Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Poezi nga Gjergj Fishta


Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'verės,
qi vallzon n'blerim tė prillit;
porsi i ambli flladi i erės,

qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjāma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu ā' gjuha e jonė shqyptare.
Ah! po; ā' e ambėl fjala e sajė,
porsi gjumi m'nji kėrthi,
porsi drita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri;
edhč ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amėshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore.
Nė gjuhė shqype nanat tona
qi prej djepit na kanė thānun,
se asht njė Zot, qi do ta dona;
njatė, qi jetėn na ka dhānun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalė mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mā para,
n'agim t'jetės kur kemi shkue,
tue ndjekė flutra nėpėr ara,
shqyp mā s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armėt besnike,
qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
kah kanė dekė kta pėr dhč tė't'Parvet.
Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xūni,
nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
u pat folė njatyne ushtrive,
qi sa t'drisė e diellit rrota,
kanė me kźnė ndera e trimnive.
Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
gegė e toskė, malci e qyteta,
gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetė jeta,
por pėr tź gjithmonė punoni;
pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
Nper gjuhė shqype bota mbarė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!


Nga Fishta




Kommentet


20/11/2007, 02:48:09 Linda shkruan:

Fishta eshte i mrekullueshem. Ne te gjithe krijimtarine e tij ndihet fryma e tij patriotike dhe antiserbe. Eshte per kete aresye qe ai u perndoq dhe ju humben edhe eshtrat. Por do te vinte nje dite qe do te dilte ne pah vlera e tij. Krijimtaria e Fishtes eshte burim frymezimi per shqiptaret. Do te kisha deshire qe te arrija t'i mbaja permbendsh poezite e tij, kane muzikalitetin, forcen e fjales dhe patriotizmin e thelle. E tille eshte edhe vjersha 'Gjuha shqipe', ku autori ju ben me dije shqiptareve, vlera e gjuhes per ta sepse vetem duke mbrojtur gjuhen, pra realisht kulturen e tyre, identitetin e tyre atehere shqiptaret do te njihen si te tille ne bote. Gjuha na lidh me te kaluaren me traditen. Epitetet qe perdor autori per te shprehur forcen e gjuhes qe e krahason me kangen e zogut, me zhurmen e vales, me rrufene, me termetin, jane teper domethenese. Gjuha ka vlere per nje komb dhe pesha e saj eshte e pakrahasueshme. Prandaj njihni dhe flisni ne gjuhen tuaj para se te perdorni gjuhet e huaja. Qe do te thote jini me pare shqiptar sesa te jeni kozmopolite, sepse bota do t'ju respektoj si te tille nese keni dinjitet dhe dini te mbroni vlerat, gjuhen dhe traditen tuaj dhe jo si sahanlepires dhe zvarranike. -

20/11/2007, 13:56:37 Kritika shkruan:

Muzikaliteti i gjuhes shqipe ka "vdekur" qe kur asaj iu be perpunimi ideologjik me 1973. Po pyesja nje dite nje brazilian ketu ne Amerike se c'mendim kishte per gjuhen shqipe (pasi i fola ne shqip per nja 2 minuta). Rrudhi turite. Gjuhe e ftohte dhe e thate, me tha, si pa muzikalitet.

Eshte e vertete ajo cfare thote Linda, se ne poezine e mesiperme te Fishtes ka muzikalitet, dhe muzikaliteti eshte lehtesisht i konstatueshem aty, ashtu sic ne konstatojme muzikalitet kur degjojme anglisht, frengjisht, italisht etj, por sot (mendimi im) shqipja nuk ka me muzikalitet. Per mendimin tim sot shqiptaret duhet te ecin me hapin e kohes, dhe te perfshihen ne projektet globale te BE-se, qe me fjale te tjera do te thote, te bejne gjuhe zyrtare anglishten. -

20/11/2007, 17:06:58 arber shkruan:

Poezia e Fishtes eshte vertet shume e bukur. "sahanlepires dhe zvarranike" thote linda lool je shume kontradiktore po nejse. Kritika, kurse mua nje gjerman dhe nje poloneze me thane te kunderten pasi isha duke folur ne telefon me familjen. Me thane qe na u duk sikur kendoje. Ndaj, nderlidhja qe ti ben midis muzikalitetit te gjuhes sone me vendimin e standartizimit te gjuhes sone, me duket e palogjikshme! cfare do te thote kjo te bejne anglishten gjuhe zyrtare??? linda po thote pikerisht te kunderten lol. Gjuha shqipe ajo standarte ka plot muzikalitet per veshet qe duan te degjojne muzike, per ata qe duan zhurme, hapni televizorin se ka nje konference shtypi sala ne oren 20h00. -

20/11/2007, 22:27:08 Kritika shkruan:

arber, fakti qe Linda thote "pikerisht te kunderten", nuk do te thote qe une te them ndryshe nga c'kam thene. Gjithashtu, fakti qe ju mendoni se ajo c'ka them une eshte e palogjikshme, nuk do te thote se eshte e tille per mua. Ju jeni degjuar nga nje gjerman dhe nje poloneze, une jam degjuar nga nje brazilian. Ju keni dy degjues, une vetem nje. E pse ajo qe them une eshte e pallogjikshme, ndersa ajo qe thoni ju eshte e llogjikshme? Nuk kuptoj c'hyn llogjika ketu?

Ndersa ne lidhje me anglishten si gjuhe zyrtare, une mendoj se Shqiperia duhet te ece pak para kohe ne kete aspekt. Kjo sepse, kur BE te formezohet si nje shtet i vetem, padyshim qe do te centralizohet edhe gjuha. Dhe ne nje Europe me shume gjuhe, mendoj se do te konkurrojne mes tyre, per gjuhe zyrtare, anglishtja, frengjishtja e ndoshta gjermanishtja, ndersa gjuhet e tjera europiane (ne nje Europe te Bashkuar) do te perfundojne ne sirtar. Gjuhet e lindjes padyshim me pare, dhe gjuha jone e vogel (me dhimbje) por mbase do jete nder te parat.

Ne keto rrethana, nese i shohim gjerat me realizem dhe pa nacionalizem romantik, nuk ka asgje te keqe qe ne kete faze te para-antaresimit ne BE, Shqiperia te fuse si gjuhe te dyte zyrtare anglishten. Nje gje e tille do i afronte shqiptaret me shpejt me BE-ne, dhe gjithashtu do ofronte edhe investitore te huaj etj qytetare perendimore ne Shqiperi. Kjo sepse ata do ndjeheshin konfort ne nje vend qe ka gjuhe zyrtare anglishten. Keshtu kane bere edhe vende te tjera dhe ka rezultuar te jete metode e suksesshme ne zhvillim. -

21/11/2007, 08:34:44 arber shkruan:

Kritika flm per pergjigjen.Them e palogjikshme pasi ju s'mund te perkufizoni muzikalitetin e gjuhes sone vetem prej nje gjykimi kafenesh qe te paska dhene nje brazilian dhe nisur nga kjo me pas te dalesh tek gabimet e 73-shit. Anglishtja gjuhe zyrtare ne Shqiperi? Une e kuptoj qellimin e mire qe ju keni, por s'do te ishte me vend te behej anglishtja gjuhe zyrtare, pasi s'mund te zyrtarizohet ne nje shtet me histori dhe me tradite dhe mbi te gjitha me nje gjuhe te bukur dhe te paster si e jona.Anglishtja mbetet gjuhe qe preferohet ne shkollat e ciklit te ulet dhe te larte, por jo te zyrtarizohet. (ndoshta te kam keqkuptuar?a ndoshta je shprehur keq?nuk e di)

