Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

100 Vjet nga Vepra e Parė nė Shqip pėr Metrikėn-Nga Fatmir Terziu


Vepra e parė nė gjuhėn shqipe qė lidhet me natyrėn e vargut dhe teorinė mbi strofėn dhe trajtat metrike ėshtė nė prag tė 100 vjetorit tė saj.
null
Nė prag tė kėtij 100 vjetori vepra e Luigj Gurakuqit, Vargėzimi n’gjuhė shqype (1909), natyrshėm ėshtė ende nė njė evolucion teorik. Ajo ėshtė vepra qė hyn nė teorinė e letėrsisė dhe studimin e elementėve tė vargut, madje edhe atij tė mėnyrės dhe tė mjeteve me tė cilėt ndėrtohet ai, e qė njihet me emrin metrikė ose vargėzim. Edhe pse disa vite mė vonė vepra e Anton Xanonit, Prij n’lamije t’leteratyrės (1913), dha njė sens mė tė gjėrė nė kėtė drejtim, qė u pasua mė pas nga Letratura shqype (1925) tė Justin Rrotės, duhej pritur kuptimi i sotėm i njė teorie tė tillė nga vepra e Aleksandėr Xhuvanit dhe Kristaq Cipos, Fillime tė stilistikės e tė letėrsisė sė pėrgjithshme. Kjo vepėr natyrshėm synonte tė ishte teori e shkrimit duke pėrfshirė nė tė edhe retorikėn.
Kėshtu qė, evolucioni teorik i kėsaj teorie qė nė moshėn 100 vjeēare ende ka problematikėn e vet, nė gjuhėn e Aristotelit fillon me emrin poetika, ose studimi i artit poetik dhe i formave tė tij tė veēanta tė arganizuara brenda llojeve tė mėdha, siē janė gjinitė letrare, apo tė atyre mė tė vogla, llojeve letrare. Nė fakt tė gjitha kėto vepra ishin njė hap-pregatitje ndihmėse pėr analizėn e veprės letrare. Nė kuadratin e analizės letrare parėsore ishte paraparė dhe ende shihet si e tillė analiza filologjike. Njė analizė e njė vepre letrare, qė sipas kėsaj teorie, fillon me leximin e kujdeshėm tė veprės, qė ndihmon nė njohjen e saj. Mirėpo, pėr ta kuptuar njė vepėr, sipas kėsaj teorie, tashmė me njė rrugė 100 vjeēare nė gjuhėn shqipe, lexuesi i saj dhe sidomos studiuesi, duhet tė ketė njohuri tė caktuara dhe kulturė letrare nga leximi i veprave tė tjera, sidomos nga leximi i kryeveprave tė letėrsisė kombėtare dhe botėrore. Tė paktėn kėshtu synohej dhe ėshtė synuar deri nė kėtė prag-njėqind vjeēar tė saj nė shqip. Sot njė ndryshim paksa ‘modern’ ka ndikuar emergjencėn e njė shtyse dhe njė angazhimi tė elementėve bashkėkohorė tė analizės nė tėrėsi dhe sidomos tė analizės filologjike. E themi kėtė pasi veprat letrare nuk janė mė nė atė stad gjuhėsor, natyrshėm kanė evoluar dhe janė bėrė njė fabrikė e pashtershme fjalėsh qė ndokohen nga mėnyra tė ndryshme, dhe mė sė shumti nga hapja me botėn Perėndimore dhe ndikimine gjuhės ndėrkombėtare angleze nė disa hapėsirė tė shoqėrisė dhe sferave tė ndryshme shqiptare. Nuk ėshtė kjo nė sensin subjektin apo strukturialist, nuk ėhstė aspak nė kuptimin apo ndikim modern dhe postmodern, madje as edhe nė stilistikė apo lloje tė tjera tė ngjashme normativash, por njė lidhje e patjetėrsueshme njohurish fizike tė botės ku jetojmė me ndikimet dhe prurjet emėrtuese gjuhėsore nė mjedisin e gjuhės shqipe. Pra nė kėtė 100 vjetor teoria e Gurakuqit e parė nė evolucion tė ndjeshėm, ndihet modeste nė synimin e saj, por nė kuptimin teorik ajo ėshtė dhe mbetet gatuesja e njė terreni, e njė bazamenti pėr teorinė e letėrsisė dhe analizėn nė tėrrėsi. Kjo nėnkuptohet mė sė shumti kur shohim evoluimin nė analizėn e strukturės sė njė vepre letrare apo tė analizės sė kompozicionit, pa harruar narratorin (tregimtarin) dhe heroin e veprės. Nė fakt kur dihet qė nė teorinė e letėrsisė njė vend tė rrėndėsishėm ka zėnė qė nė kohėn e antikitetit studimi i elementėve tė vargut, i mėnyrės dhe i mjeteve me tė cilat ndėrtohet ai, ky prag – 100 vjetori i veprės sė Gurakuqit dhe emergjenca e sotme nė lėminė e kritikės dhe analizės sė veprave letrare ėshtė njė domethėnie mė shumė pėr tė shtuar kujdesin historik-kulturor mbi tė. Vargėzimi n’gjuhė shqipe ka vlera tė patjetėrsueshme jo vetėm pėr kohėn qė u shkrua, por edhe pėr kuptimin e tij sot nė teorinė e letėrsisė.

