Kongresi Amerikan: Rreziku rus pėr Shqipėrinė dhe mbarė Evropėn
Nga Frank Shkreli

Ja, mė nė fund u zgjua edhe Kongresi Amerikan dhe lėshon alarmin se Rusia putiniste mund tė ndėrhyjė nė zgjedhjet e ardhėshme nė Shqipėri dhe nė njė numėr vendesh tė tjera evropiane qė mbajnė zgjedhjet kėtė vit, me qėllim tė keq pėr tė ndikuar nė rezultatin pėrfundimtar tė tyre dhe nė fitoren e kandidatėve ose partive qė mbėshtet Moska pėr interesat e veta. Rezoluta e Kongresit u pėrpilua pas shqetėsimeve qė janė shprehur kohėt e fundit kėtu nė Shtetet e Bashkuara nė lidhje me rolin rus pėr tė influencuar zgjedhjet amerikane tė vitit tė kaluar, nepėmjet sulmeve hibernetike kundėr Komitetit Kombėtar tė Partisė Demokrate dhe kryetarit tė fushatės sė Hillary Clinton, John Podesta, ndėrkohė qė numėr komisionesh tė Kongresit amerikan vazhdojnė hetimet nė lidhje me kėtė ēėshtje.


Frank Shkreli
Rezoluta e Kongresit amerikan ve nė dukje se 17 agjenci tė fshehta amerikane kanė ardhur nė pėrfundimin se Rusia kishte bėrė pėrpjekje pėr tė influencuar zgjedhjet e vitit tė kaluar nė Shtetet e Bashkuara dhe citon Drejtorin e Inteligjencės Kombėtare James Clapper se ka deklaruar, nė fillim tė Janarit, para Kongresit Amerikan se, “Rusia ka pėrdorur gjithashtu sulmet dhe taktikat hibernetike me qėllim pėr tė influencuar opinion publik anė e mbanė Europės dhe Euro-Azisė”. Nė rezolutėn e tyre, kongresmenėt amerikanė shprehen se “Vitin e kaluar kanė urdhėruar entet e fshehta amerikane qė tė hetojnė nėse shėrbimet e sigurimit tė fshetė rus janė duke financuar aktivitetet e partive politike dhe tė organizatave bamirėse mbrenda Evropės, me objektivin pėrfundimtar pėr tė rrezikuar normat dhe standardet demokratike, pėr tė dobėsuar aleancėn NATO dhe pėr tė mbėshtetur kandidatėt ekstremistė pro-rus, pėr poste politike anė e mbanė Evropės.”

Rezoluta numėron njė seri pėrpjekjesh ruse pėr tė influencuar zgjedhjet nė disa vende evropiane dhe anėtarėt e Kongresit amerikan thonė se disa shtete evropiane kanė denoncuar sulmet kibernetike tė hakerava rusė, tė cilat kanė marrė ose janė pėrpjekur tė marrin nė kontroll servera tė rėndėsishėm kompjuterikė. Me rėndėsi ėshtė gjithashtu fakti se Kongresmėt shfaqin gjithashtu shqetėsimin e tyre serioz nė lidhje me propagandėn ruse nė fushėn e shpėrndarjes sė lajmeve tė rreme nga dy agjensi lajmesh ruse nė anglisht, “Russia Today” dhe “Sputnik”.

Nė rezolutėn e tyre, kongresmenėt amerikanė bėjnė thirrje -- ndėrkohė qė njė numėr vendesh evropiane kanė nė plan tė mbajnė gjatė kėtij viti zgjedhje, parlamentare, federale, vendore dhe presidenciale, duke pėrmendur Shqipėrinė, Armeninė, Xhorxhia-n Gjermaninė, Hungarinė, Lihtenstajnin, Holandėn, Irlandėn veriore, Norvegjinė, Portugalinė, Serbinė, Slloveninė dhe Britaninė e Madhe, Francėn, Gjermaninė, dhe Serbinė – qė Rusia menjėherė tė ndėrpresė tė gjitha sulmet kibernetike kundėr qeverive, partive politike, zyrtarėve tė ndryshėm qeveritarė, subjekteve zgjedhore dhe sistemeve tė ndryshme informuese tė publikut anė e mbanė vendeve demokratike tė Evropės.

