PISA: Nė javė debat - ĒKA mė pastaj?

Nga Besim Gollopeni

Ndėr vite nė shoqėrinė kosovare ėshtė ndėrtuar njė kulturė njė javore e diskutimit publik pėr tema tė cilat e atakojnė atė. Pavarėsisht rėndėsisė tė temės qė ka, debati zgjat njė javė dhe mė pastaj, askush nuk merret me kėrkimin e pėrgjegjėsisė apo llogaridhėnies. Nė anėn tjetėr, nga akter tė ndryshėm me qėllim apo pa qėllim kamuflohet aq shumė pėr tema tė caktuara aq sa, tė mbushet mendja se ky popull nuk kuptuaka fare se ēka ėshtė ka ndodh nė vend dhe kush janė pėrgjegjėsit.


Besim Gollopeni, Sociolog
Rasti i fundit kemi tė bėjmė me PISA. Pothuajse nga tė gjitha anėt e shoqėrisė, sikur ka njė qasje subjektive nė drejtim tė fajėsimit tė njė elite tė tėrė tė shoqėrisė kosovare (mėsimdhėnėsit) aq sa, tė mbushet mendja se krejt ky rezultat i dobėt ju takon atyre - mėsimdhėnėsve. Mirėpo, konsiderojmė se e vėrteta mbase qėndron krejt diku tjetėr - te sistemi. Pėrmes disa shembujve tė dhėnė tė shkeljeve qė ndodhin ēdo ditė nė arsimin e lartė publik dhe privat nė Kosovė e qė, pėr rrjedhojė kanė ndikim nė cilėsinė e ulėt nė mėsimdhėnie / nxėnie, mund tė kuptojmė se kush janė pėrgjegjėsit direkt, institucionet apo mėsimdhėnėsit siē po aludohet:
- Sot, institucionet e arsimit tė lartė nė Kosovė janė mbushur me mėsimdhėnės fiktiv, nė emėr tė tė cilėve hapen (akreditohen) drejtime / fusha tė reja studimi;
- Shumė mėsimdhėnės pa grada dhe thirrje akademike japin mėsim nė studimet universitare dhe pasuniversitare p.sh. njė master jep mėsim nė master;
- Mėsimdhėnėsit ngarkohen me “super” mbi normė p.sh. sot kemi tė atillė qė mbajnė me mbi 20h mėsimore nė javė gjė qė, kjo pamundėson marrjen edhe me kėrkime apo pėrcjelljen e risive tė fushės;
- Tė shumtė janė ata mėsimdhėnės tė cilėt japin leksione pėr tė cilat nuk janė tė thirrur (kompetent) p.sh. ėshtė i specializuar nė njė fushė krejt tjetėr dhe jep leksion krejt tė tjera;
- Mbajtja e dy, tri e mė shumė vendeve tė punės nė tė njėjtėn kohė ėshtė njė fenomen tjetėr mjaft i pranishėm nė shoqėrinė kosovare;
- Ka tė atilla institucione tė arsimit tė lartė nė Kosovė, tė cilat funksionojnė me mė pak se 50% tė stafit tė rregullt akademik;
- Punėsimet jo meritore gjithashtu janė prezentė pothuajse kudo nėpėr institucione tė arsimit tė lartė;
- Mungesa e infrastrukturės sė pėrshtatshme pėr zhvillimin e mėsimit teorik dhe praktik nė arsimin e lartė, ėshtė njė fenomen tjetėr qė e pėrcjell shoqėrinė kosovare;
- Raportime jo reale nė institucionet pėrkatėse vetėm sa pėr tė marr licencė apo akreditim institucional apo tė programit (njė shembull; mėsimdhėnės tė cilėt raportohen nė AKA, i njėjti nuk zhvillon modulin e njėjtė siē ėshtė raportuar);
- Nė raportet tė cilat dėrgohen nė institucionet pėrkatėse (AKA), raportohet se X apo Y moduli do tė zhvillohet pėr 24h ose 36h (teori vs praktikė) gjatė njė semestri ndėrsa, nė realitet ka tė atillė qė, jo vetėm nuk e praktikojnė njė gjė tė tillė siē kanė raportuar mirėpo, ka edhe raste kur nga dy module I fuzionojnė nė njė tė vetėm – me qėllim pėrfitimit sa mė tė madh nga institucione apo individ tė caktuar;
- Dhe shembuj tė tjerė.
Pra, duke analizuar kėta tregues dhe shumė tė tjerė tė pa thėnė nė kėtė shkrim/postim, lehtė mund tė kuptohet se ku qėndron problemi – te mėsimdhėnėsit apo tek institucionet tė cilat nuk janė nė gjendje tė zbatojnė nė plotėsi ligjet, strategjitė dhe politikat pėrkatėse. Pra, kėsisoj nuk mjafton tė debatohet njė javė as njė muaj pėr tema kaq tė rėndėsishme pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e shoqėrisė mirėpo, tė debatohet dhe tė mobilizohemi sa herė qė ėshtė nevoja me qėllim tė ngritjes sė cilėsisė nė arsimin kosovar (nė tė gjitha nivelet). Si pėrfundim, nė vend se tė humbėset kohė duke u marrė me pasojat, konsiderojmė se shumė mė e mirė do tė ishte qė tė gjendet kohė dhe pėrkushtim pėr tu marr me gjetjen e shkaktarėve qė kanė quar deri te ky rezultat i dobėt dhe tė hartohen strategji dalėse nga kjo situatė.

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it