Selman Meziu: Ēfarė po ndodh nė trupin tėnd natyror Shqipėri?

Njė lajm ogurzi ėshtė pėrhapur si rrufeja. Janė kėto lajme qė njerėzve tė zakonshėm (dhe jo vetėm) kudo qė ndodhen iu shkaktojn tė dridhura tė zėrit, tė orakullit tė shpirtit, tė telave tė zemrės, tė tė gjithė qėnies shumė qelizore njeri. Dhe ato drithėrohen e shfryjnė urrejtjen kundėr tė gjithė atyre matrapazėve, tė pa shpirt, tė pa aparat trunor funksional qė kėrkojnė ti venė sipėr beton e hekur njė parku me vlera tė pallogaritshme bioekologjike, turistike e arkitekture peisazhistike. Kur njė ‘’kryqėzatė,, e errėt shkatrrimtare zhdukėse po pregatitet kundėr Parkut Kombėtar Divjak - Karavasta, njė ndėr perlat e bukurisė shqiptare tė mbetur ende gjall nė kėto dhjetė vjeēar tė huliganizmit politk kriminal kundėr natyrės e pyjeve shqipėtare.

1- Arkitektura peisazhistike

20170501-karavasta.jpg
Karavasta
Bukuritė mahnitėse tė krijuar nė mijėvjeēar nga natyra, janė pasuria mė e ēmuar e njė kombi. Administrimi, politka qeverisėse e tyre me shkencė dhe dituri ėshtė detyrė e pėrhershme e brezava me anėn e tė cilave ato shprehin kulturėn e tyre e aftėsinė pėr tė vlerėsuar mjedisin rrethues. Ujrat e adriatikut kaltėrojne buzė pishave kurorė gjelbėrta tė divjakės dhe hyrjet e daljen e kanaleve ujore nė lagunėn e Karavastas me jeshilen e kallamishteve shelgjeve, etj. duke krijjuar kufij tė dukshėm me pamje mahnitėse e pėrthyerje vertikale tėrheqėse ngjyrash me dunat e relievet e buta. Nuk mund tė mos mbetesh i mrekulluar nga Oazi me pisha tė egra nė parkun e Divjakės ndėrsa kur shikon fluturimin e pelikanėve qė vallzojn nė ajrin e freskėt e nėn qiellin e kaltėr ose me re tė pakta e kėshtu natyrshėm do tė dallosh ishullin e tyre me te njėjtin emėr, ‘’shtėpinė,, e tyre tė pėruruar nė shekuj, do tė mbetesh i habitur e i emocionuar njėkohesisht. Liqeni i Godullės njė sy i kaltėr me botėn e pasur nėnujore, plotė gjallesa e ngjyrime, pasuri margaritarėsh biologjik, reflekton bukuri mahnitėse me grupin e pishave tė Gudullės duke ndjellur kėnaqėsi tė papėrfytyrueshme e emocionuese. Ishulli i Kularit me brezin e ujrave tė kaltra pėrreth dhe tė gjelbėrtėn e bimėsisė barishtore e shkurrore tė fton nė gjirin e panoramave magjepse ngjyra ndryshme e plotė pėrthyerje peisazhistike tė Kordonit tė Lagunės sė Divjakės. I gjithė ky ansambėl natyror, gjallesash, relievesh e ujrash, krijon njė arkitektur qė nė ēfardo kandi qė tė hedhėsh vėshtrimin, ulen e ngrihen me pėrthyerje qė tė mrekullojn dhe me vėshtrimin gjithmon nėn oreksin e kureshtjes. Tė gjitha kėto janė shpallur me vendim tė Keshillit tė Ministrave Nr. 676 date 20.12.2002 Monumente natyre pėr vlerat e tyre bioekologjike, mjedisore e peisazhistike.
