Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Faslli Haliti: Dielli dhe rrėkerrat

Libėr me poema

Dielli dhe rrėkerrat
(Poemė


Ēatia e shtėpisė sime ėshtė qaramane.
Shtėpia ime ėshtė sentimentale,
Dy re nė qiell
Ajo vu lotėt,
Dy re nė qiell

Ajo vu me tė madhe.

Nga sytė e tavanit tim
(Tavani ka dhjetėra sy)
Lot gjerbėsh rrjedhin vu, vu,
vu, vu
Natė e ditė
Rrjedhin me tė madhe
rrjedhin
Pi-
kė,
Pi-
kė,
Jorganėt e mi
Si jorganėt e njė personazhi melodramatik,
Mbytur nė lot gjerbėsh tė verdha
Librat e bibliotekės sime
Me faqe tė pėrlotura nga gjerba

Beni,
Blerta,
Zamir!
Kėto faqe librash
Kur t’i lexoni
Pas viteve shtatėdhjetė
Mos i merrni pėr lotėt e mamasė’
Mos i merrni pėr lotėt e babait kėto gjerbė.
As mamaja,
As babai
Nuk ishin sentimentalė,
Sentimentale qe shtėpia jonė
Sentimental ishte tavani i saj,
(megjithėse dhe shtėpia dhe tavani
ishin frymė e vjetėr
Dhe s’kishin shumė faj.)

Ēatia ime sentimentale,
Dy re nė qiell-
Ajo vu lotėt,
Dy re nė qiell-
Ajo vu me tė madhe.
Nga sytė e tavanit tim
Rrjedhin lot gjerbėsh vu, vu,
Vu,
Vu,
Natė e ditė,
Rrjedhin me tė madhe.
Rrjedhin
Pi-
kė,
pi-
kė!
Janė dadot tona,
Janė gjyshet tona
Kėto pikė,
Kėto gjerbė
Qė na vėnė nė gjumė,
Me zėrin e tyre tė verdhė
Dhe pėr ēudi,
Kėto gjerbė,
Kėto pikė
Vėnė nė gjumė edhe shokun Lili
(Shefin e strehimit nė komitetin ekzekutiv.)

Jashtė erė,
Jashtė shi,
Kurse gjerbėt heshtin tashti!

Zgjoj gruan,
Fėmijėt i zgjoj
Dhe mes gjerbave tė verdha, familjarisht,
I drejtohem Enverit,
I drejtohem Partisė:
Mos rrini fare tė menduar!
Ne pėr ju flemė edhe nė ujė,
Ne pėr ju flemė nė dyshekė akujsh,
Ne pėr ju flemė
Edhe nė ēarēafė dėborėrash mbuluar!
Ne pėr shokun Lili na vjen keq
(Shefin e strehimit)
Ne pėr shokun Koli na vjen keq
(Kryetarin e kėshillit)
Qė nė pallatin e ri qė mbaroi
Nuk na caktoi ne,
Nuk caktoi traktoristin Qazim Gjoni,
Nuk caktoi elektricistin Met Myzeqari,
Nuk caktoi muratorin Llazi Lala;
Nuk caktoi arkitektin Koēo Mina,
Por
Soj -
e
soro-
llopin e tij caktoi.
Soj-
e
soro-
llopin e tij
Qė dezertoi nga fshati.
Qė la shtėpinė nė fshat,
Qė erdhi nga fshati tashti
Dhe i pari mori hyrje nė pallat.

Qazimi zbukuron fushat me traktorin e tij,
Qazimi nė njė dhomė u bė dhėndėr,
Qazimi nė njė dhomė bėri shtatė fėmijė.

Met Myzeqari elektrifikoi disa fshatra,
Meti nė qindra dhoma dhėndurėsh vuri llamba.
Dhe gjeti njė nuse nė fshat,
Njė nuse si shtyllė elektrike,
Njė nuse tė bukur syllambė,
Por Meti ende rri fejuar
Pėr njė hyrje, shoku Lili,
Elektricisti Met ende s’ėshtė martuar.

