Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Feniks - Libėr me poezi nga Shefki Karadaku

Poezi tė sirtarit 1972-1985

Pritje


Ne presim nganjėherė presim tė na vijė
njė fat i madh dhe gėzimplotė
tė bėhemi tė pasur nga shorti lozonjar
qė s’vjen tek ne por bredh nė botė

Sa herė ėndėrrimet tona gumėzhinė

nga miliona pare bakri
dhe nga shtėpi argjendi nėpėr luadh atje
plot sixhadera alabastri

Sa herė nė trishtimin e thellė tė njė nate
tė pashė ty parajsė diku
me befasinė tėnde krijesė tekanjoze
qė del dhe rish zhduke aty

Sa herė nė zbrazėsinė e jetės dhe tė gjumit
njė botė tė bardhė pamė larg
pa halle, pa ligėsi, pa fishkėllima plumbi
dhe pa mundime makthe, gjak

Por ah e gjithė kjo ėshtė vetėm njė mirazh
qė del pėrpara shpirtit tanė
dhe ikėn pėrsėri si njė gėnjeshtėr tej
mes pikėllimit tė paanė.


Selvia

Qėndron selvia lart
mes fushave tė zbardhura nga era
me trupin si fidan prek qiellin dhe yjet
s’lėviz
me mijėra vjet si mumie faraoni
indiferencė vjell nė ēdo varrezė.

As zė as lot s’ka mbi ēdo filiz
veē ēuditėrisht hapėsirės i flet lart
sikur nga bota
s’do tė ulet poshtė.
me luftėrat qarjet, grindjet dhe kotėsitė
nuk merret mė.

Dhe ne pasardhėsit na vėshtron e qetė
dhe s’na e var
sado qė vringėllijmė
sėpatat e hakmarrjes. Hesht dhe dridhet
krahėt i shtrin pėrpara edhe prapa
mbi popujt qė vrapojnė nėpėr tym
dhe s’dinė se ku venė dhe kė presin.

Pastaj zė qesh. Tund krifėn dhe sheh tutje
mbase malli e merr pėr lartėsitė,
pėr erėn dhe stuhinė fluturake,
veē jo pėr klithjet njerėzore.
Nga fjalėt dhe intrigat frikė s’ka
si elefanti nga njė konkė e vogėl
ndaj preferon kufijtė pėrtej jetės
atje Karonti fqinj ka.

Durim spartan duke vėrtitur rrotull
mbledh gjithė ē’mbeten nga sofra njerėzore
dhe si Hefesti mbyll ushtritė e vdekura
nėpėr qivure. Rreh me degė gurėt
dhe s’di tė mburret. Me durim pret ditėt
pėr tė krijuar motra sipas vetes.

Rreth saj miliarda flenė, mijėra herė
mė tepėr se ē’jetojnė, mbretėritė
nė pluhur shtrihen,
kryengritjet
me gjithė shpata dhe llogore
janė shkrirė posi zhiva
koha rėndon mbi dhjetė botė.

Pas shumė shekujsh kur rebeli
pasardhės
do ta tundė prapė selvinė
me diē tė hekurt, si me turp
do tė shohė se rreth saj do tė mbijnė botėra,
sisteme grushte shteti piramida
martesa njerėzish dhe qivure.



Postoi Faslli Haliti




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it