Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Duamėni.....! - Nga Raimonda Moisiu


Duamëni me shpirt
Sic ju dua edhe unë me shpirt
Duamëni,

edhe pakëz më pak se sa ju dua unë.
nuk ka gjë

Nuk ju dhimbsem?
Nuk janë dy buzët e mia të lyera me të kuq
është zëmra ime që po fjaloset me ty…
…me juve të gjithë
këtë muzg.

Ju kurrë nuk mund të dashuroni me kaq pasion sa dashuron një grua

Unë jam një grua.
Mua më ka dashur babai po kaq
Sa do dhe ti vajzën tënde
Përse sillesh kështu me mua?

Ti bëhesh si fëmijë duke luajtur me nipin tënd
Ti je gati të japësh jetën për nipin tënd që po e hedh te llampa lart
Dhe që të ndukë mustaqet
Por atë
E kam lindur unë
I kam dhënë gji dhe e kam mbrojtur si një ulkonjë
Unë, e vetmja princeshë mes meshkujve
Unë
Një grua.

Po kush të ka treguar përralla më shumë në fëmijërinë tënde
Se sa një grua
Sesa gjyshja jote?

Përse më fyeni?
Përse më mashtroni për dashuri
Kur nuk keni rënë në dashuri me mua?

Përse më bën të të tradhëtoj,
Ti, botë e dhunës mashkullore?

Akoma nuk e ke kuptuar që unë
Lë gjysmën e ushqimit tim
Të gjumit tim
Të qetësisë sime
Të krejt qënies sime
Për ty
Se të dashuroj

Përse më bën të të tradhëtoj ?

Unë nuk e kam në shpirt hakmarrjen
Por më ka mbirë nga kjo dhuna jote kokëtrashë
Botë mashkullore
Që kujton…Ende kujton
Se je më e zgjuar nga unë,

Edhe në flirtofsha nga hakmarrja për ty
Ta dish…Oh..
Ti nuk ke për ta ditur kurrë
Se ofshamat e casteve të ekstazës
Dalin që nga pjesa kafshore e qënies sime
Por jo nga të rrahurat e zermës që sapo është penduar
për hakmarrjen time
mjeshtërore.

Kush di të gëzohet me lulet e fustanit
Si unë?
Po me lulet e kopështit, të ballkonit?

Shiko se cfar shalli të bukur që kam vënë rreth qafës për ty sot!

Kur ti po jepje fryëmn e fundit
Isha unë
Një grua në spital
Që të solla në jetë dhe një herë dhe ti
Më mendoje se ishte një ëngjëll i ardhur nga bota e qiellit.

Ti
Kur kalojmë castet e natës së bashku
E thith trupin tim
Si një bebi i pafaj

Ti
Më zbulon mua sekretet e shpirtit

Ti
Që nga skalioni i parë i betejës
Që nga përleshjet me bishat e pyllit
Që nga kazma e rëndë dhe poshtërimi i “presidentit”
që të paguan më pak se sa ushqimi i qënit të tij
Në orët e natës
Shkrihesh në perandorinë e nxehtësisë sime

Përse tregohesh i dhunëshëm ndaj meje më pas

Përse e ndan burrërinë nga mashkullira jote?

Unë e dalloj në sytë e tu kur më gënjen dhe kur
Buzët e tua i lëviz zëmra

Ti më di mua një qënie delikate?
Po unë…ja që jam delikate
Po është pjesë e bukurisë sime delikatesa
Pjesa më e bukur
Po ti
Përse kërkon ta fyesh delikatesën time?

Ufff, sa forcë që paskërkam, korba , aq
Sa për të ngritur krye kundër brutalitetit tënd

Që llahtaris dhe muret e shtëpisë.

Unë
Jam ende gjallë
Ashtu
E bukur
Duke dashuruar lulet dhe ngjyrat e bluzës, dallgët e flokëve dhe të fustanit
Nuk mendoj se jam aq delikate
si thua?

