Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Makensen Bungo: Nėna e njė tė burgosuri

Tregim

Kushtuar shokut tim tė rinisė Nazmi Fagu qė diktatura e dėnoi me burgim tė pėrjetshėm nė moshėn fare tė re, 24 vjeēare.


Kur mjeku i tregoi diagnozėn e sėmundjes, ajo u shqetėsua, por nuk e dha veten. Nuk i tregoi askujt per sėmundjen e saj, bile as tė bijės. Nuk donte tė shqetėsonte njeri, prandaj e kyēi nė nėnvete.

Edhe pse e sėmurė, ajo vazhdonte si mė parė tė bėnte vizita tek kushurinjtė e tė afėrmit e saj, gjithashtu edhe tek shoqet e punės qė kishte pasur para se tė dilte nė pension. Edhe tek e bija vazhdoi tė shkonte si mė parė, shpesh tek ajo rrinte dy a tre netė aty pėr tė fjetur.

Kur erdhi dita e takimit me djalin nė burg, shkoi si zakonisht pa e dhėnė veten si e sėmurė. Djalin ja kishin arrestuar pėr disa vjersha gjoja dekadente qė ia kishin gjetur nė njė fletore tė tijėn, dhe menjėher e kishin dėnuar me disa vjetė burg e me punė tė detyruar. Kur u takua me tė nuk i tregoi asgjė mbi sėmundjen e saj. Vetėm nė fund tė takimit, si pa gjė tė keq, i tha tė birit:

- Dėgjo bir, nėna jote u plak tani dhe po e lėnė fuqitė e shėndeti pak nga pak. Mbase nuk tė vij tani e tutje siē kam ardhur mė parė, por ti mos u mėrzit, e mos u shqetėso pėr mua. Do t’i them sat motre, Balit, qė tė vij nė vendin tim, ndoshta edhe mė shpesh, kėshtu shpirti i nėnės.

I biri dyshoi menjėher pėr tė keq, e shikonte me vėmendje dhe e pyeti:

- Nėnė, mos je gjė e sėmurė, tė lutem mė thuaj tė vėrtetėn?!

- Jo, - iu pėrgjegj ajo menjėher. - Mos tė shkojė mendja pėr keq se nuk kam asgjė, vetėm se jam e lodhur, mosha, hallet, ti e di. Pastaj nuk do ta jap shpirtin kollaj deri sat ė dalėsh ti nga burgu, do ta mbaj tė shkretin edhe ndėr dhėmbė, sa tė hamė edhe dasmėn e tė shoh me nuse, - e vuri buzėn nė gaz pėr t’i hequr merakun dhe shqetėsimin tė birit.

Kur mbaroi takimi, ata nuk u ndan dot si pėrherė. Ai sapo u largua pak, psherėtiu thellė, duke vėshtruar herė pas here nga pas nėnėn qė i mpakej e largohej pakuptueshėm. Ndėrsa ajo, sado qė nuk donte ta jepte veten nė sy tė atyre katilėve qė e shoqėronin pėr tek dera e daljes, nxori shaminė dhe fshinte lotėt qė i shkonin varg nėpėr faqet e buta dhe tė fishkura si i vetmi ngushėllim qė i kishte mbetur.

Kėshtu kaluan javė e muaj nė heshtje, e mbyllur nė nėnvete. Por mė vonė, dalngadalė sėmundja nxori kokėn. Si fillim iu pre oreksi dhe filloi tė dobėsohet. Fuqitė e lan dhe dhimbjet po e ngacmonin gjithmonė e mė shumė. Kėshtuqė nuk mund ta fshihte sėmundjen si mė parė. Nuk mundej mė tė bėnte vizita tek tė afėrmit apo tek e bija, por u mbyll nė shtėpi dhe padashur zuri shtratin.

Tinzisht dhe nė heshtje po i afrohej vdekja, e ngarkuar mė sė tepėrti me brengėn pėr tė birin. Ajo nuk e kishte tė vėshtirė ta kuptonte kėtė, sepse ja thoshin ditė e natė dhimbjet, pagjumėsia e dobėsia qė e kishte rėnduar nė shtrat. Tani edhe e bija, tė afėrmit, shoqet e punės e fqinjėt i shtuan vizitat qė t’i gjendeshin sa mė pranė nė ato ēaste pragvdekjeje. E bija pėrfundimisht qėndroi nė shtėpinė e saj nga qė askush nuk i kishte mbetur pėrveē asaj, sepse i shoqi i kishte vdekur vite mė parė.

