Stoltenberg: NATO po i pėrcjell me kujdes zhvillimet nė Shqipėri
Nga Frank Shkreli

Antarėsimi i Shqipėrisė nė Aleancėn e Atlantikut Verior NATO, me tė drejtė konsiderohet si arrijtja mė e madhe e Shqipėrisė nė kėtė ēerek shekulli, nė pėrpjekjet dhe hapat e sajė tė mundimshėm pėr t’u bėrė pjesė e integrimeve euro-atlantike. Nė tė vėrtetė, nė njė shkrim muajin qė kaloi, me rastin e 8-vjetorit, e kisha cilėsuar antarėsimin e Shqipėrisė nė NATO, si njė pikė tė shkėlqyer tė historisė post-komuniste tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi.


Frank Shkreli
Ndėr tė tjera, nė atė shkrim kam cituar ish-presidentin Xhorxh Bush i cili ka thėnė me rastin e pranimit zyrtar tė Shqipėrisė nė NATO, prillin e vitit 2009. “Ne po forcojmė partneritetin e Amerikės me kombet qė dikur kanė qenė nėn kėthetrat e komunizmit”. Ish-Presidenti Bush, pat deklaruar gjithashtu gjatė nėnshkrimit tė protokollit nė Shtėpinė e Bardhė, se menjėherė pasi Shqipėria tė bėhej zyrtarisht anėtare e NATO-s (gjė qė ndodhi korrikun e vitit 2009), tė jetė e sigurt se nėqoftse ndonjė shtet kėrcėnon sigurinė e saj, ēdo anėtar i aleancės tonė do tė jetė pranė saj, pėr t’a mbėshtetur. Ndėrsa, Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s nė atė kohė, Jaap de Hoop Scheffer e pat cilėsuar me atė rast, antarėsimin e Shqipėrisė nė aleancėn perndimore si, “Njė pėrfitim pėr NATO-n, si njė masė qė do tė forcojė pėrpjekjet e pėrbashkėta nė ruajtjen dhe promovimin e sigurinė dhe tė stabilitetit”, tė vendeve anėtare dhe Evropės.

Gjėndja aktuale politike nė Shqipėri sot ėshtė ajo qė ėshtė dhe do tė ishte e tepėrt tė komentohet mė, pasi sipas deklaratave tė vetė zyrtarėve tė opozitės dhe pozitės, si dhe analistėve nė vend – nga mosmarrveshjet politike midis dy partive kryesore tė vendit – Shqipėria ėshtė bėrė turpi i Evropės dhe i NATO-s, si vend anėtar i sė cilės ėshtė Shqipėria. Duket se kjo klasė politike po e ēon vendin drejtė njė kėrcėnimi tė sigurisė sė vendit. Jo se kjo situatė po shkaktohet nga ndonjė fuqi e jashtme, por nga vet forcat e mbrendshme, tė cilat nė rend tė parė janė pėrgjegjėse pėr sigurinė e vendit dhe pėr mirėqenjėn e tė gjithė shqiptarėve.

Konfliktet politike nė Shqipėri dhe mungesa e vullnetit politik midis palėve pėr t’i zgjidhur ato, kanė tėrhequr jo vetėm vėmendjen e politkanėve evropianė -- tė cilėt dėshtuan kohėt e fundit dėshtuan nė ndėrmjetėsimin e tyre midis palėve shqiptare -- por edhe tė organizatės NATO, e cila nepėrmjet Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Z. Stoltenberg shprehu shqetėsimin nė lidhje me gjėndjen e krijuar nė Shqipėri. Tė mėrkurėn, duke folur para Komisionit tė Punėve tė Jashtme dhe nėn-Komisionit pėr Siguri dhe Mbrojtje tė Parlamentit Evropian, Z. Stoltenberg citohet nė media tė ketė thėnė se Aleanca e Atlantikut Verior po i ndjekė me kujdes zhvillimet nė Shqipėri dhe se do tė dėshironte qė problemet politike midis partive politike dhe udhėheqsėve tė tyre nė Shqipėri tė zgjidhen midis tyre, dhe nė institucionet e vendit. “Kjo do tė thotė se dėshirojmė qė atje tė zgjidhen problemet politike dhe tė pėrfundojė bojkoti nė Parlament” citohet tė jetė shprehur Z. Stoltenberg nė Parlamentin Evropian, “pasi Shqipėria ėshtė aleate e NATO-s, tė cilėn e ēmojmė veēanėrisht”, ka thėnė ai.

