Trump: ''Ups, ngatėrrova Bashėn me La Bashėn nga Meksika''
Postuar më: 17-06-2017 | Ora: 04:02:40

Nga Vėzhguesi

"Ai dukej si meksikan, fytyrė zbehtė, flokė tė zezė tė lėpirė pas koke, lyer me xhelatinė, s'eshte faji im. Mė thanė pastaj se ky ėshtė nė opozitė me kundėrshtarin tėnd. Dhe une s'po mendoja gjė tjetėr nė atė moment, mes 100 udhėheqėsve botėrorė kundėrshtarė tė mij, mė ra ndėrmend Meksika. Thashė me vete, me kėtė do e bėj murin mė shpejt, dhe ky do e paguaj, duket ky.

20170617-trump.jpg
I shkreti, kishte paguar 2 milion dollarė pėr njė foto me dy gishta. Une mendova me "thumbs up", por mė vonė mė thanė se duhej tė bėja simbolin e tij, me dy gishta, V. Ky s'ėshtė simboli i tij, u thashė, dy gishtat i kam shpikur unė i pari. Nejse, i kthyem 1 milion meqenėse unė s'ngrita dy gishtat.

Atė ditė nuk isha edhe nė formė, kupton, sepse sapo morra vesh se po hetohesha nė lidhje me Rusinė. Njėherė s'doja tė bėja foto fare, ik ore mbushuni me gjithė Lulen, u thashė. Por, pastaj mendova se mos ėshtė ndonjė femėr e bukur, dhe thashė silleni. Kur ky kishte qenė mashkull, lloj-lloj emrash stupid ka kjo botė. Nejse, mashkull i bukur ishte qerratai, dhe me thanė s'ėshtė as gay. Posi posi, s'ėshtė. Mashkull i bukur qė s'ėshė gay jam vetėm unė..."

Më: 17-06-2017 | Ora: 04:02:40 | Shikuar: 487 |  


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it

« ParaTjetra »