Shqiptarėt, populli mė me kulturė kristiane nė Europė qė i lutet islamit

Nga kostumet tradiocionale popullore, qilimat, sexhadet, e deri tek flamuri kombėtar shqiptar, dominon e kuqja, ngjyra qindravjeēare e krishtlindjeve (jo ngjyrat e errėta tė islamit). Asnjė popull tjetėr nė Europė nuk i ka kaq tė theksuara nuancat e sė kuqes nė kulturėn e traditėn e vet sa shqiptarėt. Asnjė popull tjetėr nė Europė nuk e ka heroin kombėtar mbrojtes te kristianizmit si ne shqiptarėt.

Ėshtė evidente se shpirti shqiptar (kultura e tradita jonė) ėshtė thellėsisht kristiane, por ēuditėrisht ne i falemi islamit. Ky dyzim i pashembullt i personalitetit shqiptar, i mendjes vs. shpirtit, ka sjellė veēse vuajtje e mos-prosperitet pėr kombin shqiptarė. Kjo s'ka nevojė mė pėr diskutim, evidenca qė e suporton ėshtė mėse kokėfortė.

Besimi fetar nuk ėshtė thjesht njė ritual formal lutjeje nė institucionet fetare. Feja ėshtė shumė mė tepėr se kaq, ėshtė mbi tė gjitha kultura qė kemi, ėshtė thellėsia jonė e trashėguar kombėtare, familjare, shoqėrore..., janė themelet tona, ėshtė ēdo gjė tradicionale qė kalon nga brezi nė brez. Ėshtė mėnyra si sillemi, komunikojmė, festojme, si kėndojmė, vallėzojmė, hidhėrohemi, gėzojmė, flasim, bėrtasim, urrejmė. Tė gjithė kėto elementė sė bashku krijuan kombėsinė shqiptare nė Mesjetė, konfiguruan individualitetin e personalitetin tonė historik, kombėsi qė u themelua nga feja katolike e atėhershme shqiptare.

Tradita jone ėshtė tejet kristiane pėr t'ju falur islamit. Shqiptarėt nuk janė ndryshe nga popujt europianė, dhe kjo ka shume rėndėsi tė theksohet, sepse hedh poshtė pretendimet dashakeqe se popullata nė territoret shqiptare s'ėshtė autoktone, por e ardhur nga Turqia, Siria, Egjipti etj., vende arabe gjatė pushtimit osman, kur ikėn shqiptarėt e Skėnderbeut nė Itali.

Problemi ynė ėshtė kontradikta mes shpirtit tonė historik dhe ndėrgjegjes sonė tė ēorientuar. Kjo mospėrputhje fatale mendim vs. shpirt, vijon tė mbaj peng zhvillimin e prosperitetin tonė. Kjo gjė s'duhet tė vijoj mė kėshtu, ėshtė idiotizėm mbi tė gjitha, dhe sot eshte koha tė bėhemi tė zgjuar pėr hirė tė prosperitetit tė vendit. Ne jetojmė nė Europė, nė kontinentin e vendeve mė tė zhvilluara tė botės, dhe ėshtė ēmenduri tė refuzohemi nga europianėt thjesht pėr shkak se deklarohemi ndryshe nga ē'jemi.

Nga Vėzhguesi

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it