Tigri Exxonmobil dhe Arusha Ruse

Nga Frank Shkreli

Me anė tė njė deklarate tė marten nė mengjes, Presidenti i zgjedhur amerikan, Z. Donald Trump njoftoi se, pas intervistave tė disa kandidatėve, kishte vendosur qė mė nė fund tė emėronte kreun e firmės ExxonMobil Rex Tillerson nė postin e Sekretarit tė Shtetit, si kryedipolomati i Shteteve tė Bashkuara, detyra e tretė mė me rėndėsi nė nė administratėn amerikane, pas Presdientit dhe Zėvėndės Presidentit. Emėrimi i tij erdhi krejt pa pritmas megjithėse ishte pėrgojuar pėr disa ditė tani, sė bashku me disa personalitete tė njohura tė politikės amerikane, pėrfshirė Mit Romney-n, njė kritik i fortė i Z.Trump gjatė fushatės sė zgjedhjeve, njėherazi edhe ish-kandidat pėr president i Partisė Republikane dhe Rudy Giuliani, ish kryebashkiak i New

Frank Shkreli
Yorkut dhe njėri prej mbėshtetsve mė tė fortė tė Z. Trump gjatė fushatės kundėr kandidatės demokrate Hillary Clinton. Ekspertėt thonė se emėrimi i Rex Tillerson nė kėtė detyrė ėshtė i jashtzakonshėm pėr shumė arsye, si pėr nga natyra e punės ashtu edhe nga pėrvoja ose mungesa e pėrvojės nė punėt qeveritare dhe nė politikėn e jashtme tė Z. Tillerson. Ndryshe nga tė emėruarit nė tė kaluarėn nė kėtė detyrė tė lartė tė qeverisė federale tė Amerikės, Tillerson nuk ka asnjė pėrvojė qeveritare pasi ka punuar gjithė jetėn e tij pėr tė njėjtėn firmė private, Exxon, qė konsiderohet si ndėr firmat mė tė mėdha nė mos mė e madhja nė botė, e cila zhvillon aktivitete nė mė shumė se 50-shtete tė botės. Rex Tillerson, pjesėn mė tė madhe tė karierės sė tij nė firmėn ExxonMobil e ka bėrė nė degėn e punėve ndrėrkombėtare tė firmės, gjė qė, sipas mbėshtetsve tė tij, i ka dhėnė mundėsi dhe raste qė tė zhvillojė lidhje dhe kontakte me shumė vende anė e mbanė botės, pėrfshirė Rusinė, duke filluar me ish-udhėheqsin e atij vendi, Boris Yeltsin gjatė 1990-ave dhe mė vonė me Vladimir Putin. Emėrimi i tij nė detyrėn e kryediplomatit amerikan, habiti jo vetėm vėrejtėsit politikė dhe diplomatikė, por edhe vet Z. Tillerson, i cili sipas miqėve tė tij si konservator i bindur qė ėshtė politikisht, rrjedhimisht ai e pranoi emėrimin pėr arsye patriotike, si njė detyrim ndaj vendit.
Njeriu qė mban atė detyrė tani, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry lėshoi njė njė deklaratė tė shkurtėr me rastin e emėrimit tė Tillersonit si pasardhės i tij, duke thėnė: “Uroj Rex Tillerson-in pėr emėrimin e tij nė detyrėn e Sekrtarit Amerikan tė Shtetit. Departamenti Amerikan i Shtetit do tė vazhdojė tė japė ndihmesėn e plotė pėr njė tranzicion tė rregullt e pa telashe, ashtuqė Adaministrata e ardhėshme tė mund tė vazhdojė punėn tepėr tė rėnėdėsishme tė zhvillimit tė politikės sė jashtme amerikane anė e mbanė botės”, pėrfundon Zoti Kerry mesazhin e tij tė urimit.
