Frank Shkreli: Kur do tė bėhet Shqipėria?

Kanė kaluar mė shumė se 25 vjet nga shembja e komunizmit nė Evropė. Kisha menduar dhe besoja se shqiptari mė nė fund -- i lirė nga zgjedha dhe ideologjia e huaj komuniste sllavo-aziatike e imponuar mbi botėn shqiptare – do tė merrte nė dorė fatet e veta, do tė bėhej pėrfundimisht zotnues nė hapėsirat e tija politike, shoqėrore, ekonomike dhe ushtarake. Kjo ndjenjė, nė tė vėrtetė, u forcua disi nga shpresat e guximshme edhe me shpalljen historike tė pavarėsisė sė Kosovės. Me optimizmin tim tė natyrshėm, shihja thelbin e diēkaje mė tė madhe, mė fatbardhė pėr shqiptarėt nė trojet e veta, njė ēlirim nga historia mizore e shekullit tė kaluar dhe mė heret. Shpresoja pėr njė ringjallje, pėr njė ripėrtėritje tė vėrtetė tė

Frank Shkreli
vlerave historike tė kombėtare tė shqiptarėve. Shpresoja gjithashtu, nė mos pėr zhdukjen, atėherė pėr pakėsimin e urrejtjeve zhburrėnore dhe paragjykimeve ideologjike tė shqiptarit kundėr shqiptarit, tė cilat kanė karakterizuar jetėn politike tė vendit pėr njė kohė kaq tė gjatė. Brenda realitetit politik, shpresoja pėr njė ndjesi vėllazėrimi, mirėsie dhe pajtimi midis shqiptarėve, pėr njė marrėveshje dhe bashkėrendim midis palėve politike, tė interesave tė pėrbashkėta jetike kombėtare. Shpresoja pėr agime tė reja orėmira pėr tė gjithė shqiptarėt nė trojet e veta. Shpresoja -- duket gabimisht – ashtu siē ka shkruar me njė rast Ernest Koliqi, “Nė idenė e nji Shqipnie, e cila pėr secilin prej nesh tė ketė fytyrėn e zemrėn e nėnave tona dhe tė jetė ngushllimtare, dashunore dhe e adhurueshme, por sidomos e drejtė kundrejtė tė gjithė Bijėve tė saj”, mbrojtėse e tė gjithėve dhe e pranueshme nga tė gjithė.

Sot, nė vend tė kėtyre shpresave, fatkeqėsisht kemi njė Shqipėri krejt ndryshe, ku energjitė politike i vihen nė dispozicion grindjeve e mosmarrveshjeve tė pafund e tė pa zgjidhje. Ėshtė njė klasė politike, jo vetėm nė Shqipėri por edhe nė Kosovė e anė mbanė trojeve shqiptare, pa unitet moral e kombėtar, pa harmoni idesh e pa pėrputhje mendimesh mbi interesat madhore tė vendit dhe nė mbėshtetje tė tė mirės sė pėrbashkėt kombėtare. Njė klasė politike tė cilės i mungon atdhetarizmi i mirėfilltė, njė klasė politike, personalitetet e tė cilės kanė humbur zėrin e arsyes. Si rezultat i ngėrēit tė tanishėm politik midis forcave kryesore politike nė Tiranė, jemi fatkeqėsisht dėshmitarė tė njė pėrēarjeje tė kobshme nė radhėt e klasės politike shqiptare, e cila si rrjedhim pasqyron, fatkeqsisht, jo vetėm marrėdhėniet e acaruara midis forcave politike, por edhe nė radhėt e shqiptarėve nė pėrgjithėsi.

Pėrēarje jo vetėm midis tė gjallėve, por pėrēarje madje edhe midis tė gjallėve e tė vdekurve. Mos pajtim edhe me tė vdekurit! Njė pėrēarje politike qė detyron zbritjen e udhėheqėsve mė tė lartė diplomatikė evropianė nė tokat shqiptare pėr tė ndėrmjetėsuar midis palėve tė politikės sė pėrēarė shqiptare, sikur vendi ėshtė nė njė luftė civile ose nė njė konflikt ndėrkombėtar. Ky fenomen, fatkeqėsisht, nuk ėshtė i ri, ėshtė pėrsėritur shumė herė gjatė ēerek shekullit tė kaluar, duke i garantuar kėshtu Shqipėrisė dhe shqiptarėve njė imazh tepėr primitiv nė fushėn politike nė radhėt e organizmave euro-atlantike, tė cilave pretendojnė se dėshirojnė tu bashkohen. Kjo ndodhė vetėm nė Shqipėri. Ndėrkombėtarėt nuk mund dhe nuk duhet tė ndėrmjetėsojnė nė zgjidhjen e mosmarrėveshjeve dhe tė grindjeve politike midis shqiptarėve. Kėto janė punėt e shtėpisė qė ata duhet t’i zgjidhin vetė, vėllazėrisht, nė interesin kombėtar dhe pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Udhėheqsit politikė Shqiptarė tė tė gjitha ngjyrave duhet tė bindin veten dhe njėri tjetrin, por edhe t’i tregojnė botės se janė tė aftė ta bėjnė Shqipėrinė tė bashkuar dhe tė fortė politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht, nėqoftse dėshirojnė tė pranohen nga Evropa. Fatkeqėsisht, sot pėr sot, siē ka thėnė kohėt e fundit, edhe njėri prej politikanėve shqiptarė, Shqipėria ėshtė bėrė turpi i Evropės. Kryeministri vendit Edi Rama, nė njė intervistė tė martėn me portalin amerikan “politico.eu” kėrcėnoi se, “Evropa do tė pėrballet me njė “makth” nėse Ballkani “ēmendet” pėr shkak se antarėsimi nė BE ėshtė jashtė rėndit tė ditės.” Evropa ka shumė mėkate ndaj shqiptarėve, por gjėndja aktuale politike nė Tiranė, nuk besoj se ėshtė krijesė e saj.

