Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Visar Zhiti nė Bukuresht - Nga Baki Ymeri

Shqiptari qė i pėrket pėrjetėsisė


I njohur, i admiruar, i pėrkthyer dhe vlerėsuar nė botė, Visar Zhiti ėshtė njė hero i Shqipėrisė. Ai ėshtė heroi i ditėve tona, njė hero pėr tė cilin
null
atdheu, idealet dhe besimi nė shpirtin e shenjtė tė njeriut kanė qenė mė tė rėndėsishme se shkretėtira e mahnitjes ndaj vetvetes. I lumtur ėshtė atdheu me heronj dhe mendimtarė tė kėtillė, dimensionet e tė cilėve e pėrmbushin fatin e njė kombi siē ėshtė Shqipėria.


Pas njė ceremonie festive dedikuar hyrjes tė Shqipėrisė nė NATO, nė prezencė tė njė auditoriumi tė pėrbėrė nga intelektualė tė shquar rumunė dhe pėrfaqėsues tė komunitetit shqiptar, nė Sallėn e Pasqyrave tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, pardje u pėrurua nė Bukuresht njė nga veprat mė tė mira tė poetit tė madh shqiptar, Visar Zhiti. Fjala ėshtė pėr romanin “Funerali i pafundmė” tė cilin e ka pėrkthyer me pėrkushtim nė gjuhėn rumune dr. Luan Topēiu. Ishin prezentė nė kėtė manifestim dinjitoz, ambasadori i Shqipėrisė nė Rumani, Shkėlqesia e Tij, Dashnor Dervishi, themeluesi i komunitetit shqiptar, dr. Xhelku Maksuti, miq tė mėdhenj tė kulturės shqiptare (Tiberius Puiu, Mihai Antonesku, Victoria Milesku, Mihai Prepelica), shkrimtarė rumunė, kuadro universitare, massmedia televizive etj.

Nė fjalėn e hapjes, Laurian Stanchescu, nė emėr tė kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Rumanisė, do tė theksojė: “Nė rradhė tė parė dua tė shpreh gėzimin tim pėr prezencėn e kėtij shkrimtari tė madh shqiptar nė Rumani. Visar Zhiti ėshtė njėri ndėr shkrimtarėt mė tė rėndėsishėm tė kontemporanitetit. Mė ka impresionuar sidomos besimi i patundur dhe dashuria e pakufishme qė ka ndaj njerėzve, dhe ma merr mendja se pėr zotėrinė e tij shpirti i njeriut ėshtė gjėja mė e shenjtė qė e ka krijuar Zoti. Ky libėr ėshtė i pėrjetuar, ngase autori ka qenė viktimė e disa persekutimeve tė paimagjinueshe nga infraktorėt e diktaturės. Nė periudhėn komuniste ėshtė konsideruar si “poet dekadent” dhe “armik i popullit”. I dėnuar me dhjetė vjet burg, do tė ēlirohet pas tetė vjet llogoresh, duke vazhduar tė luftojė nė gjirin e lėvizjes demokratike tė Shqipėrisė. I njohur, i admiruar, i pėrkthyer dhe vlerėsuar nė botė, Visar Zhiti ėshtė njė hero i Shqipėrisė. Ai ėshtė heroi i ditėve tona, njė hero pėr tė cilin atdheu, idealet dhe besimi nė shpirtin e shenjtė tė njeriut kanė qenė mė tė rėndėsishme se shkretėtira e mahnitjes ndaj vetvetes. I lumtur ėshtė atdheu me heronj dhe mendimtarė tė kėtillė, dimensionet e tė cilėve e pėrmbushin fatin e njė kombi siē ėshtė Shqipėria.”

Lansimi i Visarit nė Bukuresht ishte njė moment historik qė do tė mbahet mend. U bė fjalė pėr rėndėsinė dhe vlerat letrare, filozofike dhe estetike tė romanit tė tij, i dinamizuar nė paskopertinė me tre medalione tė qėndisura nga tre kritikė tė shquar nga Kanadaja, Anglia dhe Italia (Robert Elsie, Kevin Higgins, Elio Miracosso). Ambasadori Dervishi, para se tė bėjė fjalė pėr veprėn dhe idetė qė i hedh autori nė kėtė roman, do tė theksojė ndėr tė tjera se pėrpara se tė vimė nė kėtė ceremoni, ne kishim njė aktivitet tjetėr tė organizuar nga ambasada jonė. Ishte njė recepcion i organizuar me rastin e hyrjes sė Shqipėrisė nė NATO, atė qė Rumania e ka bėrė para 5 vitesh. Takimi nė Klubin Diplomatik tė Bukureshtit ishte njė cakrrim gotash me njė numėr tė madh oficerėsh e gjeneralėsh rumunė qė erdhėn pėr tė na uruar pėr futjen e Shqipėrisė nė gjirin e Aleancės mė tė fuqishme nė botė. Pėrfaqėsuesja e Shtėpisė Botuese Grupul Editorial Corint e potencoi faktin se romani i Visar Zhitit shkon duke e joshur publikun rumun ngase nė faqet e tij e gjejmė vendin edhe ne qė kemi pėrjetuar tortura tė ngjashme nė periudhėn e kujtesės sė trishtė.