Hartford Ct USA
Prill 2008


Nga Raimonda Moisiu




Komentet


07/04/2008, 11:17:32 Landa shkruan:

Sume e fuqishme kjo poezi Monda, vertet paske pasur force te madhe ne shpirt kur ke krijuar kete bukuri letrare. Te lumte mendja dhe pena patriotja jone. J

Pac nje jave tem bare,

Landa -

07/04/2008, 12:21:48 Roberti shkruan:

Monda,
Kjo eshte me te vertete shprehje e goditur artistike e ndjenjave te pastra femerore.
Te lumte.
E pa krahesueshme.
E ke boturar diku, per te gjithe, apo vetem per Devolli Grup?
Jepi nje shans te gjitheve ta lexojne duke e botuar diku.
Edhe nje here, Te lumte

Roberti -

07/04/2008, 12:51:02 G.llojdia shkruan:

Moisiu poezia eshte e mire.
Poezia eshte arritje e brendshme eshte shperthim ose jo varet nga gjendja emocionale qe mbart poeti ne momentin kur e percjell ,do te them dy vargjet te nje poeti turk
pash verore pa verore dhe dimeroret pa dimerore.....
Pra poezia eshte ashtu sic e ndjen ti,eshte ashtu e ndjen ti,sic e ndjej une ashtu e ndjej une
sic e ndjen ai e ndjen ai,dhe ne menyren e te shkruarit une shkruaj keshtu,ti shkruan ashtu pra te gjithe formojne nje nga nje gjethe te petaleve dhe ne fund krejt lulerin.Mirepo kur lexoj neper keto forumet tona ekspertet qe japin gjykime cuditem pa mase,nuk kam dashur te futem ne polemika,por na thoni cila eshte forma ideale e poezise cili eshte kallepi qe ne ta marrim per krahasim,une mendoj se keto mendesi jane te nje kohe te ikur.Poezia eshte ndenje ai qe ndjen shkruan sipas menyres se vet,pa haruar se ajo eshte bije e pare e bukurise hyjnore pra eshte shpirterore eshte ndenje eshte gjitshka dhe seshte asgje pra nuk ka nje rregull,kur e kam pyetur nje here Kadarene me tha se nuk ka ndonje formule kimike qe ta zberthesh ate dhe te fillosh te shkruash,po ndjeve shkruaj po sndjeve merru me nje gje tjeter,e kisha fjalen qe secili shkruan sipas menyres se vet dhe gjykimi eshte sipas menyres se vete,mos u hidheroni kur ndonje ju bene vrejtje dikush e ka nga miresia dikush nga xhelozia nuk mund ti kuptosh sot njerezin ,mos harroni se per Kadrene qe ka nje emer edhe ne bote ka plote qe thone seshte shkrimtar,por cfare eshte nje njeri qe i pelqehen librat dhe ka lexues e admirues,dru me pre,disa e fusin qellimisht edhe me politike disa per te ulur vlerat i kujtojne kohen eshkuar se ka bere kete apo ate,por ne i vlersojme veprat,jane te tjera institucione ato mund ti vlersojne demet politike,morale rrezikshmerin etj,ne lemin e letresise ne vlersojme se ky liber na pelqen ose sna pelqen.
Une thashe dhe e vleresoj cdo krijues qe bene nje perpjekje qe rri neteve pa gjume dhe nje nga ato te palodhurat je ti Moisiu per te te krijuar cdo te mire dhe kjo eshte nje kosto qe duhet vlersuar dhe nuk eshte e vogel sepse per poetet kur jane ne kerkim behen si ai dreqo djalli saq nganjeher plakaria jone atje ne jug thoshnin qenka i lajthitur ky,duke mos e njohur ate fushe qe eshte kerkim,kerkim dhe kerkim,qe eshte vuajtje shpirti,edhe nje here Moisu vazhdo te shkruash te shkruash sepse jo gjithmon poeti ose shkrimtari sjell vetem gjera te mira,por mos hiqni dore shkruani edhe per deshiren tuaj edhe per te tjeret dhe mos haro se ke gjithmone njerez qe ta ta duan te miren qe te vlersojne ne heshtje dhe i lexojne me endje krijimet tuaja.
Gjith te mirat
G.llojdia -