Kurorat asimetrike tė pishave tė egra e tė detit me grupet e kurorave ombrellore tė pishave tė buta me lartėsi deri nė njėzetė e pesė metra, me tė gjelbėrtėn e tyre tė hapur tė tėrheqin vėmendjen e nuk mund tė reshtish sė hedhuri vėshtrimin nė dhjetė kilomatra gjatėsi dhe me njė gjėrsi njė kilometėr deri nė njė kilometėr e gjysėm, duke tė falur kontrastet e ngjyrės sė rėrės me tė kaltrėn e thellė tė ujrave tė adriatikut me njė ansambėl refleksesh bukuri joshėse.
Kjo arkitekturė e gjelbėrt e shtrirė dhe e gėrshetuar mė sė miri me tė kaltėrtėn dhe pishnajat ku sipas disa gojdhėnava janė mbjellur qė nė kohėn e mbretereshės IlireTeuta shtrihen: ‘’…..nė pjesėn qėndrore tė Ultėsirės Perėndimore tė detit Adriatik. Kufizohet nga lumi i Shkumbinit, nė veri, ai i Semanit nė jug dhe kodrat e Divjakės, nė perėndim. Nė kėtė zonė pėrfshihet Laguna e Karavastasė (rreth 4300 ha), Godulla me binjakėzimin Liqenin e Gudullės, lumenjtė Shkumbin e Seman, me grykederdhjet e tyre,…,,(M.DIDA,N. Dragot, G. Kromidha, Gj. Fierza ‘’Zonat e mbr. Parqet Komb. tė Shqipi. f.59 Tiranė 2004)
Nė prerjen vertikale nėn kurorat e pishave vegjetacionin e manifestojnė sipas stinėve gjithė fazat fenologjike, shkurret mesdhetare, kacavjerse, drurėt e vegjėl, gėmushat e poshtė tyre rriten bėmėsi barishtore duke fshehur nė gjirin e tyre bimė tė tilla shumevjeēare qė vegjetojnė vetėm nė tokėn shqiptare si Aster albanicus, Orchis albanica dhe O. Paparisto duke krijuar labirinthe tė gjelbėrta plotė ngjyrime, nivele e pėrthyerje tė shumta duke pasuruar kėshtu llojshmėrinė e arkitekturės peisazhistike.
Nė mjediset shkurrore, ujore e ajrore fluturojn e ngrenė foletė e tyre nė njė sipėrfaqe mė shumė se dyqind e njėzetė e nantė lloje shpendėsh, tė afta tė shumohen, ushqehen e bashkėjetojn njėra me tjetrėn, por, duke i dhanun arkitekturės peisazhistike, gjallėri, ndryshueshmėri ngjyrash, formash e levisshmėri harmonike e tė ērregullta nė planin vertikal e horizontal. Kėto ndryshime janė vrejtun nė dimrat e viteve tė ndryshme ku shpendėt shtegėtar tė ardhur nga veriu i europės dhe Shqipėrisė janė regjistruar 35 670 individ tė pėrfaqėsuar nga 52 lloje, duke pasuruar e zbukuruar gjithė karavastanė, por, nė veēanti, pjesėn e lagunės sė Bedatit me ranishte pak tė kripėzuara, duke siguruar kėshtu ushqim tė mjaftueshėm pėr jetesė. Fundi i vjeshtės dhe dimri nė strukturėn peisazhistike sjell xhveshjen e disa shkurreve e drurėve, tharjen e disa lloje barėrash e pasurimin me shpendė shtegėtar qė miqėsohen me kėto mjedise pėr disa muaj deri nė pranverėn qė vjen duke i dhanun peisazhit ngjyrime tė reja mahnitėse.

