Sot ''falenderova'' Salėn! Tiranė-Spille (plazh) 1 orė rrugė, bravo
Postuar më: 15-06-2017 | Ora: 07:53:31

Nga Vėzhguesi

S'e kam takuar kurrė Sali Berishėn, dhe s'kam pse e takoj, por kur dal nė rrugė (autostradė), kur jam nė Shqipėri, e falenderoj nėn zė, thanks o Sale. Imagjinoni, u nisa sot nė oren 7:50 tė mėngjesit nga Tirana, dhe arrita nė plazhin e Spilles (Kavajė) nė 8:50, piva kafen e mėngjesit atje. Perfekt.

Nga autostrada Tiranė-Durrės nė autostradėn tjetėr drejt Lushnjes, pastaj exitin pėr nė Spille (Kavajė), ishte njė copė rrugė nga autostrada deri nė destinacion, jo kushedi ēfarė rruge, por e gjitha 1 orė nga Tirana.

20170615-spille2.jpg

Kėtė duhet tė bėjnė tani qeveritė nė Shqipėri, sa lodhen kot me sheshe e pedonale. Turistėt e huaj, ata qė mund tė sjellin qindra-milionė kesh nė Shqipėri, kesh qė vendi ka aq nevojė, s'duan tė vizitojnė platforma ēimentoje, por natyrėn e veēantė shqiptare. Ata i hypin makinės e udhėtojnė vetė, sepse rruga e automobili janė simbole tė lirisė pėr qytetarin perėndimor.

20170615-spille3.jpg

Plazhet ranore tė bregdetit tonė janė mė tė bukurit nė bregun perėndimorė tė Ballkanit, dhe ato mund tė thithin miliona turistė tė huaj nė vit, por rrugėt qė lidhin kėto plazhe me autostradat nacionale (tashmė tė ndėrtuara) janė nė gjendje jo tė mirė, shpesh tė mjerė. Qeveria socialiste kėtė duhej tė bėnte kėto katėr vjet, t'i modernizonte kėto exite drejt plazheve tona ranore (perla tė vėrteta) nga Divjaka deri nė Velipojė, dhe turistėt e huaj e gjejnė plazhin vetė. Sinqerisht nuk e kuptoj pėrse insistohet tė investohet nė plazhet me guriēka e granil tė jugut, veē tė tjerash me kosto tė lartė, kur ky tip plazhi ėshtė perfeksionuar tashmė nė Greqi, dhe ne se konkurrojmė dot. Por, Greqia s'ka si plazhet tona ranore, kėtu duhet fokusuar e investuar... Nejse, njė fjalė nė vesh tė shurdhėr.

Më: 15-06-2017 | Ora: 07:53:31 | Shikuar: 471 |  


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it

« ParaTjetra »