Mė nė fund, nė rezolutėn e paraqitur nga kongresmeni republikan i shtetit Illionois, Peter Roskam dhe kongresmeni demokrat David Cicilline i shtetit, Rhode Island, theksohet se “Ėshtė politika e Shteteve tė Bashkuara qė tė sanksionohen entitetet dhe individėt mbrenda Rusisė, ose ata qė bėjnė pjesė nė qeverinė ruse, tė cilėt janė tė angazhuar nė sulmet hibernetike dhe nė fushata propagandistike, me qėllim pėr tė ndėrhyrė nė proceset e zgjedhjeve demokratike.” Sponsorizimi i kėsaj rezolute nga njė kongresmen republikan i djathtė dhe tjetri demokrat i majtė, nėnvijon shqetėsimin e pėrfaqsuesve tė dy partive nė Kongresin e Shteteve tė Bashkuara, me ndėrhyrjen e Rusisė nė zgjedhjet e vendeve perėndimore. Nė lidhje me kėtė shqetėsim, Kongresmeni republikan Peter Roskam duke folur pėr rezolutėn, ėshtė prononcuar pėr gazetėn britanike Guardian se, “Rusia po pėrpiqet tė minojė demokracinė dhe institucionet demokratike anė e mbanė botės perėndimore. Prandaj ėshtė e rėndėsishme qė tė paraqesim njė front tė pėrbashkėt dhe ta bėjmė tė qartė pėr tė gjithė se Kongresi i Shteteve tė Bashkuara dėnon fuqishėm ndėrhyrjet qėllimkėqia tė Rusisė nė Evropė dhe nė mbarė botėn”, ka thėnė kongresmeni amerikan.

Po si kemi ardhur deri kėjo situatė? Sipas ekspertit James Kirchick pranė entit The Foreign Policy Initiative, situata pėr tė cilėn flasim nuk ėshtė e rastėsishme. Rusia ka punuar pėr njė kohė tė gjatė pėr tė sjellur Evropėn nė gjėndjen qė ėshtė sot. Ai ka shkruar kohėt e fundit nė revistėn Politico se, “Ndėrkohė qė stabiliteti politik, kohezioni shoqėror, begatia ekonomike dhe siguria nė Evropė janė sot mė tė kėrcėnuara se asnjė herė tjetėr, ē’prej mbarimit tė Luftės sė Ftohtė, Rusia ėshtė duke destabilizuar kontinentin nė ēdo front”. Megjithse ish-kandidati republikan pėr president Mit Romney, i cili gjatė fushatės pėr president pesė vjetė mė parė kundėr kandidatit demokrat Barack Obama pat paralajmėruar se, sipas tij, ishte Rusia ajo qė pėrbėnte rrezikun mė tė madh pėr sigurinė kombėtare tė Shteteve tė Bashkuara, e si rrjedhim edhe pėr botėn. Por nė atė kohė tė gjithė u tallėn me deklaratėn e tij, si jo reale. Eksperti James Kirchick pjesėrisht kritikon ish-administratėn Obama pėr gjėndjen e krijuar me Rusinė, duke thėnė se, “Barack Obama zbuloi tepėr vonė se regjimi i Putinit pėrbėnte njė kėrcėnim ndaj vlerave dhe interesave perėndimore”, duke e cituar ish-presidentin Obama i cili ka thėnė pas aneksimit tė Krimesė nga Rusia se, “Kjo nuk pėrbėn njė Luftė tjetėr tė Ftohtė…ndryshe nga Bashkimi Sovjetik, Rusia nuk kryeson ndonjė blok kombesh. Nuk ka njė ideologji globale. Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk kėrkojnė ndonjė konflikt me Rusinė”, ka thėnė ish-presidenti Obama pesė vjetė mė parė. Por James Kirchick parafrazon Leninin duke thėnė se “Perėndimi mund tė mos kėrkojė konflikt me Rusinė, por Rusia kėrkon konflikt me Perėndimin. Kjo pėr arsye se regjimi i Putinit nė natyrėn e tij – nacionaliste, revizioniste dhe ekspansioniste – nuk mund tė bashkjetojė me njė Evropė demokratike, e gatėshme pėr tė mbrojtur parimet dhe vlerat e veta.”

