Ministria e Drejtėsisė nga Ylli Magjari te Petrit Kozma Vasali, ē'katastrofė
Postuar më: 26-02-2017 | Ora: 20:51:14

Nga Vėzhguesi

Injoranti i ligjit Vasili harron se jeton totalisht nė njė vend me "sovranitet tė kufizuar" si Shqipėria, ku gati gjysma e popullsisė ėshtė me dy shtetėsi pėr shkak tė emigracionit. Jeton nė Shqipėrinė anėtare tė NATO-s, dhe kjo do tė thotė "sovranitet i kufizuar" gjithashtu. Jeton nė vendin qė kėrkon (lutet) tė bėhet anėtare e BE-sė, dhe kjo sjell automatikisht "sovranitet tė kufizuar". Koncepti i Vasilit (Metės) pėr sovranitetin ėshtė ai diktaturės sė izoluar tė Hoxhės.

20170226-ministrat.jpg
Qė nga koha e krijimit tė Ministrisė sė Drejtėsisė s'ka patur ministra mė jo-profesionalė, inkompetentė, injorantė e tė "skraparizuar" sa kėta tė Metės. Jemi nė kulmin e Reformės nė Drejtėsi, dhe supozohej te kishim njė "usta tė ligjit" nė krye tė ministrisė nė fjalė, por kemi njė injorant nė 3D ndaj ligjit si Vasali i Metės. Fakti qė Meta emėroi kėtė barbar nė kėtė moment kaq historik tė demokracisė sonė, nėnkupton qartė e thjeshtė se Meta ėshtė armmiku mė i madh i Vettingut nė Shqipėri, dhe kjo kuptohet pse.

Injoranti i ligjit Vasili, thotė se komisioni prej 5 juristėsh tė huaj (dy amerikanė e tre nga BE) i Vettingut ėshtė antikushtetues, dhe kėtė "vjellje" (tė Metės) ua ka dėrguar me letėr ambasadorėve tė SHBA e BE. Natyrisht Vasili s'ka idenė si kushtetuta rregullon aspektin praktik tė gjėrave, sepse kėto janė koncepte juristėsh, jo veterinerėsh, por ēfarė tė shqetėson seriozisht ėshtė, se, nėse komisioni me juristė tė huaj bie, atėhere bie gjithė kredibiliteti i Vettingut, sepse shqipot me njėri-tjetrin dihet ēfarė do bėjnė, lloqe e maskarrallėqe, si deri tani.

Sipas Vasilit, komisioni nė fjalė cėnon sovranitetin e Shqipėrisė, por natyrisht ai e ka fjalėn pėr sovranitetin e Metės mbi Shqipėrinė.

Pse Vasili nuk pėrmend si antikushtetues Janullatus, kryepriftin nacionalist grek nė krye tė kishės ortodokse shqiptare? Pse Vasili nuk pėrmend si antikushtetues shefin e SHISH, me pasaportė kandeze? Pse s'pėrmend Bashėn e gruan e Bashės me shtetėsi hollandeze, apo kryeprokurorin Llalla me pasaportė gjermane.

Pse Vasili nuk e deklaroi anti-kushtetuese tradhėtinė kombėtare tė Metės, nė shitjen e detit shqiptar Greqisė mė 2009, kur Meta ishte ministėr i jashtėm i Berishės?

Më: 26-02-2017 | Ora: 20:51:14 | Shikuar: 834 |  


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it

« ParaTjetra »