07/04/2008, 14:42:32 Kritika shkruan:

Eshte nje nder poezite me bukura qe kam lexuar ne shqip prej kaq kohesh. Sinqerisht te uroj per penen e fuqishme, dhe ndjehem i nderuar qe kete poezi e ke postuar ne kete website. Urime. up up -

08/04/2008, 06:16:31 Hyseni shkruan:

Kjo poezi nuk eshte vetem esence e shpirtit te autores Raimonda Moisiu, por esence e botes shpirterore te gruas, e gjysmes se banoreve te planetit Toke, perfaqesuese te bukurise e dashurise, te atyre qe i eshte besuar sjellja e jetes se njeriut, te bijave qe behen nena te shtrenjta, te dhimbsura e te pazevendesushme ashtu si te gjithe e dime.

Krahasuar do thosha: Kjo poezi eshte nektar, i te gjitha luleve te botes,

"Duamenni", ---nje gjetje me se e sakte si titullim. Komentimi i detajuar eshte i parendesishem se poezia flet vete me qartesi.



Perzemersisht urime Raimonda,

Hysen Cifligu

Florida -

08/04/2008, 06:30:38 AI shkruan:

Ashtu pra Monda..
Nė emėr tė konfrontimit me mashkullin duhet edhe tė flirtosh edhe tė trathtosh edhe tė tė falen tė gjitha vetėm e vetėm qė ti tė jesh e knaqurė nė tė gjitha aspektet e jetės. Pėr mė tepėr tė luash me jetėn e “tė dashurve” tu si macja me miun. Atėherė pėrse tė duhet burri, qė tė tė fekondojė. Pse jeton me njeri tė tillė, kur mund tė bėsh ēdo gjė (nė emėr tė “dashurisė”) dhe tė mos pėrgjigjesh pėr asgjė (nė emėr tė dashurisė). Ose, si thua ti, burrin nė ēdo aspekt e ke nė grusht. Vetėm tė mungon fuqia e burrit se do bėjė ēudira.
Poezi mė kundėrthėnėse,
mė diskriminuese dhe do tė thosha
mė raciste nuk kam lexuar ndonjėherė.
Kėtė poezi, as Amerika, nuk e ha.
Mund tė jetė thirrje pėr njė revolucion matriarchal! -

08/04/2008, 08:03:31 Linda shkruan:

Teper e fuqishme Rajmonda.

Shprehja e jetes e ndjenjes me fjalen e gjetur dhe te goditur, te bashkuar ne fraza koncize dhe me kuptim. Nuk e shikoj si endje ne fantazi por shprehje te nje realiteti qe duhet njohur se ndryshe te ndeshkon.

Me aq sa kuptoj une kerkon te shprehesh nje realitet qe duhet ta njohe bota mashkullore qe te dije te gjeje tek femra ate qe realisht ajo eshte, si dhenese e jetes, e dashurise, brishtesise. Natyra apo Zoti e beri te tille qe te jete joshese per meshkujt dhe eshte femra qe leviz boten ne jete te jeteve. Nje femer qe eshte mbese dhe do gjysherit, qe eshte bije dhe do prinderit, qe eshte moter dhe do vellezerit, qe eshte nene dhe do femijet, qe eshte kusherire dhe do kusherinjte. Dhe kjo femer nuk eshte e mundur qe te mos doje shokun e jetes. E ky shok jete duhet te kuptoje se ka ne krah nje femer qe mund te ngjasoje me gjyshen, memen, motren, per nga dashuria qe ajo mund t'i jape e qe duhet te sillet me te sikurse dhe me gjyshen, memen dhe motren - te mos e lendoje. Kerkoje dhe fitoje atehere kete dashuri nga shoqja e jetes. Dashuria dhe urrejtja jane shume prane njera tjetres. Femra eshte e brishte nga natyra, eshte tolerante sepse do harmonine, eshte e sakrifices sepse suporton te dashurit e saj, dashuron boten sepse eshte e lindur per te dhuruar dashuri. Pikerisht kete gje duhet te kuptojne meshkujt qe ajo sikurse thote Rajmonda eshte delikate por jo aq kur duhet se ajo di te reagoje ndaj dhunes dhe brutalitetit te meshkujve, madje edhe te hakmerret me te njejten medalje. Qe lidhja ne cift te kuptohet si marr-dhenie reciproke, uniteti dhe lufta e te kundertave, ekuilibri. Ky eshte thelbi i jetes. E nese ky ekuiliber prishet dashuria kthehet ne urrejtje dhe atehere mund te presesh cdo gje. -

