Kristo Zharkalliu: Nga shiu nė breshėr, ankoheshim pėr Nishanin tani...

Kaq vite shqiptarėt-njė pjesė e tyre tekefundit- ankoheshin se presidenti Nishani ishte partiak dhe se drejtohej nga ish padroni i tij Sali Berisha. Nuk ka dyshim se jo vetėm njėherė Presidenti nė ikje kishte dhėnė dėshmi tė besnikėrisė sė tij ndaj atij qė e kishte zgjedhur nė krye tė shtetit,por gjithsesi mbante njėfarė takti. P.sh. ai nuk u ngatėrrua nė fushatėn e zgjedhjeve,nuk doli haptazi nė shesh tė rekllamojė partinė nga ku ai kishte ardhur. Megjithatė shtypi e akuzonte e shante, e tallte-ndoshta jo pa tė drejtė se ai nuk e fshihte se kishte lidhje tė forta me PD-nė dhe kryesisht me Sali Berishėn. Sigurisht aktet e e tij si president jo njėherė na bėri tė habitemi pak por edhe tė indinjoheshim. Atij nuk ja fali kurrė shtyp “i majtė demokrat” qėndrimin e hapur anti qeveritar kryesisht kundėr Ramės. Por ai na bėri dhe tė qeshnim disa here, sidomos kur preu mustaqet alla Hitler qė kishte mė pare. Nė pėrgjithėsi pra tregohej injorant (ndoshta kėshtu e donin kundėrshtarėt) dhe krejt i shkėputur nga populli. Tekefundit ē’i duhej populli? Ai zgjidhej nga shumica nė Kuvėnd dhe kur u zgjodh kėtė shumicė e krijoi Saliu dhe me votėn e ish komunistit Kastriot Islamit. Domosdo kishte marrė dhe votat e Ilir Metės qė aso kohe ishte aleat dhe bashkėpunėtor i zellėshėm i Berishės.

Kristo Zharkalliu
Sidoqoftė, pėrveē kundėrshtimet me qeverinė- i kthente prapa pa i firmosur tė gjitha ligjet e miratuara nga Kuvėndi, ai na bėri tė qeshnim me dekorimin masiv qė bėri gjatė kėtyre viteve. Nuk besoj qė ndonjėherė tjetėr qė brėnda katėr viteve tė jenė dekoruar kaq njerėz tė… shquar madje nuk e dinim se Shqipėria kishte nxjerrė kaq heronj e kaq njerėz qė meritonin njė medalje tė artė! Dikush mė kishte thėnė duke qeshur se Shqipėria duhet tė jetė shumė e pasur pėrderisa prodhon e ndan kaq medalje tė arta dhe shtoi po duke qeshur: jo si nė kohėn e Enverit qė pėr njė dhėmb prej floririt tė Vaēe Zelės ishte mbledhur qeveria dhe…Komiteti Qėndėror! Nuk e di nė se dekoratat qė ndau Nishani ishin tė arta apo prej bronxi por gjithsesi dekorimi masiv (u dekorua dhe njė pronar lokali nė Vjenė se bėnte pica tė shijėshme! Kur tė shkoj sė shpejti nė Vjenė do tė vete t’i shijoj!) ishte njė nga preokupimet mė serioze tė President Nishani. Nuk e di nė se kėto lista i tė atyre qė e meritonin dekorimin i bėnte Preēi si kėshilltar i mirė qė ishte, por patjetėr ky duhej tė kishte gisht prandaj dhe sulmua dhe u dėnua Visar Zhiti…. (se ishte shkrimtar-poet dhe ai)por duhet ta pohoj se “epoka” e Bujar Nishanit do tė na mbetet e paharruar se ngahera na bėnte tė qeshnim….

