Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Deshtimet e Migjenit - Nga Roland Gjoza


Per Migjenin eshte shkruar shume. Mendoj se do te shkruhet gjithmone shume. Ai eshte poeti me i madh shqiptar, qe duket sikur shkruan ende. Ai shkruan.
null
Nuk eshte paradoks. Ai lexohet gjithmone. Kush poet lexohet gjithmone? Poezite e Migjenit sikur sapo jane shkruar dhe shperndahen dora dores si doreshkrime. Me vjen keq qe ai se di kete gje. Ai vdiq pa e shijuar lavdine. Ai vdiq pa e ditur se c'do te ndodhte me te dhe poezine e tij. Pak vjet pas vdekjes, atij i sajuan lavdine, dhunshem, me detyrim, komunistet e quajten poetin e tyre dhe e himnizuan. Ai u zbulua. Me pare ishte censuruar dhe ndaluar. Migjeni i ka perjetuar me dhimbje te dy censurimet e medha; nga shendeti, se ai vuante, sic e dime, nga tuberkulozi dhe ndalimi i librit " Vargjet e lira " nga mbreti. Ai iku si i debuar nga kjo bote. Si i perjashtuar. Dy tre javet e fundit ne spital thone se nuk fliste me. E dinte se po ikte. 27 vjec. Ndoshta ne ato dite te trishtimit te thelle ka menduar per deshtimet. Kishte deshtuar perfundimisht. 27 vjec, mosha e dashurise, e fejesave e martesave, e gezimeve dalldisese, e seksit te bujshem, e aventures, po ai s'kishte c'te kujtonte me, pervec ndonje flirti romantik fluturues. Poezia, kush fliste per te, asnje shkrim, asgje, pastaj kishte ardhur ndalimi i librit ne shtypshkronje. Ai qe eshte marre me kete zeje filigrani, me kete mallkim te embel, e di c'do te thote te te japin lajmin monstruoz te bllokimit te librit dhe berjen e tij karton. Proza,thuajse e pabotuar, ai autor, ai lexues, ai kritik, asgje. Tri javet e fundit ne Tore Pelice, nuk fliste, s'nxirrte ze. Kishte marre disa konsiderata, Ernest Koliqi e kishte quajtur talent te vecante, qe duhej ndihmuar. Miqte, po miqte, dihet..
Ai po shtegtonte si nje i deshperuar i shtepise se te deshperuarve, sic e quante ai spitalin. Ai po humbiste, po shuhej pergjithmone pa lene asgje te rendesishme nga pas. Me vetedijen e humbesit ka nxjerre hjeken e fundit, se ai ishte njeriu me me sqime te perkore, me kerkuesi dhe me i pagenjyeri nga shkrimet e veta. Nje pjese e madhe e krijuesve vdesin me ndjenjen e madheshtise se kombit qe derdh lot per ta dhe s'shohin pas vetes asnje zevendesues. Ky eshte pengu.
Migjeni tallej. Se pari me vetveten. Asnje nga korifejte e kohes nuk e pranonte, madje e quanin blasfem metaforen e tij moderne ala futuriste, vargun e tij te lire, qe s'perfill strofe dhe rime, stigmen morbite per mjerimin e botes. Jo, s'kishin si ta pranonin, sepse ai e perbuzte traditen. E shkaterronte fund e maje, pa fare dhimbje. Keshtu erdhi Migjeni, si prishes i poezise se tradites, i poezise idilike te zanave dhe oreve te maleve, i patriotizmit primitiv e arkaik, si mosmirenjohes dhe plangprishes i shtepise aterore te poezise shqiptare. Ai u anatemua. Nuk u pranua. Te rinj qe mbaronin jashte dhe ndonje shkrimtar i madh si Koliqi, me kulture te gjere oksidentale, paralajmeruan per nje talent te ri te vecante, po vetem kaq. Nuk u tha me shume, sepse ai sapo kishte filluar te botonte dhe ishte fare i ri.
Lavdia, per fatin e tij te keq, i erdhi nga komunizmi, qe e quajti birin e vet me talent te jashtezakonshem. Kuptohet, per c'talent behej fjale; u shtremberua brendia e poezise se Migjenit qe t'i pershtatej ideologjise komuniste. Lavdia,per fatin e tij te mire,i erdhi perseri nga komunizmi, idete komuniste qe s'ishin ne vepren e tij, u shpiken, sepse duhej nxjerre nje poet i madh revolucionar. Kjo ishte parodia. Kjo ishte gjithashtu dhe Simfonia e Nente e Bethovenit. Migjeni ishte poet gjenial qe pranonte dy lexime. Leximi i pare, ajo qe impononte partia do te kishte rene, po te mos funksiononte leximi i dyte, vlera e vertete e poezise se Migjenit. Poezia e tij qendron perkrah poezise me te mire boterore.
Ai nuk i di keto. Dhe s'ka si t'i dije. Korifenjte qe nuk e pranuan,u permbysen. Ai,i panjohuri, prishesi i idilit, paralajmeruesi i kaosit, tradhtari i tradites, u ngrit lart, aq lart sa nuk ra me, sic ndodh rendom me poetet kur bien sistemet. Ai i ka provuar te gjitha, po eshte atje, i palekundur, mbi kullen e Babilonit, bashke me zotat.
Ai u be i lavdishem ne kohen e komunizmit,po edhe ne nje regjim tjeter,po te jetonte,ai do te shfaqej perseri, po kaq i madh. Per kete jam i sigurte. Gjithmone me ka ngacmuar ideja te arsyetoj pse ndodh kjo mrekulli e rralle. Mos eshte shenje nga lart dhe mbaron kjo pune? Mos eshte rastesi,se di as vete Migjeni, as une, as ti? Di, bie fjala, bilbili qe kendon me mire se zogjte e tjere, se zeri i tij eshte i arte? Jo, s'di asgje, ai kendon se duhet te kendoje.
Po nga i del gjithe ai ze? Ne kohen tone degjojme shpesh te flitet per energjine, per naften, gazin, ai qe i zoteron ato, i ka me te tepert, luan rol vendimtar ne fatet e botes. Kjo fjale kaq e perfolur sot me tone dramaciteti, energjia, ne nje sens krahasues, ka te beje me fatin e artistit. Ai eshte krejt i pavetedijshem, sic eshte frymezimi qe vjen kur se pret, s'di c'ka bere, dridhet nga frika dhe emocioni, eshte gati te pranoje deshtimin me lehte se suksesin. Ai zoteron energjine, po s'di gjer ne c'cak e mase, ajo i vjen nga misteri dhe shkon ne mister. Aty kur behet i sigurte, aty e lene forcat dhe pranon nga nje pandehme e intuites se ka deshtuar. Per te mbajtur nje fare ekuilibri ai ben gjestin, nis e le shenja si njeri ne raport me te tjeret. Dhembshuria e tij i drejtohet zakonisht nje objekti te zbrazur nga interesi. Migjeni shkroi per turmen e qytetit me energjine e dhimbjes. Ai e pa boten me syrin e nje te riu te deshtuar ne kotesite perplot pasqyrelira te jetes. Kete shtegtim neper skuta te erreta ia diktoi deshtimi i vet. Ne seminar ai mungonte shpesh here per shkak te shendetit. Paraqitja e tij linte per te deshiruar; nje djale i dobet, aspak terheqes, i ndrojtur, melankolik, here here me nje temperament kolerik, shperthyes, bente shaka, kendonte, rrefente bukur histori te shpikura qe i linte te tjeret gojehapur. Femra nuk ishte objekti i tij, jo se nuk i pelqente, perkundrazi, ajo e turbullonte, madje e bente fatkeq, po ai edhe ne kete fushe delikate e ndjente veten te deshtuar. Kjo ndjesi e deshtimit ndoshta eshte haraci qe paguan poeti i madh. Ne 1997 isha ne Manastir. Ne nje festival filmi. Pyeta per Migjenin, per anen e tij intime, marredheniet me femrat. Me folen per nje Milenka, nje studente e bukur, qe rrinte me Migjenin per t'i marre mendim per dashurickat e saj. Ne Manastir kishin nje zakon. Studentet dilnin naten ne rruge, pas ores 11, mbushnin kafet dhe baret, qe hapeshin enkas per ta, vallezonin, putheshin, ndiznin qirinj dhe barisnin rrugeve te vjetra me kalldrem dhe trendafile qe kundermonin bujshem mbi muret me gure. Milenka dhe Migjeni zinin nje qoshe dhe bisedonin koke me koke per gjera intime. Ai trillonte skeneza nga librat dhe arsyetonte per ndjenjat e holla te dashurise. Ajo e degjonte me faqet e skuqura, me pellembet e duarve qe i mbante nen mjeker. C'femer e bukur, po sa bosh ishte ai Jovanko, po sa i bukur dhe i natyrshem. Ata ishin ndare. Ajo ndjente ende per te me nje ndjenje te turbullt, rrinte me Migjenin, qe te bente xheloz dashnorin. Ai i sherbente si karikues, pastaj ajo zhdukej dhe ai mbetej vetem. Ai ishte shok i mire dhe dashnor i keq. Ai e dinte kete dhe vuante. Nuk eshte pak te duash dhe te mos dashurosh. Dhimbja e tij ishte dhimbja e tij, e mbyllur me kujdes ne nje kutize te shpirtit. Ai mesoi ne seminar, krahas gjuheve te huaja, letersise, shkrimeve, vetmise, se si te njihej me vetveten, se si te merzitej me vetveten. Kjo ndjesi e erret e dhimbjes percaktoi kahun e shtegtimit te tij. Ai shquhej per sjellje te holla aristokratike, per shije te larte tejet te perpunuar, per sensin tragjik te kohes. Ai, ne kundershtim me pergatitjen intelektuale dhe origjinen, ndoqi prirjen tragjike te shpirtit, e gjeti sivellaun e vet te turma e mjere e qytetit. Ku kishte deshtim dhe mjerim, ai ndjente furine hyjnore te shpirtit, rezonancen e perkryer te intelektualit melankolik ne nivelin me te larte te kohes dhe turmes fatkeqe te lene ne meshire te fatit.E para gje qe beri ishte gjesti njerezor, i imte, gati i paverejtshem, po gjithsesi nje gjest- drejtpeshimi me shkrimet e tij. Ai kerkonte te njehsonte me ndjesi te holle njeriun dhe krijuesin, gje qe u shnderrua ne nje parodi, ne nje tallje te vetvetes. Edhe ketu ai deshtoi. S'beri thuajse asgje, ndonese u nis te bente.