Ditė pas dite rėndohej dhe erdhi momenti qė nuk mund tė ushqehej, vetėmse sa lagte pak gojėn me ujė. Derisa qė nuk mund tė ngrinte edhe kokėn nga krevati, por e bija ia lagte buzėt e zhuritura me njė napė tė lagur herė pas here. Binte nė kllapi dhe sėmundja mė sė fundi i fshehu dhe gojėn, nuk mund tė fliste mė, vetėmse mbante nė darėn e saj tė jetės ndijimet nė fytyrėn qė venitej ēdo ditė e mė tepėr.

Tanimė ishte preh e vdekjes pa tjetėrsim, qė e ndillnin rėnkimet e saj tė pavullnetshme e herė – herė tė mekura. Njerėzit e afėrm e shoqėria qė e vizitonin, vetėm heshtnin e luteshin pėr ēlirimin e saj nga vuajtjet. E ndjenin urėn qė po krisej e do ndante jetėn me vdekjen. Ishte e dhimbshme, e padėshiruar, por e pėrshpirtshme, njerėzore qė njeriu i dashur i tyre po fikej dalngadalė, si ēdo njeri nė kėtė botė.

Ashtu tinzisht, heshtur siē mund tė afrohet vdekja, erdhi edhe dita e saj fatlume, dita e lamtumirės, me momentet dhe ēastet e fundit. Tė afėrmit dhe shoqet e saj, qė ishin mbledhur pėr t’i dhėnė lamtumirėn, ashtu tė pėrlotur hetonin hijen e vdekjes qė vėrtitej rreth e rreth saj. Por brenga ka edhe forcėn qė ta dobėsojė vdekjen pėr njė ēast. Ndaj njė muskul nė fytyrė i lėvizi pak dhe trupi iu drodh lehtė. Ata qė ishin pranė u habitėn, por njėra nga gratė pėshpėriti:

- Tani po jep shpirt!

Pas pak ajo hapi sytė. Disa nga gratė panė njėra – tjetrėn, disa lėvizėn nga vendi tė habitura. Gruaja qė pėshpėriti pak mė parė, tha si e hutuar:

- Po kjo, qė nuk ka ndodhur mė parė?!

Nėna me mundim ēeli pak sytė. Ashtu palėvizur vėshtroi gratė me rradhė, kushurirat, shoqet qė ndodheshin aty, ja nguli sytė sė bijės dhe u mundua tė thoshte diēka por nuk mundi. Gratė u shtėrnguan nė njė heshtje tė thellė e gjithė habi e dhemshuri ndiqnin pėrpjekjet e njė nėne pėr tė shprehur vullnetin e fundit tė jetės sė saj. E ndėrsa i gjembonin dhjetra pyetje; Pse i hapi sytė? Pse i shikoi me rradhė? Kė kėrkonte? Mos donte diēka dhe nuk e kuptuan? Apo kishte edhe diēka pėr tė thėnė? Ndonjė porosi apo ndonjė amanet?

Ajo hapi pėrsėri sytė dhe i vėshtroi me rradhė. Pastaj me vėshtirėsi, me shumė mundim, hapi gojėn mengadalė siē ēahet njė shegė vetiu dhe me njė zė tė mekur qė sikur dilte nga njė zgavėr e thellė, e mezi shqiptohej, pyeti:

- Im bir, ku ėshtė im bir?!

Tė gjitha sa ishin, tė habitura shikonin njėra – tjetrėn. Shtangėn. U dukej e pabesueshme por edhe e habitshme. Kush mund tė pėrgjigjej dhe si, ē’tė thoshin? Kur djali i saj po dergjej nė burg, nė Spaē. Shfrytėzohej si skllav nga diktatura duke nxjerr mineral nga zgafellat ndjellvdekėse tė minierės ogurzezė. Qė kishte humbur tė ritė e tij vetėmse kishte shkruar poezi tė bukura, tė larmishme, tė ndryshme nga shablloni i diktaturės. Por vallė nuk e dinte ajo kėtė? Ku ishte djali i sajė tani? E kishte harruar? Apo ishte nė kllapi e fliste pėrēart?

