Pėllumb Gorica: Janina qė tė deh me aromė historie shqiptare

Eshtė kėnaqėsi tė nisėsh njė udhėtim tė gjatė, kur qyteti ende s’ėshtė zgjuar dhe kur pret qė erėrat e Jugut tė tė thėrrasin pėr sė largu. Po udhėtoj drejt kufirit grek, nėn njė qiell tė shndritshėm, tė nėnshkruar vende- vende nga trille resh tė bardha.

Pėllumb Gorica
Miqtė, qė kishin vizituar edhe mė parė, mė kishin lėvduar natyrėn e bukur tė Janinės dhe shekujt e historisė sė saj, ndaj edhe mė tundonin bisedat e tyre. Megjithėse dėshira ka qėnė e kahershme pėr ta parė, ca nga pamundėsia e pak nga preokupimet e jetės, e kisha shtyrė pėr njė kohė tjetėr. Veēse vjen njė ditė qė e shkel dhe njeh nga afėr historinė e saj. Duke pėrfytyruar gjithė thesaret qė mban ky qytet i njohur, kjo dėshirė u ndez mė shumė nė udhėtimin prej dhjetra kilometrash drejt saj, sė bashku me udhėtarė tė tjerė, nė autobuzin shumėvendsh e komod, i ngjashėm me njė shtėpi tė ngrohtė dhe tė dashur.
Rruga dhe ndalesat mė miqėsuan me mjekun Llluka Heqimi, shkrimtarin Abdyl Bakiu, Aida Metin tė apasionuar pas udhėtimeve e Afred Kopanin nga Elbasani dhe kėsisoj mė pas ēdo gjė ishte e kėndshme. Secili tregonte diēka rreth sė kaluarės dhe sė tashmes sė Janinės, por, kur kalon doganėn e Kakavisė biseda pėrqėndrohet nė fenomenin e natyrės sė zhveshur kėtej dhe kodrat e pyjet e gjelbėruara andej si nė pėrrallė, tė cilat parakalonin mes freskisė sė kėndshme nėn kėmbė malesh. Prilli me harlisjen e tij tė bėn ta adhurosh mė shumė kėtė stinė. Kjo dehje e Natyrės, e mbėshtjellė me kurreshtjen pėr kėtė tokė tė shkėputur padrejtėsisht nė vitin 1913 nga fqinji ynė, Greqia, mė pushtoi emocionet.

Simbolikė historike

Ndėrsa makina i afrohej Janinės, sytė humbėn nė detin e ndėrtimeve tė gėrshetuara midis tė shkuarės me tė sotmen. Nė mendje mė erdhėn fjalėt e kėngės: “Janinės ē’i panė sytė”. Qyteti i shtrirė nė konture kodrash tė gjelbėruara dhe i mbėshtjellė nga njė aureolė drite prej pamjes piktoreske tė liqenit Pamvlotis, nė mes tė tė cilit gjendet ishulli, tė deh me aromė stinėsh; ndaj lodhja e udhėtimit tė gjatė tjetėrsohet. Pikėrisht pozicioni i favorshėm pranė liqenit dhe rrugės sė lashtė qė lidh detin me pjesė tė tjera tė territoreve, bėri tė mundur ngritjen e tij. Fillesat e saj Janina i ka nė kohėn e Bizantit e rrethuar nga jo pak vendbanime Antike, tė cilat kanė lėnė gjurmė, si pjesė e kulturės sė lashtė dhe dėshmi tė hershme tė jetės njerėzore kėtu. Pak kilometra nga qyteti i Janinės ndodhet Dodona Pellazgjike me shkallėt e stėrlashta, ku dikur janė luajtur kryeveprat e Lashtėsisė Greke, tragjeditė e Eskilit, Sofokliut, Euripidit, etj.


