Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Alberto Moravia: Kosma dhe banditėt

Novelė - Pėrktheu Faslli Haliti


Argjendari me emrin Dragotis, njė nga mė tė mėdhenjtė nė kryeqytetin e atij shteti tė vogėl tė Evropės Lindore, pati njė propozim me mjaft interes nga njė sekser qё quhej Ataman.
20170320-alberto.jpg
Bёhej fjalё pėr tė shkuar nė njė qytet tė afėrt me qёllim qё t'i tregonin disa xhevahire me vlerė tė madhe njė njeriu tė pasur i cili i donte pёr tė stolisur gruan e tij. Argjendarit iu duk qё ky ishte njė rast i mirė pėr djalin e tij tё vetėm qё t'i futej, me kёtё rast, punės sė tregtisė. Veē kėsaj Kosma ishte ushtruar tashmё nė ujdisa llogarish tė vogla; dhe, megjithėse i hutuar dhe i kthyer nё indiferent pёr shkak tё gjendjes shpirtėrore tё paqėndrueshme, pasojё kjo e moshės rinore, ai tregonte se ishte i shkathėt dhe i aftė nga natyra; ndonjėherė Kosma e habiste tė atin me zgjuarsinė e tij tė beftё. Argjendari i tha tė birit se duhej tė shkonte nė atė qytet sė bashku me sekserin qё ishte njё njeri i besuar i tij. I ati do t’i jepte tё birit njė ēantė meshini me gurė tė ēmuar. I bėri djalit tė gjitha sqarimet nё lidhje me ēmimin dhe cilėsinė e mallit. Pёrpos kėsaj nuk bėhej fjalė veēse pėr disa tė dhėna paraprake; t‘i tregonte gurėt e ēmuar zonjės e cila ishte shtatzėnė dhe nuk qe nė gjendje tė bёnte rrugėn gjer nė kryeqytet;.........



Postoi Faslli Haliti




Komentet



 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:

BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]