Fatkeqsisht, duket se institucionet mė tė larta euro-atlantike dhe miqėt e Shqipėrisė po humbasin durimin dhe shpresat se Shqipėria, si anėtare e NATO-s, nė vend qė tė prodhojė siguri e stabilitet tė mbrendshėm dhe tė jashtėm, nėqoftse vazhdohet kėshtu dhe nėqoftse nuk arrihet ndonjė marrėveshje e shpejt politike midis palėve, ajo ėshtė nė rrugėn e de-stabilitetit tė saj politik. Shqipėria qe pranuar nė NATO me besimin se ajo do tė ishte stabile, sidomos tė kishte stabilitet politik, njė kusht ky pėr tė gjitha vendet anėtare dhe pėr ato qė aspirojnė tė bėhen anėtare tė NATO-s. Duket se antarėsimi i Shqipėrisė nė NATO qe pranuar mė shumė duke shpresuar nė vullnetin e mirė tė politikanėve shqiptarė pėr ndryshime politike nė Shqipėri se sa nė realitetin politik tė vendit, 8-vjetė mė parė. Ėshtė fatkqesi qė edhe sot pas 8-vjetė antarėsimi nė NATO, Shqipėria gjithnjė pėrballet me mos-vullnetin politik nga pozita dhe opozita, pėr tė zgjidhur sfidat serioze me tė cilat pėrballet vendi, pėrfshirė korrupcionin, reformat politike, institucionale, elektorale dhe juridike. Shtoju kėtyre problemeve gjėndjen aktuale politike, mos tolerancėn ndaj njėri tjetrit dhe mos vullnetin pėr dialog serioz politik-- si rezultat pastaj ke para vetes krijimin e mundshėm tė njė situate tė tmershme me pasoja tė pa parashikueshme. Sjellje tė tilla nga kjo klasė politike nuk i kanė hije njė vendi anėtar tė NATO-s, e pėr mė tepėr nuk u kanė hije shqiptarėve!

Pėr mė tepėr ėshtė njė gjėndje e rrezikshme qė Zot ruajna, po tė dalė jashtė dore, pret qė tė pėrdoret nga infleunca dhe forca tė huaja anti-perėndimore, pėr objektivat e tyre qėllim kėqia pėr rajonin, dhe pėr nga natyra historike, edhe anti-shqiptare. Mezi presin qė forcat e mbrendshme politike shqiptare t’ua pėrgatisin terrenin pėr veprim! Tė mėrkurėn u takuan nė Soēi tė Rusisė, Presidenti rus Putin dhe Presidenti turk, Erdogan. Z. Erdogan u shpreh pėr takimin e tij me udhėheqsin rus se tė dy palėt, “Kanė njė rast tė mirė pėr tė biseduar mbi ēėshtjet bilaterale dhe ato rajonale.” Kemi njė punė serioze mbi supet tona”, u shpreh udhpėheqsi turk, duke shtuar se kemi “Njė pėrgjegjėsi tepėr tė madhe. Jam i sigurt se masat qė do tė marrim sė bashku (me Putinin) do tė ndryshojnė fatin e mbarė rajonit”, u shpreh Presidenti Erdogan. Ndėrsa Presidenti rus, Putin u shpreh se marrėdhėniet ruso-turke po marrin njė “status tė veēant”. “Ėshtė shumė mirė qė kemi kėtė takim zyrtar pėr tė biseduar ēėshtjet kryesore nė marrėdhėniet tona dhe pėr tė diskutuar ēėshtjet ndėrkombėtare. “Vet fakti se ne po bashkpunojmė, tregon se marrėdhėnjet ruso-turke po marrin njė karakter tė veēant…”, ėshtė shprehut udhėheqsi rus pėr takimin e tij me Presidentin turk. Mbetet pėr tu parė nėse kėto deklarata ishin kėrcėnime a po premtime. Ndėrkaq, media ruse ka brohoritur takimet e fundit midis Presidentit Putin dhe Presidentit Erdogan, si shėnja serioze se marrėdhėniet midis Rusisė dhe Turqisė janė duke u pėrshkuar nga ndryshime qė cilėsohen si sizmike, e qė mund tė ndodhin vetėm nė njė gjeneratė.