Ajo priti disa ēaste tė merrte pėrgjigje. Por askush nuk foli dhe nuk kishte sesi. Heshtja i kishte mbėrthyer siē mbėrthen gurėt muri.

Por ishte pėrsėri nėna qė theu heshtjen e belbėzoi:

- Dua tim bir!

E bija iu afrua dhe i thirri dhimshėm:

- Nėnė!

- Ajo e shkarkoi fuqinė e shikimit tek sytė e pėrlotur tė sė bijės dhe i shkoqi fjalėt me mundim:

- Dua Nazmiun,tim bir! Dua ta shohė edhe njėherė! Ta prek edhe njėherė, t’i puth sytė! Mė dėgjon, mė merr vesh?!

E bija uli kokėn nė heshtje.

Nėna shikoi rreth e rrotull dhe, kur nuk pa asgjė nga ē’priste, hodhi sytė nga dera e dhomės. Ajo ishte e mbyllur, por nuk i hoqi sytė prej saj. Ndoshta priste tė vinte prej andej djali, drita e syve qė kishte, tė vetmin qė ia kishin grabitur dhe e kishin syrgjynosur nė zgafellat e minierės famėkeqe tė Spaēit. Donte ta shihte pėr herė tė fundit, siē dėshiron njė nėnė tė shohi pjesėn e shpirtit tė saj nė ēastet e fundit tė jetės.

Njėra nga gratė, ajo mė e moshuara urdhėroi:

- Hapeni derėn!

Sapo dera u hap, nėnės i qeshi fytyra, i ndritėn ēuditshėm sytė, i dha forcė trupit tė ngrinte shpatullat, por ishte e pamundur. Lėvizi vetėm pak mishrat e terur mbi faqe, mori frymė thellė dhe puliti sytė me ngadalė.

Tė gjithė nė heshtje prisnin nė ankth, nėse do tė dorėzohej kjo nėnė apo do tė vazhdonte pėrpjekjet duke e mbajtur shpirtin ndėr dhėmbė pėr tė parė dhe pėrqafuar edhe njėherė tė birin.

Me mundim i nguli sytė nga dera, priti disa ēaste dhe belbėzoi:

- Dua djalin! Dua tim bir! – pastaj ktheu kokėn me ngadalė nga gruaja qė ishte mė pranė saj, dhe habitshėm kumboi sikur zėri tė dilte prej njė honi:

- Sillma djalin! Tim bir, tim biiiir…

Gruaja uli kokėn dhe psherėtiu. A mundej ajo t’ia plotėsonte kėtė dėshirė? Ajo ishte vetė nėnė, e dinte fare mirė se ēfarė kėrkonte ajo. Po a mundej ajo t’ua shqiste bishave komuniste nga duart dhe t’ia sillte asaj? Kjo ishte e pamundur, ndaj kafshonte buzėt me ngadalė dhe ngashėrente nė vetvete.

- Njė grua tjetėr psherėtiu e tha: - ē’po na shohin sytė e ē’po na dėgjojnė veshėt, nė kėtė kohė katilash!

Tė tjerat panė njėra – tjetrėn nė sy, por miratuan nė heshtje.

Nėna rėnkoi pak dhe thirri tė bijėn, me njė zė lutes qė rrokullisej sė bashku me dy pika lotė qė kishin mbetur nė rrudhat e lehta tė mollzave mbi faqe, dhe u lutė:

- Pse nuk ma sjell Nazmiun?! Sillma tėt vėlla! Tundu, ē’pretė! Ma sill ta pėrqafoi edhe njėherė!

E bija ngashėreu, e puthi nėnėn e saj nė ball, nė sy, nė faqe, i fshiu ngadalė lotėt qė i shkėlqenin ndėr sy dhe duke pėshpėritur i tha:

- Po e presim nėnė, po e presim!

Dhe duke ngushėlluar njėra – tjetrėn ndėr sy qanin nė heshtje. Bashkė me ato tė dyja filluan tė qanin edhe disa nga gratė. Ndėrsa njėra tha:

- Sa shumė po vuan kjo e shkretė sonte, sikur tė kishte prishur kisha e xhamia!