Muratori Llazar
Ka zbukuruar qytetin me pallate,
Por Llazi ka disa vjet
Qė rri nė njė barakė pupuliti 3 me 3
Me gruan, nėnėn, fėmijėt, vetė i tetė.

Kurse kushėriri yt,
Ka njė hyrje, shoku Lili,
Ai dhe gruaja, vetė i dytė.

Shoku Lili,
Shoku Koli,
T’u ankua Qazimi, Meti, Llazari,
Tė erdhi Qazimi, Meti, Llazari,
Nė zyrė,
Nė komitet?
Dhe mos mendoni se ishin tė ndrojtur,
Mos mendoni se ishin leshko,
Mos kujtoni se s’e dinin qė kishin tė drejtė!
Jo!
Ata e dinin qė kishin tė drejtė,
Por i mbanin hatrin Partisė,
Qė strehimin s’e ka tė lehtė.
Ju me sakrificėn e tyre keni abuzuar
Dhe vite me radhė s’i keni strehuar.
Pėr njė hyrje,
Pėr njė hall,
Ne trokisnim tek ju,
Trokisnim nė portat e buzėve tuaja,
Me gishtin e halleve tona trokisnim,
Shoku Koli,
Shoku Lili;
Portat e buzėve tuaja s’hapeshin
Dhėmbėt tuaj kyēeshin
Me nervozizėm kėrcisnin.
Vinte miqėsia,
Hynte pa trokitur,
Vinte shoqėria, hynte pa trokitur,
Portat e buzėve hapeshin vetė,
Muret e dhėmbėve shkėlqenin.
Qindra kėrkesat tona thyenin kokėn,
Nuk futeshin dot,
Nuk i hapnim dot.
Njė trokitje miku,
Njė trokitje shoku,
Njė cigare me filtėr,
I hapte fare lehtė.
Njė rekomandim,
Miku,
Shoku,
Njė porosi
Shoku,
Miku
Pėrpara ju vinin ata
Ju vinin pėrpara njė cigare, njė paketė.
Ju-
Njė hyrje iu vinit atyre pėrpara
Njė apartament.

Shtėpia ime sentimentale
Vazhdon tė qajė,
Tė pikojė,
Tė gjerbojė.
Por
Nė secilėn pikė tė shtėpisė sime,
Nė secilėn gjerbė,
Ne po hapim nga njė themel
Nga njė pallat tė ri vigan do tė ngremė.
Nė truallin e shtėpisė sime sentimentale,
Ne do tė ngremė njė lagje tė re vigane.

Shkretėtira e kontradiktės sė strehimit
Do tė bėhet njė qytet i ri banimi.

Urdhėr!
Me grushtin e klasės punėtore
Thyejani dhėmbėt e burokracisė!
Thyejani dhėmbėt shokut Koli,
Shokut Lili!
Po ua thyejmė,
Por
Na duhen gurė,
Makinat nė gurore u vonuan.
Po i murosim dhėmbėt tuaj.
Ne s’mund tė rrimė pa punė
Ne s’mund ta lemė me duar nėn gjerbė
Enverin,
Partinė,
Ne i kemi piketa duart e tyre,
Piketa ku duhet tė hapim themele
Piketa ku duhet tė ngremė ēatira.
Partia,
Enveri
Zgjuar rrinė?!
Dhe vėnė dorėn aty ku pikon?!
Dhe s’ka gjerbė qė s’e dinė?!

Si s’ka gjerbė qė s’e din?!

1972, Zėri i rinisė

* * *

Kritika e 10-tė gjimnazistėve, botuar nė gazetėn «Shkėndija»:

''DIELLI, DHE NJĖ POEMĖ QĖ SPEKULLON ME TE''
Shėnime kritike nga dhjetė gjimnazistė - gazeta ''Shkėndija'' 25 jana1973

