Meta president, jo nga ato ēuditė qė zgjasin tre ditė
Postuar më: 01-05-2017 | Ora: 21:22:36

Nga Vėzhguesi

"Ēudia mė e madhe zgjat tre ditė", por s'po ndodh kėshtu me "ēudinė Meta". "Ēudia Meta" do zgjasė, madje do determinoj rezultatin e zgjedhjeve tė qershorit, do ngrijė kreditimet e huaja nė vend, do kompromentoj ēėshtjen shqiptare nė rajon, do zvarris statusin e Shqipėrisė nė BE, do nxisė rishikimin e vizave nga BE, do sjell tėrheqje tė BE e SHBA nga angazhimi pėr Vettingun (indiferenca e tyre shihet qė tani). "Ēudia Meta" po i jep sens gjithashtu edhe ēadrės e bojkotit tė PD-s, etc.

PS bėri president politikanin me reputacionin mė tė ulėt nė vend, me sondazhet mė minimale, i cili tani, pėr ironi, do jetė garantuesi i unitetit tė popullit!!! Nuk ėshtė thjesht papėrgjegjshmėri, ėshtė devijim serioz i qeverisjes nga demokracia. Por, si ēdo aksion qe ka njė reaksion, kėtė do vuaj PS me ē'duket nė zgjedhje nga votuesit e zhgėnjyer. 18 qershori do rezultoj njė shuplakė e rėndė pėr PS. Rama po bėn me duart veta Bashėn kryeministėr.

Nė ShBA Meta do dėnohej 15 vjet burg pėr korrupsion, pas ekspertizės sė FBI-s (videos sė Priftit). Nė Shqipėri e bėnė president, i cili do ketė nė dorė edhe emėrimet e pushtetit gjyqėsorė, drejtėsi qė ai i fshihet!!! Kush vend nė Perėndim do bashkėpunoj tani me Shqipėrinė? Asnjė, shume shpejt koha do provoj kėtė, vendi do perballet me bllokadė. Shqipėria sot ėshtė njė rregjim kleptokrat nė buzė tė greminės.

Tė rimė shtrembėr e tė flasim drejt, por Berisha e shkarkoi Metėn nga zv/kryeministėr e Ministėr i Jashtėm pas skandalit korruptiv tė videos. Pse? Sepse kėshtu nėnkuptuan institucionet e kreditorėt e huaj, si kusht pėr tė vijuar bashkėpunimin e investimet nė Shqipėri. Kredibiliteti ėshtė element kyē nė marrėdhėniet me Perėndimin, element tė cilin Shqipėria sot e ka kompromentuar keqas. Dėshpėruese.

Më: 01-05-2017 | Ora: 21:22:36 | Shikuar: 631 |  


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it

« ParaTjetra »