Dikush mund tė mė thotė, e ke shumė gabim, Shqipėria ka bėrė pėrparim kėto 25 vitet e fundit. E vėrtetė se ka bėrė pėrparim, nė ndėrtime, nė rrugė dhe tė tjera arritje nė fusha tė ndryshme. Madje njė pėrqindje e vogėl e shqiptarėve edhe janė pasuruar, duke konkuruar me mė tė pasurit e Evropės, nėqoftse ky mund tė quhet pėrparim. Shiko Tiranėn, mund tė thotė dikush, ėshtė bėrė qytet evropian. Por a ėshtė ky pėrparim? Them se jo, duke qenė dakort me At Anton Harapin i cili ka deklaruar se, “Fuqia dhe madhėshtia e Atdheut nuk maten me barometrin e pasurisė, as me kompasin e dobisė, por me numrin e njerėzve krijues nė art e dituri, tė plotėsuar edhe me karakterin moral nė jetėn private dhe publike, sepse duhet ta dini zotėrinj se nuk ėshtė sendi, as Atdheu qė e bėjnė njeriun por janė njerėzit qė bėjnė Atdheun, janė ata qė ruajnė dhe i shtojnė thesaret kombėtare.”

Jo se Shqipėria dhe shqiptarėt nuk kanė pasur ose nuk kanė njerėz tė zotėt pėr tė udhėhequr dhe pėr tu bėrė ballė sfidave me tė cilat pėrballet kombi sot. E kundėrta, Shqipėria ka pasur dhe ka njerėz tė dalluar dhe tė zotėt, nėqoftse kėta do tė punonin me tė vėrtetė nė interes tė Shqipėrisė dhe tė Shqiptarėve. Sami Frashėri ka pohuar nė, “Shqipėria, ē’ka qenė , ē’ėshtė dhe ē’do tė jetė”, se “Shqiptarėt kanė treguar gjithė jetėn qė janė tė zotėt edhe me kordhė edhe me pendė, edhe me trimėri edhe me mentė e me dituri, e Shqipėria ka nxjerrė shumė njėrės tė ēquar e me nam tė math, por nonjė nga ta s’ka punuar pėr Shqipėrinė....kurrė njė shqiptar s’ėshtė ndodhur t’i bėnjė Shqipėrisė njė tė mirė tė kėtillė...Vetėm njė Skėnderbe ka punuarė nė kohėrat e shkuara pėr Shqipėrinė, e vetėm ay ėshtė me tė vėrtetė mburrje pėr Shqipėrinė.”

Tė shumta kanė qenė e janė vėshtirsit e mbrendshme dhe tė jashtme nepėr tė cilat ka kaluar dhe po kalon Shqipėria dhe shqiptarėt. Intrigat dhe rreziqet qė e kanė ndjekur kanė qenė tė mėdha pėrherė, pėrfshirė edhe gjėndjen aktuale politike dhe ekonomike anė e mbanė trojeve shqiptare. Tepėr gjak ėshtė derdhur nė ato troje dhe jo vetėm prej plumbit e prej shpatės. Shumė tė zeza kanė rėnė mbi atė popull si rrjedhim jo vetėm i urrejtjes vėllai-me-vėlla, por edhe nga mėrgimi dhe nga vuajtjet dhe padrejsitė shekullore. Armiqtė e shumtė tė saj i kanė qitė gjithmonė pengesa zhvillimit dhe pėrparimit tė shqiptarėve dhe vazhdojnė edhe sot tė peshkojnė nė ujėrat e turbullta shqiptare. Ka ardhur koha, sa nuk ėshtė vonė, qė kėto rreziqe tė mbrendshme dhe tė jashtme qė i kanosen shqiptarėve tė konsiderohen seriozisht dhe tė zgjidhen urgjentisht, si dikur nė logun e kuvendit, vėllai me vėlla, nga ata qė nė tė vėrtetė e kanė shkaktuar kėtė ngėrē aktual politik nė rend tė parė. Populli dhe kombi shqiptar presin nga pėrfaqsuesit e tij – megjith dallimet e tyre -- qė tu tregojnė miqėve dhe armiqve, tė afėrm dhe tė largėt, se shqiptarėt do ta bėjnė dhe do ta ruajnė Shqipėrinė e fortė dhe tė bashkuar, nė pajtim e respekt midis tyre, ashtu siē ka “punuar nė kohėrat e shkuara Skėnderbeu” i cili atėherė dhe sot, sipas Sami Frashėrit, mbetet “me tė vėrtetė mburrje pėr Shqipėrinė.” Nėqoftse dėshironi qė Shqipėria dhe shqiptarėt tė mburren me ju dhe nėqoftse e doni Shqipėrinė si e gjithė Evropa, koha ėshtė tani. Demokracia nuk pret!



19/04/2017 - 12:51:15 | Komente: 0 | Shikuar: 861 |  |  | Lart
« Para | Tjetra »


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it