Nuk na e priste mendja se Faslli Haliti do tė shkruante njė poemė tė tillė si “Dielli dhe rrėkerat”. Ajo ėshtė frut i njė ēoroditje politike e ideologjike dhe na jep njė pasqyrė nė themel tė shtrembėr tė realitetit tonė, tė natyrės sė pushtetit popullor dhe tė marrėdhėnieve tė partisė me popullin. Ky karakter i shtrembėr ideologjikisht nis qė me vargjet e para tė poemės, nė tė cilat thuhet:
“Ndėrsa ēatia e atdheut tim ėshtė e kaltėr, optimiste.
Ēatia e shtėpisė time ėshtė qaramane”.
Ē’kuptim kanė kėto vargje? A nuk ėshtė “ēatia e atdheut” vetė ēatia e popullit? Dhe, po ta zhveshim mendimin prej figurės, a nuk ndėrtohet socializmi nė Shqipėri nga populli e pėr popullin, a nuk ėshtė qielli ynė “i kaltėr dhe optimist” pėr tė gjithė ata qė luftojnė e punojnė me popullin e pėr popullin? Vėshtrimi i F. Halitit nė kėtė poemė ėshtė errėsuar dhe kėrkon (bile jep edhe “urdhėr”) qė edhe nė tė tjerėt tė shikojmė njė tabllo tė errėt dhe t’i bėheshin shokė nė pikėpamjet qė ai shpreh nė kėtė poemė. Ai mendon se nga tavani (i kujt: i vetė poetit apo nga tavani i popullit?) “lot gjerbėsh rrjedhin vu, vu… nat’ e ditė, rrjedhin me tė madhe”. Sipas poemės tė gjithė qenkan keq dhe njerėzit e pushtetit flekan gjumė tė rehatshėm, iu mbyllkan dyert e zyrave punėtorėve, shtrėngokan buzėt, strehokan “soj e sorollopin” e tyre dhe paskan degjeneruar deri nė atė shkallė sa pėr “njė cigare me filtėr, njė rekomandim” u venė pėrpara tė njohurve “njė apartament”. Nga e gjithė poema del se pushteti ynė qėnka burokratizuar deri sa nuk mban mė, se askush nuk i qan hallet e popullit, se punėtorėt duhet ta rregullojnė vetė strehėn e tyre dhe nė poemė u jepet “urdhėr” atyre qė t’u thyejnė “dhėmballėt burokracisė” dhe po u munguan gurėt tė shkulin dhėmbėt e nėpunsave. Si t’i marrim tė gjitha kėto, si vargje figurash tė bujėshme, apo si pikėpamje tė gabuara pėr realitetin tonė revolucionar? Jo, ato nuk tingėllojnė aspak drejtė nė luftėn kundėr burokratizmit, flamurin e sėcilės e mban kurdoherė partia, por gumėzhijnė pėr anarshi dhe rebelizėm.
Qė tė kthehemi prap tek figurat artistike, nė poemė si pėrfaqėsues tė vetėm tė pushtetit dalin shoku Koli dhe shoku Lili, tė cilėt sikurse “uni i poetit” nuk mund tė mos jenė pėrgjithėsime artistike dhe kėto pėrgjithėsime janė negative. Nė poemė, pėr realitetin konkret pėr tė cilin flitet, autori nuk na jep asnjė tė drejtė tė mendojmė se ata janė “tipa tė rastit” dhe as pėrjashtime nga gjėndja e pėrgjithėshme, prandaj edhe mendon, se “shkretėtira e kontradiktės” nuk mund tė zgjidhet as me shokun Lili, as me shokun Koli. Pa shihni se ē’rrugė propozohet?! Duke u nisur prej aksioneve revolucionare pėr ndėrtimin e banesave me kontribut vullnetar, autori i poemės, duke injoruar tė vėrtetėn, mendon kėtu se asgjė nuk ėshtė bėrė pėr punėtorėt, se atyre u ėshtė pėrvetėsuar djersa. A nuk ėshtė shpifje me qitje tė largėt kjo? A nuk kalohet prej luftės kundėr burokratizmit nga pozitat e partisė nė pozitat e kundėrvėnies ndaj pushtetit popullor? Fundi i poemės tingėllon pikėrisht kėshtu.