Rumania ka njė poezi tė mrekullueshme qė i bėn nder globit tokėsor

Dr. Luan Topēiu bėri fjalė pėr rolin e pėrkthimit letrar, pėr bukurinė e tekstit, pėr talentin e lindur tė autorit, pėr rėndėsinė e transmetimit tė mesazhit nga njė gjuhė nė tjetrėn, duke potencuar faktin se pas njė vėllimi bilingv me poezi, “Funerali i pafundmė” ėshtė libri i dytė i Visar Zhitit qė e sheh dritėn e botimit nė gjuhėn rumune. Pėr rėndėsinė e manifestimeve tė kėtilla tė ditėve tona foli edhe autori i romanit tė pėruruar, i cili do tė deklarojė, sė pari pėr tė pranishmit, kurse mė vonė edhe pėr revistėn “Shqiptari”: “Faleminderit shumė pėr kėtė takim tė mrekullueshėm qė keni organizuar pėr mua. Unė jam shumė i emocionuar nė kėtė ditė tė sotme. Ndoshta nuk do ta thoja unė, por Ju vetė e pėrmendėt faktin se poezia ėshtė ajo qė mė ēoi nė ferr, mė ēoi nė burg, dhe tani ėshtė poezia ajo qė mė sjell nė Bukuresht, nė njė nga metropolat e kulturės europiane. Fjalėt e bukura qė u thanė kėtu nuk i kam dėgjuar gjatė gjithė jetės sime. Falėnderoj ambasadorin e Shqipėrisė nė Bukuresht dhe bashkėpunėtorėt e tij pėr aktivitetet e bukura qė bėjnė. Falėnderoj nga zemra botuesit e mi, ata qė sė pari mė botuan poezitė nė kėtė vėnd, si dhe Editurėn Corint qė tani boton njė nga romanet e mia mė tė dhimbshme. Falėnderoj nga zemra pėrkthyesit e mi, ata qė kanė bėrė njė punė tė mundimshme.



Visar Zhiti nė Bukuresht (10 prill 2009)
Dėrgoni mausin mbi foto pėr tė parė pamjen nga Salla e Pasqyrave

Tė vish nga burgjet pėr njė libėr tėndin nė Bukuresht, dhe po atė ditė tė jetė festa qė vėndi yt ėshtė pranuar nė NATO, vėrtet ėshtė njė fat i madh qė ia kalon edhe fantazisė. Kam qejf t’ju pėrgėzoj Juve dhe ambasadėn pėr atė takim tė bukur qė organizoi nė prezencė tė ushtarakėve tė NATO-s nė Bukuresht. Shqipėria doli nga burgu dhe hyri nė NATO. Kjo ėshtė njė nga ėndėrrat mė tė bukura tė shqiptarėve. Duken pak si fjalė tė rėnda apo militare, por ne si njerėz ballkanikė kemi bindjen se njeriu ėshtė i armatosur me shpatėn dhe mburojėn e tij. Shpeshherė shkrimtarėt porosisin se shpatėn mund ta hedhėsh, por mburojėn duhet ta mbash. Mendoj se NATO-ja ėshtė njė mburojė hyjnore, pėr atė duhet ta duam, por njėkohėsisht mendoj dhe besoj se shkrimtarėt e kanė njė mburojė ende mė tė fortė, dhe kjo ėshtė poezia, pėrkatėsisht letėrsia. Unė nuk dua tė flas kėtu pėr ato gjėra qė i kam mėsuar prej Jush. Rumania ka njė poezi tė mrekullueshme qė i bėn nder globit tokėsor. Dhe mua mė vjen mirė qė kultura shqiptare ėshtė shumė e lidhur me kulturėn e kėtij vėndi. Dhe kjo ėshtė meritė e njerėzve shqiptarė qė kanė vepruar nė kėtė vend tė bekuar nga engjėjt, qė nga koha e Rilindjes e deri nė atė tė ditėve tona.

Ėshtė njė emocion i fortė dhe i bukur qė tė vish tė promovosh njė libėr tėndin nė Bukuresht, qė ėshtė vėndi i poezisė sė madhe qė bėjnė poetėt rumunė, qė i japin Europės dhe botės, por ėshtė edhe vėndi ku njė komunitet i talentuar shqiptarėsh boton fjalėn e vet nė gjuhėn shqipe dhe nė gjuhėn rumune, njė mision fisnik qė tregon forcėn e shqiptarėve qė dinė tė komunikojnė me tė tjerėt. E quaj veten me fat, duke i falėnderuar tė gjithė ata qė u mblodhėn nė kėtė ditė pėr ta nderuar njė roman shqiptar. Krahas falėnderimeve qė bėj pėr tė pranishmit, pėr personalitetet e kulturės rumune dhe shqiptare aty, pikėsėpari i falėnderoj ambasadorit shqiptar qė ka dhėnė kontribut pėr ngritjen e bustit tė Naim Frashėrit nė Bukuresht. Gjithashtu vlerėsoj punėn e mrekullueshme qė bėn diaspora pėr botimet antologjike, duke e pėrfshirė nė to edhe Ismail Kadarenė, qė e bėn me pėrkushtim poeti dhe pėrkthyesi i mirėnjohur, miku i gjithė shqiptarėve nė botė, Baki Ymeri. Po kėshtu, kam kėnaqėsinė qė tė pėrshėndes rumunėt qė na lexojnė dhe shqiptarėt qė shkruajnė dhe punojnė pėr afirmimin e kulturės sonė nė botė”.