Ja, c'ndodhi ne Puke. Kishte dite qe rrinte i merzitur. Nuk jepte mesim. Donte te kthehej ne Shkoder. Nje nate e thirren te Hani i Groshit. Kishte ardhur karvani nga Gjakova. Femijet flinin ne kosha, grate kaleronin mbi kuaj, burrat tymosnin. Karvanin e ndiqte nje grua e huaj, nje bionde e gjate me tejqyre ne duar. Ai i foli ne gjuhen e saj. Ajo donte te degjonte tavanet. Groshi i Madh i shkeli syrin Migjenit. Aty ishin te gjithe, qene shtruar rreth oxhakut te bardhe, tymosnin dhe benin muhabet. Ne nje nderkohe rrapellyen tavanet prej druri te gdhendur, dukej sikur lart ecnin me rropame dreqerit. Groshi i Madh i tha Migjenit te perkthente. Ata ishin shpirtrat, qe dilnin sa here vinin miq. Shtepia ishte e zotit dhe e robit. Shqiptari s'linte asnje bujtes pa buke. Zonja shkruante. Migjenit i vinte per te qeshur. Nuk ishte hera e pare qe Groshi i Madh mahitej me te huajt. Lart do te ishte ndonje nga djerrakohet e qytetit, qe per nje gote e nje cope mish, ngarendete mbi tavane. Qeshnin me gaz te gjithe, po zonja bionde shkruante ne nje fletore te madhe gati e lumtur. Nga e qeshura Migjeni nxorri gjak. Nuk iu nda kolla. U be keq. E shtrine ne nje dhome me oxhak. Thirren mjekun. Ai erdhi ne mesnate. Migjenin e gjeti ne kembe. Kot u shqetesuat. Tani jam me mire. C'behet me zonjen bionde? E kane cuar ne varreza. Groshit te Madh i interesojne parate. Po ju c'keni, zoteri? Sa mire do te qe te isha si ajo zonja, t'i haja keto marrina. Po jam i vetedijshem, i vetedijshem me shume se c'duhet. Doktor, une s'duhet te punoj me femijet. Une jam i prekur. Dua te kthehem. Sonte qesha me mahine e Groshit te Madh, qesha aq fort sa nxorra gjak. Duhet me thane te verteten. Dua te kthehehem, s'duhet me i marre me qafe ata vogelushe te pafajshem. Ejani me mua, tha doktori, ejani mesues. E coi ne nje dhome te vogel ku mbante kartelat e nxenesve te shkolles. Shikoji, i tha, te gjithe jane te prekur, te gjithe pa perjashtim, i dashur, prandaj s'keni perse te ktheheni.
Dhe ky ishte nje deshtim tjeter. Gjesti s'kishte patur fare kuptim. Ai genjente veten. Biondia e huaj kishte shkuar ne varreze per te pare hijet dhe per te degjuar zerat. Ajo ishte mahnitur nga misteret ballkanike, nga ritet dhe zakonet pagane. Keto s'i interesonin Migjenit. Ja, c'ndodhi, ai s'duhej te ishte kaq i perkore, ai s'kish se perse te kthehej ne Shkoder.
Sa here nxirrte gjak, dilte nga klasa dhe shkonte te pema e tij e preferuar, nje vishnje delikate ngjitur me dhomen ku flinte, hapte nje gropeze dhe varroste shamine prej mendafshi. Kravaten e mbante te kuqe, nje kravate te gjere, me reflekse terratisese, qe te mos i dukej gjaku kur i dilte vetiu, pa e kuptuar. Serish bente gjestin. Po te gjitha keto ai i quante deshtime. Dhe ne krijime bente drejtpeshimin, i hapej vetvetes, i hapej botes, skutave te saj , katakombeve, labirintheve, qe rendom kinse nuk vihen re, po qe zene tre te katertat e saj, aty e gjente ate furine hyjnore te Simfonise se Nente, mjerimin, vellazerimin, protesten, gezimin. Ajo ngjyre e erret, ajo dhimbje e madhe, s'kishte te bente me pamjen e tij te jashtme prej aristokrati. Po ai zoteronte energjine morbite te kater te tretave te botes, qe i pat pllakosur mjerimi. Ai nuk degjonte per mrekullite e dokeve shqiptare, per patriotizmin mbreteror, per bukurite e maleve, per rruget me fenere veneciane ku shetisnin grate e bukura, qe fshiheshin pas velit prej mendafshi te kuq,per muret e larte prej guri te lumit te Kirit, per lisharset ku tundeshin ne muzg vajzat me gjinj te fryme, per luksin perplot parfume...
Ai nuk degjonte per ato pasqyrlira qe ishin fare te natyrshme per prejardhjen dhe kulturen e tij, ai ishte i prire nga mekati, ai ishte bir per shpirt i mekatit. Ketu nuk donte te deshtonte. E ndiente ashtu turbullt se ajo furi e frymezimit kishte brenda te ndryre krahet e dragoit, fuqine e dickaje mbinatyrore dhe vetem brenda asaj fryme, si te huajtur nga lart, ai ndjehej i qete, si ne shtepine e tij.
Nuk do ta harroj nje bisede te cuditshme me nje plake shkodrane. Ajo ruante tiparet e holla fine te nje konteshe te rene nga vakti. Migjeni? Migjenin e kam njoft, ai me ka pas propozuar, ai i paturpshemi, ai faqeziu, une isha e fejume atehere, me nji tregtar te njoftun, me nji burre zotni, zotni me te tana, ndersa ky Migjeni me thote pa iu skuq faqja; Maria, mue s'me merr gjumi pa te pa, une te kam idealizue, po ti qenke si te tjerat, pse u fejove me Luigjin, ai asht baba yt, tregtar nopran e i mbrapshte, lene Marie, lene, s'asht per ty Luigji, ai, qe i zahet fryma kur zbret nga karroca.. ti je e bukur Marie, tejet delikate, pse pranove moj Marie..e s'pushonte Migjeni. Une i thashe se s'ka c'i duhet, se e desha Luigjin, po zemra m'i jepte te drejte Migjenit. E shifsha me frike Luigjin, po s'kisha c'bajsha se isha vajze, qe bajsha cfare me thoshte nana e tata. Do te pysni se sa e dojsha Migjenin, jo, nuk e dojsha, po fjalet e tij, sa me frigoshin, aq me pelqejshin. Migjeni nuk ishte i bukur, vishej mire, me shije, mbahej paster, po ishte melankolik. Me zinte rrugen dhe psheretinte, i marri.
Migjeni kishte driten e inteligjences dhe te furise hyjnore ne ballin e tij te larte. Vajzat e bukura nuk e shikojne kete drite te rralle. Cudi, si kalon pa u vene re ky shkelqim prej aureole mistike qe s'ka te beje me vezullimin fluror e te perkohshem te nje dite me diell, te nje dite fizike. Madje ajo drite e pazakonshme i provokonte nje keqkuptim te cuditshem. Ajo merrej per krenari te tepruar, ose per mendjemadhesi fyese, krijonte irritim te njerezit,te cilet i largoheshin pa takt. Edhe kjo hynte te deshtimet e Migjenit. Ai ishte shenjuar per te vuajtur dhe per te humbur shanset. Po, pikerisht ky fatalitet deshtimesh u be minator i zellshem i nxjerrjes se mineralit te rralle te energjise infernale. Atehere kur mendohej se do ta mbyllte keshtu, ishte fjala, fjala dhe vetem fjala qe hodhi ne leter, shpetimi i tij vetjak, po vec me nje paradoks te hidhur, se ai vdiq duke pandehur se kishte deshtuar edhe ne kete sprove te shpirtit, qe ishte ne gjendje t'i jepte, krahas mundimit te madh dhe te vetmin gezim te vertete.
Jetes duhet t'i nenshtrohesh, thote Plutarku. Migjeni u ndesh me fatin dhe iu nenshtrua ne jete, pa nxjerre ze, po u ndesh me te dhe e mundi ne krijimet e tij gjeniale. Po ai la nje deshmi deshtimi edhe per kete fakt, sepse ai iku si njeri.
Nuk do ta kisha shkruar kete ese, po energjia e tij eshte kaq e madhe sa me duket se nganjehere ndjek imazhin e tij neper ere, me kujtohet kur ndizja qirinj ne pezulet e dritares te shkolles se tij ne Puke. Binte bore dhe une ndizja qirinj per shpirt te tij. Tete vjet ne Puke, une ndiqja imazhin e tij ne ere. Tani jam ne Nju Jork dhe ai vjen me furi dhe une e ndjek ne metropolin e madh. C'eshte kjo? Energjia e tij e perjetshme. Perpetum mobile e shpirtit te tij.

