Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Sotir Athanasi: ''Kasandra shpėton, por edhe shpėtohet''

Paramnezi * - E regjistruar nė TOP CHANNEL pėr tė kėrkuar ndihmė


Zėri I skafistit me tonin e njė harbuti:
- Po mbytemi, ore! Po mby-te-mi!!!
Zėri tejet I dhimbshėm i njėrit prej viktimave:
– Babė! Po mbytna! Shpresojmė vetėm te Zoti qė tė na shpėtojė!

Dhe skafi me dyzetė vetė nuk iu gėzua urgjencės dhe alarmit qė ngrijti nė kupėn e qiellit KANALI TV.
I vetmi I mbijetuar ishte njėzetėepesėvjeēari sirian I quajtur: KAHREMAN JASEMINI**) Ky, pasi kishte luftuar gjithė natėn me egėrsinė e Detit Jon si me njė kuēedėr, nga lodhja ishte ēorientuar keqas ndonėse kishte qėnė detar. Dhe si I tillė, qe kujdesur pėr trupin e tij tė rrethohej nga brezi I shpėtimit tė cilėn iu desh t’a fryjė nė mes tė dallgėve.

Sotir Athanasi
Nė mėngjes, vendosi tė braktisė drejtimin e brigjeve italiane qė i dukeshin se po notonte nė Oqeanin Atllantik, dhe t’I drejtohet farit tė ishullit Korfuz. Dhe ē’ėshtė mė e pabesueshme, sa i pėrket pozicionit nė det, ai qe tejet I ēorientuar. Nga ana tjetėr edhe pse dinte se si t’i raciononte energjitė pėr tė mos i humbur, ato po e linin. . . . megjithatė.
Gjithsesi, nga lufta qė kishte fituar me dallgėt i rritej pushteti mbi ‘to. Nė njė farė mėnyre KAHREMANI. . . , duhet tė ndjehej si trimi me fletė, siē edhe pėrkthehej emri i tij nė shqip, si tė kish pushtuar njė kėshtjellė. Por, a I shėrbente kjo fitore mbi ujin kur ky ende e kėrcėnonte, qoftė edhe me qesėndisjen e tij duke u tallur me shkumėn e bardhė si jargė qė tek-tuk I kujtonin tallazin e asaj nate tmerri? Nga ana tjetėr, I dukej vetja si gamilja qė mezi pret oazin pėr tė freskuar fytin me ujė.
Kahremani besonte shumė nė ALLAH. E ndjeu se qe nė prag tė lindjes sė diellit dhe kaloi me mėnd njė lutje. Pėr fat tė mirė, nuk zgjati shumė dhe horizonti, ca nga ca u pėrflak. Ai u bė dy herė trim me fletė, kur pa se lindi dielli. Lindi shpresa. Veēanėrisht se: njė termus bosh qė, pėr detarin-KAHREMAN, ishte si e dėrguar nga vetė ZOTI. Ose po tė flasim me gjuhėn e tij: “Allahu ia kishte kursyer jetėn dhe Ai si shpėrblim pėr kėtė duhet, patjetėr njė pjesė tė trupit tė tij, t’ia blatonte: nė mos shpėtimtarit, dikujt, pėr tė cilin tė shndėrrohej nė Jetėdhėnės.
“Tė betohem ALLAH se do t’a bėj. Do tė dal nė mbrojtje tė jetės sė kujtdo qė kėrkon ndihmė”, – kėshtu kishte dhėnė njė premtim pėrpara ZOTIT dhe kjo pėr ‘tė ishte e shenjtė qė duhet t’a respektonte.
Kėto i shpuri nėpėr mėnd dhe iu kthye termusit qė iu shfaq nė det. Ai e dinte se ajo enė i kishte shėrbyer njė nėne pėr tė qetėsuar fėmijėn e saj qė s’reshte sė kollituri nė atė gomonen e vdekjes. . .
Eh, sa vlerė kishte nė atė ēast ajo enė nė det, kur nė horizont rrezet e diellit, krejt hapsirėn ujore vetėm pas ca dekikash e kishin kthyer nė njė Tepsi tė ndritėshme! Notari-sirian dinte plot histori shpėtimi nė det nga njė pjatė frutash qė kishte dhėnė sinjalin e kėrkesės sė ndihmės. Prandaj, ai e quante atė frut i mundėsisė pėr shpėtimin e jetės. Besimi nė refleksin e saj i shtonte forcat, energjitė, shpresat.
1.