Njė aureolė drite qė rrezaton njė ngrohtėsi tė madhe njerėzore

Si e vlerėsuan shkrimtarėt rumunė kėtė manifestim? “Sipas mendimit tim, thekson Monika Mureshan (poete dhe kritik letrar), mė impresionoi fakti qė pėr ta njohur pėr sė afėrmi dhe pėr ta nderuar kėtė njeri, erdhėn edhe nga provinca njė numėr i konsideruar shkrimtarėsh (Ana Hancu, Ion-Ianku Vale etj.), gjė qė dėshmon se me tė vėrtetė jemi kushėrinj gjaku, siē ka thėnė Jorga i pavdekshėm pėr kėta dy popuj tė pavdekshėm. Herė/herė, vėren nė sytė e tij njė trishtim tė thellė qė dėshmon se ka pėrjetuar traumat e persekutimit komunist. Qė nė shikim tė parė kur e vėren, konstaton se Visar Zhiti ka njė njė aureolė drite pėrreth tij. Nė rradhė tė parė ka njė direkcionim tė shikimit (tė kundron drejt), ka veti karakteristike tė qėndresės qė rrezaton njė gamė tė madhe tė ngrohtėsisė njerėzore. Me njė fjalė, e ndjen se ėshtė njė karakter i fuqishėm, i dyfishuar me njė qenje interiore tė ekulibruar tė bujarisė dhe shpirtmirėsisė. Pra, ėshtė njė harmoni ndėrmjet brendėsisė sė tij dhe eksteriotitetit. Kėtė e vėren nė shėmbėlltyrėn e tij, si dhe nė diskursin impresionues qė shpreh gėzimin e tij tė jashtėzakonshėm pėr tė qenė i mirėpritur nė gjirin e shkrimtarėve rumunė.”

Duke bėrė fjalė pėr njė numėr tė konsideruar poetėsh shqiptarė qė kanė marrė pjesė nė festivalin e Netėve tė Poezisė nė Kurtea de Arxhesh, poetesha Karolina Ilika do tė theksojė faktin se tre janė vendet mė tė njohura nė botė ku kultivohet letėrsia e mirėfilltė (Amerika Latine me prozė, bota arabe me poezi, dhe Ballkani, edhe me poezi, edhe me prozė). Nė vazhdim, Karolina do ta vlerėsojė lart romanin e Visar Zhitit si dhe njė studim tė Luan Topēiut pėr sentimentin e mallit nė letėrsinė shqipe dhe rumune, si dhe kontributin qė japin shqiptarėt e Rumanisė pėr rikėndimin e shkrimtarėve rumunė nė gjuhėn shqipe dhe tė autorėve shqiptarė nė gjuhėn rumune: “Janė miqėt tanė qė meritojnė t’i nderojmė, siē e nderojmė sot edhe shqiptarin e famshėm tė letrave shqipe, zotin Visar Zhiti, tė cilit i urojmė mirėseardhje nė gjuhėn rumune.” Konsiderata tė ngjashme do tė shprehė pėr Visar Zhitin edhe poeti Mihai Antonesku:

“Nė sytė e tij vėrehej hija e vuajtjeve. Ishte njė falėnderim i madh dhe njė gėzim i jashtėzakonshėm qė gjendej nė njė vend mikpritės. Salla ishte plot, dashamirėt ishin tė panumėrt, duartrokitjet ishin tė pėrzemėrta. Duke qenė kėshilltar i ministrit nė ambasadėn e Shqipėrisė nė Romė, obligimet e tij ndėrlidhen edhe me diplomacinė, ndaj na vjen keq pse nuk patėm fat ta ngrejmė me tė nga njė dolli nė tavernėn e Muzeut tė Letėrisė Rumune ku kemi kthyer pėr ta kremtuar kėtė manifestim. Visar Zhiti ėshtė Paul Goma i Shqipėrisė. Paul Goma ėshtė njė shkrimtar rumun qė ka pėrjetuar tė njėjtat persekutime barbare nė zgafellat e burgut komunist, por pėr fat tė keq, ende i parehabilituar nė kėtė vend. Visar Zhiti ėshtė shkrimtari qė i pėrket pėrjetėsisė.

Nga Baki Ymeri




Komentet


17/04/2009, 09:52:06 Eduard M. DILO shkruan:

LAVDI, NDER DHE PERKUSHTIM ATYRE QE SHPETUAN GJALLE NGA AJO GIJOTINE E KOHES SE partise QE U MUNDUA TE SILLTE SHPERFYTYRIMIN E NJERIUT TE VERTETE SHQIPTAR. POETI I MADH KOMBETAR VISAR ZHITI E MERITON NJE NDER TE TILLE, SI KY QE I ESHTE BERE NE BUKURESHTEN E BUKURIVE.VISARI I PERKET VERTET PERJETESISE!
PERFITOJ NGA RASTI KETU TE CMOJ DHE TE VLERESOJ PUNEN E PA LODHUR TE SHQIPTARIT TE MADH, NJERIUT TE LETRAVE, APO SIC E KANE CILESUAR "ASDRENI I RI", BAKI YMERIT. -

17/04/2009, 17:39:22 Kozeta Zylo shkruan:

Baki Ymeri me penen e tij, e ka sjelle shume prane Rumanine qe ka shekuj qe pret njerezit e letrave te gjuhes shqipe.
Keto dy dekada nese shume lexues nuk do te lexonin ne Internet, apo tek gazeta Kritika, qe na ka lene nje hapesire te pafund per krijuesit, pikerisht nga Baki Ymeri per gjithe aktivitetin kulturor dhe artistik, zemrat e tyre do te ishin te zbrazeta per ate vend.
Eshte kenaqesi te lexosh dhe te shkruash per Visar Zhitin, jane poete qe u persekutuan, u internuan, por ne shkrimet e tyre sheh nje miresi gati-gati hyjnore!
Visar Zhiti, eshte nje visar per Letersine dhe kulturen shqiptare!