Muret e kalasė sė Janinės

I zhytur thellė nė meditime, me gjithė kohėn e pamjaftueshme pėr tė shkelur anėkėnd qytetin dhe pėr tė pėrthithur me tė rrokshmen nėn rrukullimėn e pėrjetimeve, nuk mund t’i lejoj vetes kurrsesi tė tregohem shpėrfillės ndaj ndėrtimeve arkitekturore qė tė shpėrfaqen aty, tė cilat janė ruajtur aq mirė, tė lidhura me ngjarje dhe emra. Por, kur ndodhesh para kėtyre vlerave tė lashtėsisė, unė zė t’i lidh me ato qė kam lexuar. Diku i has dhe ndjej kėnaqėsi, por shpejt e kuptoj se njohuritė e mia janė tė pakta e mė duket krejt e arsyeshme tė eksploroj mė shumė nėpėr pėrmasat e thella tė historisė sė saj, mbi tė tashmen dhe gjenezėn, i bindur se duart e artistėve tė huaj kanė lėnė shumēka edhe nga kultura e tyre.


Kulla e sahatit

Ajo qė pėrbėn njė nga pasuritė e rėndėsishme historike dhe tė zgjon aq shumė interes mbi ēdo gjė tjetėr, ėshtė kalaja madhėshtore. Sa shumė legjenda dhe tragjedi i rrethojnė konstruktet e saj. Kalaja e njohur qė nė shekullin IV para Krishtit e ndoshta mė herėt e kthyer sot nė njė qėndėr turistike, aty buzė liqenit, duke i tėrhequr aq shumė vizitorėt, jo vetėm me pamjen, por edhe me pėrzjeierjen magjepsėse tė qytetėrimeve. Dhe kjo duket qartė nga struktura solide e ambienteve me jete aristokrate nė kohėra, diku-diku tė shkatrruara nga flaka e luftėrave. Vėshtron parrėfyeshėm muret e larta, xhamitė, kishat e ndėrtimet e vjetra si dėshmi qė i rezistuan kohės, pikėvendodhjet e tyre, edhe duke e ndėrprerė njė ēast ecjen pėr t’i soditur. Kurreshtja bėhet mė e papėrmbajtshme kur atė e tret mbi kullėn e madhe tė sahatit, nė rrugicat me gurė tė gdhendur qė kryqėzohen nėpėr objektet e hershme, si edhe nė pjesėt e mbetura nga topat, gjylet, kolonat dekortive tė gdhendura nė kohėra tė ndryshme, aty ku gjendet varri pa kokė i Ali Pashė Tepelenės. Krejt pa dashje tė vjen nė mend frėngu Pukvil me pėrshkrimet e tij.


Muzeu i Ali Pashė Tepelenės

Marrim rrugėn nė pikėn mė dominuese tė kalasė, drejt xhamisė, qė prehet e heshtur mes shkėlqimit verbues tė diellit e kthyer nė muze bizantin. Ajo shquhet pėr arkitekturė dhe mendohet se i pėrket ndėrtimeve tė shekullit XVI. Xhamia tė prezantohet me kube tė vogėl e me njė minare tė lartė, por mė sė shumti e veshur me dekoracione murale. Vizitorė tė shumtė enden nga njėra kthinė nė tjetrėn duke vėshtruar reliket, antikuaret, ormanentet dhe zbukurimet e shumta tė disa periudhave. Ato tė ekspozuara me fanatizėm, me kuptim dhe peshė tė madhe, tė fusin thellė nė kulturėn e shekujve tė Janinės, por edhe tė ēojnė si pa u ndjerė nė njė kohė tjetėr.