Atė mėngjes herėt nė brigjet e Korfuzit njė skaf privat, ishte marrė me urgjencė me qira. Ai po shėtiste atyre ujrave tė qeta, si tė mos kishin qėnė ato qė, pėr gjithė natėn me ulėrimat e tyre tėrbuan jo vetėm detin, por plotėsisht ishullin.
Drejt brigjeve, por edhe kundėr tyre, tufa tė shumta zogjsh, shkonin e vinin me klithmat e tyre: herė tė kthjellėt qė ndillnin gėzim e shpresė dhe herė tė ējerrė e lemeritės qė sikur donin tė njoftonin mėnxyrrėn e madhe, kobin, skėterrėn. Por edhe ndėshkimin nga njė veprim i udhėhequr vetėm nga dėshira pėr t’i shpėtuar njė tjetėr ferri skllavėrues.
Skafisti profesionist I varkės, hoqi pėr njė moment dylbitė nga sytė dhe Iu drejtua ēiftit Dentakopulos me njė zė tė ulėt qė tė mos dėgjonte e bija e tyre:
– Kėta zogj me tė tilla klithma, tregojnė se: ėndėrra e vogėlushes Maria, nuk ėshtė pa gjė.
Pėr ēiftin Dentakopulos, kjo nuk ishte befasim. Vajza e tyre, vetėm pesė vjeēare, vitin e shkuar kishte parė nė ėndėrr se nė gardhin e njė kishe tė braktisur, ishte lidhur njė qen i cili, nga tė pangrėnėt prej shumė ditėsh, qe katandisur nė skelet i gjallė dhe s’kishte fuqi as tė lehte.
Tė nesėrmen, pa u gdhirė mirė, shkuan te vėnd, mė tepėr pėr t’i plotėsuar dėshirėn vajzės dhe pėr t’a bindur atė se: ėndėrra janė ėndėrra dhe s’mund tė dalin ashtu siē i shikojmė. Por ata, u gjunjėzuar pėrpara njė tė vėrtete. Ashtu siē nuk donin t’a besonin se e gjetėn ende tė gjallė qenin e mjerė tė cilit, i rikthyenjetėn. Na ndodh jo rrallė qė tė befasohejmi me fėmijėt tanė e prej tyre. Kėshtu, deri atėhere vajza, kishte treguar nė mė shumė se dy a tri ėndėrra, vėrtetėsinė e tė cilave, prindėrit I kishin quajtur pėrkime rastėsore, ose aksidentale. Por, shėmbulli I kėtij qeni, I vuri vulėn. Mamaja e vogėlushes Maria, Marinela Dentakopulos, i kishte thėnė tė shoqit:
– Jorgo! Vajza jonė ėshtė njė Kasandėr. Ajo parandjen rastet e fatkeqėsive. Kjo duhet vlerėsuar dhe tė shkojmė te ndonjė pediatėr, a psikolog.
Por, siē na ndodh rėndom tė gjithėve, tėrheq rutina e ditės. Ata nuk kishin shkuar te asnjė pediatėr e aq mė pak psikolog. Marinela, mamaja e vogėlushes, qe mjaftuar me atė qė tė flinte nė njė krevat me tė bijėn. Natyrisht, jo pėr tė parė tė dya tė njėjtėn ėndėrr.
Ja pra, nė tė gdhirė, tė kėtij mėngjesi vajza ishte zgjuar me tė thirrura:
– Mama! Njerėzit nė gomone pas ulėrimave, janė mbytur. Vetėm njėri me ēallmė nė kokė dhe Termus nė dorė, ka shpėtuar. Por do tė mbytet se s’ka mė fyqi. Tė lutem mami! Eja tė shkojmė t’a shpėtojmė. Tė lutem! Zgjuaje babin!
Kur ia thanė tė gjitha kėto skafistit profesionist, ai qe pėrgjigjur:
– Ka shumė mundėsi qė vėrtet dikush. . . ,
– Me ēallmė? – e ndėrpreu Jorgo Dentakopulos, si tė kishte gjetur gjėnė mė tė pakuptimtė e qesharake qė ēvlerėsonte ēdo llogjikė.
– Po, me ēallmė qė do tė thotė muslyman, – kishte arsyetuar detari me pėrvojė.
– Dhe me Termus nė dorė? – tha sėrishJorgo, duke I mėshuar emėrtimit Termus si tė ishte fjala pėr Diogjenin me fener nė mes tė ditės, apo si tė nxirrte nga mėnga Asin nė lojėn e bixhozit.
– Po, miku im. Se duhet tė ketė qėnė detar fatkeqi. . . .
Dhe s’e kishin mbaruar ende pėrsėritjen e kėtij dialogu tashmė nė det, kur Skafisti thirri me entuziazėm:
– Zoti Jorgo, vajza juaj ia ka shkuar Kasandrės!
Ēifti Dentakopulos, pa njėri-tjetrin nė sy. Marinela e pėrkėdheli vogėlushen MARIA.
