Anullimi zgjedhjeve nė Kavajė, budallėk. Rama nėnkupton qeverinė teknike
Postuar më: 05-05-2017 | Ora: 16:30:58

Nga Vėzhguesi

Pse i bėjnė gjėrat kaq trashė xhanėm, njėlloj siē vunė Ilir Metėn president, kur Gramozi, gjoja i bėri presion LSI-sė tė votonte presidentin, sikur kjo e fundit akoma s'na kishte vendosur ta pranonte apo jo kandidaturėn e Metės! Ē'lloqe pėr budallenjė! Pastaj e votuan Metėn si nė ilegalitet, pa pikė transparence, sikur po zgjidhnin bosin e "kartelės".

20170505-pdps.jpg
Edhe Kavaja pėrsėri nė kėtė linjė, pa transparencė, ndėrsa gjėrat janė biseduar e vendosur mė parė. Fakti qė Rama la ēadrėn nė bulevard 4 muaj, kur ēdo vend e qeveri nė botė do e kishte hequr qė javėn e parė, flet pėr atė se gjėrat kanė qenė tė inskenuara e kalkuluara me kohė e me vakt. Sikletin tė gjithė ata e kanė te Vettingu, duan ta bllokojnė, prandaj i kanė hyrė kėsaj loje, qė, mė shumė se e rrezikshme ėshtė qesharake.

Nė vijim tė kėsaj linje, fakti qė qeveria anulloi zgjedhjet nė Kavajė, nėnkupton se Rama ka pranuar tashmė qeverinė teknike. Nėse njė shtet nuk garanton zhvillimin e zgjedhjeve, tė drejtėn mė themelore tė qytetarėve, ai shtet ka mbaruar. Fakti qė qeveria nuk mundi tė garantoj zgjedhjet nė njė qytezė tė vogėl si Kavaja, flet qartė pėr atė se qeveria ka pranuar tashmė, se, s'mund tė garantoj zgjedhjet kombėtare, ose e thėnė troē, ka pranuar krijimin e qeverisė teknike.

Por, para se tė procedohet me kėtė qeveri teknike, tė bėhen fillimisht ndryshime nė Kushtetutė, tė sanksonohet ky precedent si dispozitė kushtetuese, qė, para zgjedhjeve parlamentare nė tė ardhmen, tė krijohet qeveri teknike, qė vendi tė mos pėrballet mė me ēadra (gabelėsh) ēdo katėr vjet.

Më: 05-05-2017 | Ora: 16:30:58 | Shikuar: 540 |  


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it

« ParaTjetra »