Kundėrshtarėt e Ramės tė pranojnė suksesin e Ramės
Postuar më: 07-03-2017 | Ora: 20:24:39

Nga Vėzhguesi

Disa qindra artikuj kam shkruar kundėr Ramės, qė tė nesėrmen e 23 qershorit 2013. Mjaft etiketime qė sot opozita pėrdor nė protesta, si Edver, Edskobar etc., janė marrė nga shkrimet e mija. Por, kur vizitova Shqipėrinė verėn e vjeshtėn e shkuar, konstatova se Rama kishte punuar, sidomos nė vendosjen e rendit e zbatimin e ligjit (nė disiplinimin e shoqėrisė), dhe kėto elementė janė fondamental pėr suksesin e demokracisė.

20170307-edi_rama.jpg
Shqiptarėt e Shqipėrisė e mendojnė demokracinė pa disiplinė, dhe insistimin e Ramės nė kėtė aspekt si formė diktatorshipi, por de facto ėshtė totalisht e kundėrta. Disiplina ėshtė elementi numėr njė i demokracisė perėndimore.

Shqipėria ėshtė njė vend shumė i prapambetur, por, siē thuhet nė zhargon, "gomari i ngarkuar i zoti nuk e sheh", shqiptarėt kanė vėshtirėsi ta konstatojnė kėtė, sepse u ėshtė familjarizuar syri (e mendja) me prapambetjen. Duhet tė qėndrosh shumė vite nė botėn perėndimore pėr tė kuptuar prapambetjen therrėse tė Shqipėrisė.

Nga ana tjetėr, siē "ėshtė vendi, bėhet kuvendi", edhe mendimi i prapamentur ėshtė, jo i sofistikuar, mediokėr, dhe shpesh i kriminalizuar natyrshėm. Shqiptarėt e Shqipėrisė e mendojnė demokracinė tė pandershme, hileqare, hipokrite, dhe nė thelb tė kriminalizuar, dhe kėshtu veprojnė nga mėngjesi nė darkė, sepse tė tillė standart kanė pėrjetuar kėto 25 vjet.

Shtegu i sigurtė qė ēon Shqipėrinė drejt zhvillimit e modernizimit fillon me disiplinimin e shoqėrisė, prandaj Rama duhet mbėshtetur qė po realizon kėtė. Pavarėsisht se jemi njė popull i vogėl, duket se ėshtė tejet e vėshtirė tė disiplinosh shqiptarėt, por kjo duhet bėrė (qoftė dhe me pahir), sepse ndihmon jo vetėm prosperitetin e vendit, por dhe bashkimin tonė kombėtarė. Duhet bėrė pėr aq kohė sa na mungon vetė-disiplinimi, siē pėrgjithėsisht europianėt e kanė nė kulturėn e tyre.

Më: 07-03-2017 | Ora: 20:24:39 | Shikuar: 658 |  


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it

« ParaTjetra »