Sa per BE, gjuha ne BE nuk do te centralizohet asnjehere, asnjehere. motoja e tij eshte "te ndryshem, por te barabarte". Pra as kjo arsye nuk qendron. Pershendetje! -

21/11/2007, 08:44:18 Te mjeret shkruan:

ne dashur pa dashur anglisht flasim , per fat te keq.
Ketu ne shqiperi edhe pse nuk eshte e zyrtarizuar po flitet me shume anglisht se ne cdo shtet tjeter evropian si italia, apo franca, e gjermania, mos flasim pastaj per te tjeret. Ketu edhe pastrueset i duan me anglisht. Per cdo gje kerkohet anglishtja dhe ky sme duket modernizim, apo afrim me boten tjeter por me duket diskriminim i gjuhes amtare. Shkojne shkresat nga njera ministri ne tjetren ne anglisht. Ku eshte pare kjo? Edhe shkresat qe vine neper ministri perseri ne anglisht. Ndersa nese do te dergoje ketu nje shkrese tek ambasada italiane, per shembull, nje pjese te mire ta kerkojne italisht. Kjo eshte ta respektosh gjuhen te ciles i perket, dhe flet, e shkruan.
Ne kemi nje adhurim te tepruar per gjerat e "jashtme", dhe kjo na ka mbetur nga prapambetja jone ekonomike dhe vendore. Sdime ta respektojme veten per ate qe jemi,prandaj dhe na shfrytezojne dhe politikanet tone disa ketu i ndajne ne sllave, greke , e amerikane, pasi shikojne tek ata misherimin e asaj qe vete e enderrojne. Duan te jene gjithkushi, pervec se shqiptare.
Keshtu kemi qene nder shekuj ne, turq, sllave,pastaj pak italiane, pastaj ruse, kineze, e tani sdime se cfare jemi, jemi coroditur e flasim anglisht. -

21/11/2007, 09:22:23 arber shkruan:

e sakte!!! -

21/11/2007, 10:59:02 Kritika shkruan:

Kjo qe thote "Te mjeret" eshte absurditet. Kur une them dy gjuhesia, e kam fjalen qe gjerat te fillojne nga "A-ja", qe ne shkollen fillore apo kopeshte (nese ka akoma te tille) dhe nje projekt i tille kerkon se paku 20 vjet te realizohet. Brezi i tanishem ka "merdhif", ketu behet fjale per brezin e pas 20 vjeteve. Paralelisht me shkollimin, dy-gjuhesia te futet edhe ne administraten publike, ku psh, shkresat zyrtare te perpilohen ne dy gjuhe, vendimet gjyqesore gjithashtu, e keshtu me rradhe.

Duhet te kihet parasysh fakti, se me krenari te verber kombetare nuk ecet me ne kete aspekt. As me teorine e mbeshtetjes ne forcat tona. Te gjitha i provuam dhe deshtuam rende. Sot paraja dhe zhvillimi ndodhen ne vendet e popujt qe nuk flasin gjuhen tone. Prandaj, nese duam para e mireqenie duhet tu krijojme lehtesira komunikimi etj, ketyre te fundit per te ardhur tek ne. Sot, e gjithe bota e trete, ben perpjekje te jashtezakonsheme qe te ofroje kapitalin perendimore ne vendet e tyre, krijone lehtesira nga me te ndryshmet etj. Edhe ne duhet te ecim me te njejten llogjike. Ai qe ka parane nuk vjen ne Shqiperi pse ne jemi shqiptare, apo kemi histori te lashte, gjuhe te bukur etj, jo, ai vjen kur gjen nje klime te pershtatshme per te hedhur parane e tij, dhe nje element thelbesor i kesaj klime eshte edhe gjuha.

Gjithashtu, kur une flas per njehsim gjuhe ne BE, kjo nuk eshte teoria ime, por nje gje e tille eshte thene e thuhet nga eksperte te Bashkimit. BE po ecen ne gjurmet e SHBA, dhe per mendimin tim, suksesi i ketij te fundit qendron mbi te gjitha ne gjuhen e perbashket qe ka. Une qe jetoj ne US nuk e konceptoj BE me shume gjuhe. Njeriu ka nevoje te merret vesh e te komunikoje, lexoje, degjohet etj pa perkthyes. Shko, bie fjala, ne Poloni, dhe nuk mer vesh se cbehet, nuk kupton nje kamarier, nuk lexon dot nje gazete apo nje lajm etj. Ne US une leviz nga jugu ne veri e anasjelltas, dhe kudo ku shkoj, ne cdo province etj, komunikoj ne te njejten gjuhe, lexoj gjithshtu ne nje gjuhe, gjej te njejtat standarte etj. Gjuha eshte determinante ne mbarevajtjen e nje vendi, dhe Europa e 101 gjuheve ka probleme ne kete aspekt. -

21/11/2007, 13:32:35 arber shkruan:

Kritika nese do te zhvillohej mesimdhenia e anglishtes ne shkolla jam dakort, por qe nje dite te harrojme shqipen dhe te flasim anglisht kjo eshte e papranueshme. e papranueshme jo vetem per shqiptaret, por per te gjithe europianet. Se pari Bashkimi Europian eshte nje sistem i ndryshem nga ai amerikan dhe nuk ecen aspak me frymen amerikane, por ka karakteristikat e tij. Diversiteti eshte nje nga themelet me te rendesishem ne Bashkimin Europian dhe kjo s'ka per tu ndryshuar as pas 20 vjet as pas dy mije vjetesh, pasi asnje popull s'mund te pranoj te mohoj historine dhe gjuhen e tij. Te ndryshem por te barabarte kjo eshte Europa. Amerika ka sistem krejt tjeter dhe duke jetuar ne US te kuptoj qe ti nuk e koncepton dot Europen te tille me gjuhe dhe kultura te ndryshme, por kjo eshte veēoria me e bukur e Europes. Njerezit kuptohen, kur duan te kuptojne!Pershendetje! -

22/11/2007, 02:56:55 Linda shkruan:

Poezia per gjuhen shqipe eshte altari qe Fishta i ben gjuhes shqipe. Kur une them muzikaliteti i gjuhes do te thote muzikaliteti i gjuhes se Fishtes ne Poezi qe ka ditur te gjeje fjalen, te perdore rimen, ritmin, te perdore epitetin, te hiperbolizoje rendesine e gjuhes, me nje qellim te vetem qe t'i beje shqiptaret te ndergjegjshem per rendesine e saj. Gjuha, kultura, arsimimi do t'i ngreje shqiptaret ne rangun e popujve te qyteteruar, per me teper ata do te mbrojne historine, traditen dhe identitetin e tyre. Keto ishin te rendesishme per kohen kur vihej ne diskutim ekzistenca e kombit shqiptar. Shqiptaret ne bashkepunim me fuqite e kohes arriten te shpetonin kombin shqiptar ndonese te cunguar. Gjithsesi ne pjesen e mbetur u kultivua gjuha letrare dhe u be zyrtare. Dhe pjesa e mbetur jashte kufijve kishte nje sistem referimi, nje shprese nje drite per ekzistence dhe mosasimilim. Kete e tregoi fare mire Kosova e cila sapo doli nga kthetrat serbe tregoi se jo vetem se nuk e kishte harruar gjuhen e saj por e fliste, e shkruante, madje perkrahu menjehere gjuhen letrare shqipe ndonese eshte e detyruar te leshoje nga dialekti i saj.

Gjithsesi ne sot jemi te lehtesuar se kemi nje gjuhe letrare te unifikuar per te cilen luftuan rilindesit shqiptare dhe figura te shquara te kombit tone qe hodhen themelet per kete.