Nga Roland Gjoza




Komentet


15/11/2008, 16:50:30 e_linda shkruan:

Une e kam lexuar diku tjeter kete "esse". Nuk po perseris ato qe diku tjeter kam guxuar mekatin ti them. Megjitheate , me e pakta qe guxoj kesaj here te kerkoj eshte; Dikush te pakten nga adminet e kritikes, ose vete autori, fjalen deshtimet t'a fuse ne thonjeza. "Deshtimet" e Migjenit....
...
perndryshe eshte mjaft te kujtojme nje thenie te filozofit modern gjerman Martin Heidegger: "Njeriu eshte mjaft i vjeter te vdese edhe minutin qe lind" . Varet se sa kohe i duhet nje njeriu qofte ky edhe nje talenti si Migjeni, per ta plotesuar ate ciklin e jetes. Dhe vdekja sidomos nje si kjo e Migjenit me te gjitha "deshtimet" e tij, nuk mund te quhet "deshtim". Madje Migjeni ishte me FAT qe vdiq sa ende pa deshtuar, qe shpetoj prej deshtimeve, te cfaredollojshme!
...Anyway, kjo esse per mua calon! Mund te jem gabim. Kembengul ne gabimin tim, deri sa dikush, te me bind ti shkoj pas gabimit te tij (komentuesit) ose gabimit te essese, qe mban titullin Deshtimet e Migjenit! -

16/11/2008, 07:50:50 Perparim Hysi shkruan:

Edhe une e kam lexuar prej kohesh.Nje esse qe eshe shkruar bukur,por,sic mendoj une,ka pak subjektivizem.Thonjezat(dakord jam me Linden)jane te domosdoshme.Idete qe pershkojne vepren e Migjenit,nga kritika e kohes nuk jane ngritur ne apogje si ide komuniste,por si nje poet qe vizatoi realitetin e kohes."...e ndiej nga dielli alegorik..."u amplifikua si poet qe perkrahte idete komuniste dhe,vec kesaj,shoqeria qe kish me Jordan Misjen.Asgje vec kesaj.Nga regjimi Migjeni u vleresua aq,sa asnje tjeter,dhe nuk ndaj te njejtin mendim me autorin.Vepra iu botua dhe ribotua;eshtrat iu sollen nga Italia;nje teater mori emrin etij;pati nje cmim letrar me emrin etij:nje ndermarrje mori emri e tij dhe keto nuk jane pak.Askund ne literaturen e asaj kohe nuk u shkrojt se Migjeni qe komunist.Shtepia e tij qe muze.Migjeni qe shkrimtari me i plote qe u studjua ne shkollat tona,duke perjashtuar ndonje shkrim diskret per kohen.Autori qe ka patur fatin e mire qe keto gjera t'i dije me mire,sic mendoj une,duhet te shkonte me tej(kete duhet te quante si risi vec atij te Groshit te madh!),si: a e di autori se ne kete kohe pastranzicioni Migjeni eshte harruar?Nje mesues letersie(Pjeter Mili dhe une gjej rastin ta pershendes kete mesues!)bertiste se Migjeni nuk figuronte ne nje liber alternative per nxenesit e shkolles se mesme?!A e di autori se nje prift shkodran i denuar nga regjimi,ndermorri nje kryqezate te vertete kunder Migjenit dhe shkoi deri atje sa te thoshte:Zoti mire beri qe e mori te ri Migjenin se ai anatemoi Zotin(vet kam debatur me ate priftin!) dhe a e di autori se nga moskujdesja e shtetareve lokale dhe deri pushtetareve te posttranzicionit,shtepia muze eshte shkaterruar dhe,po per turp te te gjitheve,varri i Migjenit eshte sakatuar.Sic mendoj(une me duket ne vija te trasha kam shkruar per kete shkrim dhe diku tjeter ku e ka botuar autori)keto fakte do ta benin edhe me te bukur essene e z.Roland Gjoza.Keto qe rreshtova(mund te kete edhe me shume,po kaq kam verejtur nga larg)jane fakte qe neperkembin nje Poet dhe shkrimtar te paperseritshem.Duke perfunduar,premtoj se,sa te gjej ne"makazinen time"kam per te sjelle,po ketu,dy poezi te miat qe kam shkruar per ate debatin qe sapo permenda dhe,vec kesaj,momentin e prishjese varrit. up up -

16/11/2008, 13:07:19 Perparim Hysi shkruan:

Dhe,per fat te mire,i gjeta sec kam shkruar,kohes per MIgjenin.I lutem kujtdo qe nuk e bej per karshillek per z.Roland Gjoza,te cilin e cmoj per shkrimet e tij,por ndaj si edhe ai nje dashuri te vecante per Migjenin.Dhe,ne kam shkruar per c'kam pare ne shtyp,e kam bere vecese qe e dua.
Pse kjo urrejtje,Monsinjor?
Replike me Monsinjor Zef...?
Keto anatema qe leshon kunger Migjenit
Nuk te nderojne fare,i nderuar Monsinjor
Urrejtje patollogjike plot doza te helmit
Sikur Migjeni te qe inkuizitor?

