Pse tė huajt s'kėrkojnė dialog, por vetėm LSI, Nishani e PD
Postuar më: 18-04-2017 | Ora: 13:07:42

Nga Vėzhguesi

Nė tė gjitha krizat politike shqiptare kėto 25 vite, dialogu mes palėve ėshtė sugjeruar, kėrkuar, iniciuar e ndėrmjetėsuar nga ndėrkombėtarėt. Pyetja tani ėshtė, pse nė "krizėn" e sotme tė huajt s'po kėrkojnė dialog mes palėve? Ēfarė ėshtė ndryshe sot? Sepse kjo e sotmja nuk ėshtė "krizė", por rezistencė e dėshpėruar e tė korruptuarve pėr tė penguar Vettingun, hapin e fundit tė Shqipėrisė nė BE. Pėr dialog sot pėllasin vetėm faktorėt e brendshėm, dhe kuptohet pse, qė tė ruajnė status-quonė.

Tė huajt s'mund tė sugjerojnė dialog pėr tė modifikuar sistemin, siē do Basha e LSI. Kjo ėshtė tabu e paprekshme pėr ta, s'ka dialog pėr "themelin". Qeveria e zgjedhur, dhe zgjedhjet, s'mund tė modifikohen, pikė. Tė huajt thonė, zbatoni Kushtetutėn, bėni jetė parlamentare, votoni Vettingut, shkoni nė zgjedhje. Ky ėshtė themeli i sistemit, dhe pėr kėtė dialogu ėshtė mbyllur.

Ishte jo vetėm nder, por edhe shprehje e lartė interesi e dashamirėsie, qė Ministri i Jashtėm gjerman tė fliste aq pa dorashka pėr "krizėn" shqiptare. Diplomatėt nė pėrgjithėsi flasin si diplomatėt, me gjuhė tė kontrolluar, kjo dihet, por ajo ēfarė bėri Gjermania dje nė Tiranė, ishte pertej ēdo parashikimi optimist, qė, mė nė fund "ėndrra do bėhet realitet" edhe pėr Shqipėrinė, tė cilėn Perendimi e do nė BE tani.

Gjermania sot ėshtė liderja e BE-sė, e grupimit tė vendeve mė tė zhvilluara tė botės. Tė tė vijė Gjermania nė shtėpi e tė tė thotė ēfarė tha Ministri i Jashtėm i saj, aq vėllazėrisht, s'ndodh gjetkė. Gjuha qė pėrdorėn gjermanėt ėshtė gjuha e mikut tė vėrtetė, e atij qė tė do tė mirėn, pa lyerje e pa larje, troē. Patriotėt kėshtu duhet ta kuptojnė.

Më: 18-04-2017 | Ora: 13:07:42 | Shikuar: 525 |  


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it

« ParaTjetra »