Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Shamia e beqarit - Cikėl poetik nga Vaso Papaj

Shamia e beqarit


Shamia e beqarit ē’po digjet kėsaj nate,
Dhėndėr mbi karrike, flake flakėn, flake.
Klarinetė e nxehur, nxehu dhe pėllėmbėt,
Mos mba frena shoku, le t’na merren kėmbėt.

S’ka nė botė t’i mbajė kėta njėzetvjeēarėt,
Nė qendėr shoqėria, rrotull kureshtarėt.
Ėndėrrojnė fejesat, jetojnė bashkėjetesat…
Kur puth vera ėndrrėn, kalon tėrė pengesat.

Xhelozohet hėna, s’don tė zgjohet dielli.
Ndezur flakė Shtatori, ndrin nga yjet qielli.
Klarinetė e dehur, ē’na largon agimin,
Nga flakė e shamisė presim n’fund betimin.

Dhe me lotė gėzimi mbulohen dasmorėt.
Na u shtofshin dasmat!S’mbarohen shtatorėt.
Nusen e ngrejmė lart. Dhėndėr kujdes ndukjen!
E kėrkojmė njėzėri: puthjen, puthjen, puthjen!


Elez

Nė njė fjetore bosh aksionistėsh tė pashė pėr herė tė parė,
Netėve pafund, kur me mushkonjat i humbnim betejat, Elez.
Kur i kyēja ato net e me lopatė nisja njė tjetėr ditė nė arė
Dhe ti veē flije - flije, i zhytur nė atė gjysmė-gjumi-harresė.

Nga pėrtej klonit kishe ardhur, tė gjeje tė madhen dashuri .
Unė nga Fakulteti i Shkencave nė ditėt mė tė zeza, pa shpresė
“Oj nanė, oj nanė”! pėrsėrisje tėrė natėn njė dhimbje-potpuri
E unė ikja nė agim dėshpėrimisht pa tė thėnė as mirėmėngjes.

Magaze qe, me shtretėr dykatėsh, qė ngjanin skelete druri.
Nė vetmi kaluam, me njė stinė tė vdekur vjeshte nė mes.
Mbi ato dyshekė kashte pėrbri, si t’ishim kthyer nė epokė guri,
Na mbrojti heshtja nga sytė e veshėt qė pėrgjonin nė ēdo kthesė.

S’mė fole pėr Prizrenin, as unė pėr Durrėsin s’tė thashė gjė.
Sesi m’i ngulje sytė, kur shihje tufa kalamajsh veshur me cule.
Nėn batanije fytyrėn prej meiti zhytje, diellin s’doje ta shihje mė,
Mezi dilje tė takoje nė mensė ēajin me klor e pilafin me fasule.

E s’mjaftoi kaq… Erdh njė ditė. Njė GAZ 69… Befas ca hapa…
Rreth duarve tė brishta, ca pranga si pėr dashurinė shpėrblim.
Si njė deng vjetėrsirash tė hodhėn nė sediljet e tij nga prapa
E s’tė pashė mė. “Nė emėr tė popullit”! Kėshtu ish marrė vendim.

Dhe kloni ra njė ditė… Renda. Njė frymė dhe drejt Prizrenit.
Po kishin shkuar vite. S’tė gjeta. Mė kot rrėmova sa atje, kėtu
Doja tė kėrkoja ndjesė pėr heshtjen ndaj Zenelit tė Migjenit.
Por fati tė kish ēuar nėn dhč dhe as aty nuk munda tė tė gjej se ku.


Gjunjėzimin urrej

Ka ditė qė s’rresht duke kėrkuar
E asnjė qen qė tė mė dojė nuk gjej,
Ndėr kohė, qė unė zagarėt i urrej.

Ka ditė kur sinqerisht ndihem padron,
Sikur gjak mbreti mė rreh fort ndėr dej,
Ndėr kohė, qė unė padronėt i urrej.

Dhe do tė gjunjėzohesha pa drojė
Nė kėrkim tė dashurisė qė s’po e gjej,
Por ja, qė unė, gjunjėzimin e urrej.

Por ka dhe ditė qė vetėm ti mė je nė mėndje,
Kur veē njė pyetje ma lėkund si njė kėmbanė:
Pse ėshtė gozhduar ai qė dashuri shpėrndan?


Mes krimit dhe ndėshkimit

Ēdo natė si rob i dorėzohem merimangės sė mendimit
E humb rrugicave tė saj. E bie kurtheve tė pėrjetimit.
Mė kot rrekem tė sjell nga kohė e shkuar tė vėrtetėn…
S’e shuaj dot kurrė flakėn qė djeg ėndrra me gėnjeshtrėn.

E pėr ēdo natė vetja mė ngjan si njė gjyqtar i jetės sime.
Tė sajat janė: humbja, fitorja, s’i mbaj kurrė pėr jetime.
Mė kot rrėmoj… Nė atė terr s’mė josh mė as kureshtja.
Nė bisedoj me jetėn, pėrgjigja e saj ėshtė vetėm heshtja.

Dhe askush tė mos ketė frikė se nata botėn dysh e ndau.
Tė thotė vetėm “mė fal” dhe do ta fal dorėn qė mė vrau.
Dorėn qė nė kėtė skenė lufte, si askund veten ka pranguar.
Ndaj dhe nga ndėshkimi i Zotit, kurrė s’ka pėr t’shpėtuar.

Nga Vaso Papaj




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it