Pranė ndėrtimeve tė ronitura tė shekullit tė kaluar, tė njohura ndryshe si Lagjet e Vjetra, tė cilat shquhen pėr uniformitet, sytė kėrkojnė “Zosimean”, gjimnazin e famshėm tė Janinės, tė cilėsuar si “Shkollė e Madhe e Kombit”. Gjimnazi “Zosimea”, tepėr i rėndėsishėm pėr vlerat njerėzore e kulturore tė dhjetra figurave tė njohura shqiptare tė fushės sė artit, kulturės e politikės qė studiuan aty. Le tė pėrmendim: Konstandin Kristoforidhin, Jani Vreton, Naim, Sami e Abdyl Frashėrin, Ismail Qemalin, Zenel Gjolekėn, Hasan Tahsinin, Ali Asllanin, Abedin Dinon, Mustafa Krujėn, Qazim Mulletin, Sylejman Delvinėn, Sali Nivicėn, Myfit Libohovėn, etj.Nuk gjen fjalė tė tepėrta pėr tė pėrshkruar emrin e kėsaj shkollė, qė ka rrezatuar nė kohėrat e kėtij qyteti, si njė nga vatrat me vlera historike, ku nėpėrmjet saj pėrēoheshin aq shumė ndjenjat shqiptare, por nuk duhet harruar koha kur u hap, nė lulėzimin e madh tė Pashallėkut tė Janinės dhe me kontribut tė veēantė tė Ali Pashė Tepelenės.

Ėshtė nė interes tė pėrmendet fakti qė Janina nė shekujt e XVIII dhe IX ishte kryeqendra e Jugut (Pashallėku i Janinės) e territoreve shqiptare. Ishte koha kur Perandoria Osmane krijoi Pashallėqet Autonome tė sistemit tė saj administrativ dhe Janina, ėshtė e lidhur pazgjidhshmėrisht krahas tė tjerash me emrin dhe sundimin e Ali Pashė Tepelenės si pasha i saj. Ai kėtu kaloi njė pjesė tė jetės sė tij mes dashurisė edhe si histori pasioni. Janina ishte njė nga tre pashallėqet shqiptare me zhvillim dhe vlera kulturore tė kohės. Greqishtja asqė njihej kėtu dhe gjuha jonė i kishte rrėnjėt thellė nė tė kaluarėn e identitetit tonė. Njė dėshmi e kėtij zhvillimi ishte zejtaria dhe tregėtia.


Topi Ali Pashė Telenės

Janina nė fillim tė shekullit tė kaluar pėrjetoi luftime tė ashpra dhe tė pėrgjakshme. Duke hedhur dritė mbi kėto ngjarje, ėshtė mirė t’i referohesh sa mė shumė fakteve rreth shpėrfytyrimit tė kėtyre territoreve. Ėshtė kjo njė nga ato tė vėrteta tė hidhura qė dihen, si njė pjesė e historisė sė kėtij qyteti dhe e luftės sė shndėrruar nė kurthe vdekjeje pėr qindra luftėtarė shqiptarė, tė cilėt, me qėndresėn vetmohuese, sakrifikuan edhe jetėn pėr tė mbrojtur qytetin nga Grekėt dhe, ku shpėnguljet masive tė Ēamėve myslimanė drejt Turqisė morėn njė hov nė mesin e shekullit XX.

Politika diskriminuese ndaj shqiptarėve ēamė ėshtė e dhimbshme, e cila pasoi edhe mė vonė me njė genocid tė pashoq ndaj tyre, por ajo qė e bėn tė prekshme kėtė dhimbje ėshtė sėmundja e mendjeve tė qorrollespura greke. Spastrimi etnik i kėtyre territoreve ėshtė dhe mbetet plagė edhe sot. Dhe Evropa qė bėhej shurdhemece asqė donte tė dinte pėr Ēamėt, duke u besuar dinakėve grekė. Unė nuk kam ndėrmend tė shkruaj mė shumė, sepse nuk ėshtė ky qėllimi i kėtij shkrimi, por mund tė shprehem se, pa kurrėfarė mėdyshje pėr aq sa dihet tashmė, duke dashur tė mos besosh, Grekėt e kanė falsifikuar historinė, gjė qė duket sheshit, sepse ushqejnė edhe nė Mijėravjeēarin e tretė idenė e njė politike intensive nė emėr tė Epirit, pėr tė thėnė se ende ka njė klimė acaruese.