Faleminderit Baki qe i ndan me ne shkrimet publicistike dhe krijimet qe shkruan pena tende! -

24/04/2009, 09:20:12 e_linda shkruan:

Visar Zhiti, eshte e po shnderrohet ne nje hero i mediokritetit dhe i mediokerve! Cka kjo se pari demton vepren e tij te mire, dhe talentin e tij te forte! Sido qe ai e ben per ti dhene jehone ketyre (vetes dhe talentit te tij). Nje poet kur vendos te behet popullor, ka vdekur se eksistuar si poet dhe eshte bere "njeri" i rendomte. (sigurisht ne emer te dashurise per famen , me shume se ne emer te dashurise per artin)

"Funerali i pafund", vertete nje nga librat me te bukur shqip!!!Edhe sikur te mos e thoshte Bakia kete!!!

Baky Ymeri= nje pikepyetje e madhe ne biografine e letersise shqipe.
(pa shtur -

24/04/2009, 13:12:31 Gjethi shkruan:

Kjo e_linda me duket eshte karakteri me i spikatur i perfaqesuese te vetquajtur e_kritike letrarre, qe vetem nxijne cdo sukses te shqiptareve ne evrope ose jashte hapesirave te trojeve shqiptare. Duhet te kene qene me shpirt vullnetare e "Enverit". -

24/04/2009, 15:31:55 Alban Kola shkruan:

Mė duket se Bakiu ka patur tė drejtė kur ka thėnė se Linda ka lindur pėr grindje. Mund tė ketė vlera poetike por mė kot e ka derisa nuk din ti vlerėsojė mė tė mirėt, mė tė presekutuarit, mė tė dėshmuarit nė fushė tė letėrsisė dhe demokracisė. Linda mund tė jetė moderatore apo bashkėpunėtorja mė besnike e kėsaj fletushke kritike, dikurė tejet aktive kurse kohėve tė fundit tejet pasive, ndaj preferojmė qė Linda tė shfletojė Zemrėn Shqiptare pėr ta pėrsosur Kritikėn me vlera reale e jo me kritika banale. Dhe le tė mos harrojė se vdiq koha e kritikucėve tė diktaturės sė Enverit qė gjurmonin biografinė e Visarit apo tė Bakiut, duke kėrkuar lesh nė lėvore veshė. Mė ngadalė me shqiptarėt e mėdhenj moj Lindė, ngase me kritika tė kėtilla tendencioze, neokomuniste, ia zbeh vlerėn gazetės Kritika dhe e hedh vetveten nė koshin e plehėrave tė historisė. Kritika ka nevojė pėr kritika tė argumentuara me fakte e jo me plasimin e xhelozisė ballkanike nė faqet e saj. Urdhėro mok "mike" me kėsulė tė kuqe e cenzuroje kėtė mesazh siē po i cenzuron shkrimet e Bariut tė Bukureshtit qė tė bėjnė krenar(e) pse ke lindur shqiptar(e)!

Alban Kola
(albkola@gmail.com) -

24/04/2009, 20:00:09 e_linda shkruan:

Krenare Bakiu , mua?
Hahahaha.
Dhe mbrojtja jote alban ( ti gjethi , kujdes se po te ha lopa) shume e dobet....
Une komuniste?????
Kjo akuza jote me shkrin krejt. (apo mos deshe te te jap shpjegime? Ty? E kush ishe ti Alban Kola????Kujdes gjethin pak ma nalt se po ta ha lopa!

(dhe thirrja qe i ben kritikes ... eshte kaq palo komuniste pra...dhe kaq palo idiote).
Semundja me e keqe qe e ka prekur edhe Visarin e persekutume , eshte pikerisht kjo... te kopjuarit stilin e monisteve, per te bere fame. -

25/04/2009, 03:58:09 Ismet M. Hasani shkruan:

Oj elinda e lindur pėr grindje tė kota! Po ē'tė ka bėrė Visari me shpirt tė florinjtė moj motėr! Pse shkon e ngucesh atje ku s'duhet! Nuk e dimė se kush ėshtė Albani qė mė kot e kritikoi Kritikėn ngase Kritika nuk e cenzuron askend, por e dimė se Gjethi ėshtė ai qė ta tha shqip se Ti nuk bėn tjetėr veēse po i nxin sukseset e shqiptarėve nė Europė, kurse shkrimet e Baki Ymerit shndrisin nė faqet e shtypit shqiptar. Shkrimet e Baki Ymerit janė shumė domethėnėse. Ato janė vlera publicistike qė trajtojnė tema tė veēanta, ilustrohen me personalitete kombėtare, qė pak i kemi njohur. Mė kėtė Bakiu, po heq pluhurin qė i ka mbuluar disa fletė tė historisė sonė kombėtare, po na bėn tė kuptojmė neve dhe gjeneratat e reja se sa e begatshme ėshtė historia jonė. Pra, kėto shkrime po shndrisin nė kėtė webfaqe. M'u si ngyrėrat qė i lėshon ylberi, ndriēojnė shkrimet nga Baki Ymeri.
Ismet M. Hasani, Suedi,
E-mail: ekspertih@hotmail.com -