Hajde se Amerikanėt i kanė proceset dhe entet qeveritare, shtetėrore dhe ekonomike pėr t’ju kundėrvenė qėllimeve tė kėqia tė Rusisė ndaj demokracisė amerikane, pėrfshirė Kongresin, siē pasqyrohet edhe nė rezolutėn e pėrmendur mė lartė, por si duhet tė veprojnė shqiptarėt pėrballė qėllimeve tė kėqia tė Rusisė – tani dhe historikisht – kundėr interesave tė shqiptarėve nė trojet e veta. Jo me flirtime qė dėgjohen herė pas here tė politikanėve shqiptarė ndaj Moskės, por me dėnimin mė serioz, nga tė gjitha palėt e politikės shqiptare tė pėrpjkejeve tė Moskės pėr tė ndėrhyrė nė zgjedhjet e ardhėshme parlamentare nė Shqipėri, siē alludohet edhe nė rezolutėn e Kongresit Amerikan. Pėr mė tepėr, ashtu siē kam shkruar vazhdimisht pėr kėtė temė, madje vite mė parė -- ndoshta edhe kur pak kush fliste pėr rreziqet ruse nė Ballkan -- politika shqiptare duhet tė deklarohet pa asnjė dyshim dhe me bindjen mė tė thellė se stabiliteti nė Balkan minohet nga obstruksioni ose pengesat ruse, sidomos ndaj njohjes sė Kosovės si shtet i pavarur. Duke heshtur ndaj kėtij obstruksioni, ndihmohet perjėtėsimi i mos-stabilitetit nė rajon, nga i cili shqiptarėt do pėsonin pasojat mė tė kėqia. Drua se politika shqiptare nuk ka qenė aqė e vendosur nė kundėrshtimin parimor tė kėtij obstruksioni. Nuk mė duket se ėshtė e arsyeshme tė quhen "marrėdhėnie normale" ato me Rusinė, kur ky vend nuk njeh, lere mė interesat jetike, por as ekzistencen e gjysmės sė kombit shqiptar. Kapitullimi para interesave tė mundshme e tė pėrkohėshme ekonomike e financiare me Moskėn, nė kurriz tė interesave kombetare, duhet tė jetė i papranueshėm.

Stabiliteti i Ballkanit ėshtė mė i qėndrueshėm me pavarėsinė e pakėthyeshme tė Kosovės, me zbatimin e tė drejtave tė shqiptarėve kudo qė jetojnė nė trojet e veta si edhe me kufizimin e politikes ekspansioniste serbe dhe me mos-nderhyrjet obstruksioniste ruse nė Shqipėri dhe Kosovė. Ėshtė e pakuptueshme se pse lejohet pasardhsi i Stalinit tė ketė njė njė pikėmbėshtetje nė Ballkan. Pikėsėpari u takon politikanėve tė atij rajoni qė tė mos krijojnė ujėra tė turbullta nė punėt e veta pėr tė lehtėsuar ndėrhyrjen ruse, sidomos nė Shqipėri dhe Kosovė dhe njėkohsisht tė pėrshpejtojnė plotėsimin e kushteve pėr njė antarėsim mė tė shpejtė dhe mė tė pėrgjithshėm tė dy shteteve shqiptare, nė tė gjitha organizmat euro-atlantike.

Ėshtė e doemosdoshme dhe nė interesin kombėtar, qė si Shqiperia ashtu edhe Kosova tė kenė marrėdhenie tė mira, nė tė gjitha fushat e me tė gjitha vendet e botės -- tė mėdha e tė vogėla -- duke pėrfshirė kėtu edhe Rusinė e Serbinė. Por kėto marrėdhėnie duhet tė ndėrtohen e tė kultivohen nė bazė tė interesit kombėtar tė shqiptarėve dhe pastaj, nė bashkpunim me partnerėt ndėrkombėtarė, si Shtetet e Bashkuara, nė interesin e pėrbashkėt dhe tė respektit reciprok midis vendeve tė rajonit dhe nė interes tė lirisė, tė demokracisė dhe tė sigurisė nė kontinentin evropian.



20/03/2017 - 20:38:38 | Komente: 0 | Shikuar: 92 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it