2- Pregatitja e njė katastrofe bioekologjike

Pėr tė analizuar disa nga faktorėt qė po e ēojn Parkun Kombėtar tė Divjakės dhe rezarvatin e Karavastasė drejt njė katastrofe do tė marrim si bazė trajtimin e kėtij parku nė librin: ‘’Zonat e mbrojtura natyrore, parqet kombėtare tė Shqipėrisė.,, Tiranė 2004, me autor Profesor Maxhun Didėn e inxhinierėt Nihat Dragoti, Genti Kromidha dhe Gjon Fierza. Tė marrim nė shqyrtim se si ėshtė situata e brigjeve ranore e bimore, kanaleve, ishujve, pra nga pikpamja e morfologjisė sė tokės, dhe ja:’’ Nga analiza e hartės sė vitit 1987 dhe nga vrojtimet aktuale, evidentohen ndryshime shumė tė mėdha, qė lidhen sidomos me ndėrhyrjet e jashtėzakonshme e tė pastudiuara nė zonėn pėrreth parkut dhe sidomos nė legatinat e kėnetat rrethuese, tė cilat po i imponojn shfaqjen e kėtijė rreziku.,,(f.60) Ndėrhyrjet janė ‘’Bonifikimi i kėnetės jugore e jugė prendimore tė karavastasė, ndėrtimi i disa argjinaturave nė brigjet jugore tė lagunės sė Kravastasė dhe asaj tė gudullės etj.,, ( f.60) Tė cilat kanė shėmtuar pamjen natyrale, kanė ndikuar nė zhdukjen e disa ishujve dhe kanaleve, kanė dėmtuar vendėjetesėn e mjaft gjallesave nėnujore, shpendėve etj.
Ndėrprerja e prurjeve tė ngurta nga lumi Seman nė grykėderdhje, po ēon nė shkatėrrimin e deltės sė mėparshme nga deti. Kordoni litoral po coptohet e zhduket, po kėshtu edhe pjesėt e brigjeve tė Parkut Kombėtar tė Divjakės po pėrfshihen nga gėrryerjet. Kėshtuqė studiuesit inxhinier paralajmėrojn: ‘’….nuk do tė jetė e largėt koha kur ky kordon litoral do tė zhduket plotėsisht dhe atėhere do t’i vijė rradha gėrryerjes intensive tė plazhit. Kjo do tė rrezikojė pyllin e Divjakės dhe gjithė parkun kombėtar.,,(62)
Krahas kėtyre kėrcėnimeve nga lėvizja e masave tė ngurta duke krijuar dizekuilibre nė relievet e dunave siperfaqeve tė tokave me bimėsi dhe brigjeve, kemi edhe bllokimin e kanalit kryesor qė e furnizon me ujė tė detit Adriatik lagunėn. Pritet gjithashtu qė me kalimin e kohės tė bllokohen edhe dy kanale anėsore qė vijnė nga Gudulla, kėshtu qė: ‘’Kjo do tė asfiksonte lagunėn duke zhdukur nė mase botėn e saj tė gjallė.,,( f.62) Kjo ėshtė situata aktuale nė pėrkeqėsim sipėrfaqėsor dhe arkitekturės peisazhistike dhe e ardhmja e zhdukjes sė rezervatit tė Kravastas dhe tė Parkut Kombėtar tė Divjakės.
