Kristo Zharkalliu: Shkrimtarja Flutura (!) shet mėnd nga… Hollanda

Eshtė bėrė zakon qė ne tė mėrguarit tė bėjmė kritikė pėr jetėn dhe rrethanat jetėsore tė Shqipėrisė dhe mė e zakonėshmja tė bėjmė krahasime me vendet ku jemi degdisur e jetojmė. Sigurisht krahasime ngahera janė nė favor tė vendeve ku jetojmė-nė Europė, Amerikė, Australi akoma dhe nė Afrikė ose Amerikėn latine. Nė tė shumtat e rasteve kritikojmė akoma dhe shajmė nga larg megjithėse nuk e njohim realitetin shqiptar (Por edhe kur e njohim mirė)thua se nxjerrim dufin kundėr Atdheut tė cilėn braktisėm me hir ose me pahir. Nuk ka gjė mė tė lehtė-por dhe mė tė shėmtuar- tė akuzosh ose tė nėnvleftėsosh dike qė nuk e ke njohur nga afėr duke mos qėnė mėpjestar i shoqėrisė sė tij dhe duke e ditur se nuk ka mundėsi as tė tė pėrgjigjet as tė tė faktojė tė kundėrtėn. Ashtu si ėshtė e njohur se shumė nga ne emigrantėt e herėshėm dhe tė viteve tė fundit shesim mėnd pėr “mrekullinė” e vendeve ku jetojmė duke mos harruar kurrė qė aty kėtu t’u qajmė hallin gjoja “vėllezėrve”tanė qė kanė mbetur nė “mjerimin” qė quhet Shqipėri. Madje arrijmė deri nė ofendime dhe pėrbuzje qė po t’i bėnte ndonjė i huaj ose “armik” do ta kundėrshtonim ose do ta akuzonim pėr shovinizėm dhe racizėm. Me kujtohet se si shumė vite mė pare-kur nė Shqipėr kishte diktaturė- edhe vetė ne emigrantėt qė ishim shpėrndarė nė katėr anėt e horizontit, duke dashur tė “shisnim mėnd”, fshihnim realitetin tone jo vetėm nga shqiptarėt e Shqipėrisė por edhe nga emigrantėt qė kishin mbetur

Kristo Zharkalliu
prapa-sidomos nė Europė dhe kryesisht nė Greqi. Tė vinte tjetri nga Kanadaja, ose Amerika ku ishte degdisur dhe me disa jes e disa nou tė tregonte se sa mė mirė ishte andej pėrtej Atllantikut nga ne tė mjerėt qė ishim tė detyruar tė qėndronim nė Greqi.. Vetėmse se, tė gjithė e denim, (shumica prej nesh tė paktėn) se nė pėrgjithėsi ata qė kalonin Atllantikun ose lanin pjata me orė tė tėra, ose fshinin rrugėt e qyteteve tė mėdha amerikane. Sigurisht kishte dhe nga ata qė ja arrinin tė dalloheshin, tė shkolloheshin akoma dhe tė pasuroheshin. Por kėta ishin kaq tė pakėt sa numėroheshin me gishtat e njė dore.
Kjo dukuri nuk ishte vetėm tek shqiptarėt por edhe nė popujt e tjere ballkanikė,kryesisht tek grekėt-ndonse shqiptarėt sikur e tepronin mė shumė me “sukseset” e tyre nė Amerikė dhe mė vonė-pas shėmbjes sė diktaturės- dhe nė Europė. Mė kujtohet njė djalosh qė ishte arratisur nga Shqipėria aty nga vitete shtatė dhjetė duke i vėnė vetes qėllim jetėsor tė shkonte nė Amerikė. Ky,kur e pa pisk se nuk i jipnin vizė amerikanėt ose organet greke- u ngjit nė Akropol dhe nisi tė bėrtiset se nė se nuk i jipnin vizė pėr nė Amerikė do tė hidhej nga shkėmbi historike dhe do tė vriste veten. Qė tė shmangin skandalin dhe ndotjen e shkėmbit nga ku miku im Glezoja kishte hequr flamurin nazist, si grekėt dhe amerikanėt i dhanė vizė. Kaluan disa vite pa asnjė lajm prej tij kur njė mbasdite u shfaq nė dyqanin tone njė burrė topolak krejt tullac. Unė nuk do ta njihja kurrsesi por vėllai im qė kishte njė kujtesė tė pashėmbėllt e njohu dhe thirri: “ Ti Kiēo je a?” (mjerisht quhej dhe ai…Kristo dhe ne i flisnim Kiēo!) “Unė unė!-thirri ai- Sapo kam ardhur nga Amerika dhe erdha t’ju takoj…” Unė qesha dhe e ngacmova: “Po si u bėre kėshtu? Vajte nė Amerikė me balluke dhe na u ktheve tullac? Atje i le leshrat e kokės?!” Dhe ai u mburr: “Lashė leshrat e kokės por u ktheva me xhepat plot dollarė!” (Si u vertetua mė vonė nuk kishte mbushur kaq shumė xhepat!)

