Meta president, ose Rama tani do bėj edhe qeveri teknike, edhe do humb zgjedhjet
Postuar më: 30-04-2017 | Ora: 17:57:04

Nga Vėzhguesi

Instalimi i Ilir Metės president e shndėrron Shqipėrinė automatikisht nė "Rregjim Kleptokrat*". Nga aspekti i jashtėm, tani Perėndimit ndoshta nuk i intereson qė aleati i Metės, Rama, qė e vuri nė atė karrige, tė fitoj zgjedhjet e 18 qershorit, sepse njė gjė e tillė do provokonte (veē tė tjerash) dyndje kėrkesash pėr strehim politik tė shqiptarėve nė Perėndim, destabilizim afatgjatė tė vendit, dhe skepticizėm tė BE-s pėr seriozitetin e Shqipėrisė pėr reforma. Ndėrkombėtarėt mund tė konsiderojnė kėrkesėn e PD-s pėr qeveri teknike tani.

Ēdo kush e ka parė videon e famshme tė Dritan Priftin pėr Metėn, pėr 1 milion dollarė korrupsion, video qė mė vonė prodhoi 21 janarin? Meta atėhere pretendoi qė video ishte e fabrikuar. Pėr tė verifikuar vėrtetėsinė e saj, hyri nė lojė FBI, qė konkludoi se video ishte e vėrtetė (autotentike). Por, Meta kėrkoi nė gjykatė qė ekspertiza e FBI-s tė rrėzohej, pse e bėrė nga njė agjensi e huaj, dhe gjykata (e paguar nėn dorė) vendosi per pavlefshmėrinė e ekspertizės sė FBI-s, dhe pranoi ekspertizėn e "ekspertėve" shqiptarė qė konkludonin se video ishte e fabrikuar.

Kėtė tė tregojnė shqiptarėt nė kėrkesat e tyre pėr strehim politik nė Perėndim, dhe s'ka agjensi emigrimi, apo gjykatė, qė t'jua refuzoj kėrkesėn pėr strehim politik. Kjo histori do bėj, gjithashtu, qė shumė vende tė BE-s tė votojnė kundėr pranimit tė Shqipėrisė nė Union.

Nga aspekti i brendshėm, me instalimin e kleptokratit Meta president, Rama hodhi tutje (shkelmoi) avantazhin gjigand qė fitoi nga ēadra e Bashės. Pas kėsaj, pjesė tė konsiderueshme votuesish janė bėrė indiferent, ose tė pavendosur, ose do votojnė pro PD-s, si revansh ndaj Ramės. Ka shumė gjasa qė Rama tė dalė fiasko mė 18 qershor. Meta ja futi "bukur", morri pushtet pėr vete qė tė shkatėrroj Ramėn indirekt. Strategji apo tafma e muzhikut, ē'rėndėsi ka! Rama sot ėshtė mė i dobėt se kurrė, ndėrkohė qė zgjedhjet janė "pas dere".

* Kleptokraci: "Njė shtet i prirur nga lakmia e pėrfitimit dhe korrupsioni".

Më: 30-04-2017 | Ora: 17:57:04 | Shikuar: 539 |  


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it

« ParaTjetra »