Por ne kemi dhe deshiren dhe i lexojme me interes shkrimtaret tane ne dialektet e tyre. Kemi kenaqesi nga Fishta, Konica, Frasheri, Shiroka etj, kur i lexojme ne dialektet e tyre. Dhe ndonese shume prej tyre ishin te ndaluar per 45 vjet ato moren te drejten e qytetarise nder shqiptare dhe jane te preferuar. Pra gjuha e popullit dhe dialekti i tij nuk vdes.

Edhe nese zhvillimi do te na imponoje gjuhe tjeter si gjuhe zyrtare, por qe gjithsesi do te jete bashke me gjuhen shqipe, kjo nuk perben asnje problem dhe per me teper asnje frike se gjuha jone do te zhduket.

Nje gjuhe zhduket kur zhduket nje popull, gje qe kjo nuk ka per te ndodhur kurre me shqiptaret. Historia e ka treguar se as nen pushtim ata nuk jane zhdukur dhe jo me ne liri sic jane sot. Bota po shkon drejt lirise dhe jo skllaverise. Edhe kur ajo do t'i ngjasoje nje Amerike te madhe perseri do te ruhen gjuhet qe do te fliten nga popuj qe duan te ekzistojne. Edhe ne Amerike kam pershtypjen se etnitetet ne rrethin e ngushte familjar apo shoqeror flasin gjuhen e tyre. A mund t'u mohohet spanjolleve te flasin spanjisht. Madje ata jane sot nje shumice e konsiderueshme saqe ne Amerike eshte shtruar dhe problemi qe spanjishtja te jete gjuhe zyrtare. Por shqiptaret qe jane atje a mund te mendohet se do te humbin gjuhen e tyre ne rrethin e ngushte familjar apo shoqeror.

Ajo qe nuk e mendoj dot kurre eshte pra fakti se mund te humbase gjuha shqipe. Ajo do te humbase kur te humbe populli shqiptar qe do te jete e pamundur. Diversiteti i gjuheve dhe kulturave, i popujve dhe etnive e ben boten te larmishme dhe i jep bukuri asaj. Edhe sikur te kemi nje gjuhe zyrtare perseri do te jete gjuha e popullit. Ne kurrsesi nuk do te mund te shprehim bukurine e fjaleve te urta apo te perrallave, legjendave me anglishten apo me cfaredo gjuhe tjeter, pervec se me shqipen. Sikurse do te jete e pamundur gjithsesi qe i gjithe populli te perfshihet ne strukturat shteterore, ku mund te flitet anglisht, apo ne instanca te tjera ai do te jetoje jeten e tij te lire ku do te flase gjuhen e tij. Per me teper as qe mund te mendohet se ne sistemin shkollor te mos kultivohet gjuha kombetare. Ky do te ishte absurditet. Pra kjo frike nuk mund te egzistoje kurrsesi.

Ndersa ajo qe thote "Te mjeret" se ne institucionet tona shteterore komunikohet me shkresa zyrtare ne anglisht me duket absurditet dhe keqinformim. Une punoj ne institucion shteteror dhe komunikojme me te gjitha institucionet shqiptare perfshi edhe Ministrin e Jashtme (ku punon zonja) dhe komunikohet shqip dhe i japim shume rendesi edhe perdorimit te gjuhes zyrtare dhe te berjes se shkresave pa gabime. Edhe me te huajt komunikohet shqip sikurse edhe ata na i sjellin shkresat shqip. Nese ekziston ky problem atehere duhet bere prezent dhe te parandalohet. Sa kohe gjuha zyrtare eshte shqipja ajo duhet respektuar. Nese ka te tille "levente", sic i quante ata Konica, qe kane turp nga gjuha e tyre dhe pretendojne se kane kulture dhe njohin gjuhe te huaja ata nuk e kane vendin ne institucionet shqiptare sepse realisht ata nuk jane zedhenes te tyre dhe mbrojtjes se interesave te popullit shqiptar. Do te ndryshonte problemi nese ndonje gjuhe e huaj do te ishte zyrtare bashke me shqipen. -

22/11/2007, 04:47:16 Te mjeret shkruan:

"Ndersa ajo qe thote "Te mjeret" se ne institucionet tona shteterore komunikohet me shkresa zyrtare ne anglisht me duket absurditet dhe keqinformim. Une punoj ne institucion shteteror dhe komunikojme me te gjitha institucionet shqiptare perfshi edhe Ministrin e Jashtme (ku punon zonja) dhe komunikohet shqip dhe i japim shume rendesi edhe perdorimit te gjuhes zyrtare dhe te berjes se shkresave pa gabime-"
Linda, te siguroj qe nuk eshte absurditet. Shkresat vine ne anglisht dhe kjo nuk mohet. Ka neper ministri zyrat e mardhenieve me jashte, por ato shpesh here uzurpohen nga pothuaj gjimnaziste, apo vajza qe sapo kane mbauar shkollen e larte per gjuhe te huaj, dhe qe skane eksperience ne fushen e diplomacise, per te perkthyer si duhet nje shkrese. Sa per gabimet ortografike,,,,oh,, ti s'ke pare asgje.Do gjej ndonje dite ndonje shkrese ta skanoj, dhe te cuditesh dhe vete,, sesi fjala "maredhenie" , shkruhet " mardhenje".... se si fjala "respekt" shkruhet " respect" - se keshtu e ka kompjuteri....,etj etj.... Nuk po them qe eshte 100% , per cdo rast, po them qe ndodh. Dhe qe anglishtja ketu perdoret me vend e pa vend, kjo nuk eshte genjeshter.
Ti linda paske qene me fat, cte te them une, ty ste ka ndodhur, ndosha duhet t'i lexosh me vemendje. -

22/11/2007, 05:02:40 Te mjeret shkruan:

Kritika :
"Kjo qe thote "Te mjeret" eshte absurditet. Kur une them dy gjuhesia, e kam fjalen qe gjerat te fillojne nga "A-ja", qe ne shkollen fillore apo kopeshte (nese ka akoma te tille) dhe nje projekt i tille kerkon se paku 20 vjet te "

Kopshte ka..meqe nuk e ditke, dhe gjeja tjeter qe ti nuk di eshte qe kjo qe kerkon ti, ndodh, sot femijet e nisin anglishten qe ne klase te trete, ndersa ne shkollat private fillon qe ne te paren me duket. Une nuk jam kunder mesimit te gjuheve te huaja, jam kunder shfarrosjes se gjuhes se ciles i perkasim. Jam kunder asaj qe shume prinder qe jetojne jashte shtetit, shkojne me mentalitetin tend, dhe kur kthehen ne shqiperi, femijet e tyre sdine as 2 llafe, dhe nese njeriu nuk e ndjen gjuhen, nuk ka si te ndejeje te qenurit shqiptar, gjithmone nese ata duan te jene te tille, pasi ne na pelqen te asimilohemi.
Te imagjinoj sikur te jetoje ne kohen e perandorise turke , dhe te beje kete propagande per turqishten , meqe atehere, nje pjese e mire e shteteve ishin nen sundimin otoman. - Ky eshte absurditeti yne, jo mesimi i 2, 3 apo me shume gjuheve te huaja. Gjithsesi dua te te them qe tunizia, greqia, mali i zi, qe e kane turizmin shume te zhvilluar, nuk vuajne nga padija e anglishtes. Ne na rrofte anglishtja, se te tjerat i kemi ku therret qameti.
Vijme perseri tek absurditeti im, une nuk thashe qe mos mesojme anglisht... thashe qe te perdoret me karar. Dhe ti mos na cudit shume, duke folur me USA, se ne USA, komuniteti latin, jeton brenda atyre zakoneve te veta dhe as qe ja ndjen ta flase anglishten edhe pse ndoshta e bejne ne shkolle, ata flasin spanjisht.
Une nuk jam rritur me frymen " me forcat tona" , por thjesht do te doja pak me respekt per ate qe jemi. Nuk mund te mohoet gjuha. Atehere ti kete blogun beje me mire ne anglisht, fshije nga memorja jote shqipen , ne fund te fundit ty ste sherben per asgje atje ku je.
You are an american, right????? -