Nė planin biologjik situata ėshtė edhe mė e ndėrlikuar, dhe mos ndėhyrja me masat biosivlike do tė prishi ekiulibret bioekologjike duke na sjellė zhdukjen e shumė specieve bimore shumė tė rralla. Sipėrfaqe tė gjėra me pisha tė ndryshme po zgjerohen nė kurriz tė disa drureve lageshti dashės si vidhi, frashėri, verriu etj. Mjaft specia invaduese si Oenotharea biennis, Aster squamatus po zhdukin bimėsinė autoktone. ‘’Prania e ulėt e Pancratum maritimum, specie e ndieshme e kėtijė brezi, tregon pėrseri shkallėn e lartė tė veprimtarisė antropike (tė njeriut).,,(65) Janė nė zhdukje e sipėr rreth dymbėdhjetė drurė e shkurre si, Rrėnja, Dėllinja kokėrr madhe ēaji, ilqia, trumza, shtogu i zi etj, gjė e cila sjell me vete zhdukje tė llojeve tė tjera pėrreth qė formojnė nė fakt biocenoza (bashkėshoqėrime) tė caktuara e tipike nė kėto siperfaqe pyjore e legatinore. Pėr rrjedhojė, vjen edhe paksimi e mė pas zhdukja e shpendėve, kafshėve ujore e toksore, sepse jeta nė pyll e ujra e gjallesave ėshte njė bashkėjetesė bimore e shtazore, me lidhje, ndėrvarje e ndikime reciproke bioekologjike tė shumta nė mes tyre dhe tokės. Kėshtuqė prishja e kėtijė ekuilibri, shkakton kėputjen e njė ose dy hallkave tė kėtij zingjiri unitetesh gjallesash dhe pėr pasojė merr fund gjithėēka, duke humbur vlerat e konservimit tė gjallesave si rezervat dhe si park.
Njė tajfun i ri me pėrmasa katastrofike pėr kėtė pikturė rafaeliane, e koleksion natyror gjallesash qė nga njėqelizorėt ujor e toksore e deri tek kafshėt e egra, shpendėt e masivet, grupet e drurėt e veēuar tė pishės sė butė, mbretėreshės sė bukrisė sė gjelbėrt e tjera etjera. Dhe ja gjykojeni lexues tė thjshtė, kujdestar tė pyllit, inxhiniera tė mjedisit, biolog, anatomist, gjenetikan, natyralist e ambjentalista: ‘’Ashtu siē edhe jepet nė faqen zyrtare tė kompanisė (nga Projekti Mabetex Group, S.M), projekti do tė shtrihet nė njė sipėrfaqe totale prej 3342 hektarėsh, nga tė cilat 1050 hektarė pyll, 200 hektarė plazh, 820 hektarė tokė jo pjellore dhe 1270 hektarė sipėrfaqe tė ujit dhe lagunės.
Sipas Prof. Sulejman Sulēes, njė nga pjestarėt e ekipit qė ka bėrė vlerėsimin mjedisor pėr llogari tė kompanisė, gjatė prezantimit pėr impaktin nė mjedis, theksoi se projekti nuk dėmton parkun dhe sjell zhvillim pėr zonėn.,,( Ekspertėt e mjedisit kundėr ndėrtimit tė Divjaka. Resort Posted 7 prill 2017, by Citizens Channel in Infrastruktura, Mjedisi)
Dhe mė tej ēfar do tė ndėrtohet konkretisht, pėr tė siguruar ne mendjen e lexuesve dhe kujtdo qoftė njė masakrim vandalist pėr llogari tė biznesmenit Pasholli dhe ja lexoni: ‘’ Ky kompleks i ri urban pėr nga popullsia ėshtė sa dyfishi i qytetit tė Divjakės, ndėrkohė qė ka njė shtrirje dhe ndikim shumė mė tė gjėrė nė territor. Kompania private do tė ndėrtojė 2400 apartamente, 370 vila, njė resort turistik prej 90 ha dhe njė qytet pėr 18000 banorė. Qeveria po i shet kompanisė private pėr vetėm 1 Euro, 12 km tė vijės bregdetare dhe 1700 hektarė tokė nė zonė tė mbrojtur..,,( Proteste e fshatrave perreth. Fb 18.04.2017)
Duke gjykuar sa mė sipėr ja se si shprehen ekspertet e pyjeve e mjedisit plotė trembėdhjetė mė parė: ‘’Dukuritė negative qė kanė ndodhur dhjetė vjetėt e fundit nė PK (Parkun Kombėtatr) tė Divjakės ( Ndėrtimet e shumta, ndotjet urbane, shtimi i zhurmave nga numuri i madh i makinave) kanė bėrė qė nė disa lloje anfibėsh e reptilesh tė vihen re shqetėsime.,,(f.66)
Lind natyrshėm pyetja, po ndėrtimet e shumta qė kėrkohen tė ngrihen e mė pas tė funksionojn, a do tė shkatojne zhdukjen e mijėra gjallesave ose emigrimin e kafshėve, insekteve etj?