Lėvizjeve putinisto-erdoganiste nė fushėn ndėrkombėtare dhe sidomos nė politikėn rajonale tė Ballkanit Perėndimor duhet tu kushtohet vėmėndje e posaēme dhe tė mos u jepet mundėsi veprimi nė ujėrat e turbullta tė Ballkanit. Shqetėsimi ndaj influencės sė kėtyre dy autokratėve nė punėt e Ballkanit ėshtė shprehur nga nivelet mė tė larta tė botės perėndimore. Edhe vėrejtja e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė NATO-s, Z. Stoltenberg pėr gjėndjen aktuale nė Shqipėri duhet tė merret gjithashtu seriozisht dhe nė kėtė kontekst.

Ėshtė e vėshtirė tė merret me mend qė njė udhėheqės i NATO-s tė shpreh shqetėsim mbi konfliktet e mbrendshme politike tė njė vendi anėtar, pasi NATO ekziston pėr tė mbrojtur vendet anėtare nga ndonjė sulm i jashtėm e jo nga trazirat e mbrendshme qė mund tė shkaktohen nga vet klasa politike, e cila si pėrgjegjėsi tė parė tė sajėn ka ruajtjen e stabilitetit tė vendit, mbrojtjen e atdheut dhe sigurinė e popullit tė vet. NATO si organizatė shumėkombshe angazhohet pėr zgjidhjen paqėsore tė mosmarrveshjeve dhe konflikteve nė radhėt e saj por rri larg konflikteve tė mbrendshme tė vendeve anėtare. Ėshtė e nevojshme qė klasa e sotėme politike e Shqipėrisė, si anėtare me tė drejta dhe pėrgjegjėsi tė plota nė Aleancėn e Atlantikut Verior, NATO – t’a pyes veten nėse nė marrėdhėniet midis tyre, si individė dhe si parti, po sillen ashtu siē meriton kjo organizatė dhe ashtu siē u ka hije shqiptarėve? Qeveria shqiptare duhet ta pyes veten gjithashtu, a janė sjelljet e politikės shqiptare standarde tė NATO-s, anėtare e tė cilės ėshtė Shqipėria dhe a janė kėto standard qė tė ēojnė drejtė tė integrimeve nė organizmat tjera euro-atlantike, siē ėshtė Bashkimi Evropian, pjesėtare e tė cilit shpreson tė bėhet Shqipėria?

Nė mungesė tė njė zgjidhjeje tė shpejtė politike midis pozitės dhe opozitės shqiptare nė Tiranė, mendoj se kėshtu nuk mund tė shkohet mė dhe besoj se ėshtė pėrgjegjėsi e Presidentit nė detyrė dhe Presidentit tė posa zgjedhur tė vendit tė ndėrhyjnė, sė bashku dhe urgjentisht, me palėt pėr t’i dhėnė fund kėtij cirku tė rrezikshėm politik, pėr tė shpėtuar vendin nga ndonjė e papritur. Parė nga kjo anė e Atlantikut, me zgjatjen e gjėndjes aktuale, po kalon koha pėr mėnjanimin e njė krize tė pareparueshme nė institucionet politike tė vendit!



04/05/2017 - 17:51:18 | Komente: 0 | Shikuar: 972 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it