08/04/2008, 15:34:22 Hyseni shkruan:

Poezi e vecante ..! J o vetem ne trasmetimin lirik te mesazhit "duame" por dhe ne nje konceptim femeror te te qenit "nene". Perjetova skena jo vetem poetike, por u ndodha mes skenaresh qe me ftonin te doja dhe te me donin me shume..Nje thirrje poetike te tille , mund ta bejne vetem zemra qe slodhen nga Dashuria si e R. Moisiut.

Urime nga Athina,poeti Luani Xhuli -

08/04/2008, 19:14:43 Luani shkruan:

Jane te rralle njerzit , aq me teper te seksit femer , te deklarojne ndjenja te tilla , qe shoqeria ka "turp" nga e verteta..Moisiu nuk eshte vetem poete se ka moter metaforen..Mbajeni mend...Ajo do te mbetet rufe e se fshehtave....Kush di te lexoje...le ta ndjeje..Perseri .Luani nga Athina. -

11/04/2008, 08:08:57 Raimonda shkruan:

Pershendetje dhe ju FALEMINDERIT1
Dehiroj t'ju shpreh falenderimin dhe mirenjohjen time te gjithe Ju ,qe komentuat poezine "DUAMENI"
Falenderoj te Nderuarin KRITIKA ,per hapesiren qe me jep duke me bere pjese te gazetes se Fjales e mendimit te Lire sic eshte GAZETA KRITIKA!
Te faleminderit e dashur Linda ,per zberthimin qe i ke bere poezise
Ndjehem jashtezakonisht e lumtur qe eshte kuptuar mesazhi qe une kam dshur te percjell nepermjet vargjeve
Edhe une ju urojSuksese te gjitheve Ju
Suksese ne cdo gje!
Me respekt e Mirenjohje
Raimonda -

23/04/2008, 03:02:06 Linda shkruan:

Rajmonda

Po te sjell nje poezi te Ēajupit per gruan

GRUAJA

Lezeti, nė jetė tonė,
Ėshtė gruaja, pėr Zonė!
Kur ka bukurin’ e nderė
Ėshtė si lule nė verė.
5 Gruaja, kur e ke mike,
Ėsht’ e dashur e besnike;
Gruaja, kur tė ka burrė,
Vetėm nukė tė le kurrė,
Tė zbavit nė kėtė jetė
10 Se tė do me tė vėrtetė.
Si motrė tė do me ashkė,
Qan a gėzon me ty bashkė.
Si pjellė, kėnaq shtėpinė
Dhe tė zbavit pleqėrinė.
15 Gruaja, kur tė ka djalė,
Tė do si sytė ndė ballė,
Edhe falet dit’ e natė
Qė tė kesh jetė tė gjatė -

23/04/2008, 07:20:33 Raimonda shkruan:

Shume e bukur kjo poezi e respektuara Linda ,Te falenderoj qe e solle .Cajupi vetem me disa vargje ka thene shume per gruan ,kete Simbol te Njerezimit. Eshte gruaja ajo kjo qenie e brishte qe fal dashuri ngrohtesi ,miresi kujdes, Dhe eshte po ajo qe se paku te respektohet dhe ta duan.
Te shpreh respektin dhe konsideraten,per penen Tuaj ,qe gjithmone na sillni shkrime me karakter historik ,nga ku une kam mesuar plot te reja.Te ndjek gjithmone ne komente e analiza,dhe te admiroj per forcen e dijes ,njohurive e te karakterit universal qe ju kini ne fusha te ndryshme .
Suksese dhe Mbaresi!
Respektet me te mira ofron per Ju e penen Tuaj
Raimonda Moisiu Hartford CT USA.
E-mail:Moisiu5@aol.com -

29/04/2008, 19:56:58 Mitro shkruan:

Edhe druri i thate do te celte nga kjo poezi!