Kuptohet qartė qė veprimtaria e transportit, ndėrtimet gjithėfarė arkitekturash, strukturat e rrjeti rrugor etj, do tė sjellin pa dyshim shkatėrrimin pėrfundimtarė tė tė gjitha gjallesave, mbi tė gjitha tė pelikanit Kaēurel, tė lagunave, pishnajave dhe njė ndotje me helme tė gjithėfarshme tė ujrave.
Dhe ja njė shembull konkret ku nuk pėrbėn as njė tė mijtėn e asaj qė do tė ndodh e qė po pregatitet nė kulisat e politikės sė sotme shqiptare nė njė ndėr perlat e natyrės shqiptare.
Krahas argumenteve tė mėsipėrme le tė shtojm edhe tė mėposhtmin: ‘’Nė vitin 2002, si pasoj e ndėrhyrjes sė njerėzve kryesisht peshkatarė nė lagunė, numri i ēifteve tė pelikanėve u ul nė 17 siē na shpjegon drejtori i parkut Artan Koēi.Kjo rrezikoi deri me zhdukje pelikanit. Ndėrkohė sipas tij nė tre vjet, falė ndihmės edhe tė njė fondacioni zviceran, u punua fort dhe u ngrit edhe njė shėrbim roje me kulla vrojtimi, pėr tė mbrojtur shpendin e rrallė,,( Rojet e vezėve tė pelikanit kaēurrel Autor: Arben Velo | BIRN | Karavasta)
Kjo ndėrhyrje huliganėsh e matrapazėsh (qė njohin vetėm paranė) nė pasurinė kombėtare, me vlera edhe ndėrkombėtare a mund tė kryhet kjo ndėrhyrje brutale, shkatrrimtare, zhdukėse kur:’’ Ky ėshtė Parku Kombėtar Divjakė-Karavasta, Zona e parė Ramsar e shpallur nė Shqipėri, Zona mė e Rėndėsishme pėr Shpendėt nė Shqipėri, Zona Emerald e Konventės sė Bernės, Zona e ardhshme Natyra 2000 e Bashkimit Europian.
Parku Kombėtar Divjakė-Karavasta, nė bazė tė Konventės Ramsar ka marrė statusin "Ligatinė e Rėndėsisė Ndėrkombėtare" dhe gėzon mbrojtje tė veēantė ndėrkombėtare.,, (AOS-Albanian Ornithological Society. This is Divjaka - Now Highly Endangered. 21 Mars 2017) E cila ėshtė nė kundėrshtim me tė gjitha konventat ndėrkombėtare dhe politikat mjedisore tė organizatave tė ndryshme ndėrkombėtare.

3- Kush duhet ta mbrojė dhe si?

Tė mbrosh njė pasuri margaritarėsh natyrore kėrkohet luftė e bashkėrenduar veprimesh, organizimesh, studimesh konkrete dhe bashkėpunim i tė gjitha organizmave qeveritare e jo qeveritare. Ministria e Mjedisit e Pyjeve dhe Ujrave nė kordinim me Drejtorinė e Zonave tė Mbrojtura duke bashkėpunuar me profesorėt e pedagogėt e Fakultetit tė Pyjeve, tė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, me inxhinier pyjesh, biolog, ekolog tė zhvillojn bashkėbisedime me pjesmarrje tė gjėrė mbi Karvastanė e Pishnajat e Divjakės. Argumentet duhet tė nxirren duke shfrytėzuar tė gjithė arsenalin e mjeteve tė propogandės pėr tė dhanun ide, mendime konkrete, opinione zgjidhje tė praneushme, qė kompania Mabetex Group dhe Rexhep Pashollit nuk duhet tė kryejn kėtė investim nė sipėrfaqen e Parkut Kombėtar Divjak – Karavasta pėr rėndėsine e saj bioekologjike, biosilvike dhe si rezervat natyror.
