Ēadrėn nė bulevard sikur e ka kurdisur Rama, aq mirė po punon pėr tė
Postuar më: 24-02-2017 | Ora: 22:36:40

Nga Vėzhguesi

Njė protestė me nota anti-BE, anti-SHBA, anti-Vetting... PD ose ka shkalluar, ose menaxhohet nga Rama. As nė ėndrrėn mė romantike Ramės s'do i kishte shkuar ndėrmend, qė, BE ta shikonte atė si tė vetmin faktor politik qė mund tė bisedohet nė Shqipėri, pėrballė njė PD-je qė as pranon tė takohet me pėrfaqėsuesit e Unionit. Agresiviteti i PD-s ndaj BE-s ka shkuar aq larg, saqė Rama e shfrytėzoi kėtė pėrsėri (shtoi rojet ndaj ambasadores sė BE-s nė Shqipėri, zj. Vllahutin nga Kroacia mike), pėr tė ndriēuar mė shumė imazhin tashmė tė vetė-rrėnuar tė PD-s.

20170224-cadra.jpg
Agresiviteti i PD-s ndaj Ambasadės Amerike ėshtė edhe mė ekstrem. Pėrkrahėsit e saj fanatikė, tė nxitur nga PD natyrisht, prej kohėsh tashmė e sulmojnė z. Donald Lu me nota tė ndyra raciste, ndėrsa shpresuan si tė marrė zėvėndėsimin e tij nga Donald Trump kur ai morri pushtetin. Dhe kur kjo s'ndodhi, atėherė e gjithė PD hoqi maskėn, tregoi se s'e kishte me z. Lu, por me SHBA.

Sikur tė mos mjaftonin sa mė sipėr, regresivitetit tė PD-s po i vė kapak mbrojtja banale (me ēadrėn nė bulevard) qė po i bėn tė korruptuarve tė pėshtirė tė gjyqėsorit, tė cilėt prej dekadash tashmė, jo vetėm kanė thithur si shushunja gjakun e qytetarėve mė tė varfėr tė Europės, por mbi tė gjitha, shkatėrruan deri nė pamundėsi riparimi, imazhin e Shqipėrisė, faktor ky qė po mban vendin pa investime tė huaja prej dekadash.

Nga aspekti i brendshėm, megjithėse Basha kėrcėnon se gjoja do ndeshet me policinė, se do tėrheq zvarrė kėtė e atė, de facto duket e kundėrta, ėshtė Rama ai uron ndeshjen e militantėve tė Bashės me policinė. Nga njėra anė, Rama synon tė tregoj se ai nuk ėshtė si Berisha e Basha, qė vranė e gjakosėn protestues, dhe nga ana tjetėr, do tė reklamoj policinė e fortė qė ka ndėrtuar kėto vite. Arėsyeja kryesore pse ndodhi 21 janari, ishte policia e dobėt e qeverisė sė PD-s, ndryshe nga qeveria Rama qė, pėr hirė tė sė vėrtetės, ka ngritur sot njė polici tė gjėrė, tė pajisur e profesionale.

Pėrfundimisht, ēadra e Bashės ėshtė de facto ēadra e Ramės. Ēfarė Rama le mangut nė godinėn e kryeministrisė, e plotėson ēadra pėrballė nė bulevard.

Më: 24-02-2017 | Ora: 22:36:40 | Shikuar: 762 |  


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it

« ParaTjetra »