KUSH ESHTE LUIGJ GURAKUQI

Luigj Gurakuqi ėshtė njė nga figurat kryesore tė lėvizjes sonė atdhetare dhe demokratike. I pėrkushtuar tėrėsisht ndaj ēėshtjes sė atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kohės. Lindi nė Shkodėr mė 1879. Mėsimet e para dhe njė pjesė tė shkollės sė mesme i bėri nė vendlindje, pastaj shkoi nė Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shėnmitėr Koronės nė Kalabri, ku ishte nxėnės i De Radės, dhe vijoi studimet e larta nė shkencat biologjike nė Napoli. Qė kur ishte student, bėri emėr nė shtypin shqiptar si poet dhe publiēist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekė Gruda). Mė 1908 Gurakuqi u kthye nė Shqipėri dhe u bė shpejt njė nga udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare. Nuk kishte ngjarje tė rėndėsishme tė kohės ku tė mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parė i Shkollės Normale tė Elbasanit dhe njė nga udhėheqėsit e kryengritjeve tė Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtė i Ismail Qemalit nė gjithė atė punė tė madhe pėr shpalljen e Pavarėsisė. Mė 1916 ishte nga themeluesit e Komisisė Letrare nė Shkodėr.
Nė vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrės u gjend vazhdimisht nė opozitė me Zogun dhe gjithė feudalėt e tjerė. Bashkėluftėtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndėr udhėheqėsit mė aktivė tė Revolucionit Demokratiko-Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924.
Pas kundėrevolucionit emigroi nė Itali, dhe nė mars 1925 u vra pabesisht nė Bari nga njerėz tė vėnė nga Zogu. F.Noli e vlerėsoi lart figurėn e kėtij biri tė shquar tė Shqipėrisė me vjershėn e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftės ia soli eshtrat nė atdhe dhe e deroi me titulin e lartė "Hero i Popullit" dhe "Mėsues i Popullit".
Krijimtaria poetike e Gurakuqit pėrfshin vitet 1898-1907. Mė pas, krijimtaria e gjerė politike nuk e lejoi tė merrej mė poezi. Pėr herė tė parė vjershat e tij u pėrmblodhėn nė njė vėllim mė 1941.
Nė poezinė e parė, qė ėshtė pėrgjigjje pėr vjershėn "Shko dallėndyshe" tė F.Shirokės, Gurakuqi flet pėr gjendjen e mjerė tė Shqipėrisė. Krijimi mė i njohur i tij ėshtė vjersha "Qėndresa", ku gėrshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ėndėrrimet romantike, nė emėr tė qėllimeve tė larta, qėndresa pėr plotėsimin e idealit. Poezia ėshtė njė kredo e gjithė jetės dhe e veprimtarisė sė Gurakuqit.
L.Gurakuqi ėshtė ndėr tė parėt qė parashtron kėrkesėn tė ngrihet mjeshtėria artistike nė letėrsinė amtare. Nė vjershėn "Deka e zanave" thekson se Shqipėria ėshtė vendi i poezisė, ēerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kėnduar me nivel tė lartė artistik.
L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha pėr tė vegjėlit, tė cilat i botoi nė "Kėndimet" (1912).
Interes tė veēantė paraqet libri Vargėzimi n’gjuhė shqype (1909), si pėrpjekja e parė pėr hartimin e metrikės sonė.
Edhe si publiēist L.Gurakuqi bėri emėr tė shquar, duke trajtuar problemet mė tė rėndėsishme tė kohės. Botoi te revista "Albania", te "Kalendari Kombiar", nė gazetat "Drita", "Liria e Shqipėrisė", "La Nacione Albanese". Si stilist i shquar ai ka lėnė modele tė prozės publiēistike nė dy dialektet.
L.Gurakuqi dha ndihmesė me vlerė nė letėrsinė e nė kulturėn tonė si poet, publiēist, orator, hartues i parė i metrikės shqipe.

Nga Fatmir Terziu




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it