– TERMUSI I ĒALLMĖS, REFLEKTOI NĖ DYLBI. ĖSHTĖ SHUMĖ LARG. POR NE DO T’A MBĖRRIJMĖ SHPEJT. – tha plot gėzim e me gjithė shpirt skafisti. Se, nuk qe rasti i parė qė shpėtonte sirjanė.Dhe, I sigurtė nė atė qė bėnte, I shtoi shpejtėsinė mjetit. Barka me motor nisi tė ēante ujėrat si njė autoambulancė nė asfalt.
Fatkeqi Kahreman, ngrijti edhe njėherė Termusin kur duheshin jo mė shumė se njėqind metra dhe skafi mbėrrijti nė ēastin qė dora e tij ra mbi ujė. Termusi u shkėput dhe skafisti bėrtiti :
– Panajia***)
Ca sekonda mė vonė skafi mbėrrijti. Skafisti kėrceu nė det. Gomėn e shpėtimit ia hodhi . . .fatkeqit I cili pėr fatin e tij tė mirė, zgjati dorėn mbi ‘tė. Kjo tregonte se ishte ende gjallė.
Me tė shpėtuarin shkuan menjėherė nė urgjencėn e spitalit. Kahremani dinte anglisht. Ai falenderoj tė gjithė pėr ndihmėn dhe kėrkoi me kėmbėngulje tė mėsonte emrin e shpėtimtarit. Kur I thanė se ishte vogėlushja Mari qė e kishte parė nė ėndėrr, ai kishte thirrur:
– Allah-Allah!!!
Dhe kur kishte pėrsėritur sė kėrkuari mbiemrin e familjes shpėtimtare, I thanė se ishte ēifti Dentakopulos.
Siriani kishte pėrsėritur tri herė emrin:Dentakopulos.
Dhe pastaj kishte shtuar:
– Mos pafshin kurrė keq kėta njerėz! Por, nė rast se do tė ketė ndonjėherė nevojė, kėsaj familje I kam borxh njė pjesė tė trupit tim,
2.
Pesė vjet mė vonė.
Ishin nė paradhomėn e repartit tė NEFROLOGJISĖ .
Njė ēift: burrė, grua me vajzėn dhjetė a njėmbėdhjetė vjeē, qėndronin nė dy vėndet e stolit vetėm trendėnjėse
Nė vėndin-bosh tė stolit, sepse fėmijėn e ėma e mbante nė prehėr, pasi mori leje, u ul njė arab me veshjen karakteristike tė besimtarėve muslimanė. Ishte ajo rrobė tejet e pastėr kur besimtarėt shkojnė nė xhami. Ai pati kujdes tė pėrqėndrohej nė drejtim tė portės sė sallės e cila qe kthyer nė arenė ku: mbase jeta luftonte me vdekjen.
Ndėrkaq, ēifti me fėmijėn nė prehėr, u ngrijt. Binte nė sy pakėnaqėsia e tyre qė ishin tė detyruar ( pėr “kulturė” ) t’I jipnin lejė kėtij njeriu TĖ NDRYSHĖM nga ata. Njė tjetėr “luftė” kjo, jashtė salle. Midis. . .
Tjetri ( I NDRYSHMI ) la stolin dhe si u ngrijt, u largua nė njė cep, sėrisht me front nga porta e sallės sė operacionit. Si pėr t’I propozuar “arenės” PAQE.
Vajza herė pas here e drejtonte vėshtrimin nga. . . , I NDRYSHMI. Madje nė njė ēast donte t’I fliste tė atit pėr ‘tė, por s’guxonte.
Kirurgu kishte hyrė nė operacion qė prej dy orėsh dhe ende nuk po dilte. Mė nė fund, porta u hap. Dikush la sallėn dhe u shfaq:
– Pas pak mjeku kirurg do tė dali dhe tė njoftojė pėr TRANSPLANTIN.
Se thamė: ishin nė paradhomėn e repartit tė NEFROLOGJISĖ.
– Pėr Ē’TRANSPLANT e ka fjalėn kjo zonjushė, kur kėtu, mua nuk po mė zėnė sytė asgjė nga ato pėr tė cilat folėm dje me kirurgun? – iu drejtua gruas nė krah, burri, nė intimitet, ku spikaste pakėnaqėsia. Mesadukej ishin ēift.
Tjetra i pėrkėdheli fėmijės flokėt dhe tha me gjysėm zėri:
– Nuk ke pse i vė nė dyshim fjalėt e doktorit.
Fėmija buzėqeshi dhe qesėndia e saj fliste mė shumė se ajo nėnqeshje e cila nė mos qe tallje, shpotitje ajo ish. Gjė qė tregonte se nuk e bėnte pėr herė tė parė kėtė grimasė. Pėr vajzėn ajo shprehte mbase dhimbje ndaj prindėrve, tė cilėt nuk e kuptonin. Sidoqoftė, pas njė a dy minutash, kirurgu bėri ballė si pėr tė dėshmuar se vogėlushja kishte tė drejtė:
– Shoh se ka ardhur familja Dentakopulos, – tha ai I qeshur.
Ēifti pohoi me tundjen e kokės. Burrit nuk I qe larguar ende hija, ndonėse e lehtė e pakėnaqėsisė sė pėrshtypjes sė mė parshme.
I NDRYSHMI u drodh sekondat e para pėr tė buzėqeshur lehtė. Por doktori e kuptoi menjėherė gjėndjen e tij dhe ndėrhyri:
– Kėtu paska ardhur edhe zoti. . .Kahreman Jasemini***). E thashė mirė? – iu drejtua nė anglisht doktori TĖ NDRYSHMIT.
Tjetri u shkri sė qeshuri dhe iu pėrgjigj po nė anglisht:- Famously!****)
Doktori iu drejtua po nė anglisht ēiftit grek Dentakopulos:
– Nuk e njihni zotin Kahreman qė do tė thotė: Trim me fletė nė greqisht?
– Sigurisht qė jo, – tha z.Dentakopulos nė anglisht ku hija e kthyer tashmė nė shqetėsim, vėrehej ende. Madje, ajo qe ngarkuar tashmė edhe me njė pakuptimshmėri, tė cilėn ai e mendoi nė anglisht: "non sens", por qė nuk e tha.
– Zoti Kahreman Jasemini, ėshtė njeriu qė vullnetarisht do tė japi veshkėn e tij pėr vajzėn tuaj.
Dhe shtoi nė greqisht:
– Pėr kėtė zotni, ishte edhe spjegimi im dje. Por mua, tani m’u desh tė flas pėr personin konkret. Kahremani ka dėgjuar thirrjen tuaj nė televizion dhe erdhi dhe mė foli pėr gadishmėrinė e tij, pasi u sigurua pėr mbiemrin Dentakopulos.
Ēifti Dentakopulos nuk po u besonte syve. Vogėlushja MARIA ndėrhyri:
– E njoh unė babi. E njoh unė, mami. Ky portret mė doli mbrėmė nė ėndėrr dhe mė tha se do tė mė jepte veshkėn e tij.
Kahreman pėrforcoi fjalėt e voglushes Maria:
– Unė I kam dhėnė fjalėn ALLAHUT se shpėtimtarėve tė mi do t’u jap njė pjesė tė trupit tim nė qoftėse do t’u nevojitet.
Vogėlushja MARIE, ndėrhyri pėr tė spjeguar:
– Babi! Zotria me emrin e bukur KahremanJasemin, ėshtė njeriu me Ēallmė dheTermus, qė e shpėtuam nė Korfuz.
– Jorgo, – foli Marinela Dentakopulos! Tė kam thėnė se vajza jonė i ka ėndėrrat parashikuese si KASANDRA. Dhe, ka nevojė pėr njė psikolog.
– Mirė. Shkoni edhe te psikologu, po deshėt. Por, Ajo pėr tė cilėn jam pėrgatitur unė sot, – tha doktori buzagaz, – ėshtė transplantimi i veshkės, tė cilėn do t’ia heqim zotrisė tė quajtur Kahreman Jasemin me vullnetin e tij tė lirė dhe do t’ia transplantojmė vajzės suaj zoti Dentakopulos.
Ky befasim, ēiftin Dentakopulos e vendoste nė pozicionin mė tė vėshtirė tė jetės sė tyre tė deriatėhershme. Shprehja
"Nuk e deshėn veten”,
e kishte tepėr tė vėshtirė t’a mbartte e as tė duronte atė vetėfyerje, gjė qė e kuptoi “I ndryshmi”, ose Kahreman Jasemin. Kėtij, si njė Trimi me fletė, iu vetėngarua detyra t’i ēlironte ish Shpėtimtarėt e jetės sė tij nga barra e turpit. Dhe e gjeti zgjidhjen duke e kėmbyer ‘dramėn’ e tyre tė etikės me atė tė problemit tė vogėlushes, MARIE. Prandaj tha nė greqisht:

– Doktor! Me duart tuaja tė arta dhe me ndihmėn e ZOTIT, na fut nė sallė mua dhe vajzėn e Jetėdhėnėsve tė mi, t’u hedh Gomėn e shpėtimit nė kėtė Oqean tė jetės. Se:
Pėrsosja I takon vetėm ZOTIT. Kurse njerėzve u njihen virtytet e jo mospėrsosja.

————

*) Paramnezi = Pėrzierje e realitetit me trillin artistik
**) Kahreman Jasemin = TRIM ME FLETĖ
***) Panajia = Shėn Maria
****) Famously = Shkėqyeshėm


Nga Sotir Athanasi




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it