Madhėshtia dhe forca e partisė sonė ėshtė se ajo ka farkėtuar njė unitet tė ēeliktė me popullin. Nė Shqipėri nuk ekziston njė parti qė rri e numuron gjerbat, qė trishtohet nė mėnyrė sentimentale pėr hallet e njerėzve dhe qė rri pa gjumė prej “melodisė diletante tė pikave, po njė parti luftėtare qė udhėheq popullin nė revolucion dhe ėshtė kurdoherė nė veprim pėr tė mirėn e masave punon jėse. Ēdo gjė tek ne ėshtė vepėr e partisė, e shokut Enver dhe e gjithė popullit. Partia realizon ēdo ditė dhe kudo demokracinė socialiste dhe drejtėsinė pėr popullin, duke qėndruar pranė tij, duke qarė hallet me tė, duke e bėrė atė tė ndėrgjegjshėm. Pėrballė kėsaj tė vėrtete tė madhe autori ka mbyllur sytė dhe ka krijuar nė poemė njė pėrfytyrim subjektivist krejt tė dyshimtė mbi marrėdhėniet parti-popull-pushtet, duke u orvatur tė krijojė tė ēara pėr tė futur kontrabandė pikpamje anarshiste mikroborgjeze. Sipas poemės askush nuk bėn gjė, kėshtu qė i mbetet “unit tė poetit” tė japė “urdhėrin”: “Thyejani dhėmbėt burokracisė!” Ky ėshtė njė shtrembėrim flagrant i sė vėrtetės, qė e ka burimin nė mentalitetin e vjetėr e tėrė tė ēara tė autorit, qė ose shitet shumė “naiv” nė politikė, ose ėshtė prej atyre qė shfrytėzon situatat revolucionare pėr tė nxjerrė nė shesh kundėrshtimet e tij prej mikroborgjezi. Pra, ndėrsa “fle shoku Lili… fle shoku Koli”… nė kėtė situatė (autori ėshtė kontradiktor, nė gjithė kėtė konfuzion ideologjik, poema nuk di cilės shpifje t’i hapė portėn mė parė) shoku Lili dhe shoku Koli prashitin si tė duan dhe “qindra kėkesat” e punėtorėve “thyejnė kokat” se “nuk hyjnė dot” nė zyrat e tyre.
A ėshtė kjo e vėrteta e jetės sonė socialiste? A mund tė shkruhet kėshtu pėr partinė dhe klasėn tonė punėtore? A kemi nevojė ne pėr njė poezi qė tė na gėnjejė me lajka pėr partinė, qė tė shikojmė me dyshim realitetin dhe tė na bėjė thirrje tė ngrihemi kundėr tij? Jo, pėr njė poezi tė tillė nuk kemi nevojė. Ne e hedhim poshtė atė me pėrbuzje dhe jemi tė bindur se vjersha tė kėsaj natyre, tė servirura me ēfardo dredhirash e marifetesh stilistike, kurrė nuk do tė mund tė spekullojnė dhe ta errėsojnė diellin e jetės sonė.
Poema “Dielli dhe rrėkerat” botuar nė gazetėn “Zėri i Rinisė” tė datės 16 dhjetor 1972, na kujtoi se ky konfuzion ideologjik ka pasė nxjerrė kokė edhe nė krijime tė mėparshme tė F. Halitit, me tė cilat ne nuk kemi qėnė dakord. Mjaft vjersha tė tij ideologjikisht tė gabuara apo gjysėm formaliste qė lexonin nėpėr faqet e organeve letrare (duke u ēuditur si botoheshin) ne na revoltonin. Prandaj pėr kėtė poemėn e fundit, ėshtė kjo arėsyeja qė menduam se do tė gabonim sikur tė heshtnim mė gjatė.
Sa pėr mendimin qė ėshtė hedhur se F. Haliti nė poezitė e tij shquhet pėr prirjen qė shkrin nė njė tė vetme personalen me shoqėroren, do tė mjaftonte dhe njė ballafaqim fare i shpejtė i egocentrizmit dominues nė krijimtarinė e tij me faktet nga ēėshtjet e tij personale, pėr tė hedhur poshtė kėtė “prirjen e shkrirjes”. Pėrkundrazi, ai, me personalen i kundėrvihet shoqėrores dhe pikėrisht kėndej fillon ēoroditja, duke i vėnė sė pėrgjithshmes revolucionare vulėn e personales mikroborgjeze. Pėr kėtė le tė marrim rastin e poemės qė po diskutojmė.