E kam lexuar perseri, por sonte po e perpij edhe pse u ktheva velur nga bota franceze e oazeve tuniziane.

Nje nga pikantet e tua krijuese, qe mund te shpertheje deliresia shpirterore e nje femre qe di te dashuroje dhe di te hakmerret po me dashuri. Kjo vlere shpirterore i ka brenda te gjitha vlerat mjeshterore te krijimit te denje, si ne poezine Tende kaq e kaq njerezore, Raimonda!

Mitro Qeparoi -

15/01/2009, 11:26:00 andrea shkruan:

Love me, love me. Nje cikel i tille eshte ne anglisht. ne fund te poezise duhej permendur qe eshte perkthim.

andrea -

15/01/2009, 12:27:49 Monda shkruan:

qe te behesh me i besueshem, sille ne anglisht, qe ti "mister, miss, mrs, Andrea/Andreushka', pretendon se une e paskam perkthyer.
Sille te bejme krahasimin. -

15/01/2009, 17:08:44 Kritika shkruan:

Me te vertete qenka nje cikel love me ne anglisht. Po te kerkosh ne web e gjen, por mendoj se nuk ka ndonje ngjashmeri me poezine e mesiperme. Gjithsesi nese andrea ka ndonje version konkret ben mire ta postoj, sepse dhe keshtu hidh nje gur ne lum... eek -

15/01/2009, 18:11:17 Monda shkruan:

Ja ku e kini poezine Love me ,Lyrics te Raye Collin
Beni krahasimin ju lutem cfare ka te perbashket poezia ime me kete lirken e Collin

Fare-shume larg njera tjetres
Mesoje anglishten Andreushka
-.-

Raye Collin, Love, Me Lyrics
Looking for Raye Collin tabs and chords? Browse alphabet (above).

Artist: Collin Raye
Song: Love, Me
Album: Direct Hits Raye Collin Sheet Music
Raye Collin CDs
Send “Love, Me” Ringtone to Cell Phone

I read a note my grandma wrote back in nineteen twenty-three.
Grandpa kept it in his coat, and he showed it once to me. He said,
"Boy, you might not understand, but a long, long time ago,
Grandma's daddy didn't like me none, but I loved your Grandma so."

We had this crazy plan to meet and run away together.
Get married in the first town we came to, and live forever.
But nailed to the tree where we were supposed to meet, instead
Of her, I found this letter, and this is what it said:

If you get there before I do, don't give up on me.
I'll meet you when my chores are through;
I don't know how long I'll be.
But I'm not gonna let you down, darling wait and see.
And between now and then, till I see you again,
I'll be loving you. Love, me.

I read those words just hours before my Grandma passed away,
In the doorway of a church where me and Grandpa stopped to pray.
I know I'd never seen him cry in all my fifteen years;
But as he said these words to her, his eyes filled up with tears.

If you get there before I do, don't give up on me.
I'll meet you when my chores are through;
I don't know how long I'll be.
But I'm not gonna let you down, darling wait and see.
And between now and then, till I see you again,
I'll be loving you. Love, me.
Between now and then, till I see you again,
I'll be loving you. Love, me. -

16/01/2009, 07:01:32 Dajti shkruan:

me ato qe kam lexuar ne internet dhe ketu ne blog per
z. Monda kam pershtypjen se z. Monda nuk e ka as te nevojshme dhe as jetesore qe te perkthej kenge, poezi apo dokumentacione te ndryshem nga anglishtja dhe pastaj ti pervetesoj atyre dhe identitetin e vertete sic bejne shume pseodo -shkrimtare, -zyrtare, -mafjosikodhelka, -albake me tituj Dr., -zyrtarete larte te "administrtes" shqiptare e pse je dhe te disa ketu qe pretendojne te jene shkrimtare. -

