Kundėr apatisė politike - Pėr njė revoltė elektorale

Nga Frank Shkreli

Pėr problemet politike dhe ekonomike -- pėrfshirė trazirat dhe grindjet politike tė pafund tė kėtyre 25-viteve tė fundit, anė e mbanė trojeve shqiptare, e sidomos problemet serioze si korrupsioni, droga, mashtrimet dhe batakēillėqet e lloj-llojshme tė klasės politike shqiptare tė kėsaj periudhe -- fajin kryesor e kanė, natyrisht, vetė politikanėt e djeshėm dhe tė sotėm. Ata janė arkitektėt e vėrtetė tė kėtij “monumenti” politik dhe ekonomik, tė cilit fatkeqsisht nuk mund t’i thuren lavde. I ashtuquajturi tranzicion nga komunizmi nė demokraci, mund tė konsiderohet tani zyrtarisht si i dėshtuar. Shqipėria dhe Kosova, nė krahasim me vende tė tjera europiane dhe bazuar nė standarde botėrore tė qeverisjes sė mirė dhe tė lirisė e demokracisė, vazhdojnė tė cilėsohen gjithnjė si, “vende pjesėrisht tė lira.” Me tė thėnė tė drejtėn nuk jam krejt i sigurt se ē’do tė thotė “pjesėrisht i lirė”, ėshtė si tė thuash “gjysėm shtatėzėnė”. Nė mendjen time, ose je i lirė ose nuk je. Megjithkėtė, cilado qoftė domethėnja, sipas Freedom House, Shqipėria dhe Kosova as kėsaj radhe nuk bėjnė pjesė nė grupin e vendeve qė cilėsohen si tė lira.


Frank Shkreli
Pėr gjėndjen e pa shpresė kaotike nė fushėn politike, ekonomike dhe shoqėrore qė mbretėron sot gjithandej trojeve shqiptare, kredia duhet t’i shkojė nė radhė tė parė klasės politike tė tė ashtuquajturės periudhė post-komuniste, por pėr kėtė “normalitet”nuk mund tė shfajėsohet as njė pjesė e madhe e qytetarėve-votues qė kanė qėndruar dhe vazhdojnė tė qėndrojnė larg pjesėmarrjes sė tyre aktive nė proceset politike tė vendit. Shumė ankohen se janė tė dėshpėruar, tė zhgėnjyer dhe tė lodhur nga arroganca e udhėheqėsve tė tyre politikė, nga korrupsioni, nga mashtrimet dhe tė shqetėsuar nga aleanca tė ndryshme tė politikės me krimin e organizuar, por megjithkėtė nuk ushtrojnė tė drejtėn e pjesmarjes nė proceset politike, me qėllim pėr tė ndryshuar gjėrat pėr mė mirė. Shumė kanė deklaruar se pėr tė dalur nga kjo situatė, e vetmja rrugė ėshtė emigrimi jashtė vendit, siē vihet re edhe nė sondazhet e fundit. Qytetari i thjeshtė e ndjenė veten krejtėsisht tė pafuqishėm ndaj kėsaj situate tė krijuar dhe pėrballė kėtyre forcave tė errėta, por tė plotfuqishme dhe siē duket imune ndaj sundimit tė ligjit. I zhgėnjyer dhe i mundur, votuesi shqiptar fatkeqsisht ka vendosur tė dorėzohet para kėtyre forcave, madje edhe duke mos ushtruar as tė drejtėn e votės, i bindur nga pėrvoja e 25-viteve tė fundit se vota e tij nuk ka asnjė vlerė, sepse pa marrė parasyshė se pėr cilėn parti ose politikan qė voton, asgjė nuk pėrmirėsohet dhe as nuk ndryshon nė jetėn e tij. Kėsaj i thonė apati politike, e cila nė botėn shqiptare fatkeqsisht fryhet e zmadhohet edhe nga njė pjesė e medias pėr interesat e saja klienteliste, njė media qė shėrben si myshteri dhe si zėdhėnse e partive dhe grupeve tė ndryshme interesi – por tė cilat duke mbrojtur interesat e politikės, gjithmonė veprojnė kundėr interesit tė pėrbashkėt.

Apatia politike ėshtė e rrezikshme njėsoj siē ėshtė edhe politika e pa kontrolluar. Apatia e shqiptarėve ndaj politikės dhe pjesmarrjes nė proceset politike, rrezikon kombin aq sa edhe korrupsioni, droga, papunėsia dhe probelme tė tjera me tė cilat pėrballen shqiptaėt ēdo ditė. Tė dėshpėruar pėrballė kėsaj situate tė krijuar, Shqiptarėt po “votojnė me kėmbė”, po largohen masivisht nga trojet e veta si asnjė herė mė parė. Madje as nė kohėn e komunizmit nuk kishte largime tė tilla nė masė. Shqiptarėt nga Shqipėria dhe Kosova, por edhe nga vise tė tjera shqiptare, pothuaj po garojnė -- pėr vend tė parė pėr nga numri mė i madh i imigrantėve qė kėrkojnė strehim nė Evropėn Perėndimore dhe nė Shtetet e Bashkuara -- me popuj siē janė sirianėt, tė cilėt pėrballen me vite tani me njė luftė shkatėrruese civile qė ka shkaktuar vdekjen e qindra mijėrave dhe largimin e miliona tė tjerėve nga vendi i tyre i shkatėrruar. Por emigrimi nuk ėshtė zgjidhje as pėr vet kėta shqiptarė qė mendojnė se rrugėt e botės do u sjellin njė jetė mė tė mirė pėr veten dhe familjet e tyre dhe as pėr tė ardhmen afatgjatė tė trojeve shqiptare, tė cilat dalngadalė duket se po zbrazen si rrjedhim i politikave tė dėshtuara dhe mungesės sė sundimit tė ligjit, tė ndjekura nga politikanėt shqiptarė deri mė sot.