Megjithė shpresat qė tė rizgjidhej Bujari, edhe njėherė na doli nė shteg njeriu qė nuk humbet kurrė pushtetin: Ilir Meta! E vėrteta ėshtė se nuk e prisnim megjithse ishim tė vetėdijėshėm pėr maskarllėqet, dallaveret dhe komplotet qė e mbanin ngahera nė sipėrfaqe Skarpalliun dinak. Por edhe njėherė ai shfrytėzoi rrethanat e ēadrės-me shpresė se Luli nuk do tė dilte nga ēadra- qė tė mirte kolltukun e rehatėshėm tė Presidentit me shpresė se partia e tij do tė luante njė rol vendimtar pas zgjedhjeve dhe ai do tė luante rolin e presidentit qė ka plot dashuri e qetėsi shpirtėrore.. (pėr tė mirėn e Shqipėrisė tha se pranoi tė bėhej president se pa tė nė krye tė shtetit, Shqipėrinė do ta mirte lumi…) Sigurisht pėr here tė pare Ilir=ose Likja-u gjėnd gafil dhe nuk i ra hilesė tė Edi Ramės.Ishte mėsuar t’u a hidhte tė gjithėve qė nga Fatosi dhe deri tek “madhėshtori” Sali Berisha dhe i dukej se pasardhėsit e tyre (Rama dhe Basha) ishin syleshė, i kishte nė xhep-nuk ėshtė rastėsi qė i cilėsoi Tom dhe Xheri…veēse duket se kėta u treguan mė dinakė nga Likja. Kur Luli doli nga ēadra falė marrėveshjes me Edin, ai sikur u zgjua nga gjumi! Ai kishte besuar se vetėm ai mund ta nxirte Lulin nga ēadra-kaq pėrpjekje kishte bėrė me shpresė t’i kalonte ujin nėn rrogoz Ramės,por kishte dėshtuar! Ishte kaq e madhe befasia e tij sa vrapoi tek i dashuri i tij Saliu qė t’i kėrkonte ndihmė. Por duket se edhe Saliu nuk kishte mė shumė gjėra nė dorė ose edhe ai donte ta hiqte qafė Liken qė papritur tregohej kaq servil ndaj tij! Po tė kishte qėnė gjakftohtė-me qetėsi e dashuri- dhe po tė ishte po kaq i zgjuar sa na tregohej, e kapardisej kaq vite do tė ishte tėrhequr urtė e butė duke u justifikuar se ai ishte zgjedhur president dhe nuk kishte pse tė ngarėrrohej me zgjedhjet partiake. Mė nė fund tė tregonte se ishte president- si duhet tė jetė normalisht njė president- i tė gjithė shqiptarėt mbi partitė…

Por duket se ai e ka humbur krejt gajkftohtėsinė thua se ka frikė. Nė mėnyrė tė paparė u kthye nė krye partisė sė tij duke mėnjanuar atė mjeranin Petrit Vasilin qė sapo ishte zgjedhur kryetar (me kujdestare dhe nėnkryetare Monėn e famėshme) dhe filloi njė fushatė intensive parazgjedhore duke akuzuar e share nė mėnyrė tė egėr tė dy kryetarėt e partive tė mėdha dhe nė mėnyrė tė veēantė ish bashkėqeverisesin dhe zgjedhėsin e tij si president, Edi Ramėn tė cilin arriti ta quajė…karagjoz! (turqisht)! Nuk ka lėnė gjė pa thėnė, ka adoptuar tė gjitha akuzat dhe epitetet e Saliut kundėr Ramės duke harruar se ai e zgjodhi president por,kryesorja, duke mos menduar se si do tė bashkėpunojė nė mėnyrė harmonike nesėr kur tė kapė kolltukun e presidentit si me Ramėn ashtu dhe me Bashėn… LIkja ka harruar fare “qetėsinė dhe dashurinė” se ai nuk ka parti por prone pėrfitimi qė e drejton nga e do interesi dhe xhepi i familjes dhe tė atyre qė e rrethojnė-sidomos disa ēupėlina qė besojnė se me Liken do tė bėhen si ai-i pasur dhe me pushtet. Nuk ka dyshiim se me veprimet e tij ai faktoi se LSI nuk ėshtė parti por njė prone fitimprurėse e Likes dhe se ai nuk ka ndėrmend ta braktisė madje arriti deri atje sa tė thotė se “po nuk u pėlqej le tė mė shkarkojnė nga president”. Sinqerisht nuk besonim se do tė humbiste kaq shumė gjakftohtėsinė ai qė nesėr do tė jetė president i shqiptarėve.

Qaheshim nga shiu dhe ja na ra mbi kokė breshėri! Nuk ka dyshim mė se do ta kujtojmė me nostalgji Bujar Nishanin. Me atė dhe qeshnim ndonėherė. Pastaj…pastaj me Bujarin kishim shpresė se dikur tė na jipte dhe ne tė mėrguarve ndonjė medalje. Dikur ndaheshin titujt “nderi i kombit” ne nuk kemi pretendime tė tilla por njė medalje…qoftė prej bronxi do ta mirrnim me kėnaqėsi… Vate dhe kjo shpresė! Likja do tė dekorojė tė gjithata drejtorė militantė tė tij qė po humbasin punėn si u bė dikur kur ishte minister i jashtėm dhe mbushi ambasadat me “diplomatė” lėsėsistė, ku tė teprojė pėr ne ndonjė dekorate? Dhe nuk na ka mbetur ndonjė mik andej nga Skrapari qė t’i kėrkojmė ryshfet. Tani as Baba Tomorri nuk na ndihmon!!!

Athinė, 10 qershor 2017



10/06/2017 - 10:24:14 | Komente: 0 | Shikuar: 368 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it