Gjithashtu tė nxirret nga syrtaret, tė botohet e diskutohet projekti :’’Pėr menaxhimin e lagunės sė karavastas ( finacuar nga EU- Phare) nė vitet 1995- 1996 u pregatiten plane e rregullore, por ato nuk arritėn tė miratohen nga qeveria jonė dhe nuk u vunė nė jete.,, ( po aty f.66) dhe projekte tė tjera tė konservimeve biologjike e tė ruajtjes tė paprekshme tė habitatve(vendjetesės) tė gjallesave qoftė bimore e shtazore.
Rregulloret dhe statutet e parqeve kombėtare, tė mbarė europės tė azisė e amerikes, jane kaq tė rrepta, saqė nuk mund tė pėrdoresh asfaltin pėr shtrim rrugėsh por as betonin, nuk mund tė ndėrtohen objekte ndėrtime me materiale si gur, tulla, blloqe ēimentoje, beton arme, shtufe etj. dhe nuk mund tė kėputėsh as edhe njė degė bime apo fije bari, tė hedhėsh mbeturinat andej kėndej apo tė bėjshė zhurmė.
Organizatat, shoqatat jo qeveritare tė bashkohen tė kordinojn veprimet e tyre nė mbrojtjene kėsaj pasurie deri nė peticione drejtuar qeverisė sė sotme, Kuvendit Popullor, Presidentit tė republikės dhe mė pas tė organizohen protesta nė Tiranė, Lushnjė e Durrės, si dhe tė fshatrave pėrreth parkut. Por kjo arrihet me njohjen e konventave ndėrkombėtare mbi parqet kombėtare, rregulloret e statuset e tyre dhe propozimet konkrete qė kjo kompani duhet ta ēvendos investimin e saj nė pjesė tė tjera tė brigjeve tė Adriatikut psh. nga Bishti i Pallės nė Gjirin e Lales ku kane vilat bllokmenėt e rinj tė demokracisė shqiptare e mė pas nga derdhja e lumit Mat deri nė afėrsi tė Zonės sė mbrojtur Natyrore Kune-Vain Lezhė.

• • •

Politika shqiptare nė kėto njėzetė e shtatė vjetė i ngjan jetės grabitqare tė njė korkodili, mbi tė gjitha nė veprimet e saja kriminale, shkatėrrimtare e zhdukėse tė natyrės duke filluar nga Parku Kombėtar i Lurės nė veri deri tek bredhi i Drenovės dhe i Sotirės, Sheleguri nė jug. Ndėrtimet apo projektetet pėr ngritjen e hidrocentraleve nė shtretrit e lumenjėve tė Valbonės, tė Matit, tė Vjosės etj janė kafshimet e pėrgjakshme qė i janė bėrė ose do ti bėhen trupit natyrore tė nanės Shqiperi, duke shkatėrruar mijėra e mijėras hektar pyje, e peisazhe me bukuri magjepse e ndėrsa tokės i janė vėrsulur faktorė klimaterik duke e grryer e nxjerre jashtė funksionit prodhues pėr arsye tė xhveshjes nga mbulesa mbrojtėse.
Nė trurin e njerezve kanė lindur natyrshėm pyejtjet me duhma shqetėsimi e shpresė humburish: Ēfarė po ndodh nė trupin tand Shqipėri? A kanė mbetur Shqipetar qė ta mbrojnė? A do bėhesh njė ditė nana e madhe Shqipėri? Kur do tė ndalohet e varroset pėrgjithmone politika e shkatėrrimit tė natyrės?



01/05/2017 - 21:07:58 | Komente: 0 | Shikuar: 891 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it