16/01/2009, 09:55:28 cina evisa shkruan:

Faleminderit Kritikes dhe Dajtit,per mbeshtetjen qe me dhate.
Kritikes i faleminderit se me komentin e tij,me shtyhu te futem ne internet e ta gjej kete HIT Lyric,te cilin e solla ketu ,dhe si e shikoni nuk ka asgje te perbashket me poezine time "Duameni"
Edhe vete mesazhi qe jep poezia ime eshte krejt ,krejt i ndryshem nga tjetra.
Kam 10 vjet ne Amerike,te vetmen kengetare qe une dua dhe e pelqej,degjoj,CD-ne me kenget e saj,i mbaj me vete krahas serenatave te Korces sime -eshte Pat Benatar -kengetare amerikane e viteve '80 -qe ka kenge te mrekullueshme.
Faleminderit Dajti,qe ndjek krijimtarine time.Te jam mirenjohes.
Ju uroj gjithshka te mire
Me respekt
Raimonda -

16/01/2009, 09:57:44 cina evisa shkruan:

Nje Sqarim,
Per te perdorur Faqen e Internetit te Gazetes Kritika ,jam me emrin e vajzes sime,se pata me lehtesi per te hyre nga yahoo-ja e saj.
Ju faleminderit per mirekuptimin.
Raimonda -

16/01/2009, 10:26:42 Kritika shkruan:

Raimonda, "it is so easy a caveman can do it", po permend reklamen e "geico-s". E kam fjalen per krijimin e llogarise. Nuk eshte problemi tek emaili.
Megjithate shko tek forma ne te djathte qe lexon lart "Bėhu Anėtar" dhe vendos paramentrat qe kerkohen, emrin qe ti deshiron te paraqitesh ne blog, emrin tuaj etj, kliko regjistrohu, dhe kaq u bere anetare. Nuk ka nevoje per konfirmim ne email. Vetem mbaj mend emrin ne blog dhe fjalekemimin per te loguar pastaj tek forma qe lexon "log in".

Sa per poezine, ne web jane disa variante te Love me, dhe ndoshta andrea mund te kete nje fare te "drejte". Ndoshta ju nuk e keni kopjuar, por jeni ndikuar nga keto variante. -

16/01/2009, 10:53:12 cina evisa shkruan:

I pashe edhe variantet e tjera ,
Love me ,Love my doll
Love me,I'm Liberal,
Love me ,love my books,
As long as you love me,
Tell me ,you love me,
Love me or leave me,
Love me ,love my dog Cuff ..etc.
Kritika ,me sinqeritetin me te madh une dje kam hyre per kete nga kurioziteti ,dhe diskutimi qe filloi ketu,ku gjeta edhe keto.Se nuk i kam ditur aspak!Nuk jam shume pas kengeve amerikane.
Nuk jam ndikuar aspak ,nga kjo Te betohem!
Mesazhi qe une jap aty nepermjet saj e tregon fare qarte se nga se jam ndikuar .
Realiteti,realiteti shqiptar se si e shikon,femren.
Shpresoj te me mirekuptimin e besoni.
Sa per ate do i ndjek udhezimet per te hyre nga "aol'-i
FLM shume
Me respekt e Sinqerisht
Raimonda -

16/01/2009, 13:25:53 aimondam shkruan:

Finally ,I made it!
Ok Kritika ,
Me quajte edhe "shpellare"hahaha -Sidoqofte nuk e mora personale.
Eshte konfidenciale.
Respekte Raimonda -

23/10/2011, 14:58:02 elina nikolla shkruan:

Poezia eshte kreature shpirterore pasthirma qe pershkon poezine te magjeps..poezia eshte e bukur femra zbret dhe ngjit vargjet me nje elegance me nje sharm te tille qe nuk do mbetej lexues pa kthyer koken .me pelqen vargu i fuqishem dhe vargje te tilla vetem nje femer di te krijoje..urime Monda. -


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it