Ndersa e verteta eshte ndryshe,krejt ndryshe
Migjeni stigamtizoi realitetin e dhimbshem
Nje shpirt i brishte si Ai,s'mund te bente ndryshe
Ndaj kunder fajtoreve leshohet fuqishem.

Shpirti i tij i brishte dhe zemra e ngrohte
Do te reagonin dhe do te rebeloheshin
Orvajtja juaj,Monsinjor,eshte krejt e kote
Anatemat tuaj shumekend inatosin.

Urrjetja eshte e qellimte dhe krejt subjektive
(se edhe ,nder religjione,s'ka krejt te kulluar?!)
Ne kete urrejtje ka vec kuturisje
Si nje relike e shemtuar dhe krejt e "kerkuar"
2 gusht 2004
Tek varri i copetuar i Migjenit
E kane copetuar varrin e Migjenit
(valle,a e dine pushtetaret?!)
Apo nuk ia dine vleren mademit
Pushtetaret:njelloj si te"marret?!"

Se,ndryshe,s'ke si mendon ndryshe
Te lesh qe te dhunohet ai varr?
S'ka jusitifikime:as si as qyshe?!
Pushtetare!Jini te shkare!

Migjeni eshte nderi i Shqiperise
(Shkodra,s'do mend:e ka krenari!)
Neglizhentet une i ve para drejtesise
Atje:te japin llogari!

Se flori i letersise eshte Migjeni
(kete nuk duhet ta harrojme kurre!)
Per Shkodren e Shqiperine eshte mademi
Dhe c'them,eshte mbi cdo firme e vule.
15 nentor 2003
P.S. E di qe poezite e mia per kete meteor te Letersise Shqipe,nuk jane kushedi cfare,por jam nje nga ata qe e dua Migjenin sipas menyres sime,gjithesesi.
Perparim Hysi,16 nentor 2008
up up up -

16/11/2008, 14:33:24 Kritika shkruan:

Eshte i veshtire trajtimi i figurave madhore. Psh, veprat letrare, librat, filmat, dokumentaret etj, qe trajtojne individet e spikatur ne histori, jane nga me te dobtet ne tregun e artit, dhe shpejt mbulohen nga pluhuri i harreses.

Kam pershtypjen kjo ndodh sepse figurat madhore (talentet e gjenite) kane kendveshtrime mese origjinale per fenomenet, dhe per te qene i suksesshem ne trajtimin e tyre, duhet te hysh brenda rrezez se kendveshtrimit te tyre, gje qe eshte absolutisht e veshtire.
Kjo mabse eshte aresyeja qe autoret e medhenj i shmanget trajtimit te figurave historike, thjesht per te mos "deshtuar". noway -

16/11/2008, 23:48:35 Eva shkruan:

Per here te pare e lexoj kete esse. Per mendimin tim eshte shume e bukur dhe nuk i ul asnje grime vleres se Migjenit te madh. Sipas mendimit tim Z. Gjoza nuk e ka fjalen se si u vleresua Migjeni mbas vdekjes por cfare ndjeu ky njeri (Migjeni) sa ishte gjalle. Le ti marrim me rradhe: Migjeni qe 17 vjec mori vesh se ishte i semure nga T.B.C, nje semundje e pasherueshme per kohen. Edhe sot, me gjithe kete perparim te mjekesise nuk te marrin ne shume vende pune po te kesh kete semundje. Beteja me jeten per te ishte e humbur. A ka gje tjeter vlere me shume se jeta? Migjeni kishte nje formim shume te vecante per moshen e re dhe kohen ne te cilen jetoi por asnjeri nuk e vleresoi me perjashtim te miqve te tij. Me logjiken e tij te mprehte sfidonte injorancen qe shihte perreth por mesues te thjeshte e caktoi mbreteria e Zogut ne nje fshat te humbur te Pukes. Per jeten e tij private nuk dihet asgje, te pakten dicka ne perputhje me nivelin e tij kulturor dhe shpirteror. Le te vijme tek dhuntia e te shkruarit qe ishte me e spikatura tek ai. Libri "Vargjet e lira" nuk ju botua sa qe gjalle. Atehere cfare gezoi ky njeri nga gjithe keto dhunti qe i ishin dhene? Asgje. Pra, ai iku nga kjo jete duke e ndjere veten te deshtuar. Kjo s'ishte per faj te tij kurresesi, por ishte e vertete. Edhe Van Gogu sot eshte i famshem dhe pikturat e tij shiten me miliona dollare por sa qe gjalle ai nuk shiti dot asgje dhe iku nga kjo jete i deshperuar.
Te pershendes Z. Gjoza per kete esse te bukur. Ke ditur te paraqesesh me vertetesi shpirtin e Migjenit. up -

16/11/2008, 23:51:32 Ana shkruan:

Migjeni eshte poeti im i preferuar shqiptar dhe flm per kete esse te bukur qe keni shkruar! -

17/11/2008, 01:13:31 e_linda shkruan:

Eva, per mendimin tim Gjenite edhe te vdesin 1000 vjec , nuk kane si te vdesin pasi te kene shijuar lumturine.Ata qe e shijuan lumturi etj etj, ishin gjithecka vetem jo Gjeni. Gjenite vetem shijohen, nuk shijojne. Gjenite nuk qajne gjenive vetem u qajne te tjeret pas. etj etj Nejse se ia ke fut kot sa per te bere sikur di per Migjenin, kur mund te dish vetem per Gjozen.
... Vijme tek debati me priftin qe permmend Perparimi, ne te cilin kam marre pjese edhe une. Kjo pjesemarrje madje me vu ne shenjester te nje prifti tjeter, qe desh me "trembi".
...
Mua esseja nuk me pelqen.As kjo nuk eshte esseja qe mungon per Migjenin.Pra vazhdon te mos kemi nje esse per MIgjenin,edhe pas kesaj. Kritika per cudine time ka thene dicka gati gati te verteten.Me ne fund! Pra Gjozja vetem eshte perpjekur te hyj brenda asaj rrezes dhe kendveshtrimit te Migjenit , por nuk ia ka arritur. Aspak!Per mendimin tim! Pa llogaritur se here flet ne emer te autorit,(te essese) e here flet pothuaj ne emer te Migjenit.Dhe flet ashtu sic Migjeni nuk kish per te folur kurre. (duke e referuar bindjen time , vepres se tij). Keshtu eshte pothuaj edhe nje poezi e Gjozes per Migjenin. Tmerrsisht e dobet. Nuk mund te shikosh Migjenin ne NY duke takuar De Niron. Mua Migjeni ne kete esse gati gati me duket i perdorur. (nuk ka ndonje gje, sepse eshte shume njerezore te na duhet te perdorim pikerisht ata qe duam me shume). Ama Migjeni eshte i fundit qe duhet perdorur, nese do na duhet patjeter ta perdorim.
A kemi nevoje ta mbrojme migjenin? (une ne kete rast)
Sigurisht qe edhe duke e mbrojtur mund te jem duke e perdorur (pa dashje). Mbrojtja me e mire e tij eshte vepra qe la!
flm, elinda
. -

17/11/2008, 04:58:38 Linda shkruan:

A mund ta marrim krijimtarine e Migjenit te lidhur me jeten dhe shendetin e tij. A do te kishte shkruar kaq bukur Migjeni per varferine dhe a do te ishte kaq kritik ndaj realitetit te kohes, nese Migjeni nuk do te kishte qene i semure dhe nuk do te ishte nje mesues fshati ku ndeshej me varferine. Nese Migjeni do te ishte ndryshe a do te kishim keto vepra te Migjenit.