Mund t’ju sjell me dhjetra shėmbuj tė tillė-akoma dhe me emra,por ē’rėndėsi ka? Ėshtė bėrė zakon qė emigrantėt-tė ikurit nga vendlindja- tė bėjnė krahasime qesharake tė vendit tė tyre me ato ku janė degdisur. Dikush krahasonte hekurudhat dhe trenat elektrike(akoma dhe metro treni nėntokėsor nė qytetet e mėdha) tė Greqisė dhe tė Europės me ato tė Shqipėrisė duke harruar se ato ishin ndėrtuar nė ato vende para se Shqipėria tė shpallej vend i pavarur. Nė pėrgjithėsi kėto krahasime bėhen nga njerėz me arsimim tė ulėt,qe tė mos themi pa kulturė- dhe domosdo kėtyre u falet injoranca dhe krekosja se e kanė nga halli qė ė justifikojnė dhe ikjen e tyre. Por si bėhet kur kėto krahasime (duke paraqitur dhe kėshillat e tyre!) bėhen nga njerėz me arsimim tė lartė dhe, akoma mė keq, nga shkrimtarė?

Disa ditė mė pare u perurua sheshi “Skenderbej” pėr tė cilin kaq shumė ėshtė folur e shkrojtur qėkurse filloi punimet. Me kryebashkiakun e Tiranės mund tė kesh shumė mospajtime,por duhet pranuar se nė Tiranė ka bėrė punė tė mirė. Nga dashuria pėr Kryeytetin tone i kam ndjekur punimet qė janė bėrė nėpėrmjet internetit dhe shtypit. Ēuditėrisht tė gjithė opozitarėt kanė kundėrshtuar ēdo punim pėr pėrmirėsimin e kryeqytetit. Pėr sheshin Skėnderbej kam lexuar shumė shkrime lavdėruese dhe njė nga kėto ishte e Ndriēim Kullės i cili nuk ka dhėnė shėnja dashamirėse ndaj pushtetarėve tė sotėm. Sinqerisht ju them se mė kėnaqi dhe gėzoi shumė shkrimi i tij ku,pėr punimet e sheshit nė fjalė “I nxjerr kapellon Veliajt!” duke i vėnė kėtė titull frėngjisht shkrimit tė tij. Mirėpo nuk vonoi qė njė tjetėr tė ma prrishte krejt humorin. Dhe mė e keqja? Njė shkrimtare e cila sipas tė thėnave tė saj jeton nė Hollantė..(Nuk e di se ē’dreqin i lidh kaq shumė shqiptarėt me Hollandėn…) Kam shumė respekt pėr shkrimtarėt-mė pėlqejnė ose jo librat e tyre. Zonjės Flutur tė cilėn e paraqesin si “shkrimtare e njohur” nuk i kam lexuar ndonjė libėr. Ka tė ngjarė tė jetė shkrimtare e mirė dhe jo vetėm e njohur… Veēse dy shkrime tė saj qė kam lexuar mė ka bėrė tė kem rezerva tė mėdha ndaj arsyetimeve tė saj objektive. Fillimisht kishte bėrė krahasime ndėrmjet dy kryeministrave tė saj-po po, ka dy kryeministra “tė saj” njėrin nė Hollandė dhe tjetri (i keqi) nė Shqipėri. Dhe domosdo i miri ishte ai hollandez…Atėhere pse brengoset? Le tė zgjedhė kryeministrin e mirė hollandez,ē’i duhen dy? Ē’tė bėjmė ne tė shkretėt qė mbetemi vetėm me njė… Por i erdhi radha dhe sheshit Skėnderbej! Atje nuk ka as kanale, as ura as varka si nė Hollandė…Akoma dhe parkingu i nėndheshėm nuk i duhej Tiranės…por i duhet metro si ka dhe Hollanda! Me fjalė tė tjera Tirana nuk mund tė krahasohet as me Amsterdamin as me Roterdamin! Zonja Flutur nuk pa asgjė tė mirė nė kėtė shesh. Se mos ka gjė tė mirė Shqipėria nė pėrgjithėsi? Kurse Hollanda…o zot ē’mrekulli! P.sh. (them unė) ku i ka Tirana vitrinat me gocat lakuriq si ka Hollanda? A nuk ėshtė kjo njė prapambetje qė i vrasin sytė zonjės Flutur qė e bėn kabull aty kėtu ta vizitojė kryeqytetin tone?

Ėshtė pėr tė ardhur keq se si shumė nga tė mėrguarit nxijnė realitetin shqiptar-nuk thamė se ėshtė shumė i bardhė- por edhe vendet ku jetojmė kanė kaq mangėsi, kaq skuta tė errėta pothuajse mė shumė se Shqipėria. Nuk na kushton asgjė pra tė themi njė fjalė tė mirė pėr vendin ku “na ka rėnė koka”. Sidoqoftė ne as kemi pėr tė pėrfituar diēka por as tė humbasim, pėrveē dinjitetit dhe krenarisė sonė. Pėr disa nuk vlen, nuk duan tė pranojnė se diēka tė mirė ėshtė bėrė dhe nė Shqipėri,pa praninė tone. Duhet ta dime se Atdheu nuk i ka askujt borxh-tė gjithe ne nė njė fare mėnyrė i jemi borxhlinj se atje u lindėm dhe u kalitėm. Ashtu si duhet tė jemi tė vetėdijėshėm se njerėz mediokėr si zonja nė fjalė do tė kemi pėrherė nė mes tėnė…



19/06/2017 - 10:00:25 | Komente: 0 | Shikuar: 1248 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it