PS mund tė humb Tiranėn, punė e keqe e bashkisė socialiste
Postuar më: 12-06-2017 | Ora: 10:34:19

Nga Vėzhguesi

Unė qė vizitoj Shqipėrinė njė herė nė vit i krahasoj gjėrat mė mirė se vendasit, tė cilėve u ėshtė mėsuar syri me gjendjen. Praktikisht mund tė thuhet se Tirana sot ėshtė siē e la Basha dy vjet mė parė, kur ishte kryebashkiak, madje nė disa aspekte ka degradim, sepse s'ka patur investime tė reja nė infrastrukturė, as mirėmbajtje tė ekzistueses. Rrugėt s'kanė as kapakė pusetash (si nė "97-n), dhe unė si i "huaj", i pamėsuar me dhėnien e makinės nė botėn e tretė, mė ngeci rrota sot nė pusetė. Ē'mizerje.

20170612-kazanp.jpg
Investimi super-luksoz i sheshit Skėnderbej nėnkuptoi faktin se kėta qė qeverisin kėtė qytet s'ja kanė idenė fare sa super-keq ėshtė Tirana, se po t'ja kishin, natyrisht s'do bėnin njė marrėzi tė tillė.

"Sheshi Skėnderbej" i ka trembur 100% kreditorėt e huaj, dhe larguar nga vendi pėr tė paktėn 10 vjetėt e ardhshėm. As unė s'kam ndėrmend tė vij pėr pushime mė nė Shqipėri, dhe as tė votoj nė kėto zgjedhje, meqenėse qėllova kėtu. Ēdo Bashki e pėrgjegjshme dhe pėrfaqėsuese e interesave tė qytetarėve, kurrė s'do bėnte njė super-idiotizėm tė tillė tė panevojshėm, kur kryeqyteti shqiptar s'ėshtė gjė tjetėr veēse njė geto nė 3D (i vetmi kryeqytet me geto nė Europė).

Kėto gjėra shikohen me lente zmadhuese nga bota, dhe tė jeni tė sigurtė qė shumė ambasada perėndimore nė Shqipėri kanė vėnė duart nė kokė me kėtė, kur pjesa tjetėr e Tiranės (Shqipėrisė) nxin, ėshtė tip "zonė lufte". Kjo tė sjell ndėrmend njė histori tė pėrfolur nė kohėn e komunizmit, kur Foto Ēami i kėrkoi Gjermanisė armatim, ndėrsa Gjermania thuhet s'e i ofroi Shqipėrisė ndihmė ekonomike. Keq-pėrdorim mė skandaloz tė taksave tė qytetarėve s'bėn vaki nė Europė. "Stambolli digjet kurva krihet". Zhgėnjyese.

Më: 12-06-2017 | Ora: 10:34:19 | Shikuar: 1523 |  


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it

« ParaTjetra »