Frank Shkreli: Po zbrazen trojet shqiptare dhe askush nuk e ēan kokėn

Ky nuk ėshtė njė lajm qė nuk dihej mė parė, por ėshtė disi ndryshe kur vėrtetohen pėrmasat e kėtij problemi nga njė agjenci e madhe botėrore, cila ėshtė e njohur pėr anketat e saja tė famshme e qė matin opinionet botėrore mbi ēėshtje tė ndryshme, kombėtare dhe ndėrkombėtare. Javėn qė kaloi, Gallup botoi njė raport mbi emigracionin ndėrkombėtar, ku ndėr tė tjera pėrfshihet edhe dėshira e lartė e shqiptarėve pėr tu larguar nga trojet e veta. Ky lajm ėshtė edhe mė tronditės kur tė merren parasyshė tė dhėnat e organizatės Gallup tė anketave, e cila nė raportin botėror mbi emigracionin, botoi tė dhėna edhe mbi numrin e shqiptarėve nga Shqipėria dhe nga Kosova, tė cilėt janė shprehur se po tė kishin mundėsi tė largoheshin nga vendi, do tė bnin njė gjė tė tillė.


Frank Shkreli
Sipas organizatės Gallup, 14% e njerėzve anė e mbanė botės do tė dėshironin tė emigronin nga vendet e tyre, pėr nė ndonjė vend tjetėr, po tė kishin mundėsi -- ose 710-milion veta anė e mbanė botės, nė pėrgjithsi, mendojnė tė largohen nga atdheu i tyre pot u jepej rasti. Kėto tė dhėna nga Gallup bazohen nė intervistat qė kjo organizatė thotė se ka zhvilluar me 586,806 tė rritur nė 156 vende tė ndryshme anė e mbanė botės, midis viteve 2013-2016.

Nė raportin e organizatės Gallup thuhet se gjatė kėsaj periudhe – nė nivel ndėrkombėtar -- ėshtė venė nė dukje rritja mė e madhe e dėshirės pėr tė emigruar sidomos nga vendet evropiane qė nuk janė anėtare tė Bashkimit Evropian, si edhe nga vendet e Amerikės Latine dhe Karaibeve, Lindjes sė Mesme dhe tė Afrikės Veriore. Arsyet pėr rritjen e dėshirės pėr tė emigruar janė tė shumta, sipas agjencisė Gallup, por pėrmend si kryesoret luftėn civile nė Siri, pėrcakton papunėsinė kronike nė Shqipėri si njė prej arsyeve qė njerzit dėshirojnė tė largohen nė njė numėr aq tė madh, si dhe shpėrthimin e sėmundjes ebola nė Bregun e Fildisht, nė Afrikė. Bregu i Fildisht ėshtė nė vendin e parė nė botė tė atyre qė dėshirojnė tė largohen sė andejmi, i pasuar nga Haiti nė vendin e dytė, ndėrsa Shqipėria zė vendin e tretė botėrisht pėr numrin mė tė madh tė qytetarėve tė saj qė dėshirojnė tė emigrojnė. Ky numėr ka arritur njė shifėr marramendse prej 56% e popullsisė shqiptare qė dėshiron tė largohet nga vendi.

Thonė se “ku dhemb dhėmballa shkon gjuha”. Kur pashė radhitjen e Shqipėrisė nga organizata Gallup nė vendin e tretė nė botė pas Bregut tė Fildisht dhe Haitit, me njė pėrqindje prej 56% tė popullsisė shqiptare qė dėshiron tė largohet nga atdheu po tė kishte mundėsi, m’u duk si diēka tepėr e pa besueshme, por edhe njė gjė tepėr e trishtueshme. Madje Gallup shėnon se numri i shqiptarėve ishte ndėr rritjet mė tė mėdha tė dėshirės pėr tė emigruar nė krahasim me 154 vendet qė pasqyron raporti, duke shėnuar njė ndryshim tė dukshėm me raportin e mėparshėm tė kėsaj agjencie tė viteve 2010-2012 kur pėrqindja e shqiptarėve qė kishin shprehur dėrhirėn pėr tė emigruar ka qenė gjatė asaj periudhe 36%. Domethėnė pra se raporti i fundit Gallup shėnon njė rritje tė numrit tė shqiptarėve qė duan tė emigrojnė po tė kenė mundėsi, nga 36% qė ishte nė periudhėn 2010-2012, nė atė prej 56% sot, natyrisht, po tu jepej rasti pėr tu larguar nga vendi i tyre. Njė e dhėnė kjo absolutisht e tmershme, qė duhej tė shkundte nga gjumi ēdo udhėheqės tė ndershėm qė ia do tė mirėn vendit dhe kombit tė vet.

