Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Herezia e madhe - Libėr nga Moikom Zeqo

Herezia e madhe


Na shtyp me thundra veē njė demon: Dyshimi!
Dhe bota ėshtė Babilonia e Re!
Veē njė fije floku ėshtė dallimi
Mes pikėllimit dhe lumturisė! Ajme!

Pse na ka klonuar tani kibernetika?
Pse s’ka kuptimshmėri dhe ideale?
Po i muros tėrė kėto vetėtima
Nė Katedralen time tė Herezisė sė Madhe!



MBI LLOGARA

Mbi Llogora i kam ndjerė mijėra vegime!
Sa De Profundis acari m’i ngriu!
Ēdo rrufe ėshtė kafsha e egėr, e rrezikshme,
E pazbutur kurrė nga njeriu!

Ēdo ditė tek e Kaluara ėshtė e verbėr!
Askush tek e Ardhmja kurrė s’ka mbritur!
Dhe korridori intim i shtėpisė sė vjetėr
Ėshtė si ai i njė anije tė mbytur!


MESHA E ZEZĖ

Drurėt, njerėzit, kuajt dhe zogjtė
Komplotojnė si njė shoqėri sekrete
Ndaj arrogancės sė njeriut qė zvetėnon
Ekologjinė nė njė orgji ekstreme!

Ē’retorika funebre pėr ngrohjen e globit!
E Ardhmja nė kriptologji tani shtjellet!
Shihni si Meshėn e vetė Zotit, Zotit
E bėjnė vrasėsit, grabitėsit, kriminelėt!



Postoi Leon Grey




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it