22/11/2007, 05:33:31 Dajti shkruan:

Ka neper ministri zyrat e mardhenieve me jashte, por ato shpesh here uzurpohen nga pothuaj gjimnaziste, apo vajza qe sapo kane mbauar shkollen e larte per gjuhe te huaj, dhe qe skane eksperience ne fushen e diplomacise, per te perkthyer si duhet nje shkrese. Sa per gabimet ortografike,,,,oh,, ti s'ke pare asgje.Do gjej ndonje dite ndonje shkrese ta skanoj, dhe te cuditesh dhe vete,, sesi fjala "maredhenie" , shkruhet " mardhenje".... se si fjala "respekt" shkruhet " respect" - se keshtu e ka kompjuteri....,etj etj.... Nuk po them qe eshte 100% , per cdo rast, po them qe ndodh. Dhe qe anglishtja ketu perdoret me vend e pa vend, kjo nuk eshte genjeshter.


per sa kohe ato vende pune zihen ne baze te interesit personal dhe reciprok nuk do te kete kurre cilesi pune sepse mungon permanet kerkimi dhe dhenia e llogarise.
eshte mese e vertete se ne shqiperi shume te rinj ose te reja perkedhelen ne vendin e punes dhe kjo me kuptimin e plote te fjales prandaj nuk eshte cudi qe ne shqiperi ka magesi ne rendimentin dhe seriozitetin e punes kete e kuton direkt sa futesh ne kufi qofte me avion apo me makine apo ne porte me tragt. organizimi kaosit eshte perfekt dhe respekti karshi punes dhe njerzve 0.
pra nuk me cudit shume fakti i atyre gabimeve drfejtshkrimore e shume e shume te tjerave...... -

22/11/2007, 05:44:28 Linda shkruan:

Problemi eshte se ata te rinj duhet te pergatisin nje shkrese qe dergohet tek titullari dhe ai nuk te kalon shkrese ne gjuhe te huaj apo me gabime. Te pakten keshtu ndodh ketu ku jam une. Pra ne institucionin tuaj calon problemi tek titullari, apo drejtoret e drejtorive, qe duhet te firmosin shkresat.
Qe ne administraten shteterore tanime eshte bere katrahure kjo dihet, se u hoqen njerezit e specializuar, se nuk respektohet sherbimi civil, pra konkurrenca dhe punesimi i njerezve te specializuar Se po punesohen militante dhe te gjitha keto sjellin keto pasoja qe me te drejte i ngre "Te mjeret". Per disa vjet ne Shqiperi po ndiqej nje praktike e mire pune per kualifikimin e administrates publike nga Instituti i Trainimit te Administrates Publike, qe tanime i ka humbur nami. Dhe nuk do te habitesha nese ne institucionet shteterore te kete edhe njerez qe nuk dine sesi formulohet nje shkrese dhe jo me per te folur per drejtshkrimin e shqipes. Keto jane meritat e reformes se Berishes qe e degradoi administraten edhe ne kete drejtim. Prandaj vendi po ecen tatepjete se po punesohen militante dhe jo specialiste. Ne te vertete ta qaj hallin "Te mjeret". Mua akoma nuk me ka kapur reforma. -

22/11/2007, 06:21:24 Dajti shkruan:

po qe se "te mjeret" punon me verte ne ministrine e jashtme, nuk do te cuditem fare kur ndonjehere ai/ajo te filloj te shkruaj ne kete blog hollandisht .... -

22/11/2007, 06:37:37 Te mjeret shkruan:

smile

Qe te sqarohemi, une nuk punoj tek ajo ministria. Ishte nje dyshim i Lindes, dhe une e lashe te dyshonte, por me duket se po vazhdova keshtu do me kerkoje takim dhe Basha. smile
Nuk jam aty, por di shume gjera ,,,per shume vende,,le te themi qe jam "around" -
P.s. Olldashit i shkoi nje grup spanjoll per keto molet qe do te ndertohen ne qytetet me liqene e me detra, dhe e vetmja gje qe ka thene ka qene " Une jam nga Durresi,,,edhe keta ( duke treguar zyrtaret e tij) nga durresi jane. Kete kishin kuptuar spanjollet nga 2 ore takim. - mendo kur eshte ministri keshtu,mendo te tjeret,,,
"jemi pake jashte teme, ketu por skagje - do te na fale Fishta mbase" -

22/11/2007, 07:53:42 Kritika shkruan:

Te mjeret, me ke keqkuptuar 100%. Kur une thashe "absurditet" e kisha fjalen per ato shkresat qe ju thoni se perpilohen ne gjuhen angleze. Nje gje e tille eshte absurditet. Sepse Shqiperia eshte nje vend me gjuhe zyrtare shqipen ndersa shkresat behen ne gjuhe te huaj. Une isha plotesisht ne anen tuaj...

Ndera ne lidhje me gjuhen angleze ne shkolla, nuk e kam fjalen per ate nje oreshin tradicional te gjuhes se huaj qe behet (dhe eshte bere gjithmone) ne meyre fiktive ne shkollat tona. Por e kam fjalen per projekte serioze te do i benin shqiptaret te afte te flsinin anglisht njelloj si shqip. Ne gje e tille do krijonte terren real per dy-gjuhesine edhe ne institucione. Shume vende te botes se trete e kane bere kete, dhe per disa dekada ajo ka dhene rezultate te shkelqyera ne zhvillimin e vendit.

Ndersa ne lidhje me te tjerat, jo Turqia, jo Tunizia, jo dreqi jo i biri, vazhdoni se ne terezi e keni, krenaria kombetare mbi te gjitha. Ne nje vend ku nacionalizmi i vertete eshte me i zbehti ne Europe dhe me sporadiku gjithashtu, padyshim qe llafet entuziazte jane ato qe do e zevendesojne. Mos mendoni se ato vende qe kane aplikuar dy gjuhesine nuk jane vende me nacionalizem. Perkuandrazi, e kane ate me te zhvilluar se te tjeret. Sepse pikerisht dashuria per vendin, dhe deshira per zhvillim e mireqenie i kane detyruar te institucionalizojne dy gjuhesine. Dhe ja kane arritur qellimit.

Me kokefortesi noway te ashtuquajtur atdhetare shqiptare noway , ne do vazhdojne te endemi ne terr e ne balte, ne varferi e ne zhul, dhe do drejtohemi nga idiote 100% te tipit Berisha e Rama me shoke. Zoti u shtofte inatin!