Edhe Kosova, sipas Gallup ka shėnuar rritje nė numrin e atyre qė dėshirojnė tė emigrojnė: nga 29% pėr periudhėn 2010-2012, nė 34% sot e atyre qė duan tė ikin po tu jepej rasti. Po tė marrim parasyshė kėtu edhe tė dhėnat pėr Maqedoninė qė gjithashtu sipas Gallup, sot 34% e popullsisė sė atij vendi qė dėshirojnė tė largohen dhe qė shumica mund tė jenė shqiptarė, por edhe shifrat nga trojet e tjera shqiptare si nė Mal tė Zi e Preshevė -- atėherė mund tė thuhet se kemi tė bėjmė me njė tragjedi kombėtare tė pėrmasave tė pa para ndonjėherė: zbrazjen e trojeve shqiptare nė kohė paqeje, ndėrkohė qė askush nuk e ēanė kokėn pėr kėtė punė. Mund tė thuhet se mė shumė se gjysma e shqiptarėve do tė largoheshin nga trojet e veta, po tė kishin mundėsi. Raporti Gallup mbi emigracionin ėshtė njė pasqyrim i pakėnaqsive masive tė shqiptarėve dhe njė paralajmėrim serioz pėr klasėn politike shqiptare nė tė gjtiha trojet shqiptare pėr tė adresuar kėtė problem, para se tė bėhet tepėr vonė.

Shqipėria ėshtė nė kulmin e njė fushate politike pėr zgjedhjet e 25 qershorit dhe Kosova sa po pėrfundoi fushatėn, ndėrkohė qė mbajti zgjedhjet pėr parlamentin e ardhėshėm tė djelėn qė kaloi. Nė asnjėrin rast nuk ėshtė diskutuar seriozisht ky fenomen i tmershėm pėr tė ardhmen e shoqėrisė shqiptare dhe tė kombit. Jo vetėm politikanėt, tė cilėt janė shkaku kryesor i kėtij fenomeni dhe i gjėndjes sė krijuar, por as media vizive as ajo e shkruar nuk e gjejnė tė arsyeshme qė tė zhvillohet njė debat publik nė lidhje me kėtė ēeshtje. Ėshtė pėr tu habitur se si media dhe politikanėt shqiptarė, gjashtė muajt e fundit, kanė shpenzuar mė shumė kohė nė televizion dhe nė gazeta, duke debatuar mbi dėmet qė i ka sjellur botės dhe Shteteve tė Bashkuara – madje edhe marrėdhėnieve shqiptaro-amerikane -- zgjedhja e Donald Trump-it president, se sa tragjedia kombėtare qė pėrbėn zbrazja, dalėngadalė, e trojeve shqiptare. Ndėrkohė qė sipas raportit tė Gallup – Shtetet e Bashkuara mbeten gjithnjė destinacioni numėr njė nė botė, i atyre qė kėrkojnė tė largohen nga vendet e tyre, anė e mbanė botės dhe qė po tė kenė mundėsi dėshirojnė tė emigrojnė nė njė vend tė preferuar pėr ta.
Historia e shqiptarėve njeh, fatkeqsisht, shpėrngulje tragjike tė detyruara me forcė tė shqiptarėve nga trojet e veta, nga Kosova dhe Maqedonia nė bazė tė marrveshjeve midis Serbisė e Turqisė fillim shekullin e kaluar, por edhe shpėrnguljen me forcė tė shqiptarėve nga Ēamėria. Fatkeqsisht, duket sikur planet serbe tė Ēubrilloviqit pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nga trojet e veta, po i zbatojnė vetė shqiptarėt sot.

