Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Shefki Karadaku: Njėzet novela pėr dashurinė

Libėr

Lodra me asin spathi


1.
Autobusi ndali nė qytezėn P. njė orė mė parė se tė dilte laborantja, pėr tė cilin u nis qė nga qyteti E. Zamir Kulla. U nis drejt e nė vend. Kur arriti, mori njė herė frymė thellė e mė thellė, si tė dilte nė sipėrfaqen e njė deti tepėr tė frikshėm.
Laboratori ndodhej nė njė vend disi tė mėnjanuar; mė parė nuk di ē’kishte qenė, ndoshta njė depo ushtarake, kurse tani qe bėrė njė goxha vilė e bardhė nė gri. Nė portėn e qepur me grila hekuri tė zeza bėnte dezhurn roja plak me njė qen tė madh kufiri nė kabinė. Qeni e pa Zamirin mė parė se ta shikonte plaku, hungėroi njė moment mbytės e prerė; ai u drodh qė nga koka nė kėmbė nga frika; i kishte pasur gjithmonė zėt qentė, megjithatė s’i ishin ndarė asnjėherė, e ndiqnin kudo kėmba-kėmbės, si ky qen me turi tė pjerrėt e tė shėmtuar prej ujku. Pas laboratorit ndodhej njė kopsht i madh me akacie; qe koha qė ato lulėzonin, vinte qė atje thellė nga ajri i kaltėr, i ngopur me diell dhe magji pranverore, aroma e tyre si prej mjedre tė bardhė. “Ogur i mirė”, mendoi i qetė Zamiri, qė u afrua dhe disa hapa drejt portės me grila tė forta, jo pa ndier plot neveri nėpėr trup shikimin si prej djalli tė qenit tė zi nė gri. Roja u afrua, mbėshteti kokėn e vogėl si prej qerosi nė vrimat e mėdha tė grilės dhe i tha me mirėsjellje qė tė mos kishte frikė nga ai qen i madh kufiri:
- Bėhet agresiv vetėm natėn. - Qeshte sė brendshmi plot tallje me frikėn e Zamirit; dukej qė atje tej qė kėtė lodėr e bėnte dhe me tė tjerėt, sa pėr tė kaluar me gallatė kohėn e shėrbimit. - Bosi e ushqen vetėm me mish dhe me kocka. Njė natė e ndoqi njėrin deri pėrtej lumit, pasi i shqeu mė parė pantallonat dhe kėpucėt lustrafine, si tė shqyente mishin e njė femre.
Ai qeshi prapė. Zamiri u drodh pėrsėri, sepse i bėhej qė ai njeri cinik atje pas grilave tė zeza do t’i lėshonte si me shaka, menjėherė qenin e madh. Qėndroi hezitues tre-katėr metra larg dhe i tha atė qė kishte bluar e stėrbluar nė kokė qė nga qyteti e gjatė gjithė rrugės sė gjatė plot gropa e mėrzi peizazhi tė ngrirė me re shiu tė vjetėr:
- Kėrkoj Etleva Poēin.



Postoi Faslli Haliti




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it