Ndersa per websitin, keni mese te drejte. Me mire ta kisha bere ne anglisht se do i kisha nxjere ndonje para, se ne shqip..., Ah ne shqip. Shiko dhe faqet e tjera ne shqip, nje reklame s'kane. Cope-cope. Dhe pikerisht vende te tilla, te izoluar si mos me keq si ky i yni, bejne gam-gam gjithe diten per nacionalizim. Nacionalist eshte ai qe sjell zhvillim per vendin e tij, jo ai qe reciton si e ema e Zeqos ne maje te fikut a thanes, si eshte ajo... -

22/11/2007, 07:56:29 Te mjeret shkruan:

OK!! -

06/02/2008, 23:31:33 eva shkruan:

Tani kjo vjershe eshte e Fishtes apo e Ndre Mjedes.Para shume vjetesh e kam mesuar ne shkolle si te Mjedes. -

07/02/2008, 17:44:45 Linda shkruan:

Eva

Poezia e Mjedes per gjuhen shqipe eshte kjo qe po sjell me poshte

Gjuha shqipe
Pėrmbi za qė lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon* wink
pėrmbi er' qė jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.
Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera,
ku e shkoj jetėn tash sa mot,
veē pėr ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
jan' tė bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
pėr mue t'tanave iu del.
................................
Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
qė shpėrndahet kand e kand.
Geg' e tosk', malsi, jallia**)
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.
Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
ēka natyra vet' pėrpoq.***)
Por me gjuhė kaq t'moēme e mjera
si nj'bij' kjo qė pa prind mbet:
pėr t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush pėr motėr t'vet.
E njat tok' qė je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, qė mbet mblue
sot nėn dhe, edhe shqip flet.
................................
*) mė ushton thellė, oshėtin
**) fusharakėt
***) bashkoi -

08/07/2008, 07:56:55 mianda shkruan:

me pelqejne shume si poezit ashtu edhe tregimet e gjerjgj fishtes nuk kam asnje kritik po kam shume komente te mira dhe shpresoj se gjithom edhe me tej qe do lexoj librat e gjergj fisht kan per te me pelqyer tung diten e mire confused confused confused confused confused confused -

15/09/2008, 10:12:47 bleona shkruan:

up je nje nder shkrimataret qe shkruan ate qka te thot zemra por e per shkruan shum bukur ne librat e art te tu te art qe vetem te drejten dhe diturin na japin -

14/11/2008, 01:42:55 ADHURIM RAMA shkruan:

gjergj fishta eshte ni shkrimtar shume i bukur njeherit edhe shkrimtari me i mire shqipetar mua vjarsha me ka pelqyer shume e per te tjeret qka flasin per gjergjin mu s ma nin. TUNG NGA LULI FSHATI DOBROSH -

18/02/2009, 12:30:06 nimet shkruan:

hic nuk me pelqen ncncncncncncnc -

16/05/2009, 07:14:54 egzona shkruan:

gjergj fishta eshte shkrimtar shum i bukur dhe nder shkrimtart e par shqiptar -

29/05/2009, 12:36:07 fjolla shkruan:

Une jam Fjolla Rashica.(11 vjeqe)
GJERGJ FISHTA ishte njeri nder poetet dhe rilindesit me te medhenj shqipetar qe me veprat e tij i dha popullit shqipetar vullnet dhe kurajo per lufte... -

05/10/2009, 13:30:34 metije shkruan:

shkrimtar me merita shum te medha -

08/10/2009, 11:56:46 Flora Imeri shkruan:

kur te vdes gjuha dot vdes dhe kombi -

01/12/2009, 08:20:16 Zekiri shkruan:

Si GjergjFishta, Ndre Mjeda,Migjeni,Naimi etj etj, e sidomos shkrimtar te Rilindjes Kombetare, veshtire e kemi te gjejm sot.Sot ka me shume, por te pa vlera.Krahasoni shkrimet e rilindasve me disa sot qe jan bere te shumt.Prandaj veprat e shkrimtarve rilindas por edhe te tjerve me heret dhe me vone vlejm te lexohen,sepse leximi i tyre te frymezon per kritike. -

18/12/2009, 07:49:11 arta shkruan:

gjergj fishta asht shkrimtar shum i qmuar i shqiperis veprat e tij kan nje domethenie te madhe -

20/01/2010, 12:10:32 erso shkruan:

kjo eshte nje poezi shume e buker me pelqen shume te lumshin duart e arte o shkrimtar i madh i shqipris veprat e tua qe jane treguar ne te gjithe shqiprin nje shkrimtar i preferuar qofsh i lumtur ne parajs -

09/02/2010, 12:52:07 lara shkruan:

super -

12/02/2010, 05:07:40 mystery ????? shkruan:

1 Fjale BUKUR...... -

02/03/2010, 05:12:35 gjin shkruan:

Pershendetje te gjithve.Gjuha Shqipe nuk ka zevendesim,po njeriu qe esht i aft ,qe te mesoj shum gjuh te huja,nuk do te harroje kurr gjuhen shqipe.Se esht ne gjuhet ma te vjetra ose me te lashta te botes.Dhe kjo vertetohet se shum fjal shqipe gjenden neper gjuhet e tjera te botes.Po te huajt normal se do thon eshte gjuh koti. Po shqiptari qe esht taman shqiptar e mbron gjuhen e vet ,e jo ti thoje te hujt ke te drejt kur shan gjuhen ton. cool -

06/04/2010, 03:12:42 Thanas Llangozi Selanik Greqi shkruan:

Disa mendime fizolofike nga gazetari
Thanas Llangozi
-Mesuesi,-njeriu me i ditur qe e meson njeriun si te eci ne jete duke komunikuar me te gjitha gjuhet e tjera.
-Nenepunesi,-njeriu me i devojshem per zbatimin e ligjeve te shtetit ne fuqi,por qe ne heshtje vjel popullin.
-Polici,-mjet i dhunes per te goditur dhe shperdar te tjeret ne protestat masive,si dhe ne kerkimin e shkaktareve qe thyein ligjet.
-Ushtari,-njeriu i thjeshte qe ve koken ne rrezik per te mbrojtur vendin e vete.
-Oficeri,-njeriu me i mire per te mbrojtur vendin nga pala kundershtare duke vlersuar situaten.
-Afaristi,-njeriu qe ben tregeti ne kurriz te popullit,xhvat masat popullore per te shtuar pasurin e vete.
-Deputeti,-njeriu qe flet shume ne parlament dhe sshperblejet jasht kufirit te masave,kryen vepera te liga dhe eshte i pamvarur nga drejtesia.
Gazetari,-njeriu me lapes te mpret qe shkruan ngjarjet,datat,vitet,njerezit,artin ,kulturen.
-Kengetari,-nje bilbil qe zbut shpirtin e njerezeve ne dasma,gosti me zerin e tij melodioz dhe largon stresin nga hallet e shumeta te jetes.
-Ministri,-nje vegel e pushtetit ne nje sistem te caktuar.
-Nena,-krijesa me e dashur ne bote ,qe lind dhe rrit krijesen e vete si te ece.
-Gruaja,-fakulteti me i domosdoshem i mbijeteses me burrin e vete.
-Burri,- njeriu prokupant per lindjen e jetes dhe per te mbajtur nje ekonomi te forte mbijetese.
-Poeti,-njeriu me zemer te madhe kur shikon te shemtuaren ne shoqeri dhe i ngre hymn se bukures.
-Femija,-krijesa me e dashur e nje ciftezimi,jetegjatesija e njeriut ne toke.
-Kenga,-melodija me e bukur qe del nga thellesia e zemeres.
Nxier nga libri me fjale te urta.
Lumasaku,Selanik,6 prill 2010
. -

06/04/2010, 16:13:48 Thanas Llangozi Selanik Greqi shkruan:

Flasim per letersi ,por po harroim gjuhen.
Kam ndiekur komentet e bera per gjuhen shqipe ne Shqiperi dhe ne diaspor,mendimet,vlersimet jane te ndrysheme,por ajo qe ka rendesi duhet te jete jo ngujimi i gjuhes shqipe ne emigracion.Kete e them me ndienje te thelle dhe jam i zhgenjyer kur shikoi femijet tane qe flasin vetem gjuhen ku i ka hedhur koha se bashku me prinderit per te jetuar.
Flasim per Letersi dhe Art dhe, nuk po kuptoim mire se te gjitha keto krijime te bukura ,qe shkruajin shkrimtaret,poetet kudo qe jane ,shume pake shkoin tek lexuesi.Qe ketu e ka burimin sindomos interesi neper shkolla dhe ca me keq ne emigracion.Ketu larg ne Greqi kane dale disa mesues ,qe duhet tu heqesh kapelen,qe duke mos mar asgje nga mundi i vete ,meren me hapjen e disa shkollave te vogela me 10-15 vete,ku femijet tane te lindur ketu nuk jane pake,po te marim per baze se jetoin jo pake emigrant,qe per 20 vjete ka nje lindje e rritje.Ku e shikoi une kete.Po te shkosh ne Selanik dhe me thelle ,neper lulishte do te vresh shume nena shqipetare qe i nxierin femijet e vete ne ajer,tradit kjo per ta shkeputur nga mbyllja ne shtepi,dhe shume pake vren vendas,pasi ata te shumetit si rezultat i koncepteve te te rinjeve ,bashkjetoin dhe nuk behin prodhimin gjenetike.Keshtu mund te thuet se popullsija e Greqis sa po vjen dhe po plaket.Neper rruge dhe neper pallatet e bukura nuk degjon cicerimat e femijeve,luleve te jetes,por pleq te kerrusur qe dalin per te psonisur, ose duke ecur me shkop.Po mbi te gjitha problem mbetet per femijet tane mesimi i gjuhes shqipe,femijet tane dalin neper rruge dhe mundohen qe ta flasin gjuhen e vendit dhe jo vete.Vite te shkuara ne Shqiperi aty nga viti 1945 -50,mbaj mend shume mire qe burra,gra,femije te cdo moshe mernin nje rras guri me vete ,gjysem lapsi dhe shkonin ne shkolle.Po sot jo vetem ne emigracion po edhe ne Shqiperi femijet braktisin shkollen,ngujimi ben te veten,vaferija i ka nxier shume femije qe te lypin rrugeve ,ose te futen ne pune pa kaluar 10 vjece.Ndersa ne mbushim faqe te tera me tregime,poezi,po shtroj pyetjen.Kush do t'i lexoi keto gazeta,shkrime,ku mungon lexuesi.Dhe ca me keq puna e rende e emigrantit nuk i jep mundesi qe te meret me femin e vete.Do vij koha dhe ketu ne emigracion ,femijet tane do lexoin vetem formulen e Frank Bardhit dhe Gjergj Fishten, do ta harroin fare.Perese ndoth kjo,sepse shteti meme,nuk kordinon punen e vete me drejtuesit e atij shteti ku jane ngulitur keto koloni shqipetaresh ,te arratisur neper bote si ne Trojen e lashte,apo Apollonin e diegur.
Jane shifera tronditese sa kam lexuar nga Gjin Marku per ngujimin ne Shqiperi, per gjaksi dhe pronen.Ku po shkoim keshtu,te paret tane ne kushte te renda roberije, ben te mundur ruajtjen e gjuhes dhe nai suallen gjer ketu,ndersa ne sot e braktisem.Po nje popull pa arsim vdes para kohe.
Si nuk e analizon kete problem parlamenti yne,po meret akoma me kutit e letres,e lagu apo se lagu bishtin dhelpera.Pyes,perese u futem ne demokraci,te shperbehim popullin,te mos mesoim neper shkolla,po a e harruan keta qeveritar'Udhen e shkronjave?".Perese lodhim popullin kote,ku nuk dim te drejtoim.Po populli na jep voten per keta deputet ,per keta deshinje te zgjedhur,te qain hallet me popullin dhe te mos zbresin poshte si 'Zylua "i Driteroit. Ju rrini problemeve ne koke,dhe ne rast se ti se ben,lerja tjetrit qe eshte profesjonist sic vepron Japonezi,dhe jo duke ven ne balle njerez te pa ditur,partiak qe nuk e din se si drejtohet nje dikaster.Sic ndodhi ne vitin 1990 ku suallen militantet me dy gishta larte,dhe larguan itelegjencen duke i futur nje kart posht deres.Ose me keq si militanttet e partis se punes qe me heqejen e gradave ne ushtri na suallen komisaret e partis ,qe nuk e dinin se si drejtohej ushtrija,dhe te mos flasim me gjere.
Duke e mbyllur,per te gjithe lexuesit ne internet ,per te gjithe njerezit e ndershem ,ne plan te pare duhet te jete mbrojtja,mesimi i gjuhes,rritja e kerkeses,dhe marja e masave ,ku ta doi puna ,edhe me te renda,qe sejcili ta ndiej pergjegjesin per edukimin e brezit te ri, qe do te coi jeten perpara.
Lumasaku,selanik 6 prill 2010 -

07/04/2010, 04:02:16 Thanas Llangozi Selanik Greqi shkruan:

Te nderojim ata njerez te ditur, qe i dhan kombit dhe nuk muaren asgje.
Nje proverb e vjeter Greke thekson se "Te gjallet duhet tu behin me shume nder te vde****,per aq sa i kane dhene vendit."
Nisur qe ketu,eshte ne nderin e te gjithe botes letrare, qe te dij e te vlersoin figurat e vendit te vete -dhe t'i vendos ne pjedestal- per aq sa i kane dhene shoqeris,kultures,artit.Ne e befshim kete ,kemi nderuar veten tone dhe respektuar te vjeterit.Naim Frasheri,ky poet dhe atdhetar dikur, ka shkruar shume mire per mbrojtjen e kulturave dhe vlerave kombetare.Nisur nga kjo, me posht po paraqes nje poezi te shkruar nga poeti,perkethesi i talentuar ,Jorgo Bllaci,i cili ne vitin 1997 u internua ne fshatin t'im te lindjes,ne Lumas,ne krahine e thelle te Suloves ,rrethit Berat.Per kete personalitet ruaji kujtimet me te mira si mesues,qe na dha shume per sa jetoi ne kete vend.Jorgua u burgos nga kicimicerit dhe ca me keq sepse kishte nje ide ne perkethimet letrare.
Po pena e tij nuk rreshti se shkruari e se perkethyeri.Te gjitha liberat e perkethyer nga Lirikat Ruse ,jane pershtatur ne gjuhen shqipe me nje embelsi te vecant.Ke deshir t'i lexosh dhe te mos i heqesh buzet nga poezia.
Kan kaluar shume vite po ne mend i rikujtoi edhe sot ato vargje te perkethyera qe ai na-i jepte,ose na-i linte ne tavolin per ti pare. Ne vocerraket e vegjel,me opinga llastiku,uleshim dhe i lexonim me plot mall dhe i mesonim permenc.
Poezia titullohej.

"Mbi varrin e nje mbreti"

Furtuna qe mbi dhe buciti,
Te beri sundimtar,
Zefiri te murmuriti,
Ne karron gjithe are.

Me frike turma fluturonte,
Porsi nje korb i zi,
Kamxhikun tend sapo shikonte,
Ku shkonje udhes t'i.

Po vendi i yte i dritheruar,
I mbetur si jetim,
Ne vaferi duke lenguar,
Te lypi perdellim.

Po t'i Atdheut te zalisur,
Ju pergjegje me kamxhik,
Karrocen tende duke nisur,
Serishmi me vertik.

Po.Ndal!-dikush te tha,
Te mori ,te shpuri ne nje
Pyll te erret,
Ku shprese jete nuk ka.

