Ky Prokuror i Pėrgjithshėm jo vetėm kukull e kungull, por dhe kumbar i krimit

Padyshim ėshtė Prokurori i Pėrgjithshėm me performancėn mė mediokre nga 1912, pa pikė integriteti e aftėsie profesionale, njė hiē... S'ngjan gjėkundi me shefin e akuzės publike shqiptare, pėrkundrazi, me njė avokat tė natyrshėm krimi, qė pėr ironi paguhet nga taksat e shqiptarėve. Nese Llalla ka synuar tė sabotoj reformėn nė drejtėsi, siē tha Ambasadori Amerikan, atėhere Parlamenti ta hetoj e shkarkoj, jo mėdyshje (meshirė) pėr kėtė farė Llalle.

Eshtė absurditet tė mendosh qė Prokurori i Pėrgjithshėm i Shqipėrisė tė jetė kundėr reformės nė drejtėsi, kundėr pastrimit tė gjyqėsorit prej sekserėve tė antiligjit, qė tash 20 vjet ushqejnė krimin, mafian, pastrimin e parave, vetėgjyqėsinė, gjakderdhjen, gjakmarrjen... Njė Prokuror i Pėrgjithshėm me sado pak koncepte profesionale e morale (sa Llalla), duhej jo vetėm tė jipte alarmin pėr gjėndjen e paimagjinueshme nė gjyqėsor, por dhe tė kushtėzonte qėndrimin nė karrigen e prokurorit tė pėrgjithshėm si protestė ndaj situatės aty.

Pėr mė tepėr qė, Prokurori i Pėrgjithshėm i Shqipėrisė funksionon si institucion i pavarur nga tre pushtetet, element ky qė duhet ta bėj atė njė altoporlant zhurmė madh nė favor tė drejtėsisė (jo shtrembėsisė), por kurrė tė shndėrohet (si Llalla) nė njė kukull me telekomandė i ndonjė politikani tė korruptuar (apo grupi tė tyre).

Dhe e fundit, nėse ky gjyqėsor super-i-korruptuar ka poshtėruar keqas ndonjė institucion shtetėror, deri nė degjenerim, ėshtė pikėrisht prokuroria. Prokurorėt qė prezantojnė akuzėn nė gjykatė shumėzohen me zero nga gjyqtarėt e llumit, tė cilėt nė sy tė tyre vendosin nė favor tė kriminelėve, vrasėsve, hajdutėve, mafiozėve... Ky farė Llalle, ėshtė jo vetėm kukull dhe kungull, por dhe njė langaraq qė le nė baltė prokurorėt e vet, njė pjesė e tė cilėve punojnė fort pėr tė grumbulluar prova e formuluar akuza, por qė dekurajohen prej llallave, dhallave e pallave qė kanė shitur karrigen (prapanicėn) tek tutorėt e krimit...

Nga Vėzhguesi

« Para - Tjetra »
-------------------

Komentet


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it