Eseja me pelqeu, pasi shikoj dhe nje kendveshtrim tjeter per Migjenin, por me la disi te trishtuar pasi m'u krijua ideja se krijimi i Migjenit ishte fatalist dhe se ai nuk kishte dhe nje bote inkurajuese brenda tij. Migjenit nuk i bente asgje pershtypje nga realiteti dhe kritikonte edhe ritet dhe zakonet shqiptare dhe shikonte tek shqiptaret vetem varferine dhe degradimin. Eshte ky mendimi i autorit te esese apo Migjeni e ka shprehur diku? Edhe une do te kisha te njejtin mendim me zotin Hysi ne lidhje me trajtimin e Migjenit nga regjimi i meparshem dhe per hir te kritikes per ate regjim nuk duhet te hedhim poshte faktin se Migjenin e njohem dhe e adhuruam nga botimet e plota te tij. Nuk e di sa eshte censuruar Migjeni, por kam pershtypjen se rilindasit jane censuruar me shume.

A eshte deshtim i Migjenit vete jeta e tij. Eshte realisht nje deshtim, ndonese jo per faj te tij. Ai iku shume shpejt nga jeta dhe do te kishte krijuar shume me teper po te ishte gjalle. Migjeni shkruan vetem per anet e errta te jetes. Si realist kritik eshte i mrekullueshem. Eshte gjithnje aktual sepse kudo dhe kurdo gjen episode te jetes qe pershkruan Migjeni. Nuk u pranua nga regjimi i kohes, por i tille do te ishte edhe sot jo vetem nga regjimi, mund te botohej, por mbase nuk do te pelqehej edhe nga vete personazhet e tij, sepse edhe ata njerez qe jane ne mizerje do te kishin dasht nje fije drite shprese per jeten e tyre. E lexoj Migjenin, por pas tij dua te lexoj dicka te bukur qe te me heqe mendjen nga realiteti. -

17/11/2008, 08:19:15 elinda shkruan:

Linda shkruan:
"A eshte deshtim i Migjenit vete jeta e tij. Eshte realisht nje deshtim, ndonese jo per faj te tij. Ai iku shume shpejt nga jeta dhe do te kishte krijuar shume me teper po te ishte gjalle"

Aspak asnjehere jeta e Migjenit nuk ishte as nuk mund te quhet as nuk mund te shikohet si deshtim. Dhe sidomos realisht nuk eshte deshtim. Deshtimi i nje shkrimtari nuk shkurtesia e jetes , apo vdekja e tij. Vdekja fizike!
Nuk e kam idene pse duhet paragjykuar (shpresuar) se Migjeni po te jetonte ma gjate, mund te kishte krijuar shume me teper. Perkundrazi mund te kishte mjegulluar me krijimtari me te dobet (ta zeme ) keto te mrekullueshmet.
Shkrimtari nuk ka per "detyre" te shikoje c'shikohte. Anet e mira dhe anet e erreta te nje kohe (kohes kur jetoji Migjeni). Artisiti nuk shikon me sy e te gjitheve dhe si te gjithe. As nuk i shikon gjerat vetem ashtu sic duhet te ishin. Eshte e drejta vetem e krijuesit te zgjedhe cfare te shikoje. Dhe te percielle ashtu sic qofte edhe vetem ai shikon, e askush tjeter.
Dikur edhe une kam besuar se po te kish jetu Migjeni ma gjate mund te kish shkru ma shume e ma bukur. A mund te shkruhet ma bukur se sa shkroji Migjeni? Dhe madje kam shkru ne njeren nga faqet e ditarit tim. (Po te mundja , eshte nje njeri qe nuk eshte me , por qe eshte gjithmone , dhe qe eshte i vetmi qe do te isha gati t'i dhuroja 10 vjet nga jeta ime, mjaft qe ky (Migjeni) te jetonte edhe 10 vjet per te shkru edhe ato qe nuk mundi t'i shkruante.
Tani nuk mendoj me keshtu, jo se me dhimbsen ato 10 vjet te premtuara dikur. Dhe nuk ia kam premtuar ngase jeta ime ategere kushtonte ma pak se tani. Por mendoj, jam e bindur ne ate qe kam thene me lart teksa kam cituar nje filozof gjerman, M. Heidegger. "Njeriu eshte mjaft i vjeter te vdese edhe minutin qe lind" Mbas kesaj nenkuptoj se ndonese Migjeni nuk e zgjodhi me vullnetin e tij vdekjen (si deshtim, semundjen si deshtim, shterrjen ndoshta ne krijimtari si deshtim) por gjithesesi nuk mund te themi se vdekja eshte edhe me e keqja qe i ndodh njeriut, aq me pak nje njeriu si Migjeni. Nuk dua ta quaj gjeni Migjeni, por gjithesesi talentet ato te fuqishmet , ndodh rralle te rrojne gjate. Rrojne shkurt si njerez , e rrojne gjate si krijues-talente. Une nuk gjej asnje pike ne jeten e Migjenit, qe te mund te shikoj deshtimet, ti numeroj ato.
sa bashkekohes te Migjenit, qe rrojne ende, gjate nuk shkruajne dot si Migjeni. Ndonese ja ku e kane Migjenin qe ju prin? Migjeni ishte "gift". Dhe ajo cka na mbetet ne , "esseisteve" adhuruesve te tij, nuk asht me kerku deshtimet, apo arsyet pse vdiq, pse nuk shkroj ma ndritshem, pse e pa boten ashtu e nuk e pa keshtu, etj etj. Na mbetet me e pa Migjenin jo si deshtak, ne asnje aspekt , as njerezor as krijues. Ishte dhurate Migjeni, dhurate qe na e beri koha (pa cka se kohe e erret) le te jemi me modesti mirnjohes. Esseja eshte e ngarkuar me paragjykime, hamendesime qe nuk te cojne askund. Per mua eshte nje esse qe as nje gjimnazist qe sapo lexon Migjenin dhe e adhuron ate per here te pare, nuk duhet ta kish shkruar me kaq pa pjekuri artistike, letrare dhe njerzore.
...Talentet si Migjeni vdesin ne right time. Packa se duke mos dashur te vdesin!
...