Nėna pėrsėri mes lotėve, pėshpėriti ngadalė:

- Djalin …! Dua djalin! Mė sillni djalin!

Njėra nga gratė, qė ishte fqinjė me tė, u ngrit dhe pa thėnė asnjė fjalė, shkoi nė shtėpinė e saj dhe mori tė birin. Ai ishte moshatar me djalin e asaj nėne qė po vuante, dhe pa u ndjer e futi nė dhomėn e saj. E ngritėn ngadalė gjysėmngritur, i vunė djalin pėrpara dhe i thanė:

- Ja, tė erdhi djali!

Pastaj tė gjitha pritėn nė ankth. A do ta besonte ajo kėtė rrenė dhe tė jepte shpirt e qetė, apo do tė fundosej edhe mė keq nė shpirtin e hidhėruar tė saj?

Por ajo nuk u gėnjye. Pasi e vėshtroi pėr njė ēast ashtu me sytė gjysėm mbyllur, psherėtiu dhe tha:

- Jo, ky nuk ėshtė im bir, ky ėshtė Ladi qė mė sillte kumbulla! Unė dua tim bir! Unė dua Nazmiun tim!

Pėrsėri gratė ulėn kokėn tė dėshpėruara.

Megjithėse djali i saj kishte vite nė burg, dhe vetė ajo pėr shumė vite dergjej nė shtrat dhe nuk kishte mundėsi tė shkonte e ta takonte, por ajo edhe nė ato ēaste nuk ia kishte harruar fytyrėn. Atė fytyrė tė dhimbshme dhe tė vuajtur qė kishte parė pėr herė tė fundit. Ajo edhe nė mungesė kishte jetuar me tė, me kujtimet, fotografitė e tij, me bisedat, hallet dhe andrallat qė kishin pasur. Me aromėn qė e ruante ende nėpėr rrobat e tij.

I mori dorėn sė bijės, u mundua t’ia shtėrngojė aq sa mundi, vėshtroi gratė me mundim qė i kishte pėrrreth, psherėtiu, i nguli sytė nė tavan dhe belbėzoi:

- Dua djalin…! Djalin …! Zemrėn time …!

Kėto ishin fjalėt e fundit. Lėshoi njė psherėtimė tė gjatė dhe ndaloi. Ndaloi pėrgjithmonė. Mbaroi me emrin e djalit tė saj qė po dergjej nė burgun e skėterrės, krejt i pafajshėm.

E bija u drodh dhe u hodh mbi tė duke ngashėryer:

- Nėnė! Nėnė! Mos na ler kėshtu!
Ndėrsa gratė filluan tė vajtojnė nė heshtje. Disa bėnė kryq e disa pėshpėritėn ndonjė lutje, ndėrsa gruaja mė e moshuar duke vajtuar thoshte:

- Eh, kohė e ligė! Nėnė pa djalė e djalė pa nėnė!
Pastaj shtonte:

- Qofshi tė mallkuar, o pėrbindsha! Qofshi tė mallkuar pėr jetė tė jetėve!
Mbas disa ditėsh, e bija shkoi nė Spaē pėr tė takuar tė vėllanė. I tha edhe pėr vdekjen e nėnės sė tyre. Ai e priste. Psherėtiu dhe pyeti shkurtė:

- Kur?!

- Nė shtatė prill, - mezi belbėzoi ajo kokėulur.

- Ai psherėtiu pėrsėri dhe belbėzoi: - e pashė nė ėndėrr. Sikur ecte nėpė re, me njė shkop nė dorė e me njė trastė plot me vuajte nė krah.

- Ashtu ishte! – belbėzoi ajo.

- Vuajti shumė?!

- Dha shpirt me emrin tend nė gojė!

- Eh, nėnė, nėnė …! – u ngashėrye ai.

- Edhe ne tė vdekur jemi pėr sė gjalli, motėr, por do tė vijė njė ditė qė tė na e paguajnė, kurajo! Do tė bjerė shi njė ditė qė tė mbijė drejtėsia! Mė beso, motėr, mė beso! Zoti nuk na ka harruar!

E u pėrqafuan vėlla e motėr, pėrmallshėm e dhimbshėm.

Postoi Shpėtim Kastrati




Kommentet


S'ka komente


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:



BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]