Rrėfimi i bashkmoshatarit emigrant

Ecim mes Natyrės qė ka derdhur artin e saj nė liqen, ku, buzė tij edhe dora e njeriut ka krijuar ambiente tė bukura.Rrjedha e kalimtarėve tė shumtė qė shėtisnin e tė tjerė teksa nxitojnė pėr diku mbushte ajrin me zėra tė gjuhėve tė ndryshme, duke i dhėnė njė tjetėr atmosferė qytetit. E ndjen kėshtu veten tė zhytur nė kėtė kakakofoni, por befas njė muzike shqiptare qė vinte nga njė kafene e vogėl na tėrhoqi drejt saj menjėherė. Sapo u ulėm dhe ishim gati tė porosisnim njė kafe dikush mė thirri nė emėr. E kthej kokėn dhe m’u rikujtua menjėherė ajo fytyrė, edhe pse kishte ndryshuar aq shumė. Solla ndėrmend shikimin e tij... Ishte ai, Idajeti nga Mallakastra, miku i viteve tė Rinisė. U pėrpoqa tė fsheh emocionet e ēastit, por ai mė pėrqafoi me gėzim dhe nuk pushoi sė mė pyeturi pėr miqtė tanė. U zhytėm nė kujtime, sigurisht nė ato mė tė veēantat e qė na sillnin aq shumė mall. Mė pas rinisėm bisedėn pėr hallet tona. Tregon se jeta kėtu ka rrjedhur si uji nė shtratin e njė lumi tė rrėmbyeshėm, herė me valė e herė me dallgė. Nė Janinė ka nisur jetėn bashkshortore dhe aty i kanė lindur fėmijėt, qė tashmė janė bėrė burra. Herė me punė e herė pa punė, ēdo gjė e ka ndėrtuar me djersė, duke hapur dhe biznesin e tij, kėtė kafene tė vogėl, mes vėshtirėsive qė po kalon Greqia sot, ku mė sė shumti mblidhen shqiptarė. Megjithatė ai nuk harron dhe kujton udhėtimim e parė pėr nė Greqi, nė njė rrugė tė ngjashme si e milingonave tė cilat nisen pėr tė kėrkuar ushqim larg. Kėtu, ku ēdo gjė ishte e huaj; gjuha, peizazhi, njerėzit, ai u vendos dhe nisi jetėn e re. Sepse kjo udhė ishte pėr tė ndryshuar jetėn e mundimshme e tė varfėr. Emigracioni ka lėnė gjurmė, jo vetėm nė pamjen, por edhe nė bisedat e tij.

-Atdheu ynė ende nuk ėshtė gati tė na mbajė -thotė ai me keqardhje.

Eh, ndaj u detyrua si qindra tė tjerė tė ecė drejt Greqisė, mė kėmbė netėve nėpėr male, pyje e lumenj dhe rrugė e pa rrugė ashtu si jo pak qė humbėn jetėn.


Gurė dekorativė

Mė kujtohet kalimi i kufirit ato ditė kur ai u nis. Ndoshta tepėr i vėshtirė, sepse nėpėr faqet e gazetave dhe nė qėndėr tė emisioneve televizive bėri bujė vrasja e dy ushtarėve dhe njė oficeri shqiptar nė njė postė kufitare afėr Kakavisė nga bandat greke. Ai e kujton shpesh kėtė udhėtim, qė ėshtė ende i gjallė, sikur ka ndodhur dje, ndaj nuk i pėrmbajti emocionet qė rridhnin nga vetėdija e tij.

- E kalova kufirin, – thotė ai, - natėn sė bashku me dhjetra tė tjerė, me njė trastė ushqimesh tė thata dhe pak veshje tė vjetra pėr ndėrresė, por me zemėr tė ngrirė prej frikės sė policisė greke. Ishte njė kohė e keqe atė natė. Dukej se edhe qiejt ishin ēarė. Ecja i lagur deri nė palcė nga shiu pa mundur tė gjeja vend ku tė fut kokėn. Tė nesėrmen kaluam nė njė qytet tė vogėl dhe u ēudita me bollėkun, ndriēimin, pastėrtinė dhe ndėrtimet qė mė bėnė aq shumė pėrshtypje. Kėshtu e mė bukur ėshtė gjithė Greqia. Punova ca ditė aty tė mbaja frymėn gjallė e mė pas udhėtova nė Trikalla. Por erdhėn kohė qė lėvizja e lirė drejt Greqisė bėri tė mundur tė udhėtohet nė kushte komode; gjithsesi nuk duhen harruar ato vite dhe sakrificat e shumta.