Ata qe duan te lexojne letersi per humor te mire, ose ndreqje humori, nuk u keshillohet Migjeni
pershendetje... -

17/11/2008, 09:15:29 Linda shkruan:

Atehere problemi duhet te shtrohet ne plan tjeter. Qe cdo njeri e ka nje destine dhe njerezit vijne ne jete per te zene vendin e tyre. Keshtu edhe talentet apo individet. Dhe se disa njerez vuajne per te patur dhe mundesine te krijojne kryevepra apo te japin kontribute me vlere. Edhe faktin qe permendet me siper per Van Gogun, sikurse dhe per krijues te tjere. Pra Migjeni duhet radhitur ne kete grup njerezish qe ishte i destinuar te jetonte pak dhe te linte perla nga penda e tij. Sipas kesaj logjike, Migjeni nese do te kishte jetuar ne kushte te tjera nuk do te kishte mundur te krijonte ndryshe pervec se do te ishte gjithnje kritik i realitetit te hidhur te kohes. Edhe po te jetonte sot kete gje do te kishte bere? -

17/11/2008, 13:48:27 Kritika shkruan:

Se pari, Van Gogu ka shitur nje veper gjate jetes se tij. Vetem nje.
Se dyti, kam pershtypjen se ka nje ngaterese thelbesore ne te gjithe kete histori dhe ne keto diskutime. Nuk duhen ngateruar gjerat. Van Gogu jetoi ne nje kohe kur punimet e artit dhe produktet e tjera intelektuale vleresoheshin nga monarku, jo nga tregu i lire, si sot. Po ne te njejten kohe jetoi edhe Migjeni. Po ne te njejten kohe jetoi edhe Tolstoi (qe vdiq fukara). Po ne te njejten kohe jetuan edhe shkrimtaret e Shqiperise komuniste etj.
Sistemet e mesiperme politike ishin kunder "ekonomise se tregut". Ndersa sot eshte e kunderta.
Sot vlereson vetem tregu (kryesisht ne botet perendimore), dhe sot prodhuesit e produktit intelektual (shkrimtare, artiste, piktore, muzikante etj) jane te pasur neper bote, jo si ne kohen e Van Gogut e te Migjenit.
Dua te them, se Migjeni do te "deshtonte" ne cdo lloj rrethana, sepse vepra e tij nuk vleresohej nga tregu, por nga "lartmadhnia". Ashtu si deshtuan edhe te gjithe shkrimtaret bashkekohes te Migjenit. Te gjithe fukarenj vdiqen. Ashtu sic "deshtuan" edhe te gjithe shkrimtaret e kohes se socializmit. Te gjithe fukarenj jane. Perjashto Kadarene qe ka kapur tregun perendimore dhe po vleresohet ne menyre objektive, jo ne menyre subjektive sic u vleresua Migjeni etj.

Prandaj vleresimi subjektiv eshte mekat, dhe ata qe vleresojne ne menyre te tille shembellejne me monarket e djeshem dhe diktatoret e kuq. I vetmi vleresues objektiv dhe i drejte eshte tregu. Para tregut te gjithe duhet te sealed -

17/11/2008, 17:37:05 E-linda shkruan:

Shiko prap kritika. Nuk e di cili eshte ai Nobelist qe shitet kaq shume , dhe qe e paska bere nobel tregu apo monarku, apo diktatori. (duke perjashtuar rastin unikal kadarene se sinqerisht na lodhe me te)????
Artistin nuk e ben artist tregu!!!!Madje tregu (dmth kur shitet shume ) do te thote se ky art eshte arti i shkruar per turmen. Vetem arti eshte ai qe shkon i fundit tek turma!Ozse nuk shkon kurre tek ajo. Duhet te ngrihet turma tek arti. A arrihet kjo? Kete e ka bere vetem kadareja, ke te drejte, ka shkuar ke turma, por ama turmne nuk e ka levizur vendit.van Gogu sot eshte i pasur , dhe artist i madh , jo se shitet shume, as se e kuptojne te gjithe ata qe e blejne. keshtu eshte edhe me Migjenin, nuk e lexojne se e kuptojne te gjithe (ndonese le te themi nuk eshte i pakuptueshem) por lexohet se eshte Migjeni. me perjashtim te autorit te essese qe mua me duket se ende nuk e ka arritur "autopsine" e Migjenit. ose e ka keqkuptuar Migjenin.
Ketu mund te marr shkrimtar te tjete gjeni qe lexohen shume shume pak, ose pothuaj fare, dmth nuk shiten. Por kjo mosshitje nuk ua ul aspak vleren e tyre prej gjeni-sh.

Kemi nje shembull konkret qe jam e bindur qe Linda e ka lexuar.Letersia e Poulo Koelhos. Eshte autori me kopje rekord te shitura. A eshte ky nje elite ne letersi. A ka autor te tjere bashkekohore te koelhos, qe shkruajne me mire se ky , por shiten shume here me pak?
Une asnjehere nuk e cmoj artin e nje artisti nga kopjet qe shiten. Sot e kesaj dite, Kafka eshte nje shkrimtar qe shitet e lexohet pak. pastaj secili shkrimtar e vendos vete fatin e letersise se tij. letersi tregu apo letersi zgjedhisish. kafka e ka ditur se po shkruan per te mos u lexuar ose per t'u lexuar pak. Dhe ka vazhduar te shkruaje per t'u lexuar pak.
etj etj etj -

17/11/2008, 18:13:15 Kritika shkruan:

Elinda, s'shkruan njeri per "qejf" sot ne bote. Te gjithe shkruajne per treg, per money. Edhe vete fjala "vleresim" (vlere) eshte koncepte tregu, qe tregon vleren e nje malli te caktuar ne treg. Nuk mund te "vleresohesh" jashte konceptit te tregut.

Prandaj ju autoret shqiptare qe jetoni ne Amerike, ku tregu eshte i garantuar e mjaft i gjere (tregu anglishfoles perfshin pervec Amerikes edhe Britanine, Kanadane, Australine, Zelanden e Re etj) shfrytezojeni kete mundesi te rralle dhe perpiquni te hyni ne kete treg te madh, e vini ca para. Cdo argument tjeter kunder tregut eshte suicide noway . Nuk e them une kete, por e thone vete kapitalisto-imperialistet. lol Te kunderten thoshte xhaxhi Enver. lol

Kafka dy libra ka bere, Gjyqin dhe Keshtjellen, mos e mbivlereso kaq shume. Nuk krahasohet Kafka me Kadarene. Por edhe sikur te krahasohej, duhet treguar pak shpirt nacionalist, sepse Kadare eshte shqiptare. -

18/11/2008, 02:45:55 macia_blu shkruan:

Deri ketu shkon euforia yte? Te thuash se Kadare eshte me i madh se Kafka. Ose sa kafka? Ti thua shtiru nje cike, bej nje cike me hile, edhe nese kafka eshte me i mire se kadare. Sa vjec je me qafsh??? Jo vetem qe kafkes nuk i afrohet kadare , kurren e kurren , por madje as kasem Trebeshines. lexoje nje cike Odin Mondvalsen. Ndonese eshte e kote te komunikojme per letersine e kam thene edhe here tjeter. Ti duhet te jesh ne shkolle per bisnis. Se me fal por ne letersi dhe sidomos edhe kur ben si gjykates e njohes i mire, e saj te can trapin. smile
Pastaj letersia as nuk ka nacionalizem, as nuk duhet te perdoret per nacionalizem. Shrkimtaret duhet te jene si Zoti, i te gjitheve. Dhe sidomos shkrimtaret e permasave te kafkes (sorry qe nuk thashe kadare smile
Ty duhet te te punesoje ndonje shkrimtar , si manager, qe ti shesesh, shperndash librat etj , dmth te besh tregtimin e librave , vecse duhet nje kusht. Te qepesh gojen, se po qe se kishe per te folur , do trembje bleresin.
Hajde Tung! -

18/11/2008, 02:47:43 e_linda shkruan:

oops, kam harruar e kam vene nickun e vjeter "macia_blu"
ne posten me lart.
sorry!
elinda -

18/11/2008, 03:43:35 Linda shkruan:

Elinda

Nuk mund t'i drejtoheni lexuesit me konceptin turme. Sot bota po civilizohet dhe arsimohet sa numri i lexuesve koshient per ate qe kerkojne dhe lexojne po rritet. Keshtu kur nje shkrimtar ka nje numer te madh lexuesish nuk do te thote se ai shkruan per turmen, por se ai jo vetem se ka talentin por ka dhe temen divulgative, apo hedh nje ide te re, apo .... pa mbarim apote. Te tille duhet te jene librat bestseller. Sepse ajo turme qe mund te kuptohet nga komenti juaj mund te jete fare indiferente ndaj librit. Po marrim turmen e vobekte per te cilen shkruan Migjeni. Ajo as qe e lexon Migjenin. Migjenin e lexon lexuesi qe vlereson talentin e tij, qe indinjohet nga padrejtesia e sistemeve qe le popullin ne mizerabilitet dhe qe jep edhe kontribut per te ndryshuar boten. Por qe sigurisht nuk do te kishte deshire te ishte ne skamjen qe pershkruan Migjeni. Si nje realitet i hidhur qe kerkon qe te mos jesh ne te. Qe sistemi socialist e perdori per te trembur popullin per t'i thene rrini se jeni mire se ka edhe sisteme te tilla qe pershkruan Migjeni.

