Nxisni njerėzit tė dalin nė votime, do pėsoni si Hillary qė fitoi vetėm sondazhet
Postuar më: 23-06-2017 | Ora: 12:20:45

Nga Vėzhguesi

Reklama e fundit zgjedhore e presidentit francez Macron ishte pikėrisht njė video qė tregonte entuziazmin e kampit tė Hillay Clinton nė SHBA para zgjedhjeve, tepėr tė sigurtė pėr fitore, sepse kėshtu tregonin sondazhet. Por dihet ē'ndodhi. Mbėshtetur nė kėtė video, Macron nxiste votuesit tė dilnin nė votime, mos i varnin shume shpresat te sondazhet.

20170623-njerezit.jpg
Kam pėrshtypjen se ka njė strategji tė tillė hileqare edhe nė Shqipėri nė kėto zgjedhje, me disa sondazhe tė habitshme njėri-pas-tjetrit, si njė mėnyrė pėr t'i vėnė njerėzit nė gjumė, qė ja, rezultati ėshtė i qartė, dhe s'shkojnė fare nė votime. Nuk e di kush ėshtė prapa kėtyre sondazheve, por me bėri pėrshtypje qė tek njėri prej tyre ishte njėriu i Metės, Eduard Zaloshnja, i cili konkludonte se PS do marrė 72 mandate, numri mė i madh i thėnė deri tani nė sondazhe. Njeriu i Metės tė thotė kėtė!?

E djela do jetė edhe njė ditė shumė e nxehtė, njerėzit mund te ikin nė plazh, tė "qetė" edhe nga sondazhet. Plus, fushata ka qenė pa probleme, pa shumė nerv e antagonizėm, dynjaja i ka harruar votimet.

Duhet bėrė ajo bėri Macron nė Francė, te publikohet pikėrisht video e tij pėr Hillary Clinton, ku ai nxiste njerėzit tė shkonin masivisht nė votime, pėr tė evituar ēfarė i ndodhi Hillarit. Ndoshta kėto sondazhe mund tė jenė edhe strategji e Rusisė pėr tė vėnė shumicėn nė gjumė qė tė fitoj njeriu i tyre.

Më: 23-06-2017 | Ora: 12:20:45 | Shikuar: 2120 |  


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it

« Para • Tjetra »