Xhamia e Janinės

Ajo kafe me Idajetin me shijoi mė tepėr se ēdo kafe e servirur nė lokalet luksoze tė Janinės dhe zgjoi aq shumė emocione, kujtime, mall, nė kėtė kohė, kur emigrimi jo pak prej miqve tanė i ka shpėrndarė nėpėr Botė, sepse respekti ėshtė njė nga vlerat njerėzore. Nuk ndodh shpesh qė jepet me dashuri e pėrkujdesje, por pikėrisht kėtu nė Janinė e pėrjetova ndryshe.

Ishulli i ditėve tė fundit tė Pashait

Morėm rrugėn pėr mė tutje mes grishjes sė kėsaj lashtėsie, por asnjėri prej nesh nuk e vuri nė mėdyshje vizitėn nė ishull, si njė arsye mė shumė pėr tė tė vizituar muzeun e Ali Pashė Tepelenės. Ishulli shfaqej sė largu ngjyra-ngjyra si njė ndėr vendet e parapėlqyer nga turistėt. Natyrisht tė ngazėllon liqeni nėn njė sfond me re qė lėvizin drejt lindjes dhe pėrthyhen aty, si njė pikturė gjigande, por sidomos varkat dhe anijet e vogla qė lundrojnė, ashtu si pulbardhat tufa -tufa tė cilat fluturonin e tė zhyteshin nė ujė pėr tė kėrkuar ushqim. Ndėrsa rrepe degėshpėrndarė si gishtrinj, buzė liqenit, tė dhurojnė pėrshtypje tė tjera nga ky qytet hijerėndė e me njė natyrė emotive.Ndaj ėshtė njė mrekulli tė jesh dėshmitar i kėtyre ēasteve magjike.


Ishulli nė liqenin Pamvotis

Anija lundron drejt ishullit dhe timonieri i saj, njė grek trupmbushur, tė tregon legjendėn qė lidhet me mbytjen e 17 grave janiniote prej Ali Pashė Tepelenės, i cili, duke parė degradimin moral tė qytetit, urdhėroi vdekjet e tyre nė njė natė dimri. Aliu duke qėnė i i pamėshirmshėm ndaj veseve tė shoqėrisė, vendosi rregull e rend dhe u bėri rezistencė Turqve nė Pashallėkun e Janinės sė bashku me tė tjerė shqiptarė: Zylyftar Podėn, Ago Vasjarin, Omer Vrionin, Tahir Abazin, Tafil Buzin, etj. Me natyrėn e mprehtė e kryengritėse qė zotėronte, ishte edhe tepėr madhėshtor nė sytė e atyre tė cilėt nė Janinė drejtonin misionet diplomatikė tė Perandorive Evropiane, duke e cilėsuar atė si Luani i Janinės. Kjo madhėshti nuk ndėrfshihet kurrsesi e cila ka frymėzuar poetė, shkrimtarė, studiues historie, piktorė, aktorė, mė sė shumti tė huaj, ta pėrjetėsojnė si emėr mitik.

Teksa zbresim nė breg, sytė e mi ndjekin vijėzimin e kalldrėmt me ndėrtimet arkitekturore tė vjetėruara rreth e qark, qė tė tėrheqin vėmendjen menjėherė. Por kurreshtja qė mė kishte pushtuar bėhej mė e thellė nga hapat drejt Manastirit tė Shėn Pandelejmonit, i pėrshtatur si muze. Ndaj dhe ndjej se kam ardhur enkas pėr tė takuar Aliun dhe historinė e lavdishme tė Janinės.

