Z. Basha, kush jeni ju (jo kė imitoni ju)? Who Are You, Mr. Basha?
Postuar më: 08-03-2017 | Ora: 21:43:27

Nga Vėzhguesi

Nėse Basha do vendos njė maskė me fytyrėn e Berishės, dhe do mbaj fjalim ne ēadėr, asnjė s'do e besoj se ėshtė Basha, aq shumė ka "hyrė nė rol". Basha, deri tani, ka luajtur njė rol, ka qenė njė karakter ose aktor, por askush nuk e njeh Bashėn e vėrtetė. Deri sot Basha ėshtė pėrpjekur pa sens tė imitoj Berishėn, ta rikrijoj nė qenien e vet, dhe kjo ėshtė sa qesharake aq edhe ēmenduri.

20170308-maske.jpg
Problemi mė i madh i Bashės ėshtė se s'po arrin tė tregoj kush ėshtė, s'di tė shfaq veten. Tė qenurit vetvetja ėshtė shumė e rėndėsishme pėr votuesit, dhe dėshtimi i Bashės pėr tė bėrė kėtė mund tė sjellė kolapsje tė PD-s nė zgjedhjet e qershorit. Who are you Mr. Basha? Kjo ėshtė ēėshtja, dhe natyrisht kjo do jetė qendra e debatit tė kėtyre zgjedhjeve. Kush ėshtė Basha?

Berisha ėshtė njė figurė e vjetėr nė politikėn shqiptare, tash 25 vjet. Tė gjithė e njohin Berishėn imtėsisht, me "dhėmbė e dhėmballė", qė do tė thotė se Basha ka gjetur karakterin mė tė papėshtatshėm pėr tė imituar, sepse tė gjithė e kuptojnė se Basha po imiton Berishėn.

Berisha ishte/ėshtė vetvetja nė politikė, ashtu ėshtė dhe Rama. Pikėrisht ky faktor i ka bėrė ata tė suksesshėm dhe tė votueshėm nga njerėzit. Basha s'mund tė hyjė nė zgjedhje si njė karakter, aktor, si njė imitues i njė personi tjetėr. Kjo do pėrbėnte katastrofė pėr tė.

Më: 08-03-2017 | Ora: 21:43:27 | Shikuar: 671 |  


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it

« ParaTjetra »