Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Partizania Vidna - Tregim nga Gani Mehmetaj

(Masakra malazeze nė Katundin e Ri me 1945)


Sa herė me dilte para ia shqyeja sytė. Me gozhdonte figura e saj. Gjithnjė e lidhja me njė djalosh tė moshės sime, emrin e tė cilit kurrė nuk e mėsova, por ma turbullonte mendjen imazhi i gishti tregues, kur tėrhiqte kėmbėzėn; gryka e mitralozit qė villte zjarr, pėrderisa jehona e krismave shpėrndahej nė Luginė, duke i trembur sorrat maje verrash. Fushėpamjen time e mbulonte pastaj figura e ēunit qė shihte i lemerisur nga rreshti i burrave nė kėmishė e tė linjta, pėrballė togės sė pushkatimit. Pastaj i goditur nga breshėria e plumbave, koka i binte para kėmbėve tė njė duzine burrash rreshtuar nė njė vi me te.

Gruaja qė mi ngatėrronte imazhet quhej Vidna, apo shoqja Vidna, sikurse e thėrrisnin ata qė rrinin me te. Vėshtirė ta dalloje nga burrat. Ecte me hap ushtarak e me kurrizin paksa tė kėrrusur, vishte pantallona burrash e sako tė gjerė civile tė kohės sė shkuar, qė nuk i ndėrronte verė e dimėr. Ishte kockėgjerė, me trup tė ngjeshur, lėkurė tė errėt tė fytyrės, sy tė vegjėl zhbirues, tė futur nė zgavrat e kafkės sė madhe. Nuk vinte buzėkuq, nuk mbante zbukurime, nuk e pashė tė rrinte a te kuvendonte me gra. Zėri i vinte i thellė si nga shpella, paksa i ējerr si zė burri. Buzėt e holla e gjoksi dėrrasė, mezi i dilnin nė pah nė shtatin e lartė. Vetėm tulet e ngjeshura nė tė prapmet e bėshme e shquanin nga burrat. Nuk e di pse ziente nga zemėrimi, t'i ngulte sytė e errėt nga zgavrat e thelluara qė ta fusnin lepurin nė barkė.

Kisha dėgjuar pėr te netėve tė dimrit. Korrenti i bezdisė me pėrshkonte edhe disa kohė pasi largohesha nga orbita e shikimit tė saj. Megjithatė, edhe tė nesėrmen ndalesha shumė hapa para se tė mė afrohej, prisja te mė kalonte, duke e shikuar pa ia shqitur sytė. Nė imagjinatėn time kishte marr pėrmasa tė ēoroditura, s' mė besohej qė ishte ajo pėr tė cilėn flitej. Pėrpiqesha t'ia shquaja gishtin tregues, por nuk ia pashė asnjėherė. Kur nuk bisedonte me burra, apo kur nuk zihej me jevge, partizania Vidna me shihte me pėrbuzje, sepse s'dija ta fshihja kureshtjen, nuk e pėrmbaja habinė, sikur ta shihja fantazmėn ditė me diell. Njė herė mu hakėrrua me zemėrim nė gjuhėn serbe: "Pse mė shikon si budalla?"

Partizanen Vidna, e takoja gati ēdo ditė, kur shkoja nė shkollė. Nuk i shmangesha edhe po tė doja depos sė Kryqit tė Kuq, ku punonte. Rrinte duarkryq pranė rrugės, ose kthehej nga diku, herėn tjetėr merrte e jepte me jevgat e varfra qė i pėrgjėroheshin,duke ia kėrkuar edhe njė grusht miell mė shumė. Ajo nuk lėshonte pe, ishte e paepur ne vendimet e veta, ndėrsa jevgat qanin, kur i dėbonte me zėrin e saj tė ējerr, i shante me fjalė tė pista, apo i kėrcėnonte me refrenin: "Tė gjithėve duhej t'u pushkatonim!"

Thuhej se vrasjet i kishte nė gjak. Nga bėmat pėr vrasjet e kisha krijuar figurėn e saj, atėherė kur nuk e njihja. Pėr te kisha dėgjuar qė kur dija pėr vete. Sytė e frikėsuar tė djaloshit tė moshės sime qė priste para togės sė pushkatimit me ndiqnin prapa.

"Me ketė gisht kam shkrepur mbi njėzet e gjashtė burra", tregonin kur lavdėrohej, ndėrsa e rrėkėllente ndonjė gotė raki tė fortė kumbulle me njė frymė. "Por shoqja Vidna, thonė se pati edhe njė kalama", merrte guximin t'ia kthente dikush. "Pa qenė kalama nuk bėhet burrė", e kalonte ajo vėrejtjen e bashkėbiseduesit me qeshje djallėzore.

Kisha dėgjuar pėr katundarėt fatkeq buzė Drinit tė Bardhė, qė pėsuan nga dora e shoqes Vidna, partizanes malazeze, njė mėngjes tė ftohtė dimri, kur edhe lumi qe ngrirė. Nė mesin e burrave nė tė cilėt shkrepi, pa iu trembur syri, ishte njė djalosh trembėdhjetė vjeē. Ai nuk e dinte pse i nxorėn nga shtėpitė, as pse po rreshtoheshin partizanėt me Vidnen prapa mitralozit.

Unė nuk duhej t'i dėgjoja rrėfimet e familjarėve, sepse me linin pa gjumė net tė tėra, por me mbyste kureshtja, prandaj nuk mė shpėtonte asnjė fjalė. Shpesh mė dėbonin nga dhoma, kur nisnin rrėfimet, Kurse unė rrija prapa derės, i strukur dhe dėgjoja.