Natyrisht se kurrė nuk ėshtė vonė pėr tė ndryshuar drejtim. Kryesisht ėshtė nė dorė tė kėsaj klase politike qė tė ndryshojė punėt pėr mė mirė. Por, fatkeqėsisht kjo nuk ka ndodhur deri mė tani dhe nuk ka gjasė qė, me tė njėjtit protagonistė, tė ndodhė tani ose nė tė ardhmen, pasi kemi tė bėjmė me tė njėjtėn klasė politike tė kėtyre 25-viteve tė fundit, pothuaj me tė njėjtit persona, tė cilėt besoj se nuk kanė as vullnetin dhe as njohuritė e nevojshme politike dhe intelektuale pėr tė ndryshuar. Prandaj i mbetet qytetarit tė thjesht shqiptar qė tė pakėn, me pjesėmarrjen e tij mė aktive nė proceset politike, tė provojė tė ndryshojė gjendjen nė tė cilėn jetojnė sot shqiptarėt. Deri mė sot, me ndonjė pėrjashtim aty kėtu, nuk ėshtė parė ndonjė aktivizim serioz i shoqėrisė qė tė pakėn do bėnte qė politika dhe insitucionet qeveritare tė merrnin parasyshė ndrshsime thelbėsore dhe plotėsimin e nevojave bazė tė mbijetesės dhe qė tė pakėn tė tregojnė sado pak vullnet pėr tu marrė me hallet shqiptarėve. Si rrjedhim, pėr tė shpėtuar kombin nga gjėndja qė ėshtė katandisur, nevojitet njė angazhim mė i madh politik nga qytetarėt, si shpresė e fundit pėr dalur nga kjo situatė, ose tė pakėn pėr tė ngadalėsuar pėrkeqsimin e saj. Nuk ėshtė e mjaftueshme, qė pėr tė qenė qytetar i mirė, duhet vetėm tė paguash taksat dhe tė zbatosh ligjet qė vet ligjvensit nuk i zbatojnė. Duhet njė pjesėmarrje shumė mė aktive dhe njė rol i pėrhershėm i qytetarėve nė jetėn publike. Pėr mė tepėr, nevojitet njė revoltė paqėsore e elektoratit duke marrė pjesė mė aktive dhe duke luajtur njė rol mė tė madh nė jetėn politike, pikėsėpari duke votuar –me qėllim pėr t’i dėrguar njė mesazh tė pa dyshimt klasės politike se status-koja politike dhe ekonomike ėshtė e pa tolerueshme. Pjesėmarrja mė e madhe e publikut nė proceset politike ėshtė e vetmja shpresė pėr tė pasur njė shoqėri dhe qeveri tė lirė, si dhe njė qytetari dhe sistem politik qė varet nga sundimi i ligjit. Shpresė pėr tė pasur njė qeverisje qė pikėspari mbron interesat kombėtare duke luftuar korrupsionin mbytės nė radhėt e veta dhe njė pushtet qė angazhohet seriozisht pėr tė mbrojtur tė drejtat e qytetarėve pa dallim, sidomos tė atyre qė janė mė nė nevojė e tė cilėt shoqėria i ka lėnė mbrapa. Kjo ėshtė njė garanci, aq sa ėshtė e mundur, qė duhet tė mundėsojė edhe funksionimin normal tė institucioneve qeverisėse nė interes tė popullit dhe nė mbrojtje tė drejtave bazė tė qytetarėve duke u pėrballur drejtė pėr drejtė me hallet e pėrditshme tė qytetarėve. Ky duhet tė jetė roli i qeverisė, por votuesi shqiptar – me aktivizimin e tij mė tė madh nė proceset politike, mbi tė gjitha me votėn e tij -- duhet tė mbajė pėrgjegjės pushtetarėt, qė kėtė rol t’a luajnė si duhet dhe gjithmonė nė interesin e pėrbashkėt tė shoqėrisė dhe tė kombit.

Fatkeqsisht, nė radhėt e popullit ekziston aq shumė indiferencė politike ndaj asaj qė po ndodhė nė trojet shqiptare sot, sidomos indiferencė ndaj zhvillimeve politike nga njė pjesė dėrmuese e qytetarėve. Njerzit janė lodhur dhe kanė humbur shpresėn. Kjo mund tė jetė njė situatė apatie qė i ka rrėnjėt nė praktikat institucionale shtetėrore dhe qeveritare tė ēerek shekullit tė kaluar por dhe nė trashėgiminė komuniste qė jo vetėm kufizon, pėr tė mos thėnė se e ndalon, por sigurisht qė nuk e inkurajon pjesėmarrjen e qytetarėve nė proceset politike. Historikisht, qeveritė jo demokratike tė zhytura nė korrupsion, pėrbėjnė rreziqe tė mėdha pėr shoqėrinė, por ama edhe indiferenca e njerėzve tė thjeshtė dhe e votuesve ndaj politikave jo demokratike dhe qeverisjes korruptive tė pushtetarėve, pėrbėn gjithashtu njė rrezik tepėr tė madh pėr zhvillimin normal tė njė shoqėrie tė lirė dhe demokratike. Kjo pra ėshtė njė apati qė nėqoftse nuk ndryshojnė punėt -- nė thelb – rrezikon jo vetėm tė ardhmen e lirisė dhe demokracisė nė trojet shqiptare, por kėrcėnon edhe vet ekzistencėn dhe identitetin e kombit shqiptar.

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it