25/04/2009, 13:24:45 e_linda shkruan:

O Hajdar M... Hasan, Suedia.
Hasan eksperti..........
Jam pak pa te kerku falje.(...)
Je pak pa me binde!(...)
***
U thua Bakia po na nxjerr ne drite?
Varet se ne cfare terri ti je myt!
...
Ma gezofsh terrin qe po ta ban drite Bakia!
Visari me Bakiun (tand) jane shume larg njani tjetrit. Aq larg, edhe pse shtiren , a ndoshta jane shoke ineteresash.
...
Hajt Tung Hajdar, trimi....
Hasan Eksperti!!! -

25/04/2009, 16:42:49 Skender Kastrioti shkruan:

O moj Elindė, qė s'po hesht fare,
Ja si e demanton papjekurinė tėnde
Njė Zemėr Shqiptare!
"Jane bashkuar dy shqiptarė tė mėdhenj:
Nderi i Kombit, Baki Ymeri (Dardania),
dhe Visar Zhiti (Shqipėria).
Poezi, Atdhedashuri,
Shqiponjė Krenare nė Lartėsinė Qiellore.
Me mua Ju na do edhe Perėndia."
Kėtė e ka thėnė Ilir Dardani te Zemra Shqiptare,
Ndėrsa ti trumbeton pėrralla
Tė pėrzjera me xhelozi barbare!
Kalofsh mirė atje ku je,
Me mbiemrin Marku qė e ke!
Ngase ka kodra e kodra
Mes teje dhe Visarit qė hesht
Dhe Elindės qė pėrpėlitet si plesht!

Bari Ēobani -

27/04/2009, 10:32:16 endri shkruan:

Elinda, terri ndonjehere eshte teper i madh dhe njerezit jane shume konfuze te kuptojne se kush rri shtrember e flet drejt apo anasjelltas. -

27/04/2009, 12:22:55 Gjethi shkruan:

e_linda thote..."ti gjethi , kujdes se po te ha lopa"...

Shprehja e mesiperme tregon se ne cfare "ujra letrare", noton e_linda -

28/04/2009, 10:34:30 e_linda shkruan:

Bali Ymeri, qe perdor njemije nick name, per ti dhene fame vetes, kesaj here na vetquhet skender kastrioti. Faqja e zeze... me cfare laskaresh bashkepunon Visar Zhiti!!!!
Pthuuuuuuuuuu!
Per bakin qe e ka "perkthy" "funeralin e pafund" , pa e lexu se pari., po sjell nje fragment nga libri per gjethin dhe shoket e baki. Bakia nje prostitute qe vishet dhe qe e trash zanin si burre!!! -

28/04/2009, 15:33:58 Kalosh Kola shkruan:

Oj Linda me kinda! Bari Cobani ta prishi gjumin nja tre dite qe s'u paraqite fare, kurse Gjethi ta tha troc se s'ke vlera letrare, ndersa une po ta them se me kete mesazhin tend te fundit u turperove fare. Fjalori qe perdor kunder Bubullimes se Bukureshtit eshte fjalor rrugacesh. Habitem pse moderatori i Kritikes nuk e respekton porosine e pare qe komentet mos te kene fjale fyese. Po c'te ka bere Bakiu moj mike qė na fike! Pse po e bėn Ismetin Hajdar, duke ia qitur tre pika germės M! Mos tė pengon emri apo mbiemri vallė, apo mos ke vendosur tė bėhesh pėrrallė! Po tė mos kish vlera Bakiu dhe artikulli pėr Shqiptarin qė i pėrket pėrjetėsisė, nuk do ta lexonin deri tani rreth 1.000 vetė,
ndaj vėri njė pikė kėsaj polemike qesharake, ngase vepra e Bakiut na frymėzon, ndėrsa fjalėt tua i merr era! Dhe mos harro se ish/spiuni i diktatures komuniste qe te ndersen te shkruash here kunder Vitores, here kunder Mardenes, here kunder Visarit, here kunder Bakiut, here kunder Gjethit, ka mbetur pa breke. Ja nje strofe per te dhe per Ty! "Lerni mllefet e zilite, edhe cmiren e cunguar/ Shprehni vetem harmonine se jemi nje gjak i filtruar/ Jemi bij te Shqipes meme si nje race e njerezuar/ Te shprehim vetem Harmonine si nje ves i shenjteruar!"

Kalosh Kola -

28/04/2009, 16:10:13 Administratori shkruan:

Pershendetje,
Faleminderit per pjesmarjen ne blog.

Konstatoj me keqardhje se komentet ne kete teme jane shnderuar ne sulme personale ndaj komentuesve te vecante dhe autorit te shkrimit. Ju lutem respektoni rregullat e komentimit, perndryshe komentet do te fshihen.

Gjithashtu, i lutem komentuesit qe ka komentuar me emrat: Alban Kola, Ismet M. Hasani, Skender Kastrioti dhe Kalosh Kola, te perdor vetem nje emer ne blog, pasi komentet e mesiperme kane vetem nje IP adres. Perndryshe, komentet do te fshihen dhe do te zbardhet identiteti i IP-s dhe vendi nga vjen.