Nga rrėfimet e shkėputa mora vesh se si partizania Vidna atė ditė tė kobshme iu ngjesh mitralozit tė rėndė, mbylli njėrin sy si nėpėr filma me partizanė e gjermanė, por nuk shėnjonte nė ushtarė armiq, ashtu si bėnin nė filma, ajo i korrte me breshėrinė e mitralozit gjerman katundarėt e pėrgjumur, qė i mblodhi toga e saj mė tė zbardhur dita, i rreshtuan para njė gardhi, nė kėmishė e tė linjta. Katundarėt para se t'i korrte mitralozi shihnin tė hutuar me copa gjumi nė sy. Ndėrkaq, partizanėt malazezė tė brigadės sė Bokelit, i shtynin me kondak pushke e me bajoneta. I mbajtėn kėmbėzbathur nė acar, ndonjėri u pėrpoq t'ia mbathte, por binte nga breshėria e plumbave nė lumin e akullt. Tė tjerėt tė lidhur duarsh dy nga dy me nga njė copė teli a spango, prisnin e dridheshin. Dy -tre fėmijė nisėn tė qanin. Nėna e djaloshit tė rreshtuar pėr pushkatim, u pėrpoq ta nxirrte nga rreshti tė birin e llahtarisur, por njė partizan e goditi nė kokė me kondak pushke. Ajo ra pa ndjenja, pastaj e tėrhoqėn zvarrė.

Gratė qanin pa zė, tė mpira nga tmerri.

Partizania Vidna, prapa mitralozit, u drejtohej grave fatkeqe, qė ia kishin zėnė pamjen: "Hiquni prej rruge kudra!". Thonė se dy nga tė rreshtuarit, shpėtuan pėr njė fije floku, duke kėrcyer gardhiqet pupthi. Djaloshi i lemerisur para se tė binte nga plumbat, i tha babait pranė: "babė, po tutna". Babai nuk bėzajti, ia shtrėngoi dorėn. I pushkatuan para grave e nėnave. Kufomat ua lanė ndanė gardhit. Nuk u dėgjua asnjė britmė. Nė borėn e bardhė gjaku shquhej thekshėm, trupat e ngrohtė ende avullonin, ndėrsa brigada partizane me Vidnen nė krye vazhdoi tutje.

Katundi i Ri ishte vetėm njė pikė ndėshkimi. Katundet tjera me tė dėgjuar breshėrinė e mitralozit e tė pushkėve, ia mbathėn maleve tė Dydeshit. Por disa katunde nuk ishin mė fat, katundarėt i kapnin nė gjumė.

Emri i shoqes Vidna ua ngrinte zemrat katundarėve tė Luginės sė Drinit e tė Lumbardhit. Ajo mbolli vdekje ngado qė shkoi. Nė qytet pushkatimet nuk i bėnin ditė me diell, por i ekzekutonin natėn tė burgosurit qė i nxirrnin nga Kulla e Sheremetit, tė shndėrruan nė burg. Kodrat sipėri Pejės, u mbushėn me varre masive. Prapė emri i partizanes Vidna pėrmendej me mitralozin gjerman, qė s'pushonte tėrė natėn.

Askush nuk kishte dėgjuar mė parė pėr te. Dinin se erdhi mė brigadėn partizane tė Bokelit nga Mali i Zi: vajzė e heshtur, e zymtė me pantallona tė zhgunit ngjyrė kafe e opinga tė lidhura me spango. Tregonin skena makabre kur partizanėt malazezė pushkatonin civilė, ndėrsa ajo u printe nė kėngė e valle rreth kufomave.
Asnjė partizan nga kjo brigadė nuk u kthye mbrapshtė, tė gjithė u vendosėn kolonė nė tokat e shtėpitė e tė vrarėve. Vidna u vendos nė Pejė, ia rrėmbeu shtėpinė njė qytetari, duke e nxjerr nė rrugė me familje. Nėpėr tubime nga Peja, nė Istog, Klinė, e katunde, ajo ngrinte kėrcėnueshėm gishtin tregues, duke u hakėrruar: "me ketė gisht kam ekzekutuar qindra armiq". Revolen e mbante nė brez. Kur zemėrohej e nxirrte nga kėllėfi dhe e tundte nė ajėr. Pas disa vjetėsh e tėrhoqėn nga paraqitjet publike, u bė e bezdisshme pėr pushtetin. Pėr ta qetėsuar ia dhėnė depon e Kryqit tė Kuq qė tė merrej me jevga. Jetonte e vetėm nė njė shtėpi tė madhe tė qytetari fatkeq qė ia mbathi jashtė vendit.
#
Shumė vjet mė vonė u interesova pėr shoqen Vidna. Disa thanė u kthye nga erdhi pesėdhjetė vjet mė parė, tė tjerėt tregonin se kufomėn e saj qė qelbte e gjetėn pas disa ditėsh nė shtėpinė ku jetonte. Treguan se asnjė ish-partizan nga brigada e Bokelit nuk mbeti nė Rrafsh tė Dukagjinit, ata qė nuk vdiqėn, ikėn nė Mal tė Zi para se tė futeshin trupat e NATO-s. Por mua me ka mbetur shprehi kur kaloj nga rruga e gjimnazit, e kthej kokėn nga ish depoja e Kryqit tė Kuq, gjithnjė nė pritje se mos me del fantazma e partizanes Vidna me lėkurė tė errėt tė fytyrės e sy zhbirues.

Nga Gani Mehmetaj




Komentet



 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:

BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]