Kryeministri i Shqipėrisė ka tė drejtė tė kundėr-reagoj, por s'ėshtė faji BE-sė

Natyrisht Kryeministri i Shqipėrisė duhet tė reagoj ndaj refuzimit europian pėr tė vijuar (shtyrė) procedurat e anėtarėsimit drejt BE-sė, madje duhet tė reagoj ashpėr, pėrndryshe ē'kuptim ka qė ėshtė kreu i qeverisė sė vendit tė refuzuar. Reagimi nėnkupton edhe (1) dėshirėn e Shqipėrisė pėr t'u anėtarėsuar, edhe (2) indinjatėn e qeverisė shqiptare pėr mos-njohje tė arritjeve.

Por s'ėshtė faji i Europės, ėshtė i Shqipėrisė (ndoshta jo dhe aq i qeverisė). Prapambetja nė Shqipėri ėshtė aq e thellė sa natyrisht kjo qeveri s'mund t'i rrotulloj gjėrat 180 gradė nė tre vjet, por as nė 6 apo 16.

Me dhimbje por duhet pranuar se Shqipėria ėshtė shumė keq, nė ēdo aspekt, jo thjesht nė atė formal siē i mėshohet, si drejtesia e burokracia shtetėrore. Shqipėria ėshtė shumė mė keq poshtė nė terren, dmth nė nivelin e qytetėrimit e mentalitetit qė ofron e pasqyron, nė rrugė, urbanisktikė, hapėsira publike, shėrbime, kulturė qytetare, etj., etj., etj., etj..., nivel qytetėrimi qė s'ngjan gjėkundi as me nivelin mė ordiner tė qyteterimit e kulturės europiane, sidomos tė zonės sė BE-sė qė Shqipėria synon aq dėshpėrueshėm ti bashkohet.

Pa as mė tė voglin dyshim, Shqipėria aktualisht ėshtė njė barrė e vėshtirė pėr BE-nė, e cila nga njėra anė dėshiron ta pėrfshijė nė gjirin e saj, por nga ana tjetėr s'mund tė gėlltisė dot prapambetjen rrėnqethėse tė vendit qė vetėm gjeografikisht ndodhet nė Europė, por qė nė ēdo aspekt tjetėr shembėllen aq shumė me vendet e popujt e prapambetur tė jashtė kontinentit.

Plus, sot BE po pėrballet me presionin e nacionalizmit, nacionalizėm qė pas Brexit nė Britani, e Trumpit nė SHBA, po ngre zėrin kundėr tė huajve edhe nė vendet e BE-sė, dhe nė kėtė kuadėr Shqipėria shihet fatkeqėsisht si njė e huaj e padėshirueshme.

Nga Vėzhguesi

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it