Edhe nje here faleminderit per pjesmarrjen ne blog, dhe ju uroj nje dite te mire. -

29/04/2009, 16:01:13 Baki Ymeri shkruan:

Nuk janė me rėndėsi pseudonimet Gjethi, Kola, Kastrioti etj., ngase edhe rilindėsit tanė kishin pseudonime, por me rėndėsi ėshtė dezinfektimi i Krikikės nga hipokrizia morale dhe intelektuale e Elinda Markut e cila e devalvoi vetveten me fyerje banale kundėr vlerave kombėtare tė diasporės shqiptare. Kjo ėshtė e para, dhe e dyta: Visari ėshtė ai qė ėshtė: njė shtyllė graniti e atdhetarizmit shqiptar nė fushė tė kulturės dhe diplomacisė. Konsideratat e tij ndaj nesh janė reale dhe dhe jopersonale: “I dashur Baki! Faleminderit pėr poezitė e shkėlqyera tė Marius Chelaru/t dhe urime pėr punėn e mbartėsit tė tyre nga njė gjuhė nė tjetrėn. Poetėt sjellin poetėt nga njėri atdhe nė tjetrin, nga ca zemra nė tė tjera zemra, tė dėnuara mė parė tė mos e kuptonin njėra-tjetrėn. Ti prishe njė dėnim dhe zgjerove kufijtė e jetės sė njė poezie. Ēėshtje magjike qė lidhet me perjetėsinė...”. Visar Zhiti (Romė, 5 prill 2009).
Me kaq, propozoj ta mbyllim kėtė debat duke e kaluar artikullin “Shqiptari qė i pėrket pėrjetėsisė” nga rubrika e debateve nė arkivin e revistės Suaj, siē vepruat edhe me artikullin “Vullkani i durimit”, qė s’e duronte dot Linda Juaj e aftė pėr ta humbur betejėn nė fushė tė polemikės.
Me respekt tė pėrzemėrt pėr dashamirėt e panumėrt tė gazetės Kritika, Baki Ymeri -

29/04/2009, 18:09:33 Kritika shkruan:

Baki, sa te pelqen t'i meshosh linjes se konspiracionit. Me c'duket, influenca lindore ka krijuar probleme ne kete aspekt.
Elinda nuk ka ndonje status special ne kete faqe, ashtu sic nuk ka asnjeri. Kjo faqe eshte nje website i hapur per mendimin e lire, larg klaneve dhe grupimeve virtuale, qe perpiqen te krijojne zona influence per disa, dhe disinfluence per disa te tjere. -

30/04/2009, 03:41:17 Baki Ymeri shkruan:

Zoteri, po e shoh se edhe Juve Ju parapelqen t'ia meshoni tupanit te konspiracionit per ta zgjuar kurreshtjen e lexuesit me shume ndaj rubrikes se komentimeve se sa ndaj leximit te vlerave te mirefillta qe defilojne ne faqet e Kritikes, ndaj preferoj ta konkretizoni rekomandimin e djeshem, qe kete artikull te bukur me komente te perzjera me admirim dhe xhelozi ta kaloni nga rubrika e komenteve ne arkivin e revistes. Jua them kete me dashamiresi ngase nuk kam gje as kunder Elindes si pjestare e nje klani virtual qe devalvone vetveten duke fyer veteranet e diaspores, as kunder konspirativitetit Tuaj qe s'e nxjerrni emrin ne fund te komentit. Me respekt te perzemert, per Ju dhe per dashamiret e panumert te kesaj tribune te admiruar elektronike.
Bakiu -

30/04/2009, 14:17:13 Vaid HYZOTI shkruan:

O Baki! E di qe ben bisnes me letersine dhe pale na hiqesh si rilindas! Lere budallalleqet, anonimlleqet, fshehtesirat per te fshehur palo bisnesin tend. Ndonese ne gjuhen e belber rumune shume autore shqiptare jane perkthyer pasi kane paguar faturen qe iu ke derguar. Por nuk po kuptoj pse dtreqin shikon te keqen sa tek njeri apo tek tjetri. NE JE RILINDAS- Puno per kombe atdhe pa pagese. Ne e quan pune (faktikisht pune eshte) vazhdo lidhjet me ato qe te paguajne, pavaresisht nga vlerat e diskutueshme letrare. Shume autore jane perkthyer ne rumanisht nga ju, pa i njohur si te tille dhe katundi qe i ka lindur. Vertet Visar Zhiti eshte i respektuar per penen dhe fatin. Por nuk besoj t'i njihet asnje miligram kredibilitet letrar nga perkthimi juaj. Dhe me sa kuptoj ketu rreh dhe diskutimi ne kete site , o Baki Ymeri...
vaid -

30/04/2009, 15:16:20 Baki Ymeri shkruan:

O Vahid Hyzot Pazoti! Ēfarė drejtori je zotrote qė plason gėnjeshtra duke drejtuar njė revistė me ishspiunė tė diktaturės komuniste! E kam fjalėn pėr Peregrinin tėnd me kėsula tė kuqe zemra tė zeza! Zotrote nuk ke fije flokėsh nė kokė sa artikuj e studime e libra kemi botuar falas dhe nė baza vullnetare. Pyete Fatimen tėnde nė i kemi kėrkuar gjė pėr ta futur nė antologji! E para, dhe e dyta: Zotrote as qė e ke lexuar shkrimin nė fjalė pėr tė konstatuar se nuk jam unė pėrkthyes i romanit nė fjalė. O Njeri i Zi! Tani po e shoh se ka tė drejtė moderatori i Kritikės kur thot se kėtu ėshtė fjala pėr klane grupimesh virtuale. Por meqė qenka fjala pėr njė klan karikaturash tė njohura pėr montim gėnjeshtrash dhe poshtėrim tė fjalorit, as qė ia vlen barra qeranė ta shqetsojmė lexuesin mė tej lexuesin me banalitetin dhe brutalitetin e trillimeve tua fantasmagorike. O neri i brdhė! Mė duket se nuk je ti fajtor por njė fantomė e diktaruės komuniste qė e hedh gurin e shikon siri, duke e nxitur herė Elindėn e herė Ty tė devalvoni vlerat e diasprės, si do plaka tė kėqia qė s{dinė tė lexojnė por tė komentojnė. Si tė duket kjo replikė flakė pėr flakė moj plakė! -

30/04/2009, 15:53:59 Vaid HYZOTI shkruan:

Zeperdredhuri Baki! Ke informacion te gabuar. Nuk drejtoj asdnje reviste.Nuk kam asnje klan. Madje dhe Elinden personalisht nuk besoj ta kem dhe dashamiresen time, per rrethana tonat. Me Fatimen nuk njihem fare dhe as kemi komunikim shoqeror,por mbase jemi lexuar. Qe jam i pazoti s'eshte merita ime, por ti rilindes i mjere e zbulon. Nuk do te hyja fare ne debat me nje njeri si ju apo te tjere, por perligjja e cdo shkrimi apo mendimi me "ombrellen" e rilindasve eshte qesharake. Madje ka kaluar dhe koha e rilindasve i dashur Bakii, kur Misiri dhe Bukureshti perbanin stacionimet e zhvillimit. Ku je zhutur, o i shkrete, qe s'e kupton qe s'kemi asgje me ty si Baki, por me perkthimet qesharake, autoret qe zgjedh ti me shije te perkora letrare per t'i prezantuar. Ne je kurioz une te them dhe emera qe u ke kerkuar para per perkthimet qe u ke bere, duke nisur nga 75 euro e lart, por ky eshte bussnesy yt. E rendesishme eshte qe mos te spekullojme me termat dhe letersine e kultiviuar. Sot jane te shumte ata qe shkruajne letersi dhe te pakte ato qe krijojne. A di, ti i varfri Baki, te zgjedhesh ne mes tyre?
Kerko nje here te flasesh drejte, pa nickname, pa fushate perkrahjesh; kerko tek vetja te shprehesh sinqerisht te kuptosh qe s'dua te te fyej, po5r te dale ne pah e verteta.
me dashuri,vaid -

30/04/2009, 16:48:11 Baki Ymeri shkruan:

O shqiptar i mirė! Me kėtė replikė tė matur ma ke mbushur mendjen se je njeri i sinqertė, ndaj s'po e ēojmė mė tej ngase mendoja se do shfrytėzosh tė njėjtin arsenal sintagmash tė ashpra qė e shfrytėzova unė kundėr teje. Sa u pėrket autorėve qė na lusin t'i pėrkthejmė duke e shpėrblyer mundin dhe botimin, kjo ėshtė e drejtė e tyre, pa marrė parasysh nivelin e vlerave tė tyre, tė pėrkora pėr ju apo tė pėrkryera pėr ne. Sa i pėrket 75-shit qė pėrmnndni ju pėr ta futur dikend me dhjetė faqe nė antologji mos tė ju duket shumė ngase askend s'e kemi lutur, ngase ēdonjėri ka qenė mirėnjohės, ngase atje ku je zotrote askush nuk ta pėrkthen njė varg pa pesė euro dhe njė faqe pa 75. Kėsaj pune nuk i thonė biznes pėr para por bedena pėr kala. Megjithatė, rekomandimet tuaja pėr afirmime vlerash tė mirėfillta janė tė mirėseardhura dhe fisnike. Dashamirėt e Kritikės le tė mos habiten pėr pėrplasje tė kėtilla nė fushė tė polemikės, ngase edhe Visar Dodani s'e duronte Nikolla Naēon, dhe as Faik Konica Sami Frashėrin. Si thua, o shqiptar i mirė! Pajtohesh t'ia qesim njė pikė tė madhe kėsaj polemike tė vogėl! Po qe s'ke ndonjė vėrejtje tjetėr, nė vend tė pikės po e pėrmbyllim me heshtje!
Respektėsisht, pėrzemėrsisht dhe vėllazėrisht,
Bakiu -

05/05/2009, 02:37:03 Shpresa H. shkruan:

Shume interesant artikulli i Bakiut, vecse autori "ka harruar" nje nga folesit kryesore ne veprimtarine kushtuar V. Zhitit: Marius Dobrescu. Ky eshte perkthyesi me i frytshem i letersise shqipe ne Rumani, e sidomos i Ismail Kadarese. Per punen e tij, Dobrescu mori cmimin Penda e argjendte (2006) dhe Cmimin e Lidhjes se shkrimtareve rumune (2003). Dobrescu foli per jeten dhe krijimtarine e Zhitit, pasi ne revisten Miku i shqiptarit ke botuar proze dhe vjersha te V.Zh. Si shpjegohet kjo "harrese" e Bakiut? -

05/05/2009, 07:27:28 Shpresa H. shkruan:

Yu beni nje cenzure te rrepte! Turp te keni! -

12/08/2009, 10:42:36 Baki Ymeri shkruan:

Turp te kesh ti moj Shprese ngase zotrote nuk je shprese por harrese! Pse nuk del shkurt/e/shqip me emer e mbiemer por shtirresh gjoja se je shqiptare duke propaguar revisten e Shoqates antishqiptare Miku i Mykur! Ti dergova tri pergjigje lidhur me maskarralleqet e Marius Dobreskut lidhur me menopauzen e tij intelektuale, lidhur me cenzuren qe ia ka bere Asdrenit, Xhelku Maksutit, Luan Topciut dhe autorit te ketij shkrimi ne librin Historia e minoriteteve nacionale te Rumanise, por ende asnje nga pergjigjet tona nuk e pa driten e botimit ne kete fushe debatesh publike. Po qe se edhe kete koment se botojne, kjo na shtyn te dyshojme se zotrote (e jo zonjerote) je ajo/ai qe praktikon "cenzuren e rrepte" kunder mendimeve te lira! Mos je ti valle ndonje nga anetaret (a/rumune) te redaksise se revistes Miku i Mykur, qe ka mesuar shqip per te cenzuruar shqiptaret! -

28/08/2009, 16:16:25 spahiu shkruan:

Nuk do te doja te komunikoja me ate qe mohon veten e tij(ose te saj).Mendoj qe Administratori duhet te nderhyj me autoritetin e vete,dhe tju a bej me dije qe jemi ne 2009 dhe askush nuk besoj qe do te ndiqet penalishte,qe komunikuesit te paraqiten me fotokopjet e tyre me pseoudonime,,,,.Administratori eshte mire qe tju kujtoj edhe nje here qe pas 1990 ne SHqiperi lejohet mendimi ndryshe dhe fjala e lire,ne Kosove pas shpalljes se pavarsise lejohet mendimi ndryshe dhe fjala e lire,ndoshtaper emigracionin ka ngelur ora pas ndoshta jetojne ne ate ,,na ishte nje here.Une nuk do doja te komunikoja me ata qe mohojne emrin e identitetin e vet .
Faleminderit per mirekuptimin. -

26/09/2012, 19:00:04 Baki Ymeri shkruan:

Nuk pata kohė tė rilexoj kacafytjet tona tė ekzagjeruara, madje edhe tė kota. E pranoj se kam disa pesudonime letrare e jo nofka, si Alban Voka, Bubullima e Bukureshtit, Katundari etj. por i pranoj edhe vėrejtjet paraprake, duke Ju porositur ta braktisim kėtė metodė tė vjetėr ballkanike tė ndėrsimit, xhelozisė dhe pėrēarjes, sepse shqiptarė jemi dhe shtypi shqiptar ka nevojė edhe pėr reportazhe tė kėtilla. Edhe Faik Konica kishte disa pseudonime, mė duket se mbi dhjetė sosh. Po qe se autori prezantohet vetėm nė emrin e vet, bėhet banal.
Tung, pėrshėndetje dhe pikė! -

27/09/2012, 06:40:24 Pėrparim Hysi shkruan:

Pėr fajin tim,kam kohė qė nuk kam hyrė tek "gazetekritika.net" dhe,sado vonė (a nuk ėshtė mėmirė se sa kurrė ?! ,pashė dhe repliakt aq tė "nxehta" midis krijuesish,shmė syrsh tė njohur prej meje. kam mendimin tim tė paluajtshėm: Vaid Hyzoti dhe
Elida Marku janė poetė me vlera tė padiskutueshme.tej pezisė,Vaidi,ėshtė i speciallzuar dhe pėr kritikėn letrae. natyrisht,Visar Zhiti sėhtė nė unsion me emrin dhe replikat,aq mė mirė,kullojnė ujėrat.Nuk jam dakodr me atė mendim aq atavist tė Bakiut,se,po tė shkruake me emrin tėnd,u bėke banal. As qė u hyj atyre pseudonimeve q i pasak me bollėk. Bubullima e Bukureshtit e tjera e tė tjera,nuk i shtojnė asgjė vlerave qė ka Baki Ymeri nė tė vėrtetė. Tė luash me shumė pseudonime-them unė- bėhesh pak i dyshueshėm. -

29/09/2012, 05:38:11 Halabaku shkruan:

Replikat e nxehta, kur s'e njihnim sa duhet njėri-tjetrin, qofshin tė shkuara tė harruara, sė bashku me pseudonimet Prapambetje, Pėrparim apo Bubullimė, edhepse i mesmi s'ėshtė pseudonim por njė poet qė duhet tė mbetet si mbret, dhe nė vend tė vėrejtjeve e ftojmė t'i fisnikėrojė faqet e kėsaj gazete briliante edhe me vargje tė lira, sepse poezia e sotme me rimė, duket si njė shoshė plakash pa asnjė vrimė! Po qe se nga shosha nuk bien mbeturinat bė sallė, dikush mund tė ktijojė pėrshtypjen se dalim nė kėtė log tė mejdanit sa pėr ta thėnė njė fjalė, apo, nė vend qė tė lexojmė vlera tė mirėfillta letrare, tė humbasim kohėn kotnasikoti, duke shpfletuar polemika tė kėtilla banale! -

07/03/2013, 23:06:54 anaoxa shkruan:

up -


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:

BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]