Ai as lutjet nuk t'i degjoi,
As thirrjet gjithe tmerr,
Po shpaten t'a vringilliti,
Ne koke neper terr.. ..

Dhe te vdekur ky burr
Te flaku ne nje hon,
Qe te ms degjosh
Atdheun qe lengon.
Mars 1997
Njerezit dhe bijet e tije te jen krenar per baban dhe poetin e apasjonuar,Jorgua ka vite qe ka ikur,le te prehet i qete atije ku ka rene.Ne duhet ta nderoim.
Pergatiti,Lumasaku 7 prill,2010 Selanik -

07/04/2010, 05:32:58 ILIRI shkruan:

Zoti Thanas. Vetėm pasuesi i parė, shqip duhet tė shkruhet kėshtu.
Flasim pėr letėrsi, por po harrojmė gjuhėn.
Kam ndjekur komentet e bėra pėr gjuhėn shqipe nė Shqipėri dhe nė diasporė, mendimet, vlerėsimet janė tė ndryshme, por ajo qė ka rėndėsi duhet tė jetė jo ngujimi i gjuhės shqipe nė emigracion. Kėtė e them me ndjenjė tė thellė dhe jam i zhgėnjyer kur shikoj fėmijėt tanė qė flasin vetėm gjuhėn ku i ka hedhur koha sė bashku me prindrit pėr tė jetuar.

Kėto janė vetėm vėrejtje ortografike. Nuk duhet shkruar gjuhėn shqipe si e flet. Koha e tashme: Unė shikoj, ti shikon, ai shikon. Ai shikoi dje natyrėn. -

07/04/2010, 06:16:34 Thanas Llangozi Selanik Greqi shkruan:

Kush je ti more Ialir,je shqipetar apo rromak?

Une shkruaj ne gjuhen time,dhe abecen e kam mesuar qe ne vitin 1950,per nje qime mos ja hiqe luanit,shiko me shume analizat e situates per artin,kulturen,gjuhen tone ,qe po humbet ne perzierjen e ngjyrave.Shiko me lart se si shkruet
nga shume analist qe meren me Fishte,qe me shume e deformoin.Jam i moshuar,po jo aq naiv qe te mos e kuptoj shqipen,letersin dhe mesimet .Jorgo Bllaci me ka mesuar shume per jeten,ne se s'ke pune ,meru me dicka qe ja vlen vetes tende apo shoqerise,jep vlersime dhe jo gramatike.
Mund te jesh biri im,po shiko me large,une jam rritur me opinga,kurse t'i sot ke kompjuter dhe mund te flasesh si te duash. -

07/04/2010, 13:32:10 ILIRI shkruan:

More ti llanguzi, greko-grek?

NO COMENT! -

09/04/2010, 05:39:42 MARJAN SHERRI shkruan:

PERSHENDETJE TE GJITHVE. UN JAM MARJAN SHERRI NGA MIRDITA PATERIOT I GJERGJ FISHTES , SA PER GJERGJIN NUK KA QA THOT ASNJERI KUSH E NDJEN VETEN SHQIPTAR DHE PER VEPRAT E TI.AJ ME GJUHEN SHQIPE I BASHKOJ TE GJITH SHQIPTART PAMVARSISHT LLOJT E KOMBESIVE QE JAN KTU NE SHQIPERI.DHE HARRONI ATO KOMENTE KOT PA LIDHJE SE GJUHA SHQIPE ASHT 1 KUSH E NDJEN VETEN SHQITAR. up -

10/04/2010, 04:19:53 Thanas Llangozi Selanik Greqi shkruan:

Thanas Llangozi
"Shtepi te braktisura"

Mbi cukat ne fshaterat perkarshi,
Shtepit kane mbetur n'vetemi.
Kasollet te kerrusura,catit car,
Rruget tere ferra,pa der'e trar.

Arat te pa leruara,tutje ca dhi,
Kullosin te ckujdesura ne verri.
Perroi i thare,lisat rrezuar,
Era e marre keq i ka hepuar.

Ne rruget plot dredha pake njerez shhe,
Fshataret tutje kan ikur me dhen e e qe.
Arra e vjeter pa vjel ka mbetur,
Shega n' dege prej kohesh eshte tretur.

Mbi cukat,ne fshaterat perkarshi,
Ka ngrir rende jeta,te mos ju vij cudi.
Shtepit braktisur,arat pa leruar,
Njerezit e ditur nuk dihet se ku
kane shkuar.
Prill, 2003

Kjo poezi eshte nje tregues rreal i boshatisjes se fshatit shqipetare,ne ate fshat, ku prodhohet ushqimi kryesor i njeriut per te mbijetuar.Boshatisja e fshaterave eshte nje katastrof e rende ekollogjike.
Lumasaku 10 prill 2010 -

10/04/2010, 15:22:50 Gjethi shkruan:

Ore Thanas-i e llangose kete faqe, ketu shkruhet per Gjergj Fishten. Publikoji ne nje faqe tjeter poesite e tua -

10/04/2010, 15:56:32 ILIRI shkruan:

Marjan Sherri, unė do ta quaja Marjan Rusfaji, thot:”...HARRONI ... SE GJUHA SHQIPE ASHT 1 KUSH E NDJEN VETEN SHQI(p)TAR”.
Them se gjuha shqipe ėshtė 1 (njė), kush e ndjen dhe kush nuk e ndjenė veten shqiptar. Megjithėse edhe sot egzistojnė gjuhė fisesh bile dhe familjesh (tė pashkolluara nė kėtė drejtim), tė cilat mund tė quhen dialekte, por ka kaluar koha e shkruarjės sė tyre nė letėr, kur ekziston njė gjuhė zyrtare, drejtshkrim i saj i pranuar mbrėnda dhe jashtė trojeve shqiptare. Dhe ata tė cilėt sot pėrpiqen ta imitojnė Fishtėn duken mė shumė se qesharak, sepse tė ndikuar edhe nga toskrishtja e gjuhės letrare, atė e bėjnė lėmsh por edhe tė pakuptueshme ose shumkuptimshe. Kjo nga shkaku se sa tė jetė e mundur i ikin pėrdorimit tė shkronjės “ė”. U duket se pėrdorimi i shkronjės “ė” i fut nė ujrat e toskėrishtės. Le tė shofim njė shėmbull tė paraqitur nga Th.Llanguzi nga Selaniku i Greqisė, (sikur paska edhe ndonjė Selanik i Ingushetisė ose i Tasmanisė), i cili pėr fjalėn dilema pėrdorė trajtėn e pashquar “dilem”, me ēfarė tėrėsisht ia ndrron kuptimin:

dilema (dilemė)-mėdyshja.
dilem (shkodranēe, gjakovarēe) – dilmė pėrpara.

Sot shofim edhe pėrdorimin e shkronjės “ė” nė vend tė gabuar. P.sh. na del dikush nė TV dhe thotė: “Numrimi i votave ishte ....”. Mė poshtė thotė “Kjo numrimė ishte...”. Shife ti, veprimin e numrimit nga njeriu e shėndrron nė fenomen si t’ishte njė bubullimė apo ushtimė, etj. Plus gjininė mashkullore, atypėr aty, e zavėndėson me atė femrore,etj,etj.

HARROJENI SE SHKRONJA “ė” ĖSHTĖ E TOSKRISHTES.

Unė jam patriot i gjuhės letrare shqipe, i drejtshkrimit dhe i gramatikės sė pasur tė saj, pa marrė parasysh se u vendos nė kohen e diktaturės. Mendoj se, nėse ndonjė gjė pozitive la kjo diktaturė, ajo ėshtė gjuha letrare shqipe. Nuk duhet tė na vijė keq pėr kėtė, megjithėse, ndoshta ka vėnd pėr ndonjė korrigjim tė vockėl aty kėtu. Gjė qė patriotėt, gjuhėn e Fishtės, e konsiderojnė absolute.