Reagimet ndaj emėrimit tė RexTillersonit nė detyrėn e Sekretarait amerikan tė shtetit ishin tė shumėta, pro dhe kundėr. U pritė me mbėshtetje prej disave dhe me kritika nga disa tė tjerė, madje edhe nė radhėt e vet republikanėve nė Kongresin amerikan, ku emėrimi i Z. Tillerson duhet tė miratohet nga Dhoma e Senatit dhe ku ai pritet tė pėrball pyetje tė shumta dhe kritike. Mediat amerikane njoftojnė se Donald Trump, para se tė njoftonte emėrimin e Sekretarit tė ri amerikan tė shtetit, ai ishte konsultuar me personalitete tė larta tė diplomacisė dhe tė politikės amerikane, tė cilėt sipas lajmeve i rekomanduan Z. Trump emėrimin e Tillersonit pėr Sekretar Amerikan tė Shtetit. Ndėr emėrat mė tė dalluar qė promovuan emėrimin e tij, spikaten ish-Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker, ish-sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice dhe ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates, i cili ka shėrbyer nė administratėn e ish-presidentit Bush dhe nė administratėn e presidentit Obama. Z. Gates tha se rekomandoi emėrimin e Z. Tillerson bazuar nė pėrvojėn e tij si negociues prej dekadash me udhėheqsit e huaj.
Ndėrsa, kritikat e deritanishme ndaj emėrimit tė Rex Tillerson-it nė detyrėn e Sekretarit Amerikan tė Shtetit kanė ardhur kryesisht nga senatorėt republikanė, politika partiake e tė cilėve ka qenė anti-Rusisė pėr dekada, por edhe nga disa demokratė, vota e tė cilėve i nevojitet atij pėr tu venė nė krye tė diplomacisė amerikane pėr katėr vitet e ardhėshme. Por ndonėse, tani pėr tani, asnjė prej senatorėve nuk ėshtė shpallur kundėr emėrimit tė tij, ata kanė shprehur shqetėsimet e tyre sidomos nė lidhje me kontaktet qė Rex Tillersonin ka patur me Rusinė dhe udhėheqsin e saj Vladimir Putin gjatė 20-viteve tė fundit. Senatori veteran i republikanėve dhe hero i luftės sė Vietnamit, John McCain i shtetit Arizona, i cili e ka cilėsuar Vladimir Putinin si, “njė hajdut, gangster dhe vrasės”, tha pėr rrjetin televiziv CBS se lidhjet e Tillersonit me Putinin janė njė “pikė e madhe shqetėsimi” pėr ‘tė dhe se pret shpjegime nga Tillerson nė lidhje me kontaktet e tija me Rusinė, pėr tė cilat ai do tė pyetet natyrisht gjatė seancave tė miratimit tė emėrimit nė Senatin ameirkan. Ndėrsa Senatori republikan Marco Rubio i shtetit Florida reagoi ndaj emėrimit tė Rex Tillerson duke u shprehur se, “Ndėrkohė qė Rex Tillerosn ėshtė njė biznismen i respeketuar, unė kam shtqetėsime dhe rezervime serioze pėr emėrimin e tij nė kėtė detyrė. Sekretari i ardhėshėm amerikan i shtetit duhet tė jetė dikush i cili e shikon botėn me njė qartėsi morale dhe i cili nuk preket as nuk influencohet nga konfliktet e mundshme tė interesit, por qė ka njė kuptim dhe vetėdije nė mbėshtetje tė interesave kombėtare tė Amerikės dhe i cili duhet tė jetė njė mbėshtetės i vendosur i objektivave tė politikės sė jashtme amerikane, mbrenda administratės si dhe nė skenėn botėrore”, u shpreh Senatori Marco Rubio, ish-kundėrshtar i Donald Trumpit nė fushatėn paraprake tė partisė Republikane pėr president.
Ndėrkaq, udhėheqsi i ardhėshėm i pakicės demokrate nė Senat, Senatori Chuck Schumer i shtetit New York u shpreh tė marten se Rex Tillerson duhet tė pėrballet me pyetje serioze nė lidhje me kontaktet e tija me Rusinė, si dhe mbi kundėrshtimin e tij tepėr shqetsues kundėr sanksioneve ekonomike ndaj armikut tė kėtij vendi gjatė Luftės sė Ftoftė” Rusisė, tha senatori demokrat Schumer. Edhe Senatori demokrat Tom Udall i shtetit New Mexico kritikoi Z. Trump pėr emėrimin e Rex Tillersonit, si pėrfaqsuesin e Shteteve tė Bashkuara nė skenėn botėrore. Ai, shtoi senatori nga New Mexico, po propozon t’i japė njė detyrė e cila ėshtė jashtzakonisht e rėndėsishme pėr interesat kombėtare, shefit tė njė firme qė mbron dhe arsyeton pėrfitimet e mėdha prej dhjetėra miliarda dollarėsh, pjesėrisht tė fituara nga interesat e huaja tė naftės. Si anėtar i Komisionit tė Senatit pėr punėt e jashtme ai u bėri thirrje kolegėve tė tij qė tė “mendojnė gjatė dhe seriozisht, para se tė miratojnė emėrimin e shefit tė firmės Exxon, pėr tė pėrfaqsuar interesat diplomatike tė popullit amerikan.”