Ne tė gjithė e dijmė qė F. Haliti ka trashėguar prej paraardhėsve tė tij njė shtėpi tė vjetėr tė madhe nė qendėr tė Lushnjės, tė cilėn deri para pak kohe dhe pėr disa vjet rrjesht nuk ka dashur ta kėmbeje me apartament modern. Siē tregojnė faktet, kėtė nuk e ka bėrė “pėr sentimentalizėm”. Se “as babai, as mamaja nuk ishin sentimentalė”, po pėr t’ia shitur pushtetit popullor me pare “mallin e trashėguar” Ai pengoi pėr dy vjet e sa rrjesht ngritjen e njė pallati tė ri nė vėnd tė karakatinės sė tij pėrballė kinoteatrit qė po pėrfundon nė qendėr tė qytetit. Nuk u tund e nuk pranoi asnjė lloj strehimi pėr derisa futi nė xhep shumėn e parave me tė cilėn u vlerėsua shtėpia e tij. Jo vetėm kaq, por kundėrshtimet e tij arritėn deri aty sa tė pretendonte t’i jepej njė vilė mė vehte. Mė nė fund mezi pranoi tė marrė njė apartament. Prandaj nėqoftėse pikėnisja personale e poemės ėshtė kjo histori prej xhambazėsh, atėhere ne do tė thoshnim se jo vetėm qė nuk ka asgjė nga “shkrirja e personales me shoqėroren”, por kėtu shtrembėrohet e vėrteta, dhe autori bėn gabim kur e vė vehten nė njė radhė me traktoristin “qė zbukuron fushat me traktorin e tij”, me elektriēistin “qė elektrifikoi disa fshatra”, dhe me muratorin qė “ka zbukuruar qytetin me pallate”, se punėtorėt as mendojnė as veprojnė si F. Haliti dhe, qoftė edhe si personazhe, u vjen turp tė vihen nė shėrbim tė egoizmit mikroborgjez, qė shprehet nė poemėn “Dielli dhe rrėkerat” duke e analizuar atė qoftė nė planin e karakterit pėrgjithėsues tė figurės artistike dhe tė “unit tė poetit”, qoftė nė planin e thjeshtė personales.
Pa u ēliruar sa s’ėshtė vonė nga individualizmi mikroborgjez F. Haliti nuk mund tė na japė poezi tė shėndosha tė realizmit socialist, por pėrkundrazi ashtu siē vihet re nga ecuria e krijimtarisė sė tij, ai ka rrezik tė thellohet nė ēoroditjen ideologjike dhe atėhere do tė jetė tepėr vonė.
(10 emrat e gjimnazistėve nė kritikėn apokrife, i fshiva.)



Ky material ėshtė publikuar fillimisht mė 19/4/2014.

Postoi Faslli Haliti




Komentet


20/04/2014, 05:04:00 Pėrparim Hysi shkruan:

Poema qė e vuri nė "kryq" Faslli Halitin! Fletėrrufetė made in Dacibao plasėn nė gjimnazin e Lushnnjes me urdhėr nga kupola. E ēuan pėr "edukim" qė tė hapre kanale fushave tė Plygut dhe mė tej. Po dhe atje, nuk u pėrkul. Po ē'ėshtė, nė fund tė fundit, heroizmi. Mos ka brirė? Faslli Haliti me poezinė e prozėn; me publicistikėn; me vargun e pėrkthimeve qė vazhdojnė e vazhdojnė, ėshtė njė emėr me vlerė nė Letėrsinė mbarėshqiptare. -

27/04/2014, 17:51:48 Qebir Hoxha, Wisconsin shkruan:

dielli dhe rrėkerat, duhej tė ishin ashtu sikundėr janė, pėr tė tėrė lexuesit, tė pa dallushme nė antar dhe joantar. Faleminderit. -


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it