Por, pėr kėtė fenomen tepėr shqetsues pėr kombin sot, shqiptarėt nuk mund tė fajėsojnė komunizmin, as serbin, as grekun, e as turkun. Po t’i detyronte dikush tjetėr shqiptarėt qė tė largoheshin nga vendi tyre, tė gjithė ne do ishim rrugėve tė qyteteve tė Amerikės dhe tė Evropės dhe koridoreve tė kancelarive perėndimore pėr tė kėrkuar drejtėsi pėr shqiptarėt dhe pėr t’i thėnė stop shpėrnguljes sė shqiptarėve. Sot, shqiptarėt jetojnė nė paqė, nė dy shtete qė e quajnė veten demokratike dhe kontrollojnė fatin e tyre si kurrė mė parė. Njėra anėtare e NATO-s me shpresė pėr tu bėrė anėtare e Bashkimit Evropian dhe tjetra gjithashtu me ambicje pėr t’iu bashkuar integrimeve euro-atlantike. Atėherė ku tjetėr tė kėrkojmė drejtėsi, pėrveē aty – nė Tiranė dhe nė Prishtinė – aty ku pikėrisht sot duhet tė kėrkohet drejtėsia dhe pėrgjegjėsia pėr kėtė pakėnaqsi tė njė numri kaq tė madh tė shqiptarėve me jetėn e tyre nė vendlindje, ashtuqė tė gjėnden zgjidhje pėr ta bėrė jetesėn mė tė mirė e mė tė drejtė pėr tė gjithė shqiptarėt pa dallim dhe si rrjedhim tė zhduket dėshira aq tė madhe tė tyre pėr tu larguar nga vendi. Pėr kėtė fenomen tė trishtueshėm, votuesi shqiptar duhet ta kėrkojė pėrgjigjen dhe pėrgjegjėsinė aty, tek klasa e sotėme politike shqiptare.

Nė raportin e agjencisė Gallup thuhet se rritja e numrit tė atyre qė dėshirojnė tė largohen nga vendet e origjinės mund tė jetė njė pasqyrim i konflikteve dhe trazirave nė disa pjesė tė botės, ku lufta, uria, tragjeditė natyrore dhe sėmundjet e bėjnė jetėn e njerzėve tepėr tė vėshtirė dhe tė pamundur qė tė vazhdojnė tė jetojnė nė vendet e tyre. Ata tė cilėve u intereson e ardhmja e shqiptarėve dhe e kombit duhet tė pyesin veten se ēka i shtynė shqiptarėt qė tė dėshirojnė tė largohen nga trojet e veta nė njė numėr aqė tė madh prej 56% e popullsisė nė Shqipėri dhe 34% e popullsisė sė Republkės sė Kosovės, siē ve nė dukje raporti i fundit i entit ndėrkombėtar Gallup dhe kush ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė situatė.

Ka ardhur koha, para se tė jetė tepėr vonė, qė dikush tė bėjė pyetjen se pse shqiptarėt duan tė largohen aq masivisht nga atdheu i tyre nė ēperekun e shekullit 21, qė patėm menduar, siē duket gabimisht, se duhej tė ishte shekulli i shqiptarėve. Pse shqiptarėt janė nė krye tė listės nė Evropė dhe tė tretėt nė botė – pas Bregut tė Fildisht dhe Haitit – qė po tė kenė mundėsi do tė largoheshin nga vendlindja pa asnjė hesitim? Ēka i shtynė shqiptarėt qė tė arrijnė nė njė pėrfundim tė tillė dhe kush ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė? Dhe ēfarė ndodhė me kombin shqiptar, nėqoftse eventualisht bėhet realitet dėshira e kėsaj pėrqindjeje dėrmuese tė shqiptarėve dhe gjenė rastin e mundėsinė pėr tė braktisur trojet e veta nėn rrethanat e sotėme? Dhe kush duhet tė mbahet pėrgjegjės politikisht, pėr kėtė? Pėr kėtė problem – pėrveē klasės politike tė kėtij ēerek shekulli post-komunizėm -- ėshtė pėrgjegjėse media edhe votuesi shqiptar qė nuk kėrkojnė llogari dhe pėrgjegjėsi pėr fatin e kombit nga pėrfaqsuesit e tij politikė. Dikush duhet tė ēajė kokėn me kėtė dukuri tepėr shqetsuese, para se tė jetė tepėr vonė.



13/06/2017 - 16:23:49 | Komente: 0 | Shikuar: 881 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it