Autoret me te lexuar sot e ne cdo kohe jane te lidhur edhe me publicitetin. Sepse shpesh kerkohet autori dhe jo libri. Sikurse ka autore te mire dhe vepra te mira qe nuk kane publicitetin e duhur dhe nuk kerkohen.

Ideja e Kritikes se sot ka ndryshuar dicka ne vleresimin e autoreve dhe te veprave sepse eshte ekonomia e tregut eshte e sakte. Sot realisht eshte tregu qe te vlereson ose te le jashte loje. Prandaj vleresohet edhe Kadare. Sepse nese do te niseshim nga qendrimi zyrtar shqiptar qe nepermjet ambasadorit te saj kerkon qe te mos i jepet cmimi Nobel shkrimtarit te vendit te tij (absurditet allashqiptar) atehere do te themi se qendrimi zyrtar nuk do te lejonte madje edhe botimin e veprave te Kadarese. Sikur Shqiperia te ishte ne periudha te meparshme. Por c'ndodh? lexuesi shqiptar qendron ne radhe per te marre nje liber me autograf nga Kadare. Ju mendoni se ata jane turma dhe se Kadare shkruan per turmat. Sikurse ne Shqiperi sigurisht ai vleresohet edhe per te qenit shqiptar. Sigurisht kjo nuk ju pelqen te gjitheve. Qe ai nxjerr ne pah traditat dhe kulturen e lashte te shqiptareve. Qe proteston ndaj atyre qe perbaltin Skenderbeun etj. etj.

Ate qe thoni per Kafken qendron pasi Kafka, Nice, Frojdi, futen ne ate radhe shkrimtaresh qe jane te veshtire per lexuesin e gjere dhe qe kane nje lexues te zgjedhur qe i kupton. Te tille autore me shume futen ne radhen e filozofeve dhe psikologeve qe jane te veshtire per t'u kuptuar nga shumica e lexuesve, qe une nuk kurrsesi nuk i quaj turme. Sepse nje lexues qe i afrohet librit ai largohet nga te qenit i rendomte dhe futet ne boten e njerezve te zgjedhur dhe te mendimit, qe gradualisht edukohet dhe ndryshon. -

18/11/2008, 09:14:20 Kritika shkruan:

Kafka eshte shkrimtar ne fushen e letersise, dhe nuk ka lidhje me Nicen apo Frojdin. Keta te fundit jane mare me tjeter gje ne fushen e letrave.
Dy romanet kryesore te Kafkes, Gjyqin dhe Keshtjellen, i kam lexuar ne versionin shqip dhe ate anglisht. Ndersa Froidin e kam lexuar vetem ne anglisht.
Kafka nuk ka ndonje kualitet ne te shkruar, dhe as ndonje "veshtiresi" per tu kuptuar (nga na doli kjo tani biggrin ), madje (ne opinionin tim) mund te konsiderohet nje shkrimtar mese i zakonshem. Ai fitoi fame sepse vdiq i ri, 40 vjec. Duke qene dhe hebrej, iu be dhe shume reklame, ashtu sic iu be edhe Froidit, qe gjithashtu ishte hebrej, por sic ka vertetuar shkenca sot, shume nga kendveshtrimet e Froidit dolen te pasakta. Ne vitet e fillim shekullit te 20 deri ne prag te Luftes II Boterore, hebrejte kishin shume fame ne Europe, dhe trajtoheshin si shume te afte. Per shkak te nje komuniteti te lidhur fort mes tyre (jo si ne shqipot qe jemi gati te hame njeri tjetrin), hebrejte i benin reklame njeri tjetrit ne menyre te pabesueshme.

Ndersa ne lidhje me "tregun e lire", te vjen keq qe akoma ka njerez qe nuk besojne se tregu eshte i vetmi tregues i vleres se mallit, edhe atij intelektual. noway -

18/11/2008, 09:39:10 e-linda shkruan:

Po ku e lexove fjalen turme ne komentin tim moj zocke????
Fjalen turme dhe qe Migjeni ka shkruar per turmen e ke ne essen e Gjozes. Po ta merr me miza tani nga fundi, ose perndryshe:
Ti nuk je linda qe kujtoja une se po komunikoj!
bye -

07/01/2009, 16:22:23 Loli shkruan:

Mendoj se titulli per kete ese,dmth "deeshtimet e migjenit" (gjithmone sipas mendimit tim),duhet modifikuar. DEshtimet ai nuk i kerkoj,po u rrethu nga kto deshtime.dhe sishin deshtime,po thjesht nje jete qe mund ti kete ndodhur shume te tjereve ne kohe te veshtira.
Sduhet harru se vitet 30,kohe zhele,dhe fatkeqe per tgjithe, me semudje,me fukarallek,me censura dhe politike qe linte per deshru,njerzit dhe mendjen e kishin te fikur,pa ndonje ndricim ,po thjesht nje shprese e larget shuuuum per ndryshim,permirsim a ku din un, dhe ky i mjeri ( me mire te quhet kshu) NGAQE ISHTE ose kishte nje dell talenti dhe mendje te ndritur,vuante nga kjo dije qe kishte,dhe ashu i ra fati,jo se e kerkoj. Migjenit nuk i dihen shume gjera,nuk mund te flitet me siguri per te,ne fund te fundit,rrjedhes se deshtimit ai po is hkonte nga pas sepse koha ,politika nuk ekuptonte,nuk edonte,sepse kishte te drejte. Cfare shkruante ai,ishin te censuruara,pikrisht se kishte te drejte,kshu mendoj un, Migjenivdiq i ri,po dhe jeten private e kishte te mjere mesa kuptoj,
Zotnia qe ka shkru essen,mir ka ba,deshtime mund te quhen,po jo ekzakt kjo fjale,nuk i shkon te madhit Migjen, Nuk mund ta identifikojme nje Poet te kesaj kategorie me deshtime,sepse ma vret veshin kjo fjale. Mund te ishte ashtu sic thoshte Elinda "deshtimet",por prap per mendimin tim,nuk ben.... -

20/02/2009, 08:03:19 Vladimir shkruan:

Roland Gjoza eshte nje fenomen frymezimi, e njoh qe ne shkollen e mesme ku kemi qene ne nje klase. E shikoja me admirim dhe zili fshehurazi. Te botoje nje liber me poezi dhe ne ate kohe dhe ne ate moshe 16 - 17 vjecare ishte ngjarje. Eseja eshte padyshim e arrire teknikisht, letrarisht, me metafora fantastike, por:

1. Titulli "Deshtimet" me duket pa vend dhe i gjithe kendi i te shikuarit shume i ngushte;
2. Lidhja e sforcuar me pushtetin e asaj kohe, eshte vertete nje klishe qe as Rolandi nuk po shpetoka dot;
3. Migjeni ishte dhe eshte i madh dhe Rolandi e thote shume bukurisht qarte kete. Tek Migjeni si njeri dhe Migjeni si krijues, nuk shikoj asnje deshtim ...