Disa analistė kanė thėnė se lidhjet e Rex Tillerson me Rusinė e Putinit ishin thjeshtė lidhje ekonomike dhe invetsimesh tė cilat ai, si drejtor ekzekutiv i kompanisė, i mbronte ato nė emėr tė firmės sė tij dhenormal se ka mbėshtetur interesat e firmės ExxonMobil qė ai kryeson, ndėrsa si Kryediplomat i Shteteve tė Bashkuara ai nuk mund tė veprojė ndryshe veē tė promovojė dhe tė mbrojė interesat kombėtare tė Shteteve tė Bashkuara. Gazeta Wall Street Journal shkruan se gjatė karierės sė tij, Tillerson ėshtė treguar i matur dhe se ka lėshuar pe duke treguar flekisibilitet nė pikpamjet e tija ideologjike, nė raste kur ai e ka konsideruar situatėn tė nevojshme pėr tė ndryshuar qėndrim, si tė rėndėsishme nga pikpamja strategjike dhe nė interes tė firmės ose institucionit qė ka udhėhequr. Eksperti i politikės sė jashtme Riēard Haas, president i Kėshillit mbi Punėt e Jashtme i tha Radios kombėtare amerikane se emėrimi i Rex Tillersonit nė detyrėn e Sekretarit Amerikan tė Shtetit mund tė jetė i suksesshėm nėqoftse rreth tij ai zgjedhė si bashkpuntorė tė ngushtė, njerzė me pėrvojė nė politikėn e jashtėme. Ai shtoi se ekziston njė ndryshim i madh midis njė personi qė njeh botėn, dhe njė personi qė nuk di shumė pėr pėrpilimin dhe zhvillimin e politikės sė jashtme.
Ėshtė shumė vėshtirė tė parashikohet se si do shkojnė punėt nė rastin e konfirmimit tė Z. Tillerson nė detyrėn e Sekretarit Amerikan tė Shtetit nga ana e Senatit amerikan pėrball kritikave tė deritanishme ndaj tij. Ashtu siē nuk ėshtė e qartė se si do veprojė nė pėrgjithėsi Administrata e re Donald Trump kur tė fillojė nga detyra pas 20-janarit. Ashtu siē zhvilloi si kandidat pėr president, njė fushatė krejtė ndryshe nga fushatat e mėparshme elektorale amerikane, Z. Trump ashtu pritet, pėr mirė ose pėr keq edhe tė qeverisė -- ndryshe -- sidomos nėqoftse marrim parasyshė personat e emėruar deri tani nė detyrat kyēe tė kabinetit tė tij tė ardhėshėm, pėrfshirė edhe emėrimin e Rex Tillerson-it pėr Sekretar Amerikan tė Shtetit. Donald Trump ka paralajmėruar se si president ai do tė jetė mė pak i parashikueshėm, nė krahasim me paraardhėsit e tij, sidomos mbi mėnyrėn se si do veprojė nė fushėn e politikės sė jashtme. A do tė jetė ky njė largim i dukshėm nga proceset dhe nga zhvillimi tradicional i politikės sė jashtme amerikane? Masat dhe deklaratat e deritanishme tė presidentit tė ardhėshėm Trump e bėjnė tė pamundur parshikimin, por shpresojmė qė tė drejtat e njeriut dhe vlerat morale tė Shteteve tė Bashkuara tė vazhdojnė tė jenė si gjithnjė pjesė e pandarė e politikės sė jashtme amerikane anė e mbanė botės edhe nė tė ardhmen.

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it