Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Cute Kashari - Roman nga Elmaz Qerreti


Dhe sapo kishim dhėnė porosinė, kur nė lokal u fut njė ishmėsuesi im i gjimnazit me njė shok. I ftuam dhe ata nė tavolinė. Ishmėsuesi im, Profesori, siē e thėrrisnim ne, kishte shkuar me mua deri nė ministri pėr njė tė drejtė studimi dhe unė i isha shumė mirėnjohės pėr kėtė.
Nė njė cep tė lokalit disa flisnin me zė kaq tė fortė, sa biseda jonė dukej si mėrmėrimė.
Unė ktheva kokėn andej nga vinte zhurma. Profesori mė preku lehtė tek krahu.
- Mos i hidh sytė andej!

Elmaz Qerreti
Ata vazhdonin. Flisnin papritur radhėn dhe pa dėgjuar njeri-tjetrin, lėviznin karriket sa andej – kėtej, pėrplasnin shishet e birrės mbi tavolinė. Me fytyra tė skuqura, vajra nėpėr mjekrra dhe sy sikur kėrcyer jashtė sa qė tė krijonin neveri.
- Mos i shiko, mė tėrhoqi pėrsėdyti vėmėndjen Profesori.
Unė sapo drejtova trupin, nė cepin tjetėr u pėrplas njė shishe me forcė mbi dysheme. Coprat e qelqit u shpėrndanė mbi gjithė lokalin. Pėr njė moment u vendos qetėsia, pastaj nga tavolina qė zhurmonte, si njė kundėrpėrgjigje, fluturoi njė shishe tjetėr nė drejtim tė xhamit pėrballė. Tė qeshurat e jargavitura, si mijėra copra xhami, na i gėrvishėn trupin.
- Dalim, - tha Profesori.
- Jo, - thashė unė qė mė kishte rėnė gjaku nė tru.
- Dalim qė kėtej sa nuk ėshtė vonė.
- Pse tė dalim, nga frika e tyre? Mirė jemi.
- Mirė, por mos shiko andej.
- E po, plasa de! Nuk duhen nxjerrė ata me shqelma pėrjashta? - foli dikush nė njė tavolinė pranė nesh dhe u bė gati tė ngrihej, por Profesori qė e kishte pranė e kapi prej krahu.



Postoi Faslli Haliti




Komentet


18/01/2014, 12:27:38 Belul Mahmutaj Lushnje shkruan:

Faleminderit profesor per romanin e ri.Eshte nje roman qe do t'ia shtoje vlerat letersise. Eshte roman jetesor dhe i diteve tona.
Lum ata qe do te kene miresine tta lexojne ate! -


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:

BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]