Perpjekjet per t'u bere "i madh" ne te gjalle, pak gjasa kane te dalin te suksesshme. Migjeni eshte fitimtar, i embel, i dashur, ikone, gur kilometrazhi ... dhe ai e di qe eshte i madh.

Shteti socialist ja beri te gjitha nderet, eshte gjynah te spekullohen keto. -

05/06/2010, 14:52:17 hermiona shkruan:

nje nga frymet me shqipe eshte migjeni -

01/04/2012, 08:03:14 tomi shkruan:

Nuk kam as seshire dhe as mundesi per debatim. Vec deshta me tregu befasimin tim per kete ese. Si shqipfoles, jam shume "i befasuar" nga kenaqesia e pastertise se gjuhes se shkruajtur. Fjali te shkurta e me shume kuptim. Sa per fjalen deshtim....mendoj se autori e din fare mire se kur duhet te perdoren thojzat por, qe nuk i ka perdor nuk ka ba as mire e as keq... por ..cfare ransie ka. Per ata qe e njohin dhe e kuptojne Migjenin, autori e ka himnizu ne te gjithe drejtimet.
Paragrafi i shkeputur nga eseja eshte nje nder gjanat ma te bukura qe kam lexu keto kohet e fundit. Eshte gjithashtu edhe nji konkluzion per fjalen deshtim qe, si e fute ne thojza apo jo, ngelet nje plage e hidhur e shoqerise tone jo vetem atehere por shume e theksuar edhe ne ditet e sotme.
.....Migjeni kishte driten e inteligjences dhe te furise hyjnore ne ballin e tij te larte. Vajzat e bukura nuk e shikojne kete drite te rralle. Cudi, si kalon pa u vene re ky shkelqim prej aureole mistike qe s'ka te beje me vezullimin fluror e te perkohshem te nje dite me diell, te nje dite fizike. Madje ajo drite e pazakonshme i provokonte nje keqkuptim te cuditshem. Ajo merrej per krenari te tepruar, ose per mendjemadhesi fyese, krijonte irritim te njerezit,te cilet i largoheshin pa takt. Edhe kjo hynte te deshtimet e Migjenit.....

Pershendetje dhe mirenjohje per Zotin Gjoza!
up -

02/04/2012, 13:25:57 dashi shkruan:

Oh! Me ne te shkretet si do behet halli,ne shqiptaret paskemi lindur per te vuajtur,ne shekuj kjo pune,ne shekuj popujt vuajn,po ne shqptarve si nuk na ndan vuajtjet mor jahu.Ti mor cun e ke shkruajt mire ate artikull,por mu do te me pelqente me shum qe te kishe shkruajtur me shume per vendin tone per ata sku****jet qe drejtojne vendin tone,dhe per ate popull
qe rropatet nen thundren e tyre,per ate fukarallek te tejskajshem qe sundon,per ate korupsion te pa treguar qe kultivohet qe tek femija ne barkun e nenes per ate kriminalitet te pa shembull,per ate rini qe nuk po edukohet por cungohet,per virtutet shqiptare,per trojet tona qe po betonohen cdo dite,per plerat e eksportuara te mbushura me semundje qe po helmojne token tone, "OH SI NUK KAM NJE GRUSHT TE REND MALIT QE HESHT NE ZEMER T'JA NGJESH".E c'faj ka mali i shkret kur ne nuk jemi te zot te nxjerim qimen nga qulli.Dhe ti mor djal qe shkruajte kete artikull te mrekullushem, qe une te pergezoj per stilin e mrekullueshem,duhet te mendosh dhe te mendojme te gjithe ne se si do te dalim nga kjo situate ,nga kjo dilem e madhe duke shtruar te gjithe mendime te emancipuara,mendime per te ardhemen me ndergjegjsim korekt dhe te zhvilluar,me kulture dhe emancipim do te isha i mendimit per hapjen e nje ankete ne internet me titull "Shqiperia sot dhe si e duam ne"ku secili te japi mendimet e veta te pastra pper vendin dhe te ardhmen tone. -

08/10/2013, 08:39:28 vlash gjeci (vlashgjeci@yahoo.gr)s shkruan:

Nuk ka si Migjeni.Me i madhi i poeteve te vendit tone te te gjtha koheve.Vleresoje tematiken e trajtimin e saj ne varg.Nuk ka force FJALA ,vec ne vjershat e te madhit MIgjen,ne ltersin tone Shqipe.Nuk ka pranuar e nuk pranon kritik vepra e Migjenit Kete e ben vec njeri i paformuar,jasht letersise. -

06/02/2014, 08:11:20 linda hoxha shkruan:

Migjeni ,eshte gjeni,sepse jo vetem diti te bej letersi,por vazhdon te jetoj...
gjenit shijohen, nuk shijojne ,ndaj dhe drita e syve te tij u mbyll ,shpejt per te lene pas drite njerzimit...
''Migjeni kishte driten e inteligjences dhe te furise hyjnore ne ballin e tij te larte. Vajzat e bukura nuk e shikojne kete drite te rralle. Cudi, si kalon pa u vene re ky shkelqim prej aureole mistike qe s'ka te beje me vezullimin fluror e te perkohshem te nje dite me diell, te nje dite fizike. Madje ajo drite e pazakonshme i provokonte nje keqkuptim te cuditshem. Ajo merrej per krenari te tepruar, ose per mendjemadhesi fyese, krijonte irritim te njerezit,te cilet i largoheshin pa takt. Edhe kjo hynte te deshtimet e Migjenit. Ai ishte shenjuar per te vuajtur dhe per te humbur shanset. Po, pikerisht ky fatalitet deshtimesh u be minator i zellshem i nxjerrjes se mineralit te rralle te energjise infernale. Atehere kur mendohej se do ta mbyllte keshtu, ishte fjala, fjala dhe vetem fjala qe hodhi ne leter, shpetimi i tij vetjak, po vec me nje paradoks te hidhur, se ai vdiq duke pandehur se kishte deshtuar edhe ne kete sprove te shpirtit, qe ishte ne gjendje t'i jepte, krahas mundimit te madh dhe te vetmin gezim te vertete.''
a deshtoj Migjeni...? kurresesi jo...nese artistin do mendonim se e vlerson tregu ,atehere ai do te ishte thjesht nje produkt konsumi,e pavlere..
Sylvia Day, me librin''e zhveshur perpara teje'' ka pasur rekordin ne shitje...por nese do te mendonim per vlerat ,eshte libri me plehre lexuar ndonjehere...pa nje mesazh, pa nje stilistike, nje plagjatur erotike dhe sexi...
Kadareja qe mendohet se eshte dhe ka kapur pozicionin real te lartesise se tij, per kete duhet ti bej nje monument Enver Hoxhes qe i dha dore, dhe eshte aty ku eshte... -

25/11/2014, 14:15:02 senada shkruan:

jam shume dakort me kete ese..Migjeni ishte nje poet,shkrimtar me vlera ose ndryshe i vetmi qe shkruante "shqip",qe shkruante ne gjuhen amtare,ne dialektin e tij -

17/02/2015, 03:39:47 Adem shkruan:

Kot shkruajmė oda pėr njėri-tjetrin. ėshtė koha tė kėndellemi
e tė angazhojmė pėrkthyesit mė tė mirė tė kombit tė pėrkthehet Migjeni dhe poeti i pavdekshėm Frederik Rreshhpja
Respekt pėr lexiesit e portalit mė tė lexuar Adem zaplluzha -


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it