Po tė niseshin amerikanėt tė shkruanin nėpėr tekstet e tyre dhe gazeta, gjuhėn e traperave, kaubojve, indianve, hispanikve, zezakve, etj., nė ēka do tė ngjante gjuha e tyre “Spatial English”. -

11/04/2010, 16:41:39 thanas llangozi shkruan:

Gjergj Fishta eshte eposi i gjuhes shqipe.

Fishta eshte nje poet i talentuar qe e do popullin e
vete me zemer,dhe me punen e vete, e ka ngritur shume larte gjuhen shqipe,si nje gjuhe te bukur qe eshte per t'u mar shembull.Pamvarsisht nga dyndjet e medhaja shekullore,gjuha shqipe arrit te mbijetoi dhe te na vij deri ne ditet tona me ate qartesi,bukuri qe i kendon Fishta.Ne duhet ta mbroim- dhe me shume duhet qe brezi i ri t'a mesoj,sepse po viret re fenomeni i braktisjes se gjuhes shqipe.Dhe jo me kot e ngrita problemin,- se duhet te vlersoim penat tona si
Fishten e te tjeret,po te dim t'a mbroim ate.
Sa per vrejtjet, ju faleminderit ato i pres si shoqerore,por vrej se nesa flitet per Fishten ,neper librarit tona nuk po vreji nje vellim poetik me ate gjuhe te Fishtes,Mjedes,Migjenit e tjere .Gjuha e Fishtes,ose me mire ajo shkoderanija- eshte shume e embel ne te kenduar dhe ne te lexuar.Krijuesit tane dhe gjuetaret kane c'te mesoin nga kjo pene e arte.
Lumasaku 11 peill 2010 -

23/04/2010, 00:39:07 atin shkruan:

Poezia GJuha SHqipe ėshtė nga poezit ma te mira te GJergj Fishtes. -

16/05/2010, 08:55:47 MARJAN SHERRI shkruan:

PSH TE GJITHVE O ILIR KOMPLIMENTE PER EMRIN CE KE DHE FLM PER MBIEMRIN CE ME KE VU SE ATE TE PARIN E KAM PAK TE FRIKSHEM....SA PER ATE LLAMARINEN NGA GERECCIA NUK E DI CA TE THEM, PO I THEM MOS U PERZI SI ****A NEPER BREK ME ATO VARGJE SE NUK KENA KOMENTU VARGJET E TUA KTU OK DHE NESE TE DIEG PER ATE CE KAM SHKRUJT UN MBAJE OK...TUNG.. -

16/05/2010, 15:56:07 ILIRI shkruan:

Komplimente pėr emrin o Marjan. Pyetem, pse njerėzve ky emėr u tingllon si emėr katolik. Nuk kam hasur tė jetė pagzuar njė musliman me kėtė emėr tė cilin nėse e zbėrthejmė siq bėn Linda (edhe unė mė herėt kam bėrė zbėrthime tė kėtilla): mar+jan, do tė dal se ky emėr del prej “tė mbarė janė”. Emėr ky burimor nga rrėnjėt e gjuhės shqipe. Nuk do t’ishte gabim ndonjė tė quhej M(b)arjan. Ndoshta jam gabim. TUNG, TUNG. -

17/05/2010, 12:55:40 marjan sherri shkruan:

psh. o Iliro un kam cef te shkruj emrin tend per vet faktin se po ta marrim e ta zberthejm do dale (I LIR).. dhe per ket fjal Lirir po vujm sepse tash 500 vjet jena te pushtum nga turqit dhe vazdojm te jena te pushtum dhe nuk e dim se kur do lirohna. un kam cen ne itali dhe kam ca miq italjan dhe a di si me thoj ti je nga albania saudite.. prandaj ju nuk hyni ne europ...kjo ishte pra .. nuk e di ca te them se dhe kur shkruj me dridhen duart nga emocionet..tung tung... -

20/05/2010, 05:49:21 Agimi shkruan:

o ti llomarina grece ik. GJergj fishta eshte nder i kombit Shqipetar... -

12/11/2010, 12:44:38 leonisa shkruan:

gjergj fishta ishte nje shkrimtar me i mire ne letersine shqipetare ai ishte HOMERI SHQIPETAR up up -

21/10/2011, 13:10:34 dardan shkruan:

je shum i mir o gjergj fishta poeti me i mir -

24/10/2011, 14:12:36 AgoNnJeEtAa shkruan:

NUk mund te themi se ishte shkrimtar i thjeshte por ishte i vecant poezite e tij jane mbreslenese eshte me te vertete nje poet i frymezuar nga vargjet mrekulluese... up -

16/11/2011, 11:11:25 MEGI shkruan:

Fishta eshte nje shkrimtar qe i eshte pershtatur kohes dhe gjithckaje qe ai ka kaluar ne ate kohe . me ato vjersha ai tregon dashurine dhe mallin qe ka nje shqiptar i vertete kur largohet nga atdheu i tij. eshte me te vertete i papare. s'ka te dyte si ai up -

05/01/2012, 11:19:15 Oleda shkruan:

thjesht nje shkrimtar i pavdekshem...qe do te kujtohet ne breza me rradhe -

24/03/2012, 10:11:01 Stavri shkruan:

Vellezer!
Gjuha e Fishtes eshte kenga e maleve , fushave e shpirtit te popullit!
Gjuha e Fishtes eshte gjuha e Zotit te Shqiptareve qe eshte Zot i Dheut!
Gjuha e Fishtes eshte shpirti i Fishtes qe bredh shpirtit te jetes se bashkombasve te tij!
E adhuroj Fishten dhe kritiket e tij i shoh me perbuzje dhe u keshilloj se perpara se te kritikojne Fishten te levizin ne ato krahina ku jetoj Fishta yne i dashur , ato vende e kan ngarku shpirtin e tij te madh me nje dashuri te pakufishme per popullin ton te urte e mesimkerkues e paqedashes !
Ne nuk duhet te lejojme nje fare "AUTOCENSURE" , ne se mund ta cilesoj keshtu nje mani qe kane disa shqiptare nga veriu qe te bastardojne gjuhen e tyre te mrekullueshme duke i dhene dialekt jugor.Kjo perpjekje jep nje rezultat aq te keq dhe krejt te papelqyeshem.
Cdi dialket tek ne ka bukurine dhe madheshtine e tije dhe kopshti i bukur i dialekteve tona krijon bahcen ma t'ambel te trondafillave ...
Nuk po zgjatem ma.
E du shume Fishten kete kolos prej te cilit mundet e duhet me mesu te gjithe ne sot...

Faleminderit !
Stavri Nikolla Risto -

06/12/2012, 02:37:11 roxhens shkruan:

sume e bukur por e gjate -

25/02/2013, 13:06:07 dona shkruan:

me ane te poezise gjuha shqipe fishta nxjerr ne pah jo vetem vlerat e popullit shqiptar por edhe ato te gjuhes kultures apo jeten kombetare shqiptare. up -

19/03/2013, 17:12:03 eni shkruan:

mund te mi ktheni keto fjela ne normen letrare ju lutem: gjame, i ambli, ushtime dhe kerthi -

28/03/2013, 05:52:27 elvira gashi shkruan:

gjergj fishta esht nje autor shUm i mir un jam tek ajo shkoll a jo shkoll mua ma ndrit fytyren kur degjoj emrin GJERGJ FISHTA -


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]