Nė fund tė rrugicės sė ngushtė, e cila tė shpinte nė derėn e muzeut, aty- kėtu ėshtė e pamundur tė bėj qoftė edhe njė hap para pa ndeshur antikuarė e ormanente, qė janė aq magjike, tė ekspozuara nėpėr dyqane e stenda. Nuk e di pse mė rėndohet hapi nė kėto ēaste.


Liqeni Pamvotis, kalaja dhe xjamia e Janinės

Brenda muzeut heshtja mbizotėron dhe sikur e ka hermetizuar historinė e Ali Pashė Tepelenės me ngjarje tė kristalizuara aq qartė. Shtangem pėrballė topit dhe armėve tė lara me flori, por edhe nga gjithēka tjetėr qė rrėfen betejat me prijėsit, atributet e veēanta, tė cilėt tė ngacmojnė aq shumė e tė ringjallin kohėn dhe personalitetin e Aliut me pushtet tė gjithanshėm.

Sytė i pėrqėndroj mbi sofrabezėt e kuq, qė mė verbojnė me fuqinė mahnitėse tė tyre dhe qė i tėrheq aq shumė vizitorėt e huaj me fotot, portretet, veshjet, pikturat ikonografike, dokumentet e njė mori dėshmish tė ruajtura e tė radhitura bukur. Ato tė krijojnė kėshtu magjinė e befasisė art; porse nėpėr stenda, vitrina, kthina, qeli me lagėshti, ėshtė e stėrzgjatur paraqitja e objekteve fetare ortodokse e tė tjera tė cilat kanė tė bėjnė me Revolucionin Grek tė vitit 1822.Midis dhjetra portreteve, ajo e Aliut mjekėrbardhė me Vasiliqinė mė merr shikimin e mė mban mbėrthyer. Dhe, ndėrsa e vėshtroj, ndjesitė e mia pėrshėndeten nga njė jehonė zėri, si dikur kur ushtonte heroika e tij me njė fund paksa tragjik.

Por ajo qė mė bėri mė tepėr pėrshtypje ėshtė kur ciceroni i muzeut tregoi reliket dhe mbishkrimet greqisht, kur tenton t’u ik tė vėrtetave shqiptare, duke i cekur kalimthi ngjarjet qė kanė lidhje me shqiptarė tė tjerė, tė cilėt kanė lėnė gjurmė tė thella, pa denjuar pėr tė thėnė edhe disa fjalė pėr secilin prej tyre. Sepse kjo Grekėve nuk u pėlqen ta rrėfejnė, dhe tė pranojnė faktin qė ata ishin dominues nė veprimtarinė e kėtij qyteti dy shekuj mė parė. E pafalshme kjo, kur Historia Botėrore flet ndryshe dhe kur atė Grekėt tentojnė ta privatizojnė. Ku janė tė dhėnat pėr shqiptarėt, pyeta dhe nga ciceroni nuk mora pėrgjigje; vetėn ngritje supesh. Ndaj, ėshtė detyrė pėr ne shqiptarėt qė pėr ēdo gjė e cila i pėrket historisė sonė duhet tė reagojmė me kurajo sa here qė ndeshim mohime dhe heshtje tė tilla tė qėllimta.

* * *

Njė tufė re zė e tėrhiqet nga liqeni kur ne zbresim nga anija. E lemė pas krahėve Janinėn e historive tė mėdha dhe tė pashait gjėmimtar, sepse do tė na duhej tė udhėtonim drejt qyteteve tė tjera tė Greqisė. I dhėnė pas historisė dhe bukurive natyrore, orėt e kėsaj dite s’di se si mė fluturuan aq shpejt me plot kėnaqėsi, saqė ėshtė e vėshtirė t’i pėrshkruaj tė gjitha pėrshtypjet. Por do tė kthehem sėrish kėtu, sepse se mbi gjithēka kujtimi i pashait tė madh mė josh me madhėshtinė e tij.



05/05/2017 - 16:00:05 | Komente: 0 | Shikuar: 803 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it