Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Haki Stėrmilli: Sikur t'isha djalė

Roman


Automobili ikte me shpejti dhe tue ba me zhurmė. Herė ngjitesh nė tė pėrpjetat, herė djergesh nė teposhtat dhe herė rrėshqiste ndėr rrafshina. Shokėt e mij bashkudhtarė herė kuvendojshin me njėni tjetrin, herė heshtėshin tė rrėmbyem e tė mahnitun nga bukurit e rralla qė shfaqeshin gjatė rrugės.
Boka, kodra, male, skuta, lugina, gryka dhe fusha tė bukura dukeshin e shdukeshin mbrenda pak kohe tue dikue nji kėnaqėsi tė paēansueshme ndėr udhtarė, admiruesa tė natyrės. Rrezet e farfurishme tė Diellit pranveruer puthshin amblas faqet e gjelbėrta tė gjetheve dhe fletėt e shumėngjyrta tė luleve, ama e tė cilave kundėrmonte e kandshme, ndihej fort dhe dehėse. Me nji fjalė atė ditė natyra kremtonte ngadhnimin e bukurisė sė Prandverės.

Nj'aty, n'atė skutė blerimi e lulesh, tė kisha pasė nji shtėpizė - tha njeni tue shique me njė lakmi admiruese kah vendi qė kishte stolisė me aq shije dora hyjnore.

- Nji shtėpizė qė t'ishte si nji kuvli, por mbrenda tė kishte edhe nji nga Zanat e maleve t'ona - plotsoi shoku me buzė nė gaz. Ndėrsa ata po argėtojshin fantazit e tyne me andrrime e dėshirime pėr nji jetė paradisore, un po mendohesha nėn pėrshtypjen e hidhėt qė mė kish lanė sėmundja e Dijes...






Komentet


29/03/2015, 15:07:31 girrl shkruan:

ky libri m'kujton veten time
ket gje ma thon t'gjith, po pasi e lexova, e kuptova qe s'kane faj ata qe ma thone -


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it