Konferenca e Ambasadorėve tė Londrės (1913) ėshtė e paligjshme Ndėrkombėtarisht!
Nga Vera Dushi
Kombi shqiptar e ka luftuar gjithmonė pushtimin dhe kolonializmin, duke arritur nė pikėn e shpalljes sė pavarėsisė sė vet, mė 28 nėntor 1912, nė njė shtet tė vetėm etnik kombėtar i gjithė trojeve shqiptarėve. Delegatėt tė ardhur kėshtu nė Vlorė prej tėrė hapėsirės kombėtare shqiptare kanė ushtruar kėshtu tė drejtėn e vetėvendosjes sė kombit shqiptar. Kurse sulmet e sllavo-grekėve mbi trojet shqiptare ishin legjitimuar vetėm pėrmes tė drejtės sė okupimit, tė drejtės sė aneksimit tė njė territori tė huaj, pėr qėllime ekspansioniste koloniale, pėr mbushjen e planit pansllavist Nacertanije, i hartuar nga ministri i jashtėm serb Ilija Garashnini, sipas Kėshillave pėr Serbinė tė ministrit tė jashtėm tė Rusisė, ēekut Adam Cartojski dhe agjentit tė tij nė Beograd[ii]
Pėr hir tė interesave tė diplomacisė sė bėrllogjeve, Fuqitė tė Mėdha tė Koncertit Evropian nuk kanė marrė nė konsideratė vendimet mbarėkombėtare shqiptare, trojet shqiptare i kanė ndarė nė copa-copa: Kosova e dhanė Serbisė, Ēamėria Greqisė, sipas tė drejtės sė kompromisit.
Arsyjet e kėsaj padrejtėsie tė madhe e bėri tė ditur ministri i jashtėm anglez, Edward Grey, i cili duke folur pėr caktimin e kufijve tė Shqipėrisė nga Konferenca e Londrės, deklaronte mė 12 gusht nė Dhomėn e Komunave:
Unė e di farė mirė se kur gjithēka do tė bėhet tė njohur, kjo (zgjidhje) nė shumė pika do tė japė shkas pėr kritika tė mėdha, nga kushdo qė e njeh vendin dhe qė e gjykon ēėshtjen nga njė pikėpamje e ngushtė lokale. Duhet tė mos harrohet se gjatė pėrpjekjeve pėr tė gjetur njė zgjidhje tė tillė, qėllimi kryesor ka qenė qė tė ruhej marrėveshja ndėrmjet vetė Fuqive tė Mėdha dhe, nė qoftė se vendimi pėr Shqipėrinė e ka siguruar kėtė, atėherė ai e ka bėrė punėn mė tė rėndėsishme nė tė mirė tė paqes sė Evropės [iii] Jo vetėm se kjo marrėveshje nuk do tė ndodhtė kurrė, sepse mė pak se njė vjet do te shpėrthente luftėn e parė botėrore, por vendimi i gjerė objektiv i Londrės krijoi BALLKANIN FUĒI BARUTI.
Nė Londėr u pėrballėn projektet kolonialiste serbo-greke me projektin etnik kombėtar shqiptar. Projekti kolonialist serb u mbėshtet nga Rusia, projekti etnik kombėtar shqiptar u mbėshtet nga Austro-Hungaria. Nga gėrshetimi i "sė drejtės sė okupimit" me "tė drejtėn e kompromisit" lindi foshnja nė paterica, Shqipėrinė e sotme administrative, e cila nuk ka asnjė forcė tė eci vet as politikisht, as ekonomikisht.
U krijua njė Shqipėri. Jo. Mos e besoni kėtė, Zonja e zotėrinj. E vėrteta ėshtė qė mė 1913 u nda Shqipėria mė dysh; njėra pjesė pėr ti shėrbyer si gjah imperializmit qesharak serbo-grek dhe tjetra, e quajtur e pavarur, nė mėnyrė mistifikuese, pėr tė qenė njė casus-belli pėr njė luftė tė ardhshme, botėrore ose tė pjesshme., thoshte Bedri Pejani nė emėr tė shqiptarėve irredentė, mė 1921, nė Gjenevė.
Duke marrė parasysh se Konferenca e Londrės u ndėrtua mbi shkeljen e sė drejtės sė vetėvendosjes sė popullit shqiptar, e ushtruar nėpėrmjet Kuvendit Kombėtar, ajo ėshtė e paligjshme ndėrkombėtarisht dhe duhet tė shpallet tė tillė nga ana e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, pėrkatėsisht Komitetit dhe Dekolonizimit, sepse ēėshtja shqiptare ėshtė koloniale, nėse mendojmė se pas pushtimit tė trojeve shqiptare, pushtuesit dhe kolonizatorėt sllavė e kanė zbatuar plane tė vazhdueshme tė dėbimit tė shqiptarėve nga trojet e veta dhe tė kolonizimit me popullatė sllave, pėrkatėsisht greke, tė kėtyre trojeve.
Pėr tė shuar njė herė e pėrgjithmonė ēėshtjen koloniale shqiptare, Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė duhet tė shpallė njė konferencė Londėr 2, ku tė shqyrtohen vendimet e mėparshme antishqiptare, duke shpallur ribashkimin e Republikės sė Shqipėrisė, Republikės sė Kosovės, Iliridės (trojet shqiptare nėn IRJM), Preshevės Bujanocit dhe trojeve shqiptare nėn Malin e Zi nė njė shtet tė vetėm kombėtar shqiptar Shqipėria Natyrale. Kjo konferencė Londėr 2 do tė zbatojė tė drejtėn e vetėvendosjes sė kombit shqiptar, e ushtruar nė Vlorė, mė 1912.
Prishtinė, 16 maj 2009
[i] Marenglen Verli, Kosova. Sfida shqiptare nė historinė e njė shekulli, shtėpia botuese Botimpex, Tiranė, 2007, f.120
[ii] Rexhep Qosja, Shpėrngulja e shqiptarėve sipas planeve serbe (Radio Kosova e lirė, 14 maj 2009)
[iii] Historia e popullit shqiptar, vėllimi III, shtėpia botuese Teona, f. 26
