij viti, nė kuadrin e veprimtarive tė kompanive tė huaja konēesionere filloi njė rritje graduale e nxjerrjes sė naftės, duke arritur nė 1.368.000 ton nė vitin 2014. Por, fatkeqėsisht, nuk ka asnjė tė dhėnė se sa ka pėrfituar shteti shqiptar nga kjo rritje, ku vajti gjaku i ekonomise shqiptare.
Kjo gjendje aktuale e industrisė sė naftės i shqetėson dhe i bėn tė vuajnė shpirtėrisht naftėtarėt, qė ende janė kėtu nė moshėn e tretė, se pėr brez pasardhės tė ri nuk bėhet fjalė. Prandaj e gjejmė tė udhės ti drejtohemi institucioneve shtetėrore shqiptare dhe naftėtarėve: Le tė kujtojmė 100 vjetorin e zbulimit tė naftės nė Atdheun tonė, le tė nderojmė punėn vetmohuese, me sakrifica tė mėdha tė naftėtarėve, ditėn dhe natėn, nė zhegun e korrikut dhe nė acarin e dimrit. Por ky kremtim nuk ka vetėm rėndėsinė e nderimit. Ai ka njė vlerė jashtėzakonisht tė madhe pėr tė ndėrgjegjėsuar dhe programuar ē’duhet bėrė nė tė ardhmen, qė pasurinė e paēmuar qė na ka falur natyra ta kėrkojmė, ta nxjerrim dhe ta vėmė nė dobi tė ekonomisė sė vendit, siē duhet, nė nivele teknike dhe sociale tė ditėve tona. Kjo veprimtari do tė jetė njė premtim frymėzues dhe mobilizues pėr institucionet shtetėrore dhe pėr brezin e ri.
Pėr kėtė veprimtari kombėtare, njė projekt program po u paraqitet insitucioneve qendrore dhe lokale shtetėrore tė Shqipėrisė, komunitetit akademik dhe gjithe naftėtarėve kudo qė janė pėr diskutim dhe miratim. Ėshtė herėt mund tė thotė ndonjė. Jo nuk ėshtė herėt, Njė veprimtari madhore do shumė kohė dhe mund qė tė pėrgatitet si duhet. A mund tė heshtim pėr naftėn, pėr arin e zi?
Ėshtė nė moralin e popullit tonė dhe te armatės sė naftėtarėve shqiptarė, sidomos tė elitės sė saj tė moshuar dhe tė re, qė kėtė jubile ta organizojė dhe ta festojė sa mė mirė, qė ti bėjmė tė ditur gjithė botės se Shqipėria ėshtė njė vend naftė- mbajtės, se nafta ka qenė vaji i kuzhinės tonė ekonomike, se nafta shqiptare eshte zbuluar kryesisht nga specialistėt dhe shkencėtarėt shqiptarė.
Ky program – thirrje I drejtohet Kėshillit tė Ministrave, Ministrisė sė Energjisė dhe Industrisė, Agjencisė Kombėtare tė Burimeve Natyrore, ALBPETROLIT, Akademisė sė Shkencave, Fakultetit tė Gjeologjisė dhe tė Minierave tė Universitetit Politeknik tė Tiranės, Kompanive tė Naftės dhe Gazit qė veprojnė nė Shqipėri, Shoqatės sė Inxhinierėve tė Naftės dhe Gazit tė Shqipėrisė, Shoqatės sė Gjeologeve tė Shqipėrisė, Shoqatės sė Gjeofizikėve tė Shqipėrisė:

PROJEKT PROGRAM PĖR KREMTIMIN E 100 VJETORIT TĖ ZBULIMIT TĖ NAFTĖS NĖ SHQIPĖRI

Viti 2018 tė shpallet zyrtarisht si 100 vjetori i zbulimit tė naftės shqiptare, njė jubile jo mė pak I rėndėsishėm se ato tė ditėve historike kombėtare.
Pėr festimin e kėtij jubileu tė shenjtė, tė sensibilizohen nė maksimum institucionet shtetėrore qėndrore dhe lokale, armata e naftėtarėve, qė kjo festė tė bėhet sa mė madhėshtore. Pėr kėtė tė organizohen:
1. Tė krijohet njė komision drejtues dhe njė komision organizues brenda gjashtėmujorit tė parė tė vitit 2017. Komisionet tė drejtohen nga Ministria e Energjisė dhe Industrisė. Nė komision tė pėrfaqėsohen tė gjitha institucionet e sipėrtreguara.
2. Tė planifikohet organizimi i njė simposiumi historik dhe shkencor, ku tė ftohen tė marrin pjesė specialistet shqiptare, edhe ata qe ndodhen jashte vendit, si dhe personalitete tė huaj.
3. Tė nisė botimi sa mė parė i njė reviste, apo gazete me stemėn 100 VJETORI NAFTĖS SHQIPTARE dhe tu bėhet thirrje tė gjithė specialistėve tė naftės qė tė kontribuojnė me shkrime . 4. Tė shtohet fondi i literaturės sė naftės shqiptare me punimet dhe studimet e specialistėve tė huaj, qė ndodhen nėpėr istitucionet, fondet apo bibliotekat e shteteve tė huaja.
5. Te shpallet njė konkurs kombėtar pėr zbulimin e naftės shqiptare nga vetė specialistėt shqipėtarė, me stemėn, OFERTĖ PĖR ZBULIMIN E NAFTĖS.
6. Tu ndahen ēmime dhe dekorata veteranėve tė armatės sė naftės shqiptare dhe njė memorial.
7. Tė rishikohet dhe rivlerėsohet veprimtaria dhe kontributi i gjithė specialisteve dhe personaliteteve tė huaj qė kanė rilevuar dhe vlerėsuar tė ardhėshmen e naftės shqiptare.
8. Tė ngrihet nje pėrmendore madhėshtore nė Drashovicė tė Vlorės pėr shenjtėrimin e kėsaj ngjarje simbolike.
9. Tė stimulohen botimet pėr naftėn shqiptare.
10. Tė shpallet njė konkurs kombetar me krijimet mė tė mira me subjekt naftėn dhe naftėtarėt shqiptare.
A mund tė heshtim mė pėr naftėn, gjakun e ekonomisė, sic kemi bėrė kėto 25 vjetė?



23/04/2017 - 11:53:26 | Komente: 0 | Shikuar: 538 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it